Doktori ka vendosur t’i bjerë prapë Moor-it me kokë!

Xhevdet Shehu May 29, 2013 08:05

Doktori ka vendosur t’i bjerë prapë Moor-it me kokë!

Dje ka filluar në Tiranë një vizitë dy-ditore Jonathan Moore, Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai ishte në Tiranë rreth një muaj më parë, pikërisht atëherë kur filloi kriza e KQZ-së, ndërsa vizita e tanishme përkon me kulmin e kësaj krize. Rreth tri javë para zgjedhjeve shumë të rëndësishme të 23 qershorit, ngërçi në KQZ ka vënë në pikëpyetje ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve, madje dhe mbajtjen e tyre. Pretendohet që këto zgjedhje të kenë standardin më të lartë të shënuar ndonjëherë, pasi janë vënë edhe si kusht për anëtarësimin në BE. Këtë kërkojnë me ngulm Shtetet e Bashkuara prej nesh. Dihet që ne jemi vendi më problematik për punën e zgjedhjeve, pasi vota është manipuluar sistematikisht dhe tjetërsuar paturpësisht, ndaj dhe pas njëzet e ca vjetësh rrugëtimi ynë drejt BE-së vonohet e vonohet pambarimisht.

Mirëpo, duhet të jemi të gjithë të shqetësuar me atë që ngjau dje në Tiranë. Kryeministri i vendit nuk ka pranuar këshillën e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e ngërçit të KQZ-së. Në njoftimin që dha Kryeministria rreth takimit mësojmë vetëm ato që ka thënë Berisha, por jo ato që ka kërkuar zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit. Berisha ka menduar të qëndrojë fort në të tijën.

Me fjalë të tjera, duhet të përgatitemi për më të keqen. Berisha do tentojë ti vjedhë zgjedhjet. Mirëpo prishja e zgjedhjeve do të ishte fatale jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ne.  Ndaj ky është padyshim një lajm jo i mirë për shqiptarët. Qëndrimi ndaj zotit Mur, do të thotë që Berisha ka vendosur edhe njëherë ti bjerë murit me kokë në mbyllje të karrierës njëzete ca vjeçare në politikë. (40 e ca nëse futim vec viteve si “antikomunist” edhe 22 vitet si komunist para 90-s).

Rasti është i përsëritur. Në fundgushtin e vitit 1994, Berisha i tha “Jo” ambasadorit Riçard Shifter, të dërguarit personal të Presidentit Klinton, lidhur me gjyqin e pesë shtetasve shqiptarë me kombësi greke. Ish-Presidenti Berisha atëherë ia “përplasi” derën në fytyre Shifterit. Shoqëria shqiptare proamerikane në përqindje të lartë reagoi: erdhi disfata e pandreqshme e referendumit për Kushtetutën në 6 nëntor të atij viti.

Rasti i dytë i bujshëm ndodhi pas zgjedhjeve tërësisht të manipuluara të  26 majit 1996 dhe ngjarjeve të përgjakshme të 28 majit në sheshin “Skënderbej”. Në atë kohë, ndodhi refuzimi i Presidentit Sali Berisha për të pritur në takim zv/sekretarin amerikan të shtetit Timothy Uirth, si dhe më pas injorimi i kërkesës amerikane për përsëritjen e 40 zonave. Kjo sjellje sfidante e Berishës, bëri që SHBA-të të merrnin një pozicion të qartë kritik, madje duke tejkaluar edhe palën europiane. Më 21 qershor Departamenti i Shteti i rrëzoi zgjedhjet. Dhe dihet se ç’ndodhi më pas. Shtetet e Bashkuara i hoqën vizën Berishës.

Ky është rasti i tretë i madh sfidues i Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara. Moore nuk erdhi në Tiranë se e kish marrë malli për politikanët tanë dhe as nuk foli në emrin e tij vetiak. Ai foli në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Presidentit Obama. Fatkeqësia në këtë rast është e Berishës që luan rolin e budallait dhe bën sikur nuk i kupton këto mesazhe. Berishës i ka ardhur fundi. Jo thjesht prej moshës. Qoftë sa më e lehtë ikja e tij!

