Dokle: S’jam i pasur, si u keqkuptuan të ardhurat e familjes

September 25, 2016 14:15

Dokle: S’jam i pasur, si u keqkuptuan të ardhurat e familjes

Deputeti Namik Dokle është ndër të paktët që reagon pas publikimit në media të deklaratave të pasurisë së deputetëve. Përmes një statusi në facebook ai thotë se “vajza e tij mjeke në Itali merr një rrogë shumë të mirë, por këto të ardhura janë për familjen e saj”.

Namik Dokle në facebook: Transparencë për miqtë

Ne shtyp jane botuar te dhena mbi te ardhurat e deputeteve per vitin 2015. Shume pozitive ne emer te transparences!
Por aty-ketu krijohen edhe keqkuptime.
Nuk dua te merrem me te tjere; sa dhe si kane deklaruar, cfare kane harruar apo fshehur…

Por shikoj qe ne liste une figuroj me te ardhura me te medha se shume deputete biznesmene, nderkohe qe rroj vetem me rrogen time, pa asnje pasuri te lene me qera, pa depozite bankare, asnje e ardhur dytesore pervec 300 dollareve te paguara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan per leksione me politikane te rinj. (Dhe per nje monodrame te shfaqur ne Korce nuk pranova te marr honorar.)

Po pse atehere del ajo shifer per «te ardhurat e mia»?

Po sqaroj ate qe gazetat nuk e thone…Ne te ardhurat e mia eshte llogaritur edhe paga e vajzes time qe punon mjeke ne nje spital privat ne Itali, duke qene edhe anetare e Urdherit te Mjekut italian.Paga e saj eshte 5.8 here me e madhe se paga e nje deputeti shqiptar, por…eshte pasuri e familjes se saj.Dhe te mos harroj qe nga kjo shume qe «llogaritet si e imja», rreth 40 perqint shkon ne buxhetin e shtetit italian si takse e paguar rregullisht.
Thjeshte per transparence, per miqte e mi dhe jo per tjeterkend!

September 25, 2016 14:15
Komento

3 Komente

  1. kris 1 September 25, 14:41

    beje kurban veten dhe bej ndonje liber per jeten e Belulit qe dermoi komunizmin dhe do te te vine paret lume.Mos rri ne familjen e pasur te rilindjes si kusheriri Ponc i Balzakut

    Reply to this comment
  2. FREDI September 25, 16:52

    KY ESHTE MUCO QULLI QE ERDHI NE POLITIK ME DIVANE LLASTIKU SIPAS MIKUT TE TIJ BERISHES

    Reply to this comment
  3. Morali September 25, 21:59

    Bah! Mefuzallah , larg e liga! Ti je me i vaeferi ne planet. Shko mor me gjithe hipokrizine tende. Ti je po aq mashtrues sa te gjithe ata qe jane prane teje dhe perballe teje. Ke 26 vjet qe je ulur ne kolltukun e deputetit dhe 26 fjali per kete popull nuk ke folur. Je ca humorist ti o Namik, por jo vetem se je dhe nje kokerr delenxhiu qe e dredh me te gjithe. Nuk na thua ne popullit se si doli mjeke dhe u punesua mjeke ne Itali jot bije, sikur humbi Italia per mjeke?! Apo ka shkuar refugjate me gomone?! Qenka dhe pjese e Urdherit te Mjekut italian! Mos te duket vetja si Xhulio Andreoti o Namik i kuksit? Ti dhe shoket e tu e keni rrjepur kete vend dhe del ketu dhe na thua se nuk ke depozite bankara. Po natyrisht depozitat e tua i ka vajza jote qe i justifikon me te ardhurat e medha. Nuk e ka thene kot ai i pari “Me rrove, te rrova, brisku i familjes time”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*