Dokle: Për të bërë reforma të qëndrueshme, të gjendet konsensusi me opozitën

August 26, 2016 17:36

Dokle: Për të bërë reforma të qëndrueshme, të gjendet konsensusi me opozitën

Në ditën e katërt të Kampingut të LRI-së në Jalë, të ftuar për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kanë qenë politikani gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pflüger dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle.

Deputeti i PS-së, Namik Dokle, gjatë bashkëbisedimit të tij në kampingun e LRI-së në Jalë, e vlerësoi si të shkëlqyer organizimin dhe vullnetin e të rinjve pjesëmarrës. “Ne duhet të jemi modest për të shkuar në Europë si qytetarë të saj dhe për të vepruar si europianë. Natyrisht këto janë lëvizje të mëdha të cilat ju që jeni brezi më i ri, mund ta çoni më përpara këtë zhvillim të Shqipërisë. Shumë shpejt besoj se Shqipëria do të marrë ftesën për të hapur negociatat që na çojnë drejt BE-së”, tha Dokle.

Duke analizuar zhvillimet politike në këto 25 vjet, deputeti Dokle theksoi se reformat e mëdha dhe të qëndrueshme në demokraci kërkojnë përpjekje që synojnë gjithnjë konsensusin. “Një nga elementët bazë përsa i përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshme, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratike është që të arrish konsensusin e plotë me opozitës është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”, tha Dokle.

unnamed (2)Prof. Dr. Friedbert Pflüger, i cili është aktualisht Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës) dhe një personalitet i njohur në politikën gjermane me një karrierë të pasur, falënderoi liderin e LSI-së, Ilir Meta dhe drejtuesit e LRI-së për punën që bëjnë me të rinjtë, të cilët i japin shpresë dhe optimizëm vendit.

Duke u ndalur të reforma në drejtësi, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, e cilësoi miratimin e saj si një arritje të madhe për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Ai u kujtoi të rinjve shprehjen e famshme të John F. Kennedy, që duhet të shërbejë si nxitje në mënyrë që ata të përfshihen në vendimmarrje dhe të bëjnë më shumë për vendin e tyre.

“Lexova gazetat në Tiranë se Kongresmeni, Michael McCaul, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, i dërgoi përgëzimet e tij, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për kalimin me sukses të reformës në drejtësi. Dhe kjo vjen nga SHBA, që unë mendoj të gjithë ne duhet ta marrim shumë seriozisht, është një arritje për Shqipërinë dhe barrierat europiane”., theksoi Prof. Dr. Friedbert Pflüger.

Prof. Dr. Friedbert Pflüger u bëri thirrje të rinjve që të mos bien pre e radikalizmit politik apo fetar dhe se duhet shumë pasion dhe besim në vetvete për të ndryshuar gjërat. “Gjëja e dytë që unë gjithashtu shikoj është se ka shumë urrejtje. Jemi të rrezikuar nga radikalizmi, radikalizmi i djathtë, radikalizmi i majtë, radikalizmi fetar. Ju lutem mos tentoni të shkoni drejt radikalizmit, çdo gjë është e gabuar dhe çdokush që ju mëson dhe ju thotë se kemi përgjigje të thjeshta, përgjigje të shpejta, bota është bardhezi, ai ose ajo është gabim. Bota është e vështirë, politika është e vështirë dhe ju duhet të keni shumë pasion për t’i ndryshuar gjërat dhe ju duhet të filloni të besoni se mund ta bëni këtë gjë”, shtoi z. Pflüger.

 Pflüger është anëtar i partisë gjermane CDU dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe Sekretar i Shtetit.

August 26, 2016 17:36
Komento

11 Komente

  1. Emigrant August 26, 17:44

    Nje gje nuk kuptoj si mundet qe nje parti te joshe kaq shume te rinj duke I derguar ne kampe rinore kaq te shtrenjta Natyrisht aresyen e kesaj bamiresie e di Kush I financon nga vijne keto te ardhura kush I kontrollon etj?

    Reply to this comment
  2. vili August 26, 18:05

    ca thua ti or
    FYTYRKAVE!

    Reply to this comment
  3. A.G August 26, 18:45

    PROSTITUCION POLITIK,seksi ne Jale behet me ‘konsensus jo reformat kushtetuese)
    ——————————–
    SocialSSalisti Dokle leshon DOKERRA per ti mbushur mendjen vehtes se milionat i ka memerite se na ‘solli’ demoKroacine! Vetem idjotet e doklet kerkojne ‘konsensus’ aqe me teper me krimin kur reformat kushtetuese ne interes te popullit jane me voten e LIRE eqe daranton kushtetuta kujdo perfaqesuesi sipas ndergjegjes!

