Doktori me 48 fëmijë, përdori spermën e tij pa dijeninë e pacientëve

March 19, 2019 13:56

Doktori me 48 fëmijë, përdori spermën e tij pa dijeninë e pacientëve

Një mjek i specializuar për fekondime artificiale në Indiana të Shteteve të Bashkuara, i cili akuzohet se ka përdorur spermën e tij për të fekonduar artificialisht pacientet e tij pa konsensusin e këtyre të fundit, është konfirmuar tashmë nga testet e ADN-së se është baba i të paktën 48 fëmijëve, shumë prej të cilëve e kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë vetëm kohët e fundit.

Një prej fëmijëve, 33-vjeçarja Heather Woock ka folur në një raport të publikuar këtë javë nga “The Atlantic”, ku ka shprehur befasinë e saj dhe tronditjen kur mësoi se kush ishte i ati. Woock, nga Indianapolis, tha se një person i huaj e kishte kontaktuar atë në gusht të vitit 2017 me pretendimin se ishte vëllai/motra binjake, gjë të cilën nuk mund ta besonte.

Gjithsesi, ajo u befasua po aq nga fakti që personi misterioz i përmendi asaj emrin e doktor Donald Cline, specialisti i fertilitetit që nëna e saj kishte takuar përpara se ajo të lindte. E ëma sigurisht i kishte thënë të mos shqetësohej, por “qetësia” vijoi deri kur personi i huaj nisi t’i shkruante sërish, e ashtu si ai/ajo nisën ta kontaktonin edhe persona të tjerë me të njëjtin pretendim.

Ata e kishin gjetur atë në Facebook, përmes një pseudonimi që ajo kishte përdorur në një llogari në “Ancestry.com” (për pemën gjenealogjike), të cilën e kishte përdorur pasi i shoqi i kishte ofruar asaj një test ADN-je për Krishtlindje.

Prindërit e saj, që kishin shkuar te doktori Cline për dhurues sperme, i kishin thënë se nuk e kishin idenë se kush ishte ofruesi i spermës. Testet e ADN-së konfirmuan më pas të paktën 48 fëmijë që kishin për baba…doktorin Cline. Por, ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse merret në konsideratë numri i personave që s’kanë bërë kurrë një test ADN-je.

l.h/ dita

March 19, 2019 13:56
Komento

9 Komente

  1. Ajaxi March 19, 14:03

    Kriminel gjakftohet, lugate.

    Reply to this comment
  2. mirel March 19, 14:26

    Cfare kane ato, sperme donin, sperme moren. Tani jane familje e madhe. Bravo doctori.. La nje taborr pas

    Reply to this comment
    • Dulla March 19, 15:13

      Mos te ka ngjizur mamane Saliu ty o mirela ? Boj njiher edhe ti testin e ADN se si dihet

      Reply to this comment
      • mirel March 19, 22:56

        Jo or tu bofsha babe per djalin, nuk kemi vuajtur per sperme nga lagja jone. Ti cke qe prekesh, mos je ti qe ke marre sperme nga doktoret?
        Se mos ta kane perzier me ndonje kocke te Mitatit ore, se te Zogut e dime qe e keni

        Reply to this comment
  3. gjermani i fundit March 19, 15:31

    Si thuthuq me duket ky doktori, mos ka ngjyer gishtin dhe per Paloqen

    Reply to this comment
  4. Z/K March 19, 16:17

    Paskesh patur sperme per formulen Femna.Vetem dy mashkuj per derman.

    Reply to this comment
  5. bart72 March 19, 17:37

    Ho Dulla Po ty mos ti ka qire rrobet Rama drogaxhiu hahhahahahaha

    Reply to this comment
  6. ziguri March 21, 05:14

    Mir do kishte bo me ja derdh spermen direkt ke veni .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim