Doktor Halimi është më lart se Koço Devolja

May 18, 2015 16:48

Doktor Halimi është më lart se Koço Devolja

Arben Duka

 

Për dikë që s’di,
të artikulojë,
duhet ta përdori,
heshtjen si mburojë!

Kam thënë për Halimin,
që s’ngitet kollaj,
por që bën estradë,
s’i ka njeri faj!

Vetëm për dhjetë ditë,
aq gallatë ka bërë,
sa s’ka bërë dot Koçua,
për një jetë të tërë!

Por flas për Devolen,
kripën e e humorit,
që s’e kapi kurrë,
stekën e Doktorit!

Nëse gjithë fushatën,
e kthen në gallatë,
më e mira fare,
të mos bësh fushatë!

Të gjithë ja ndjejnë
Doktorit lezetin,
kur çdo gjë e lidh,
me maternitetin!
Dëgjo e dëgjo,
dhe hajde ta dish,
pse i mba Halimi,
njëmbëdhjetë këlyshë!

Dëgjo e dëgjo,
edhe lot nga mendtë,
s’dimë kë do më shumë,
njerëzit apo qentë!?

Në fakt është Halimi,
Njëshi në klinikë,
po nuk ka aspak,
staturë në politikë!

Kur nuk ke staturë,
është shumë e vështirë,
dhe s’mjafton të jesh,
vetëm burrë i mirë!

Biles veten krejt,
ai ka minuar,
kur me Luli Bashën,
e ka barazuar!

Kur me një dështak,
barazohesh ti,
duket sikur humbjen,
kërkon me qiri!

Po the “jam si Basha”,
kot mundohesh, kot,
se përtej të djathtës,
s’merr dot asnjë votë!

Them do t’i kushtojë,
kjo gjysmë shaka,
se këtu e djathta,
vota shumë s’ka!

Ty prandaj të vunë,
në listë të Tiranës,
të merrje ca vota,
nga e majtë e Ramës!

Mbase ka e majta,
njerëz të lëkundur,
por një votë djathtas,
është krejt e pamundur!

Humbjen tënde vetë,
paralajmëron,
gjersa tej Lulashit,
asgjë nuk premton!

Por rruga e Lulit,
është një rrugë e humbur,
ndaj dhe ti Doktor,
e ke të pamundur!

May 18, 2015 16:48
Komento

6 Komente

  1. As Poet, As Analist May 18, 18:00

    Eshte shume e vertete
    qe ne kete fushate
    debutet Halimi
    po ben shume gallate.

    E di se fitues
    do jete i pa fat
    siç ishte doktor
    kur ‘sheronte’ grate….

    Debutet Halimi
    duket burre i ‘leshtë’
    e kane lene vetem
    sheleget dhe deshte…

    Dashi qe mban byqe
    eshte mender Saliu
    shelegu manar
    bukurosh luliu..

    Qe te dy Halimit
    dashi dhe shelegu
    i kane zene rruget
    edhe cdo lloj shtegu..

    si femije jetim
    vjen verdalle i shkreti
    kur ze nga gallata
    gajaset mileti!..

    Me shume nga Devolja
    ky ka bere gallate
    me shume me Halimin
    po gajasen grate..

    Me shume ato gra
    qe e kane provuar
    doren e doktorrit
    dhe jane sheruar..

    Halimi me mire
    t’i kthehet zanatit
    t’u beje yzmet grave
    se s’i dihet fatit !!!

    Reply to this comment
  2. B May 18, 19:59

    Zoti Duka, se ku ke degjuar qe Halimi eshte njeshi ne klinike une nuk e di, por di qe nuk kam degjuar asnje vleresim nga koleget mjeke qe e njohin,te pakten nga ana profesionale per te mos thene ne ç ‘fare niveli ka qene si student.

    Reply to this comment
  3. emigranti May 18, 20:33

    Shyqyr qe poeti dhe asasi jane nga fshati ku doktorri kandidat nuk ka kryer vizita mjeksore

    Reply to this comment
  4. LOVE May 19, 08:18

    ha ha ha ha
    Te vjen per te qeshur me dok Halimin ? Po ju duket gallate ? [keni frike ]
    Ju qeshni me ate ,se ai eshte ndryshe , ne qajme me ju se jeni njesoj ,kokepalar te gjithe
    Nuk e kupton dot pse do kelyshat ??? Ta them une ,ta thote Hygoi :
    Sa me shume njoh njerzit [rilindasit] aq me shume dua kafshet !

    Nuk mjafton te jesh vetem burr i mire ??
    jo jo ,duhet te jesh intrigant , hajdut , kryevizatimor , qelbesire ,kr i sektit te spiuneve ,mmmmmmmmeta pas kepuce ,huligan , kokepalare , mashtrues ,burre si Toma , buuuuur si Frroku , keta jane per politike , keta sjell partia ne krye
    armik i krehrit dhe sapunit ,qe pasi gelltiti Armon do legalizimin e Lazaratit
    krenarist dhe kanabist , pasi te mohosh babe e kalamaj , pasi te zhvishesh jo vetem ne praktike nga cdo lloj vlere morale , pasi te shkelesh mbi kufoma ,mbi jetime , mbi shpresa ,enderra ,projekte , te braktisesh miq , shoke ,ideale ateher je per politike
    me pak fjale pasi behesh rilindas …na e perdhoset dhe kete fjale qe e kishim kaq krenare

    ” te merrje ca vota nga e majta e Rames ” ???
    ahhahahhahahhahhhahhahhahahhah , ku e gjeti te majten Rama ,mor qorr rilindas ???
    “e majta e Rames , ja dhe pak do e quajne babe ….e kane ves te vjeter kete
    nene kane partine , po baben e nderrojne gjithmone ….sepse si dhe thame
    per politike nuk mjafton te jesh burr i mire …duhet te jesh bir ….partie 😛

    Reply to this comment
  5. ivani i madh May 19, 09:53

    Ne nje bashke bisedim me elektoratin z.Kosova tha se une do punoj per juse me dhimseni jo per vete.Kur i dhimsen ketij zotrie pse si viziton fala s ne kliniken e tij. Po nje fjale i thone qe te besh pasuri dhe ta shume fishosh duhet nje cope karike prandaj ky zotria lot ro!in e humanit

    Reply to this comment
  6. shoku " Shpati " May 19, 12:03

    O Arben , po per batuten ” bishti qenit edhe po ta drejtosh prap bisht qeni ngelet ” ke ndonje bejte se te shkon shume !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*