    Reply to this comment
  4. E po kjo pune! August 26, 21:27

    Ore mos keni harruar kremin e plazhit se do beheni me fytyra vrerosur se c’jeni. Ore senator, qe doni te mbetenj gjithmone ulur, hapni krahun tani dhe mos beni llazoren me familje bashke kunder progresit sepse ai konsensusi nenkupton qe pala tjeter te mos jete e kapur nga krimi i vrasjes, vjedhjes, tradhetise kombetare etj etj. prandaj konsensusi duhet me BE dhe SHBA sepse ata po na nxjerrin ne drite sepse per PD, akoma tek humnera do ishim. Jeni bere bashke ishat, shkoni ne ca plazhe butaforike te rinise se LSI, keni parcelizuar dhe rinine tani me interesa klienteliste, sikur te mos mjaftonin buajt e korrupsionit, po pergatitet gjenerate e re, prandaj doni konsesusin dmth ta katandisni reformen kokoshi nje thele sepse po u iken parajsa ne kurriz te qytetarit qe keni tallur trapin 25 vjet. Nuk mbeten leksione nga ata qe paten ne dore dhe beni vere ne uje ose me keq.

    Reply to this comment
  5. LLL August 26, 22:06

    Dokle = Prostitute e pështirë

    Reply to this comment
  6. MH August 26, 22:32

    Bravo z.Dokle i ke rene pikes.
    Hajde e na e trego si e gjete apo si do e gjesh Ti vete konsensunin.Konsensus me kriminela.Te cilet e dijne shume mire se cfare i pret.
    Ne nji kuvend burrash.Qe po shkonte kuvendi bukur mire.Kur pa pandehur plasi sherri dhe te gjithe flisnin pa leje e tolerance.Nji plak nga pleqt u serit dhe iu leshue me ze ta larte.Rrine urte bre burra,merrni vesht sho-shoqin.E si me elektrik pushoi zhurma e rifilloj kuvendi.
    Pra,te solla nji shembull tashti hyni punes dhe gjeje konsesunin qe na e keshillon.Sepse te gjithe qe te ndigjojne dhe ato qe jane te interresuem per kete sebep nuk e dinin kaq e gja sa ku keni arrite.Zgjidhje vertet e shkelqyer.
    Per kete te pershendes per meritokraci.

    Reply to this comment
  7. alphade August 27, 00:31

    Edhe ky gorani, ndenji dhe ndenji dhe tash qe mbushi
    legjislaturat dhe xhepat mire e mire tash i ka hyre ne
    qejf oportunizmi ,i mire me te gjithe ,edhe me Edin ,edhe
    me Sali krekriminelin ,t’i beje qejfin ketij te fundit, dhe me
    Liken e floririt , qe nuk la grazhd pa ngrene pergjate 60
    vjeteve ! Thone se qingji urte pi dy nena ,ndersa servili pi
    gjithe kopene :!!!! Te tille maxhune paskish e gjithe nahia
    nga vijne …!!! Oportunizem i ”kulluar” ! Ptfuuu race e keqe!

    Reply to this comment
  8. Aqo August 27, 02:20

    Fole dhe ti o Namik?! Perse na duhen zgjedhjet dhe te harxhohet gjithe ai buxhet,kur nuk paskeni nevoje per votim?Futini ne magazinen e parlamentit 140 cope frymore dhe vazhdoni me konses cdo votim.Juve u kane rrjedhur trute o te dekompozuar qe u myket ne karriken e deputetit pa bere as pese leke pune.Dashke konsens surrati yt i fishkur.Bark pa fryre.

