Doganat, tre aksione kundër kontrabandës

October 30, 2014 09:18

Doganat, tre aksione kundër kontrabandës

Drejtoria e Doganave ka finalizuar me sukses 3 aksione antikontrabandë.

Aksionet janë zhvilluar në tre pika doganore të ndryshme, në Kakavijë, Qafë Botë dhe Shkodër.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetin social FB ka bërë të ditur se vlera e tre rasteve të kontrabandës arrinte në 100 milionë lekë.

Super aksion i njëkohshëm i strukturave të specializuara operativo-hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Kakavijë, Qafe-Botë dhe Shkodër, ku u bë e mundur parandalimi dhe goditjave e tre rasteve kontrabande me vlere malli 100 milionë.

Aksioni vazhdon në të gjithë Shqipërinë për kthimin e ligjshmërisë dhe luftën ndaj informalitetit”, shkruan ajo.

Operacioni i parë u zhvillua në pikën doganore të Kakavijës u bllokua një sasi e konsiderueshme çizme grash, këpucë dhe konfeksione të cilat po silleshin nga Greqia me një autobus me targa AA 578 CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni.

Operacioni i dytë u zhvillua në pikën doganore të Qafë Botit ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte të kontrabandonte 1000 dyzina luge ose 12000 copë, mbulesa divani 74 copë, perde 1069 copë ose 3207 metër linear, mbulesa tavoline 604 copë, shalle 410 copë, konfeksione 281 copë. Vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mijë Euro.

Ndërsa operacioni i tretë u finalizua në Doganën Shkodër, ku Vasil Tahiri me automjetin me targa SH 9022 C, po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione. Vlera e shmangies së detyrimit doganor shkon në disa mijëra Euro.

October 30, 2014 09:18
Komento

4 Komente

  1. plaku i mocem October 30, 12:12

    E paragjykuan kete vajze per moshen e saj te re ne krye te doganave,por tregoi se detyren po e kryen me perkushtim,uroj te vazhdoje keshtu dhe te pasohet nga te tjera gra te pa korruptuara ne administrate.

    Reply to this comment
    • beni October 31, 09:25

      Me keto lloje shifrash bombastike, tregon se jo vetem nuk ka asnje lidhje me realitetin por edhe vartesit nuk ia kane shpjeguar se qendron. Nese analizojme vetem kontrabanden ne autobuz, per te cilan ka dale me shifer shmangie 35.000 euro do te kuptojme se sa larg jemi nga realiteti. Po i bejme llogaritjet me referencat qe vete dogana ka te deklaruara ne sitin e saj te internetit.
      Jane kapur
      1,000 dyzina luge x 4 euro/duzine = 4,000 Euro vlere
      74 cop mbulesa divani x 6.2 euro / cp = 458.8 Euro vlere.
      3,207 ml perde x 2.5 euro/ml = 8,017.5 Euro vlere.
      604 cpo mbulesa tavoline x 2 euro/cp = 1,208 Euro vlere
      410 cp shalla x 1,8 euro / cp = 738 Euro vlere
      281 konfeksione x 4,4 euro / cp = 1,236.4 Euro vlere

      Pra ne Total vlera e blerjes se mallit shkon 15`658.7 Euro.
      Shmangia eshte 10% takse doganore + 20 % TVSH pra 30% ose vetem 4697.61 Euro

      Tani ne thoni ju se ku eshte shmangia prej 35`000 euro !!!!

      Te tjerat nuk po i llogaris se nuk jane deklaruar vlera.

      Kush e pengon qe neser te deklaroj edhe qe mbi nje biciklete qe po kalonte kufirin kapem mallra me shmangie 1,000,000.00 Euro
      Me kujtohet humori i Shkodres me te madhin Zef Deda “…….I kishte te tana mundesite te thonte se ketu i ka humb edhe magnetofoni …….” haaaaa

      Reply to this comment
  2. Mark uk October 30, 18:05

    Varet si ja ka dhen truri atyre doganierve.Se ata kan qene te mesuar me ket gje.Se nuk ka si me qene ndryshe se ai qe ka nise ket kundrabant nuk ka qene fillestsr.Ose nuk ju ka dhene gje kur i ka kaluar gjerat rrallen tjeter.Sidoqoft ju lumt si ja kan mbajtur mend.

    Reply to this comment
  3. Xha Sulua October 30, 20:33

    Pellumbesha e xha Sulos ! Bjeru me bisht te fsheses se ashtu e duan ata. Mendojen se nuk e bejen dot punen grate.
    Ta kishim dhe kryeministrin fëmër !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*