Doganat: Po na baltosin!

January 26, 2016 16:43

Doganat: Po na baltosin!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thotë se në bashkëpunim me Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar një analizës të situatës së mbledhjes së të ardhurave gjatë vitit të shkuar.

Tre janë konkluzionet e arritura nga Doganat që çuan në rënien e të ardhurave.

  1. Ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar
    2. Ulja e sasisë së energjisë së importuar si pasoje e reshjeve të shumta që shtuan prodhimin në vend
    3. Ulja e sasisë së produkteve bujqësore të importuara si pasojë e rritjes së prodhimit vendas.

Pretendime të tilla janë përsëritur edhe më herët.

“Është për të ardhur keq që institucionet shtetërore baltosen pa të drejtë e në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Sa i përket raportit të bërë publik nga Crown Agents, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Doganat Shqiptare theksojnë se vetë raporti tregonte se ka kaluar kohë dhe si rrjedhojë, ka pasur zhvillime të mëtejshme nga periudha e dorëzimit të këtij raporti.

“Prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot”, thuhet më tej.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në fund të njoftimin shpreh këmbënguljen për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin. /Dita/

January 26, 2016 16:43
Komento

1 Koment

  1. xxx January 26, 19:12

    Keto jane vetem justifikime per punen e dobet dhe korrupsionin deri ne palce te doganave shqyptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*