    Reply to this comment
  9. alphade August 27, 11:40

    Tash qe Dokle “mbaroi” doli ne pension pas 50 vjetesh
    qe hengri nga te gjitha krahet kerkon “konsensus” , qe
    duke mbajtur kete qendrim per ta patur mire me te gjithe
    qe dikur quhej “mezi arte” ,puro oportunizem , shpreson
    pasi voli te majten ,neser te hidhet nga e djathta apo LSI-
    Diku i ka mbetur qejfi me Ramen dhe prandaj ka leshuar
    keto rromuze ” konsensu” !
    Mire more zoti Namik, pedeistet e duan konsensun sipa
    menyres se tyre. dmth vetingu te filloje me socialistet ,me
    qeverine e tanishme dhe te mos shtrihen ne keto 25 vjet
    te sundimit Sali- Nano ?! Ti,zoti Namik je dakort me
    kete propozim te tyre ?!
    Tjeter, pedeistet kerkojne qe nderkombetaret te mos “futin hundet” ne vetingu- n se duhet ta bejme ne shqip-
    taret vete ,dmth ta bejne vetingun hajnat te korruptu-
    arit ?! Dhe me kete,me sa duket Ti je dakort ?!
    Pra, ndryshe pedeistet nuk bien dakort me konsesun tend , atehere si duhet te veprohet ?
    Madje , ju thoni se pa konsensus psketa ligjore e vetingut
    nuk do jete e plote ! Po pse nuk do jete e plote ? Edhe sa
    vjet do rrijne ne pushte keto kerrma politike,si Saliu e CO? Sepse vetem keta nuk e duan konsesun !
    Hajde ,zoti Namik hajde !
    Megjithate bukur e ke kercyer “tangon” keto 50 vjet !
    Tash pension te mbare !!!

    Reply to this comment
  10. Vëzhguesi F. August 27, 13:19

    Namik Dokle, sanço panço i Partise se Punes ne vitin 1991 qe vuri kanditauren per president, i perket asaj pjese te klases politikje shqiptare qe duhet te vihet para pergjegjesise ligjore dhe ne banken e te akuzuarit per te gjitha ndyresirat, krimet, vjedhjet, korrupsionin dhe pollitiken e mbrapsht qe nuk lejuan ndertimin e shtetit shqiptar ne keto 25 vjet.
    Ky kundershtar (lexo bashkepuntor) i Sali Berishes ne krimet e kryera ne keto 26 vjet krimokraci, perpara se te jap mendje per menyren se si duhet te funksionoje zbatimi i ligjeve , duhet te pergjigjet jo me pak se klani berishian, nanoian, ramian dhe plot kllouner te tjere hajdute te ketij populli, per mbajtjen ne vendnumuro dhe jo vetem por dhe per diskreditimin e dinjitetit te ketij populli dhe ketij vendi ne keto 26 vjet kriptokomunistokrimokraci.
    Keta politikan legene qe kerkojne te na hiqen si europianiste jane autoret e konfliktualitetit 25 vjeçar ne Shqiperi per te krijuar terrenin e pershtatshem per te vjedhur dhe per tu pasuruar jo vetem familja qe kane sot por edhe ne brezat qe do pasojne.
    Keta jane bythegrisurit qe u bene miliiardere me demagogji, mashtrime dhe duke u bere suport i krimit. Pse, valle Namik Dokle, ky memec qer paguhet si deputet, nuk e di se preteksti “konsensus” eshte gjetje e hajduteve dhe krimineleve te djeshem dhe te sotshem per te zbatuar reformen ne drejtesine e kapur nga krimi dhe per te moiratuar ligje qe jo vetem u presin rrugen vazhdimesise se krimit , por dhe i vene ne banken e te akuzuarit ata qe kane bere krime ne keto vite te sundimit te tyre kriminal?!
    Por duke qene vete i perlyer, ati i pelqen strategjia e lesh e lise se Ilir Metes, i llojit terhiq dhe mos keput, per te penguar qofte ne kohe dhe qofte ne hapsire realizimin e nje reforme efikase ne drejtesi, ndaj dhe mbeshtet tezen e konsensusit me ata qe duhet te japin llogari.
    Se Dokle me CO e dine mire qe hajduti dhe krimineli as ka dhene dhe as do te jap ndonjehere pelqimin per arrestimin , gjykimin dhe ndeshkimin e tij.
    Populli dhe vetem poulli i ndergjegjesuar duhet tu tregoje rvendin qe meritojne ketyre sharlataneve politike qe u pasuruan me kolltukun e deputetit.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F. August 28, 18:09

    Mos publikoni online shkrime , ku komentet serize jo vetem nuk ju pelqejne, por as denjoni te jepni “asryen” e mospublikimit. Nuk besoj se verejtjet e mia per kete “Andreot” liliput shqiptar, sa i perket qendrimit si deputet vegjetativ, ishin ne kundershtim me etiken e komunikimit virtual. Nuk eshte mire per ju, qe vetem pse nuk doni te pasqyrohen verejtjet per disa si puna e keytij steriotipi politikan shqiptar, e hiqni shkrimin nga faqja qe diten e pare te publikimit. Apo kujtuat se do te japin vlersime per tipa as mish dhe as peshk, denglaxhinj dhe kompromisaxhinj me perdhosjen e dinjitetit shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*