 

Berisha nuk tërhiqet për KQZ-në: Ose të rikthehen pa Muhon, ose të sjellin tre emra të rinj

Kronologjia e djeshme e zyrtarit amerikan. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e kreut të qeverisë së Tiranës për KQZ-në. Një përmbledhje e deklaratave të djeshme

 

Erion Habilaj

Xhonatan Mur (Jonathan Moore), nisi dje në mëngjes takimet në Tiranë. Në orën 08:30 zyrtari i lartë amerikan iu drejtua selisë rozë ku pati një takim me kreun e PS-së Edi Rama, ndërsa më pas u takua me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Situata parazgjedhore dhe çështja e KQZ-së ishin pikat kryesore të diskutimeve që Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, zhvilloi dje me krerët më të lartë të politikës.  Moore rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror. Socialistët thonë se ndërhyrja e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por PD e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.

Takimi me Ramën

Ora 09:40- Ka zgjatur rreth një orë takimi i zyrtarit të Lartë të DASH, Xhonatan Mur me kreun e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. Në këtë takim Mur shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu.  Në përfundim të takimit ai ka deklaruar se pritet të përmbyllë vizitën e tij sot pasdite dhe se do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit. Mur (Moor) tha se pas Ramës do takohet me kryeministrin Berisha e kreun e LSI-së, Ilir Meta. “Ky ishte takimi im i parë në kuadër të vizitës dhe do të kem takime të tjera sot dhe nesër. Pata kënaqësinë të takoj zotin Rama, dhe do të takohem edhe me kryeministrin Berisha dhe zotin Meta. Dhe në fund të vizitës, nesër pasdite do të kem më shumë për të thënë. Ky është vetëm fillimi i vizitës,” tha Moore. I pyetur nëse shpresonte në një marrëveshje për KQZ, Moore tha: “Sigurisht që ne do të na pëlqente të shikonim, siç e kemi thënë shpesh dhe siç e ka bërë të qartë edhe ambasadori ynë këtu Alexandër Arvizu, dhe të sigurohemi që shqiptarët të kenë besim te procesi dhe institucionet zgjedhore dhe tek rezultati i zgjedhjeve të 23 Qershorit, që janë shumë afër. Por më shumë do të flas në fund të vizitës sime,” tha zyrtari i DASH.

Edhe Selami takon Moore

Ora 12:54 – Pas takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore zhvilloi një takim me kandidatin e PD-së për deputet, Eduard Selami. I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Selami përsëriti Berishën duke thënë se “duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit shqiptar”. “KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim, mbi bazën e ligjit tonë”,- tha Selami.

Reagimi i Ramës

Ora 13:20- Sipas zyrës së shtypit të PS, gjatë takimit, “Rama falenderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vizitën e tij në Tiranë brenda një kohe të shkurtër duke e vlerësuar atë si një shenjë konkrete të interesimit të SHBA dhe mbështetjes që ata i japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri”

Takimi me Berishën

Ora 14:25 – Kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë hap prapa lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në takimin me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga ambasadori Aleksandër Arvizu. Në një njoftim të zyrës së shtypit të Berishës thuhet se kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj”. Opozita kërkon një ristrukturim të plotë të KQZ-së ose kthim në gjendjen normale para shkarkimit të zotit Muho.

Takimi me Metën

Ora 17:00-Kryetari i LSI, Ilir Meta në një dalje për mediat bëri të ditur detaje nga takimi që pati dje pasdite me Jonathan Moore.Meta theksoi se në fokus të diskutimit kanë qenë 3 ligjet dhe mesazhi i mirë që do të përcillte në këto prag zgjedhje miratimi i tyre në Kuvend. “Kemi biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, kemi shprehur kënaqësinë të dyja palët për mundësinë e miratimit të 3 ligjeve ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë si një akt i përgjegjshmërisë së përbashkët ndaj të ardhmes së përbashkët të vendit, një e ardhme që përkrahet fuqimisht nga SHBA”.Meta theksoi se me Moore është diskutuar edhe çështja e KQZ-së. “Bëra të qartë interesin tonë që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ-së. Por në çdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjithë nivelet e tjera të administrimit zgjedhor më 23 qershor”- tha Meta.

Rama, pas takimit me Moore, vizitë në Amerikë

Kreu i PS-së, Edi Rama, paralajmëroi një vizitë në Amerikë, menjëherë pas takimit Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, z.Jonathan Moore dje në Tiranë. Lajmin e konfirmoi vetë Rama gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantë dhe qytetarë të Korçës, ku mbajti takimin elektoral të radhës, bëri me dije se sot u drejtua ambasadës për të marrë një vizitë. “Sot isha në ambasadën amerikane se duhet të marr një vizë dhe pashë një poster për zgjedhjet: voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen”, deklaroi Rama. Ende nuk dihen arsyet e udhëtimit të Ramës drejt SHBA-së dhe axhenda e takimeve të tij.

Kush është Xhonatan Mur

Xonatan Mur (Jonathan Moore) filloi detyrën e tij si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Qendrore Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit në gusht 2012. Kjo zyre ka përgjegjësi për ekipin e politikave për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Z. Moore, një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, u bë diplomat në vitin 1990 dhe u caktua në Ambasadën e SHBA në Beograd në vitin 1991. Ai ishte zyrtar i ngarkuar për ish-Jugosllavinë në Departamentin e Shtetit gjatë viteve 1993-1995, dhe ishte shefi politik / ekonomik i Seksionit të Ambasadës së SHBA në Vilnius, Lituani gjatë viteve 1995-1999. Pas një detyre një-vjeçare si Partner i Kongresit në Zyrën për Politikat të kryetares së Dhomës, Hastert, zoti Moore ishte zëvendës drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje të Rusisë nga viti 2000 deri në vitin 2002, duke shërbyer si drejtor në detyrë për disa muaj në fillim të vitit 2002. Ai pastaj ka punuar si zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Namibi 2002-2005. Z. Moore ishte në vitet 2005-06 bashkëpunëtor për Çështjeve të Sigurisë Kombëtare i Institutit Hoover në Universitetin e Stanfordit. Ai ka qenë Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Bjellorusi që nga viti 2006 deri në vitin 2008, dhe ishte i ngarkuari me punë aty nga viti 2008 deri në vitin 2009. Në detyrën e tij më të fundit, ai ishte US Zëvendës Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 2009-2012. Z. Moore dhe gruaja e tij kanë dy vajza. Ai ka marrë çmime të shquara dhe të larta amerikane dhe ndërkombëtare. Z. Moore flet gjuhët boshnjake, kroate, serbe, lituaneze, rusisht, gjermanisht, dhe atë daneze.

 

Mustafa Nano: Në Departamentin e Shtetit do duhet të rihapin arkivat

Berisha ka dhënë një deklaratë pas takimit që ka pasur me Jonathan Moore-in, dhe kjo deklaratë tregon se biseda nuk ka shkuar mirë. Por nga ana tjetër duket se vetë Berisha do t’i shkojë deri në fund planit të tij – shkruan Mustafa Nano në blogun e tij ResPublica.

Në njoftimin për shtypin nga kryeministria thuhet: “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj”.

“Këto Jonathan Moore i ka dëgjuar edhe duke qenë në Ëashington. Ai ka ardhur të dëgjojë një muzikë tjetër. Por nuk ka gjasa që ta dëgjojë. Ai do të kthehet ‘duarbosh’ – shkruan Nano dhe shton: “Por ndoshta me një bindje: Në Tiranë është rifanepsur Berisha në versionin e vjetër. Në Departamentin e Shtetit do duhet të rihapin arkivat…”

 

 

“Derën turinjve” SHBA!

 Nga MERO BAZE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dështuar të bindin kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, të rikthejë normalitetin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 4 javë para votimeve të 23 qershorit. Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ka dëgjuar prej kryeministrit Berisha arsyetimin e tij kundër normalizimit të situatës në KQZ, dhe nuk ka mundur dot të dalë nga zyra e tij me ndonjë sukses për t’u shënuar në këtë drejtim. Takimet e tjera të zotit Moore me partitë e opozitës janë fokusuar tek përgjegjshmëria e klasës politike për zgjedhjet e 23 qershorit, por duket se kjo është një gjuhë e drunjtë për Tiranën zyrtare, e cila nuk ka asnjë dëshirë që ta dëgjojë. Interesi për vizitën e zotit Moore u rrit pasi SHBA këmbëngulën në normalizimin e KQZ para zgjedhjeve, dhe u duk se do të merrnin një rol konkret në këtë drejtim. Por Berisha ka qenë i prerë dhe ky mision, për aq sa mund të quhet i tillë,  mund të thuhet se po shkon drejt dështimit. Berisha, siç është shprehur dhe në takim, ka dy opsione administrative, ose të rikthehen tre anëtarët që janë dorëhequr pas shkarkimit të anëtarit të KQZ, Ilirian Muho, ose të riprovohen tre të tjerë. Të dy opsionet janë thjesht një procedurë administrative, pa asnjë kuptim politik. Përballë këtij opsioni administrativ, është opsioni politik i opozitës, e cila kërkon ose rikthimin të KQZ në gjendjen fillestare para shkarkimit të zotit Muho, ose rikompozim të saj të plotë.

Po përse Berisha refuzon të pranojë një mision amerikan për KQZ-në?

Në aspektin politik, Berisha është i qartë se një tërheqje e tij për çështjen e KQZ-së do të jetë një sinjal për një dorëzim përfundimtar katër javë para zgjedhjeve i tij dhe do të nxisë një humbje të thellë. Bile ishte kjo arsyeja që Berisha tregoi muskujt tek KQZ sapo u prish koalicioni me Ilir Metën për të inkurajuar njerëzit e tij, që do ta mbajmë pushtetin me çdo kusht. Për këtë nuk bëri kujdes të respektonte as procedurat. Muhon e nisi ta shkarkonte si anëtar të LSI dhe e shkarkoi për një njollë në biografi, ndërsa injoroi çdo debat racional mbi zbatimin e ligjit dhe çdo këshillë perëndimore që ta ndalte këtë aksion. Sinjali i tij për militantët ishte i qartë dhe kishte të bënte me mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Një tërheqje tani nga ky vendim, do të jetë një sinjal i dorëzimit pa asnjë kusht dhe rrezikon ta zhdukë PD-në nga harta politike pas zgjedhjeve.

Në aspektin diplomatik, Berishës i intereson një konflikt i personalizuar me të dërguarit amerikanë, që mbikëqyrin zgjedhjet. Berisha është i qartë dhe i vendosur të prekë zgjedhjet dhe të fusë duart tek rezultati, gjë që e di se nuk do të tolerohet nga SHBA. Por ashtu siç ka bërë deri më sot, ai ka luajtur me dy nivele. Nga një anë paguan Podestën të relativizojë situatën në Shtëpinë e Bardhë dhe Departament të Shtetit, duke u ulur rëndësinë zgjedhjeve shqiptare dhe duke e mbajtur SHBA larg një misioni real në këto zgjedhje, dhe nga ana tjetër nxit dhe personalizon konflikte me diplomatët amerikanë të rangut të mesëm, për ta justifikuar debatin me SHBA me konfliktet e tij personale. Kështu, pas një ofensive publike kundër ambasadorit aktual, Aleksandër Arvizu, Berisha duket se është i prirur të prodhojë një konflikt dhe me zotin Moore, duke ia dështuar misionin e tij në Tiranë lidhur me KQZ. Edhe pse zotit Moore mund ta marrë lehtë dhe qetë këtë punë, Berisha po tenton ta paraqesë para të tijve si një “thyerje hundësh” me qëllim që çdo qëndrim i ashpër i tij në të ardhmen të kanalizohet tek raporti personal. E kthyer në miniaturë, ky është modeli i konfliktit që Berisha krijoi me amerikanët në vitin 1995, kur i dërguari i presidentit, Shifter, i ardhur me mision zbutjen e krizës për pesë grekët e arrestuar, u zbua nga Berisha duke ia dështuar misionin e tij. Çdo gjë tjetër pastaj, që rëndonte mbi Berishën nga debatet me SHBA lidhur me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut, Berisha i justifikonte me raportet e tij të këqija me zotin Shifter dhe faktin që atij ia kishte dështuar një mision në Tiranë “duke i thyer hundët” për punën e pesë grekëve të arrestuar.

Me këtë standard Sali Berisha po sillet tani dhe me zyrtarin më të rëndësishëm të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, duke “ia thyer hundët” për një mision politik në Shqipëri lidhur me KQZ-në. Tani e tutje, nëse SHBA ashpërson gjuhën, nëse bën apele publike për KQZ, dhe nëse në fund ndodh që të ketë rezerva dhe për zgjedhjet me këtë infrastrukturë që po kryhen, Berisha do t’u kujtojë të vetëve se kjo nuk është vepër e SHBA, por e nja dy nëpunësve që ai u ka përplasur derën në fytyrë. Është shumë primitive, por në fakt është e vërtetë. Ndaj SHBA nuk ka pse sillet si kujdestare e dhimbsur për problemet e krijuara në Tiranë me zgjedhjet, pasi ato nuk janë probleme të krijuara nga padija, por nga vetëdija për të manipuluar zgjedhjet. SHBA nuk ka për të ndërmarrë misione pajtimi apo presioni, pasi as ato nuk i ha Sali Berisha. Ky i fundit ka vetëm një problem, që SHBA të mos distancohet zyrtarisht prej tij në publik. Çdo qëndrim tjetër ai e relativizon duke e personalizuar.

Ndaj zoti Moore ka harxhuar kot lekët e biletës nga Uashingtoni në Tiranë. Nga Uashingtoni shqiptarët kuptojnë më mirë kur flitet hapur për deformimet e demokracisë këtu, se sa kur hesht pasi del nga zyra e kryeministrit, ku nuk ke dëgjuar atë që pret. SHBA ose duhet të ketë qëndrim të sajin për këtë çështje, ose të mos merret fare, pasi është e tepërt që dhe ata t’i tërheqë zvarrë Sali Berisha. Dhe kur flitet për qëndrim, ai duhet të jetë një përdorimësh, dhe vetëm për t’u treguar shqiptarëve se SHBA janë në konflikt me Sali Berishën për zgjedhjet. Pastaj shqiptarët zgjedhin vetë.

 

 

Xhevdet Shehu May 29, 2013 08:05
Komento

22 Komente

  1. lorenc May 28, 19:18

    Gjeja me rendesishme nuk eshte me sjellja dhe veprimet e Berishes por se si do te sillet opozita me te. Eshte e turpshme qe Rama e Majko i thone te shkoje e te rrite mbesat ne shtepi kur ky kriminel nuk duhet te shohe kurre me driten e diellit. Duket se tradita e mosndeshkimit dhe rehabilitimit te Berishes nga socialistet do te vazhdoje edhe me Ramen.

    Reply to this comment
    • shpatar May 29, 08:38

      Lorenc .Keshtu thoshte dhe K. Spahiu .Ta rrezojme Perandorin e fundit .Sulltanin e Shqiperise ,komunisti i fundit i Lindjes ,ne burg ai dhe familja , do ta heqim zvarr si Dullen e shume te tjera .E si perfundim keto fjale i mori era. Spahiu ishte vegel qorre per te na vene ne gjume qe ato qe thuhen per Saliun te mbeten endrra .
      Rama nuk ka konceptin e Spahiut .Te jesh i sigurt .Ka vetem dy alterrnativa.Marrje e pushteti dhe rigjukimi i tragjedive shqiptare .Po nuk u realizuan nga pushteti i ri Shqiperia nuk ka per tu ngritur kurre atje ku ne deshirojme.Shqiptaret do katandisen si zogjte shtegetar per nje fole me te qete.

      Reply to this comment
    • Teknokrati May 29, 08:53

      Atehere te pelqen taktika e Spahiut per “burgosjen” paraelektorale te Saliut. Jo detyrimisht çdo strategji politike mund te hidhet per konsum elektoral dhe aq me teper kur per lirine e nje individi duhet te shprehen vetem organet gjyqesore dhe ne rastin tone kur t’i jene vene ne tavoline prova te pakundershtueshme te implikimit te familjes qe nga Gerdeci e deri tek 21 Janari.
      Sa per faktin nese duhet te rrise mbesat apo te vuaje ne burg nuk shikoj ndonje pengese objektive pasi duke konsideruar moshen, rrezikshmerine shoqerore dhe sjelljen (pas fitores se opozites) mund te perfitoje nga shlyerja e denimit ne ambjentet e shtepise me nje byzylyk elektronik ne dore. Aq me teper qe niperit s’mund te lihen ne mes te kater rrugeve pasi Zeni me Giten veshtire se mund te perfitojne te njejtat masa lehtesuese.

      Reply to this comment
  2. feniks May 28, 19:20

    Kuptohet se ky BANDIT me KQZ-ne e tij kerkon te VJEDHE VOTAT ligjerisht!!!
    Ne se SHBA-te e lejojne kete FASHIST ne KOKEFORTESINE E TIJ PREJ MUSHKE,atehere le te heqin dore se qeni LOKOMOTIVE E DEMOKRACISE NE BOTE!!!
    NJE RRUFJAN FASHIST I BEN KARSHILLEK SUPERFUQISE BOTERORE!!!

    Reply to this comment
  3. kelmendasi May 28, 19:20

    Z.Moor me sa duket i kerkoji Berishes te pranoje te rikthehen ne komision tre te dorhequrit dhe Berisha dakort.Sa per Muhon ai e ka marre rrugen per Janine si i thone fjales.Berisha nuk ka cfare te terhiqet.Mos do kerkoni qe Berisha dhe koalicioni i tije te i terhiqen edhe nga pretendimi per te fitue zgjedhjet dhe ti dhurojne Rames fitoren falas. Z. Moor i tha Ramestri gjera
    1-Zgjedhje te sukseseshme
    2-KQZ te plote
    3-Pranim te resultatit
    ma qarte ska ku shkon kush deshron te kuptoje e te ndigjoje..Edhe kjo nje beteje e humbur e Rames

    Reply to this comment
    • lorenc May 28, 19:32

      Ke ngaterruar gazete. Gazeta 55 eshte gazeta e shpellarise.

      Reply to this comment
      • Enis Germizaj May 28, 23:00

        Per Loren-cin,
        Nje gazete e shpellarise,
        me e mire se e narkomanise.
        Me iu cmuar eshte shpellari,
        se ne trans narkomani.
        Saliu eshte vertete gjysh,
        Rambo yt nuk behet kurqysh,
        Nuk pranoj per te vetin nje klyshe,
        S`eshte i imi tha,por i babes,
        Ia la amanet nanes

        Reply to this comment
    • tony May 28, 20:16

      o kelmendas nuk u ngope ane tek tema ke ardhur te besh ca gojore kne tek dita,ikore servil byth grisur shporru ane ke gazeta e fahri balliut ,spiune te felliqur …

      Reply to this comment
  4. kelmendasi May 28, 20:29

    Toni
    Traditen per spiun e kane komunistet.Vete Rama kaqene i tille bahke me ty mesa duket

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F May 28, 22:17

      Oooohehehej kelmendas orehej! Po ke qene ish punonjes i sigurimit te stetit ketu ne Shqiperi, apo udb-ash ne Jugosllavi, duhet ta dish se ne platformen e tyre, spiuna te fshehte nuk rekrutoheshin komunistet, por ata qe kishin cen ne biografi, si puna e qersokes ne koke! Saliu, Jozi, Pjetri dhe Aliu dhe plot miq te tu atje ne pd, kanre qene bashkepunetor te sigurimit te shtetit . A merr vesh or taj!

      Reply to this comment
      • Kapadahiu May 28, 23:16

        Per vezhguesin,
        Baba i Salihut morri pjes ne ekzekutimin e Avzi Nele, Apo I Rambos tende?
        Ku ditke ti per UDB-en e Jugosllavise,pos nese ke qene bashkepunetor.
        Ku ditke ti per platformen e UDB-s,ku e more dhe ku e mesove?
        Mos valle ta dhane,Salihu,Jozi,etj.qe i permend?
        Mire qe na mesove se edhe ne Shqiperi paska vepruar UDB-a dhe ti paske………!
        Or taj, a zoterote, mos beje projekcione.

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F May 29, 19:03

          Alekum selam Kapadai, keshtu shkruhet ne shqip dhe jo “kapadahiu”! Saliu vete dhe jo babai i Saliut,me ndihmen e jeniçereve si puna jote, vrane kater vete ne mes te bulevardit me 21 Janar 2011. Saliu dhe kokedrutha te nivelit tend, vrane 26 vete ne Gerdec. Saliu dhe sumelepirsa si ty, te qardhur nga trojet shqiptare, jashte kufijve, organizuan grushtin e shtetit me 14 Shtator 1998. Platforma e UDB-es,KGB-es dhe e gjithe vendeve ish komuniste, ishte ne thelb e njejte, por ti duhet te jesh ndonje buzequmesht, o shikas i Sales! UDB-ja ka dashur te veproje ne Shqiperi por ia kane vene ato hallatet ne bige, ndersa ne kohen e ketij Sales tend, jane ulur kembekryq dhe jo vetem ata. A me kupton or taj?!

          Reply to this comment
  5. lavdosh May 28, 20:59

    Per Kelmendasin: Rama ka qene vetem 17 vjec ne 1990 dhe nje nga te paret qe doli kunder rregjimit. Shume me perpara se demonstratat dhe greva e studenteve. Keshtu qe nuk mund ta quani komunist. Nderkohe Rama ndryshoi Tiranen e kioskave dhe e zhvilloi me aq mundesi, para, sa ka pushteti lokal ne Shqiperi
    Nderkohe qe S Berisha ka qene sekretar partie, mik famiuljar i familjes Hoxha dhe ne keto 23 vjet beri shkaterrimin e vendit me 1997, i fali detin Greqise, ndihmoi Serbine dhe e la Shqiperine te fundit ne rajon
    Kush eshte komunist ne kete rast?
    Shkoni dhe beni komente tek 55. Ketu flitet me llogjike

    Reply to this comment
    • Kaloshi May 28, 23:25

      Per Lavdoshin,
      Perse Rama atehere iku nda LD?
      Rama nuk ndryshoi Tiranen por xhepin e vet dhe te Kokedhimes dhe shum biznismeneve te tjere.
      Ndryshoi bulevardin e Tirane,duke i dhene favore Kokedhimes qe te zgjeroi palllatatet e tyre e Topchannel-it lokalet me gjithe te nevojshmet e sa e sa leje te kunderligjshme ndertim si ajo per Linden.

      Reply to this comment
  6. kelmendasi May 28, 21:21

    Lavdosh
    Rama eshte sot 50 vjec.Po qe se ke mbarue filloren beje nje zbritje 50 minus 23 dhe te del sa vjec ishte.Po qe se nuk dine te zbresesh merr 50 kokrra bathe dhe hiq 23 pastaj sa te mbesin aq vjec ishte Rama me 1990.Besoj se te del 27 vjec.
    Se dyti Rama ishte pedagog ne Institutin e Arteve ne vitin 1990 .Keshtu 17 vjec i bije teper i vogel per nje pdegog apo profesor sic i thrrisnin atehere .Vetem gjeniu Koreano Jugor ka mbarue universitetin nen 17 vjec me disa te tjere por Rama as Shqiptare tjeter jo.Kjo tregon se tifozlleku i smure i yti te nxjerr .
    Tung o Lavdosh komunisti i oreve te vonuara

    Reply to this comment
  7. fat man May 28, 21:24

    Z. Moore duhet ta anashkaloje nje kriminel si Saliu dhe jo te takoje e te diskutoje per axhenden per te cilen ka ardhur ne Shqiperi Problemi eshte vetem NJE , ky eshte leproza dhe skizofreni Sali Zehere Berisha. Pas 23 Qershorit do ti garantojme strehim dhe ushqim falas te Burgu 313 ne Tirane.

    Reply to this comment
  8. Gramoz May 28, 21:26

    TI KELMENDAS TI NA MBUSHE MENDJEN BRAVO PO KU ISHE ME PARE SE PO TE MOS KISHA LEXUAR KOMENTIN TEND DO KISHA SHARE AMERIKANET PO MIRE O NJERI ME SA KUPTOJ TI JE NGA VENDI I ATIJ SE NUK JA ZE NE GOJE EMRIN TE GJITHE NJE MENDJE PASKENI YU PO KINI FYTYRE TE ZINI NE GOJE DEMOKRACINE ..QE PER DEMOKRACI KA VEND PER TE GJITHE POR PER TY ESHTE EVESHTIRE QOFTE EDHE NJE QOSHE PER TE GJETUR ..PSE TI O NJERI TE PELQEN KY QE PO NA SHKATERON SI NJERES DUKE SHARE EDUKE FYER E NUK NA KA LENE PIKE DINJITETI ..TI ZOTROTE ZE GOJE DEMOKRACINE QE PER JU KY ESHTE NJE NOCION I PANJOHUR .SEPSE JU JENI KANIBALE PER NJERI TJETRIN…. DO FAKTE JU NE97 JU SHFAROSET NJERI TJETRIN DERISA USHUAN FAMILJE TE TERA A I SHKON DEMOKRACISE KY IDHULLI JUAJ 23 V1ET QE EDHE TELEVIZORI NA ESHTE PESHTIROSU ,ENUK E SHIKJME DOT C FARE KABERE PER JU…ASGJE JU KINI NGUJUAR NJER TJETRIN DUKE I MARE NJERIT GJENE ME TE SHTRENJTE LIRINE,,,,PSE NUK E NDALON IDHULLI JUAJ KETE FENOMEN BARBAR ATEHERE KUR NUK NDREQ DOT TE PAKTEN KRAHINEN E TIJ PERSE DUHET QE KY NJERI NA DUHET TE NA DREJTOJE PA FUNDESISHT ..JO O NJERI JU NUK KUPTONI C DO TETHHOTE………DEMOKRACI

    Reply to this comment
    • Enis Germizaj May 29, 00:27

      Per Gramozin,
      Je i arrestuar a i butrgosur ti,per cfare lirie flete,cilen liri te cmueshme te ka mar?
      Nuk mund te komentosh,nuk mund te lexosh,nuk mund te udhetosh,nuk mund te mesosh,nuk mund te studjosh,nuk mund te kritikosh,nuk mund te dashurosh,TV te shiqosh,ne plazhe te shkosh,nuk mund te punosh,nuk mund te votosh,nuk mund te kerkosh,nuk mund te tregtosh,vendin ta leshosh,mjekun ta vizitosh,
      makinen ta perdoresh,nuk mund te martohesh,nuk mund te shtohesh,nuk mund te shoqerohesh,kelmendasit t`i hidherohesh?

      Reply to this comment
  9. besa May 29, 07:32

    o nuk terhiqet malokari vetem me kanun ay terhiqet do ta terheqim zvarre me hir ose me pahir me 23 qershor jana te pergatitur per gjitha opsionet o shtaza i tropojes o pleh i kalbun do te terheqim zvarre si enverin o rrugaq

    Reply to this comment
  10. safiri May 29, 09:46

    sa kopertine e bukur!

    Reply to this comment
  11. shqipfolësi May 29, 10:57

    O ndërkombëtarë, keni 20 vjet që shkoni e vini në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet, akoma se keni marrë vesh se ky diktatori ynë hajdut nuk e do me të mirë????? “Vërjani kufirin ke thana” njëherë e mirë se ne populli këtë herë e kemi nda mendjen, nuk e lemë të na bëjë për budallenj, s’ka më asnjë lloj besimi ke ai që të gënjen një herë, ja e falëm, na gënjeu për së dyti dhe na vrau… po na gënjeu për së treti ….”ndalu bek se ka hendek”….

    Reply to this comment
  12. Unë... May 29, 12:05

    Bravo,Besa!Koment terheqes!Dua te te kujtoj nese di kush per herë të pare e ka emertuar Berishën si e thoni ju,me të drejtë,malokar?Mesiguri nuk e dini!Eshtë një fjalë perngjitse teper sinjifikative që nuk i lë asgje mangut Berishës qe duhet thënë nuk ka asgje të perbashket me malêsoret tane viganë!Shpiksi i terminologjise “malokar”per Berishën eshtë po ai qe vite më parë gjeti per te mbiemrorin sinjifikativ,shpellar!Por ky term qe perdorni me merite dhe ju,eshtë i llahtarshëm dhe kapercen shpellarin!…Duhet perdorur me shpesh,bile të behet jetsore si kafeja,të cilen ne fillim nuk e perdorte njeri….Perdorimi malokar i perditesuar,do beje perdorim të zgjeruar,mode dhe mesiguri malokari Berishe do zhduket!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*