Dojaka: Çamët në Strasburg? Po të jetë për gjykata, e nisim nga Haga

Redaksia Online October 16, 2013 00:28

Dojaka: Çamët në Strasburg? Po të jetë për gjykata, e nisim nga Haga

Në një intervistë dhënë dje në televizionin A1, kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, u pyet rreth vizitës së Venizelosit në Tiranë dhe çështjes came.

“Përgatitja për pritjen nga pala shqiptare ishte në një nivel të lartë, ashtu siç pritej dhe ashtu siç do donim dhe si tashmë e kemi. Ishte një paraqitje dinjitoze, në nivelin e duhur.

Por vizita e zotit Venizelos ishte e papërgatitur nga ana e tyre, sepse në gjuhën diplomatike vështirë të dëgjosh “nuk e njoh këtë çështje apo atë çështje”. Këto përgjigje janë jashtë kontekstit, sepse diplomacia flet me gjuhë tjetër ku i referohet ligjeve dhe konventave, dhe në diplomaci nuk ka as akte force dhe as akte frike” – tha Dojaka.

Duke folur për ligjin e luftës, ai tha:  “Mendoj që ligji i luftës që është prezent në tavolinat diplomatike të dy shteteve tona për t’u hequr ashtu siç duhet, është një ligj që mban bllokuar jo vetëm interesat e bashkëkombasve tanë, por pse jo në mënyrë të tërthortë ndikon dhe në marrëdhëniet e dy vendeve tona. Ligji i luftës i cili saktësisht është ligji 2636/1940, dhe është një ligj i miratuar në vitin 1940 i ratifikuar nga mbreti i asaj kohe i Greqisë, i cili u bë si rrjedhojë e sulmit italian të ndërmarrë nga toka shqiptare. Greqia e shfrytëzon këtë ligj në mënyrë që të mbajë në heshtje ato të drejta të shumë bashkëkombësve tanë përsa i përket kthimit të pronave dhe të drejtave të tjera…”

 

Zoti Dojaka, si do të veprohet për kthimin e pronave çame?

AP ka një këndvështrim të caktuar përsa i përket çështjes çame. Nuk bazohet kryesisht te kthimi i pronave, por kthimi i pronave është si derivat i çështjes çame. Ne si hap kryesor tonin kërkojnë legalizimin e çështjes çame dhe dua të përshëndes qeverinë shqiptare që mbajti premtimin e para 23 qershorit duke bërë hapat e parë të duhur për të kthyer çështjen çame në një çështje kombëtare. Ne si forcë politike e bazojmë vënien e së drejtës duke marrë pozicion ndaj asaj që ka ndodhur, duke njohur gjenocidin ndaj popullsisë çame.

 

Mendoni se tashmë qeveria shqiptare nuk do të tërhiqet më nga kjo politikë e ndjekur për çështjen çame. Mund të kemi probleme me grekët, duke ditur se Italia dhe Turqia janë cilësuar nga qeveria si partnerë strategjikë. Mund të nisin sërish konflikte sipas jush?

Ne jemi tashmë në vitin 2013 dhe jetojmë në kohën e fqinjësisë së mirë. Kjo është tejet e qartë sa i përket palës tonë. Besoj se këtë qartësi do e ketë dhe pala greke. Por ajo anashkalon përgjegjësinë për shkak të pronave që kanë bashkëkombasit tanë e që iu janë marrë forcërisht.

 

Zoti Dojaka, sa i përket vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, mund të themi se është pala shqiptare në avantazh?

Unë nuk mund të them se një palë është në avantazh, sepse këtë nuk e shoh si një garë mes dy vendeve. Por mund të them se ka nisur një erë e re e nxjerrjes në dritë të disa të vërtetave dhe që pritet të marrin rrugë. Rruga që do zgjidhet do jetë ajo për të çuar në vend dinjitetin e të gjithë bashkëkombasve tanë. Kjo është një pikë kthese e shtetit shqiptar jo vetëm për çështjen çame, por edhe për çështje të tjera. Dua të përmend këtu edhe paktin detar ku ministri Bushati ishte i qartë kur tha se “Gjykata Kushtetuese ishte e qartë dhe s’ka më diskutim”. Por ne jemi të hapur për rinisje të negociatave.

 

Ministri i jashtëm grek, Venizellos gjatë vizitës së ditës së djeshme u shpreh se mund t’i drejtohemi dhe Strasburgut. Pra çështja çame është një zgjidhje politike, apo zgjidhje në Gjykatë?

Sa i përket rekomandimit të zotit Venizellos do të thoja që nuk është e nevojshme për ne që të na tregohet rruga e gjykatës, veçanërisht Strasburgu, pasi po të jetë çështja për gjykatë, duhet që të kalojmë një herë nga gjykata e Hagës, e pastaj të shikojmë se kush do të jenë gjykatat që do të merren me këtë çështje. Kjo pasi siç e theksova dhe më parë, çështja çame nis me njohjen e atij gjenocidi të tmerrshëm që ka ndodhur ndaj bashkëkombësve tanë.

