Pranga kapitenit të anijes që u kap me 48 ton cigare

May 19, 2014 08:41

Pranga kapitenit të anijes që u kap me 48 ton cigare

Me 48 ton cigare kontabandë u arrestua kapiteni ukrainas i anijes “Era-1”. Nga burime të policisë dhe doganave mësohet se urdhër-arresti për Volodomir Demakov u lëshua të shtunën në orën 23:30, kurse është vendosur që 6 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit do të hetohen në gjendje të lirë. Sipas policisë, ku operacion dyditor u zhvillua në bashkëpunim edhe me autoritetet e tjera portuale, teksa mësohet se ngarkesa me cigare të firmave të ndryshme u nis nga porti i Qipros, me destinacion Malin e Zi. Anija transportuese “Era 1”, me pronar nga Krimeja si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, po nga i njëjti vend, u bllokua nga policia kufitare deri në përfundim të hetimeve. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ai i Financave Shkëlqim Cani vizituan dje portin e Durrësit. “Parimi ynë është të kemi kufij të hapur, por të sigurtë. Kjo do të thotë që kufiri të jetë një pikë shërbimi dhe jo pengesë për qytetarët. Në të njëjtën kohë të jenë ndalesë për çdo fluks kriminal”- tha Tahiri. Sakaq, pas sekuestrimit të kësaj ngarkese reagoi avokati i kontaktuar nga kompania pritëse e mallit. Ai tha se “Ne do t’i tregojmë dokumentet origjinale, dogana pretendon se nuk ka dokumente të ngarkesës origjinale. Sipas kompanisë së mallit dokumentacioni origjinal gjendet në Mal të Zi, aty ku i pret agjenti doganor. Malli është me dokumente të rregullta, u nis nga porti verior i Qipros”. Anija tregtare me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e së premtes. Anija ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumenteve, destinacion ishte Mali i Zi. Anija ndodhej prej datës 14 në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motit. Me përmirësimin e kushteve klimaterikem anija tentoi të largohej nga porti i Vlorës, kur nuk kishte marrë lejën nga autoritetet portuale. Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se cigaret e ngarkuara në Famagusto të Qipros Veriore nuk kishin dokumentacion të rregullt shoqërues. Nga ana e saj Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, tha se 47 tonët me vlerë 10 milionë dollarë ishin të destinuara për tregun shqiptar. Ndërkaq, autoritetet në Greqi deklarojnë se ngarkesa e anijes me 47 ton cigare që u sekuestrua në Shqipëri ishte e ligjshme ndaj edhe nuk u bllokua në vendin e tyre, por kishte dyshime se ngarkesa mund të shkarkohej gjatë rrugës. Burimet pranë doganës greke thanë se anija u strehua në portin e ishullit Zaqinthos në 27 prill për shkak të motit të keq. Anija kishte difekt serioz në aparaturat e komunikimit, ndërsa u shënua në katalogun e mjeteve lundruese që monitorohen 24 orë në 24. Kishte dyshime se ngarkesa do të shkarkohej gjatë ecjes në ujërat shqiptare, ndaj dhe u lajmëruan autoritetet shqiptare, italiane dhe ato malazeze. Anija qëndroi gjatë në ujërat ndërkombëtare të Jonit dhe Adriatikut në pritje të momentit të shkarkimit në destinacionin e saj. Nga ana e saj Partia Demoktratike reagoi përmes zëdhënëses Silvi Bardhi, e cila tha se për periudhën janar-prill të vitit 2014 rezultonte se janë zhdoganuar 220 ton më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

May 19, 2014 08:41
Komento

1 Koment

  1. zeni May 20, 00:35

    Kjo eshte anija e Shkezenit. Ai mori parate e doganes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*