Dojaka: Çështja Çame po sabotohet, deputetët çam luftojnë për interesa personale

Adi Krasta April 10, 2013 21:13

Dojaka: Çështja Çame po sabotohet, deputetët çam luftojnë për interesa personale

Në kohën që politika është përfshirë në debate për miratimin e Rezolutës Çame që është paraqitur nga deputetët Idrizi dhe Tahiri  vetë komuniteti çam është i pakënaqur me mënyrën sesi po veprohet. Këtë shqetësim e ngre dhe kreu i “Lëvizjes Çame”, Artur Dojaka, i cili thotë se deputetët që kanë marrë mandat nga komuniteti çam janë duke e shfrytëzuar mandatin për interesa personale dhe jo për të lobuar për çështje të komunitetit. Në një intervistë për emisionin “A Show” të Adi Krastës, Dojaka flet dhe për partinë që drejton dhe pozicionimin që do të ketë në zgjedhjet e 23 qershorit.

 

Ka një pyetje nga skeptikët që thonë se në rastin më të mirë rezoluta aprovohet ajo nuk ndryshon asnjëgjë.

Dua të bëj të qartë se çështja çame është një çështje që është mbarëkombëtare dhe lidhet me të gjithë kombin, por për vetë ne çamët nuk është vetëm çështje por është edhe detyrim. Ne kemi një detyrim për atë të shkuar të dhimbshme që lidhet me gjenocidin, i cili është i mirënjohur tashmë. Ky detyrim kërkon të vërë në vend atë që ka ndodhur përpara.

Për ju personalisht dhe çamët rezoluta është shumë e rëndësishme…

Rezoluta është një gur themeli për komunitetin tonë.

Si mund t’ia kërkoni ju rezolutën kryeministrit tonë i cili në Kuvend sa të hapi gojën do ta kryqëzojnë të vetët, do e kryqëzoj shtetit grek që e bën gjithmonë këtë. Është e kuptueshme që qeveria shqiptare kurrë nuk do merrte guximin për të aprovuar një rezolutë të tillë…

Ne kemi treguar që jemi komunitet i bashkuar që me mos miratimin e rezolutës në vitin 2004. Atëherë ne nuk kishim as përfaqësuesit tanë në parlament ku organizuam edhe protesta që arritën deri në konfrotim fizik me policinë. Sot kur ne mendonim se në Kuvend kemi të ashtuquajtur përfaqësuesit tanë ndodhemi sërish në të njëjtën dilemë. Në vend që ata të kryenin detyrën që u ka vënë komuniteti për të lobuar për komunitetin tonë, dhe gur themeli për komunitetin tonë është kryekëput rezoluta. Ata janë marrë me çështje të tjera që lidhen me interesa personale. Kjo bëri që komuniteti u riorganizua dhe lindi dhe “Lëvizja Çame” që mori dhe mandatin politik nga Senati i komunitetit çam.

Lindja e “Lëvizjes Çame”, marrëdhënia jo domosdo kohezoniale e afërt për të njëjtin qëllim mes shumë grupimeve tregon se nuk jeni dhe aq të bashkuar?

Ju e keni fjalën për rezultatet që po jep kjo rezolutë e paraqitur nga zoti Idrizi, e cila në fakt ka qenë një rezolutë e papërgatitur por e ofruar në sekondat e fundit. Kjo ka ardhur si presion e komunitetit ndaj zotit Idrizi, i cili për tre vjet e gjysmë nuk bëri asgjë për rezolutën. Ai e ka sjellë këtë vetëm për arsye elektorale. Komunitetit jonë është tejet sensisbël dhe po e vëzhgon me vëmendje ecejaket e kësaj rezolute. Komuniteti po e sheh me zë e me figurë se çfarë po ndodh. Politika s’duhet të luaj më me çështjen çame.

Jeni ju aq të fuqishëm sa të bëni kërcënim nëse nuk miratohet rezoluta?

Komuniteti çam nuk e ka këtë për herë të parë. Edhe në vitin 2004  kur u krijua PDI ne patëm mosaprovim nga gjykata e shkallës së parë dhe aty ditëm të përballeshim deri në fund deri sa arritëm të merrnim pjesë në zgjedhjet e vitit 2005.

Në këtë situatë elektorale keni marrë ju ndonjë mesazh me telefon a me njerëz për koalicione. Në cfarë situate qëndroni ju aktualisht?

Ka kohë që Lëvizja Çame është faktori politik i komunitetit çam dhe është normale që do të ketë oferta të ndryshme për zgjedhjet e 23 qershorit. Janë disa organizma politikë por dhe jo politikë të cilët tashmë janë rreshtuar sëbashku me Lëvizjen Çame. Këto forca shumë shpejt do të dalin në publik për platformën e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit.

Më ka bërë përshtypje këto ditë nëpër emisione politike ku është diskutuar çështja e rezolutës që kanë qenë interlekutorë përfaqësues të komunitetit grek. A s’do ishte më mirë që të mos ishin ata interlekutor të kësaj çështje apo është një perceptim i gabuar i imi?

Shumë e qartë. Ju jeni tejet të vëmendshëm ndaj aktiviteteve që ndodhin dhe keni parë atë që po serviret kohët e fundit që ne si komunitet çam jemi totalisht të distancuar për arsye se zoti Idrizi në këto rakapjekjet  e veta mundohet të shfrytëzoj në mënyrë të palogjikshëm për të ndenjur mbi ujë. Një formë e kësaj përpjekje është dhe përballja me minoritetin grek. Këtë gjë mund ta shpjegoj vetë zoti Idrizi i cili ruan edhe marrëdhënie të mira me këtë komunitetit si me zotin Spiro Ksera, ku ka dhe disa drejtori të cilat janë nën varësisnë e tij.

Greqia është një negociator në mos i pamundur shumë i vështirë për negociata. Të duket ty e vështirë fillimi i një veprimtarie sqaruese, analitike trajtuese, popullarizuese të asaj që ka ndodhur. E ndjeni ju veten të pafuqishëm për ta përthithur publikisht çështjen çame.

Ne nuk e ndjejmë veten të pafuqishëm. Kjo që po vini ju në dukje është një sabotim që po i bëhet çështjes çame dhe ky sabotim ka dhe emër mbiemër. Ne si komunitet kemi 70 vite që e mbajmë në kurriz dhimbjet dhe amanetet e të parëve. Ka ardhur koha që djemtë dhe vajzat e këtij komuniteti t’i vënë shpatullat këtij problemi për ta shtyrë përpara.  Lëvizja Çame në këtë organizim mbarë popullor shikon dhe një të ardhme në parlamentin e Shqipërisë për të dhënë kontribut për çështjen çame.

Rezolutat në çdo vend janë fryt i lobimeve të fuqishme dhe negociatave të forta ku kemi dhe afrim të  kundërshtarëve më të largët. Ju vetë sa pikë nga një deri në dhjetë i  jepni miratimit të rezolutës dhe çfarë ndodh nëse, a; nuk aprovohet b; dhe çfarë ndodhë nëse aprovohet?

Unë dua të theksoj se Lëvizja Çame është lëvizje e komunitetit, dhe unë jam vetëm kryetar i radhës. Dua të theksoj gjtihashtu se dhe PDIU është parti e komunitetit por për momentin po përdoret për interesa të dikujt  që dhe kjo do të zgjidhet shumë shpejt nëpërmjet votës. Me futjen tonë në Kuvend çështja çame do të jetë në qendër të vëmendjes. Ne si komunitet nuk na bënë se jemi të kënaqur me situatën që ndodhemi. Duke qenë një komunitet i vuajtur do e përballojmë edhe këtë situatë.

Unë mendoj se nj referendum popullor do të ishte një alternativ…

Ne jemi të bindur se në këtë vend që ka zëra të janë dëgjuar dhe jemi të bindur se çështja jonë do të marrë zgjedhje shumë shpejt. Ka ardhur koha të jetë në axhendën e çdo partie politike ashtu sic ka ndodhur së fundmi dhe ne i falënderojmë për këtë zhvillim.

 

Marrë nga emisioni “A Show” nëVizion Plus

Adi Krasta April 10, 2013 21:13
Komento

2 Komente

  1. info April 10, 23:46

    E po u miratu kjo rezoluta,cfare ndodh?Cfare fitojne comt?

    Reply to this comment
  2. sopiqoti April 11, 08:24

    Rezoluta eshte nje akt i cili nuk do te sjelle asnje ndryshim ne zgjidhjen e problemit qe shqeteson apo preokupon komunitetin cam nga qe permbajtja e saj nuk sjell diskutim e mirekuptim me shtetin grek por sjell te kunderten.Greqia nuk mund te njohi nenshtetesin per komunitetin cam,nuk mund te pranoje genocidin ndajpopullsise came te larguar me dhune nga qe kreret e ketij grupimi bashkepunuan me okupatorin dhe nuk mund te pranoje zgjidhjen e pronesise jashte sistemit gjyqesor.Do te ishte mire te ndiqej nje rruge tjeter mirekuptimi dhe rezolute per ta detyruar qeverine shqiptare per te hyre ne bisedime intensive me qeverine greke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*