 

Si pjesë e aleancës fituese Aleanca për Shqipërinë Europiane, cili është mendimi i Aleancës Popullore për këtë muaj të parë të qeverisjes?

Do të thoja që periudha e dorëzimit të administrimit të pushtetit nga qeveria paraardhëse ishte një periudhë e tejzgjatur dhe kjo ndjehet kudo, ndaj dhe ky muaj i parë i qeverisjes ka qenë tejet i ngarkuar. Mendoj që në disa fusha qeveria po tregon vullnet për ta zhbërë krejtësisht situatën e rëndë në vend.

 

Redaksia Online October 16, 2013 00:28
Komento

10 Komente

  1. linda October 14, 19:38

    Bravo qeverria e Rames, komuniteti Cam do te jete shume mirnjohes
    per kurajon e ministrit Bushati qe i vuri pikat mbi iiiii

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati October 16, 04:58

      Keta camet jane shume slow si njerez

      Nqs je serioz per te zgjidhur ceshtjen came , kjo behet shume lehte ne Europe, se tani jemi pjese e qeverisjes europiane

      Ndaj shoket came , ta ngrene ceshtjen came ne Parlamentin Europian –Atje te pregatiten me dokumentacion dhe te flasin ne menyre te permbledhur dhe te percaktuar ne pika te qarta , ku te tregojne edhe krimet q ejane bere ndaj tyre , edhe pronat qe kane lene atje ,
      edhe ligjin e luftes qe Greqia e mban kastile per te vjedhur pronat e cameve

      Ne keto 3 pika e diskretiton komplet Greqine dhe gjithe EU do jete pro cameve _-Do jete mire qe camet te marin ne kete rast me vete edhe nje jurist te huaj dhe ta trajtojne problemin e tyre
      edhe ne takime te vecanta me zonjen Doris Pack, me zotin Fule, dhe me lideret e tjere te EU-se ( Gjermane,franceze, spanjolle etj )

      –Vetem ne kete menyre detyrohet Greqia qe tu tkheje pronat cameve., sepse tani Greqia nuk
      mund te kundershtoje EU-ne ———-Ndersa me ruge ne bisedime direkte me Greqine nuk zgjidhet azgje

      Ata jane nje shtet Bizantin qe aksidentalisht jane ne EU ———

      Reply to this comment
  2. XXXL October 14, 19:43

    Ky eshte ndryshimi, kjo eshte Rilindja, duke diskutuar direkt me Ministrin e Jashtem greg direkt ceshtjen Came, akoma me shume kjo ceshtje do te nderkombetarizohet dhe kjo popullate e neperkembur do te marre ate qe u takon, PRANAT E TYRE. Sali Bisha 8 vjet ne pushtet, jo qe nuk u mor me ceshtjen Came duke i mashtruar si cdo shtrese tjeter te popullates, por me ish Ministrin e Jashtem Basha, bene tradhetine kombetare duke i falur detin Greqise (jo duke ja shitur qe e thone shpesh disa komentues).

    Reply to this comment
  3. ardi October 14, 19:46

    Mos u nxito.Prej kohesh politikanet greke i kane dhene akses politikane tane ketu dhe tanet atje.Programi i MPJ duhej te ishte i tille qe ne te gjitha takimet e Venezillosit,te ishte nje cam nga pala e anes shqiptare.Kjo duhet te behej edhe nga e Presidentit dhe lidershipit te PD.Keto persona duhet te takoheshin me njeri tjetrin dhe te dilnin ne nje deklarate te perbashket.Nqs ky Dhima i ka plotesuar kushtet e personit nongrata duhet te shpallet sa me pare.Greqia me tipa si puna e tij(origjine shqiptare)do ti vere vetevetes kurroren e dafines,qe te duket jo sic eshte ne realitet.Sipas mediave,cfare ju kerkua delegacionit grek,asnje premtim nuk u morr.
    Camet dhe shqiptaret besoj se jane ngopur me lugen bosh te servirur nga Greqia,Mos harro se :Vetem reciprociteti sjell fqinjesi e miqesi te qendrueshme.Nuk besoj se Rama ka nevoje per servilizmin e kujdo qofte.Duhet te jete ai i pari qe te jape cdo lajm te mire apo te keq,gjate qeverisjes te tij.Mos turpero deren e Dajakajve duke u bere vegla e kurkujt.

    Reply to this comment
  4. Aldo October 14, 21:23

    Qendrim shume dinjitoz i ministrit te jashtem , zotit Bushati per ceshtjen shume te madhe te shqiptareve , te rikthimit te popullsise shqiptare autoktone ne Cameri. Ky problem vjen ne rradhe pas zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves dhe futjes ne rruge te drejte te problemit te shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni. Pa Kosove dhe Cameri nuk ka Shqiperi. Serbet dhe Greket duhet ta dine se Shqiptaret jane populli me i vjeter autokton ne keto troje dhe kane te drejte themelore per bashkim kombetar dhe unifikim shteteror.

