Doktoresha që u kujdes për Alvinin: Kërkoi lodra dhe shijoi për herë të parë çokokremin

November 8, 2019 14:30

Doktoresha që u kujdes për Alvinin: Kërkoi lodra dhe shijoi për herë të parë çokokremin

Doktoresha Maria Jose Falccichia e cila mori pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës rrëfen në një intervistë për “Ora News” momentet e para të shpëtimit të 11 -vjeçarit.

Tashmë pas 5 vitesh jetese në Siri ai nuk flet më italisht dhe flet pak shqip.

Ndërsa për herë të parë ka shijuar çokokremin. Sigurisht dëshirat e para kanë qenë lodrat.

Doktoresha ju keni qenë pjesë e trupave që punuar për të shpëtuar Alvin. Ku e keni gjetur atë?

Maria Jose Falccichia: Ishte në zonën e jetimëve, por Alvin nuk ishte jetim, ai ka një baba ka dy motra që e duan, ka njq atdhe në Shqipëri që ka dashur ta ndihmojë dhe një vend si Italia që e mirëpret me kënaqësi. Kemi shkuar në Itali, kemi pritur dokumentet që të kalonim në kufirin sirian dhe aty e kemi gjetur. E kemi marrë me makinën e Kryqit të Kuq dhe më pas në Ambasadën italiane në Bejrut.

Si paraqitet gjendja e tij psikologjike?

Maria Jose Falccichia: Alvin nuk flet më në italisht, flet në arabisht dhe pak fjalë në shqip. Ne kemi dashur të respektojmë kërkesën e autoriteteve gjyqësore që dëshironin ta dëgjonim së pari mbi atë që ishte jeta e tij së fundi me të ëmën, e cila ishte radikalizuar së fundi dhe ishte kthyer në një luftëtare. Kështu nuk i bëmë pyetje që mund ti rikthenin kujtime pasi nuk ishte momenti i duhur. Donim që të ishte ai që të bënte kërkesa. Dhe ai kërkoi atë që bëjnë të gjithë fëmijët, donte lodra, patatina, ka shijuar për herë të parë çokokokremin, dhe të kishte dikë me të cilin të luante.

Doktoreshë cila ishte kërkesa e tij e parë?

Maria Jose Falccichia: Kërkesa e parë e tij ishte të mund të flinte pak.

Sa i përket raportit me të atin a ka pasur komunikim mes tyre në momentin që u shpëtua?

Maria Jose Falccichia: Alvin sapo ka mbërritur në Damask ka bërë një bisedë përmes videos me të atin. Babai kishte shkuar më parë për ta gjetur. Kishte tentuar për ta marrë, por nuk kishte arritur. Kështu që ai e kuptoi që nuk ishte vetëm dhe babai nuk e kishte braktisur dhe se kishte një familje që e priste.

Sa ka influencuar emisionit “Le Iene” në këtë çështje?

Maria Jose Falccichia: Sigurisht që tërheqja e vëmendjes publike i ka shërbyer Alvinit dhe shpresoj që ti shërbejë dhe shumë fëmijëve të tjerë si Alvin.

j.l./ dita

November 8, 2019 14:30
Komento

4 Komente

  1. kris 1 November 8, 16:05

    Shou me nje femije.Eshte turp Ta vazhdoni

    Reply to this comment
  2. Lala November 9, 07:10

    Fatos mir i the ” trap,, se gomar do të ofendohej kafsha simpatike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*