Dojaka: AP, katër mandate në Parlamentin e ri

Redaksia Online June 3, 2013 13:20

Dojaka: AP, katër mandate në Parlamentin e ri

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, shprehet se partia e tij do të marrë katër mandate në zgjedhjet e 23 qershorit. Dojaka thotë se katër deputetë të kësaj partie do të ulen në Parlamentin e ri falë votave të katër qarqeve me komunitet çam. Dojaka shprehet se tashmë ky komunitet i ka marrë në dorë fatet e veta, sapi u zhgënjye për vite me radhë nga “rrugëhumburit e çështjes çame”.

Sipas Dojakës, formula e marrëveshjes së koalicionit me PS-në bën të mundur maksimalizimin e rezultatit të kësaj partie në 23 qershor.

 

AP hapi dje zyrtarisht fushatën

Partia Aleanca Popullore hapi të dielën në mesditë fushatën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Gjatë konventës u prezantuan kandidatët, me të cilët AP shkon në zgjedhjet e 23 qershorit. Aleanca Popullore synon mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe asaj çame në veçanti. Partia e re që është pjesë e koalicionit të majtë pritet të rezultojë një sukses i vërtetë në zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak të mbështetjes së madhe që ka fituar që në ditët e para të themelimit të saj.

“Është një nder dhe privilegj i madh që të hap sot këtë miting të madh, ku do të shpalosen emrat e kandidatëve për deputetë të Aleancës Popullore. Kjo mbledhje, ky tubim madhështor, bashkë me kandidatët e AP për Kuvendin shpreh shpirtin çam. Çamëria është një krahinë me tradita patriotike, që ka nxjerrë figura të shquara, ka dhënë kontribut të madh në çështjen kombëtare. Kjo është arsyeja pse shpirti çam nuk u shua nga persekutimi në shekuj. Sot pas 70 vjetësh, komuniteti çam i larguar nga trojet dhe i persekutuar nga regjimi grek, më në fund erdhën ata që mbetën, dhe u vendosën në Shqipëri. Për 70 vjet rresht, ky komunitet u shpërfill nga qeveritë shqiptare, por asnjëherë nuk e humbi shpresën. Më në fund, komuniteti çam krijoi shoqatën patriotike e më pas edhe partinë. Në fillim e përshëndetëm PDIU-në dhe i shkuam prapa, por u zhgënjyem thellë. Prandaj vendosëm t’i bashkohemi AP, si e vetmja shpresë. Data 24 qershor është dita që na ndan nga e prapambetura, për të ecur drejt progresit. 24 qershori e ndan njëherë e përgjithmonë komunitetin çam nga PDIU-ja, e cila e ka mashtruar atë”, u shpreh profesori i çështjes çame, Hajredini, në hapje të aktivitetit.

 

Amos Dojaka: Ne kemi një ëndërr, ëndrrën çame

Amos Dojaka

Amos Dojaka

Kandidati i Vlorës, Amos Dojaka, tha se hyn në politikë me një qëllim të vetëm: të bëjë politikë kombëtare. “Ju betohem në emrin e familjes, se në parlamentin e datës 23 qershor, nuk do bëj kakofoni politikë shterpë, por politikë kombëtare. Dua të kujtoj një ndër kolosët e demokracisë botërore. Një shprehje të tij të ngulitur thellë. Martin Luter King thoshte: I have a dream. Unë dua të them sot: We have a dream (Ne kemi një ëndërr), ëndrrën çame, votoni 3.

 

Nimet Musaj:  Vota për AP, votë për tokën e gjyshërve tanë

Kandidati i AP për Fierin, Nimet Musaj, tha se partia e re e çamëve është rritur menjëherë dhe kjo mbështetje do të përkthehet në fitore në 23 qershor.

Nimet Musaj

Nimet Musaj

Ata që e përfaqësojnë AP janë drejtues të çdo aktiviteti të komunitetit çam. Në pak kohë, AP është rritur. Komunikimi me ju ka qenë intensiv, do të jemi shtëpi më shtëpi për votën e 23 qershorit. Në parlamentin e ardhshëm, ne do të përfaqësohemi me deputetë që do të jenë misionarë, që do të përfaqësojnë çështjen kombëtare dhe atë çame, do të jenë avokatë të tyre. Vota për AP flet me gjuhën e bukur shqipe dhe kur fjala del nga zemra e zhuritur për liri dhe drejtësi, ajo godet me forcë, duke na dhënë fitoren në 23 qershor. Vota për AP është vota për tokën ku prindërve gjyshërve tanë u ka rënë koka. Votoni numrin 3, votoni për veten tuaj, votoni për Çamërinë.

 

Arben Duka: Çështja çame nuk do të vdesë kurrë

Arben Duka

Arben Duka

Kandidati i AP për Gjirokastrën, poeti Arben Duka, u shpreh se 21 janari është arsyeja më e fortë për largimin e Berishës nga pushteti.

”Ndihem i nderuar që partia juaj më ka ftuar. Ne jemi numri tre i listës, por numri një i aleancës së majtë. Partia jonë dhe motrat e saj do të bëjnë të mundur të heqim një pushtet kriminal. Kundërshtarët kanë vrarë në 21 janar dhe kjo është arsye pse duhet të ikin nga pushteti. Unë kur shikoj rininë çame mendoj dhe jam i bindur se çështja çame nuk do të vdesë kurrë. Ju ftoj të votoni numrin e fatit, numrin 3, AP dhe koalicionin e majtë”, tha Duka.

 

Dojaka: Çështja kombëtare, jo më paterica ku gjejnë mbështetjen politikanët aksidentalë

Kreu i Aleancës Popullore ka shpalosur programin e kësaj force politike dhe është shprehur i bindur në fitoren e saj. Kryetari Artur Dojaka tha se për vite me radhë, disa rrugëhumbur e kanë përdorur për interesa personale çështjen çame, por tashmë komuniteti çam i ka marrë në dorë fatet e veta.

“Nuk mund ta fsheh entuziazmin që ndjej tek dëgjoj mijëra zërat tuaj. Duke qenë se jam në rolin e kryetarit të partisë më duhet të shpalos disa pika të programit tonë. AP është tashmë ajo parti politike, e cila në themel të saj ka mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare. Ne i morëm vetë në dorë fatet tona. Të ndërgjegjshëm për instrumentet politike kombëtare dhe ndërkombëtare që kemi në dispozicion, jemi këtu jo si demagogë të radhës, por si forcë e aksionit politik.

Në koordinim të plotë me faktorin politik kombëtar dhe ndërkombëtar, ndihemi sot më të mbështetur se kurrë më parë. Zëri ynë është i fuqishëm. Kanë kaluar 21 vite betejash politike. Nuk mund të them se arritjet kanë qenë të paktë, por ne jemi të bindur se ndryshimet i sjell politika që duhet të përfaqësohet nga njerëzit e thjeshtë jo nga militantët politikë.

Ne vijmë sot si pjesë e rëndësishme e koalicionit të madh të fitores. Jemi pjesë e tij, me qëllim mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari, sepse duam një Shqipëri më të mirë, për çamët, labët, myzeqarët, dibranët e shqiptarët anembanë botës. Çështjet kombëtare nuk mund të jenë më paterica ku gjejnë mbështetjen politikanët aksidentalë. Udhëtimit të tyre pa krye tashmë i erdhi fundi. Ne kemi vënë zemrën tonë në shërbim të një kauze që është amaneti i të parëve tanë. Për herë të parë çështja çame do të bëhet çështje e shteti shqiptar. Jam i bindur se ata që ishin këtu do ju përfaqësojnë denjësisht në Parlamentin e ri shqiptar”, tha Dojaka.

Redaksia Online June 3, 2013 13:20
Komento

8 Komente

  1. Gramoz June 2, 14:36

    zoti ju bekofte ne rugen tuaj tedrejte amos arben ju uroj me gjith shpirt fitore parlamenti ka nevoje per njeres si ju fitore

    Reply to this comment
  2. I drejti June 2, 16:27

    Partia Aleanca Popullore, nje parti qe i duhet ceshtjes came, per ta ndare ate nga korrupsioni qeveritar i deritanishem, dhe per ta kthyer ate ne nje ceshtje reale dhe kombetare. Camet duhet ti largohen te korruptuarit te tranzicionit Idrizit, dhe te votojne per perfaqesuesit e vertete te komunitetit cam dhe me gjere.

    Reply to this comment
    • Perparim Demi June 2, 17:38

      Tradita patriotike te familjes Dojaka sot po cfaqet edhe nje here si perhere. Lufta per Camerine nuk ka mbaruar, perkundrazi sapo ka filluar dhe djemte e Dojakateve po japin kontributin e tyre njesoj si dhe baballaret e tyre.

      Reply to this comment
  3. Ballshi June 3, 03:46

    Nje force politike serioze, me zotin Artur Dojaka ne krye, nje intelektual vizionar, bir i nje familje came me tradita te shquara patriotike ne sherbim te ceshtjes kombetare dhe asaj came ne vecanti , me siguri qe do te perfaqesohet denjesisht ne parlamentin e dale pas 23 qershorit. Njohe personalisht zotin Nimet Musaj qe kryeson listen e kandidateve per deputet te qarkut Fier per PAP. Nimeti eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar i cili edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, kandidoj per PDIU ne kualicionin ” Aleanca per qytetarin” dhe fitoj, por votat i u grabiten nga partneret e kualicionit dhe i mohuan mandatin e deputetit. Kjo nuk ka per te ndodhur ne keto zgjedhje ne kualicionin “Aleanca per integrimin europian” ku eshte rreshtuar Partia Aleanca Popullore. Urime Aleances Popullore, urime per z. Nimet Musaj. 23 Qershori- RILINDJE !

    Reply to this comment
  4. Beni June 3, 14:47

    Te shohim cdo te beni Z. Dojaka. Fjalet i keni te mira dhe ju vete si njeri jeni i ndershem dhe punetore. Por kaq nuk mjafton. Te gjithe kane premtuar dhe premtojne shume dhe ne fund nuk bejne asgje. Megjithate vota ime eshte per koalicionin e Rilindjes dhe juve si parti ju uroj suksese. Te shporrim Qelbesiren.

    Reply to this comment
  5. Tomorri June 3, 21:27

    Bravo 4 Deputet, Meta 15, ca parti te tjera te vogla te koalicionit nga 2-3 .
    Tani po e kuptoj pse do te behet Meta Kryeminister, ju spo e leni PS te behet force e pare.
    Kjo pjesa, “ne kordinim te plote me faktorin nderkombetar ” jep shume shpresa qe vetem ceshtjen came keni ne zemer.

    Reply to this comment
  6. Bajram June 3, 22:04

    Sipas Dojakes dhe Idrizit keto dy parti merrkan gati gjysmen e parlamentit..Por sa eshte vertetesia came kete do ta shohim pas 23 qershorit dhe une dua qe zeri cam te degjohet fuqishem ne parlament pavaresisht se une jam verior por te gjithe jemi shqipetare

    Reply to this comment
  7. Argita June 3, 22:22

    DUHET TE DISTANCOEMI NGA I KORUPTUARI IDRIZ IDRIZAJ

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*