    Reply to this comment
  5. Bomfordi October 15, 09:40

    Mir o mir qe Ditmiri ia permendi problemin cam dhe ate te ligjit te luftes, por cfare pergjigje mori prej “mikut”?!..
    Me “mikun” grek duhet reciprocitet e jo dokrra hini . Greket iu rrembyen gjithcka Cameve dhe pastaj i perzune me zjarr e me hekur, ndersa ne qyqaret atyre pak grekeve te shqiperise iu kemi dhene privilegje me thes:
    – shkolla greke deri ne tropoje,
    -i beme pronare tokash kur te gjithe kane qene argate te shqiptareve, e nuk kane qene asnjehere pronare ketu ne shqiperi,
    – kisha greke deri ne skajin me verior te shqiprise (ku nuk ka patur asnjehere),
    – kolonel Janullatosin ne krye te kishes se Nolit (hata e madhe kjo sidomos).
    Prandaj o vellezer shqipetare greku si gjithmone na e ka fute e do na e fuse deri kur ne te kemi qeveritare pa zemer e servile per karriket e tyne. Ishalla ndodh ndryshe nga c’ mendoj une!

    Reply to this comment
  6. Mimoza October 15, 19:33

    Ka rendesi qe ceshtja greke u hap, po duhet te ecim me shpejtesi se kemi humbur shume kohe, duke filluar qe ne luften e dyte me xhaxhin Enver. Pak came u bashkuan me gjermanet dhe kudo ku pati pushtim gjera te tilla ndodhen. Po shumica e djemve te Camerise krijuan brigaden Cameria qe Enver Hoxha ia nderroi emrin duke i vene emrin e nje minoritari dhe kur iu deshen Camerise keta djem,se iu versul tokave te tyre Zerva, Enveri i dergoi ne zona te tjera ne ndihme te brigadAVE GREKE DHE ZERVA BERI KERDINE MBI POPULLSINE E PAMBROJTUR. PASTAJ CAMEVE QE HYNE NE SHQIPERI U MORI DHE UA ZHDUKU PASAPORTAT GREKE, PO ATO ISHIN DOKUMENTE PLUS. TE GJITHA DUHEN VENE NE VEND ME FAKTE DHE KEMBENGULJE. gJITHASHTU EDHE VARRET GREKE NUK DUHET TE RRINE KETU, PO TE MERREN ESHTRAT DHE TE DERGOHEN NE GREQI, DHE KJO MBASI TE VERIFIKOHEN. kA SHUME GJERA QE DUHEN VENE NE VEND, PO KJO BEHET ME DURIM, PATRIOTIZEM, DOKUMENTE ETJ.

    Reply to this comment
  7. toni October 16, 03:15

    Z. Dojaka,

    pse vononi per Hagen – Greket u kerkojne gjermanve demshperblime te Luftes – pra thjeshte cojeni ceshtjen ne Hage dhe te gjykojne gjyqtaret nderkombetare per Genocidin Grek ne Cameri !

    Sa per keta greket e sotem qe nuk njohin dhe nuk ju ka shkuar ndonjeher goja te thone qe shqiptaret kane dhene nje kontribut themelor ne pavarsine e Greqise athere nuk ke cfare pret prj tyre – politikane greke qe merren me varreza sot eshte idiotesi qe te mendosh qe ata jane te mencur.

    Reply to this comment
  8. bregdetasi October 16, 12:09

    Me ne fund para megallomanis diplomatike greke pala shqiptare shtroi ne tavolinen e bisedimeve, ceshtje reale dhe ne menyre dinjitoze. me hapin e hedhur nga qeverria rama ,tregon se po ecim ne drejtimin e duhur. Sot shohim drite ne fundin e tinelit per problemet e trasheguara ne mardhenie me shtetin grek. Duhet theksuar se marrveshja e z.Rama me z.Dojaka nuk ka qene nje fars elektorale po ka qene nje hap serioz per venien ne levizje te ceshtjes came dhe me gjere.

    Reply to this comment
  9. Mimoza October 16, 13:44

    Zoti Ditmir, duhet te gjesh enciklopedine e pare te botuar mbas pavaresise se Greqise, kur arvanitet qe dhane aq shume per pavaresine e ketij shteti ishin gjalle dhe e dinin, e njihnin dhe e cmonin origjinene e tyre. Me duket se kjo enciklopedi quhet “Pirsos”. Greket nuk para duan ta lexojne te huajt, por gjendet. Do te motivohesh me shume per te qene me korrekt dhe i vendosur te luftosh per te drejtat e shtetit shqiptar, si per ceshtjen came dhe per shume te drejta te tjera qe greket me punen; lobimet neper bote i kane fituar. NE KETE ENCIKLOPEDI KA GJERA QE QEVERITARET GREKE ATEHERE I KANE PRANUAR DHE TANI I MOHOJNE. Ne nuk duam asgje me shume sesa ofrojne normat dhe ligjet boterore; Por duhet ta duash vendin; te dish; mos te trembesh e blihesh dhe te luftosh pa pushim. Te mos tutemi per emigrantet sepse greket jane popull emigrantesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*