Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë nga 1981 në 2004, bëhen publike

December 22, 2015 13:14

Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë nga 1981 në 2004, bëhen publike

Shtëpia botuese Dudaj dhe autori amerikan Fred Abrahams hapin për publikun një sërë dokumentash të deklasifikuara të qeverisë së ShBA-s të cilat u morën dhe u përdorën nga Abrahams për librin e tij të ri Shqipëria e Re, që tregon për tranzicionin e Shqipërisë nga komunizmi në demokraci.

Këto dokumenta, më së shumti nga Departamenti i Shtetit por edhe nga CIA, i vihen në dispozicion publikut në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare, qendrës për hapje dhe dialog në Tiranë, univesiteteve publike ne Shkodër dhe Elbasan.

“Këto dokumenta ishin tepër të rëndësishme për librin, për të hedhur dritë në këtë periudhë dramatike për Shqipërinë dhe zhvillimit të marrëdhënieve ShBA-Shqipëri,” tha Abrahams . “Por më e rëndësishme është që ato të jenë të hapura për të gjithë-nxënës, studentë, ligjvënës dhe gazetarë.”

Në përgjigje të qindra kërkesave bazuar në Aktin për Lirinë e Informimit (Freedom of Information Act requests,) qeveria amerikane i dorëzoi Abrahams-it 500 dokumenta të deklasifikuara, 239 prej të cilave përmbanin informacion që ai i përdori direkt ose indirekt në libër. Tridhjetë e tetë dokumenta janë cituar në tekst.

Dokumentat përfshijnë vitet 1981 deri në 2004.

Ato zbulojnë sesi qeveria amerikane bënte të gjitha përpjekjet e mundshme të merrte informacione gjatë periudhës së komunizmit, si psh për vdekjen misterioze të kryeministrit Mehmet Shehut dhe për pasardhësit e mundshëm të Enver Hoxhës, dhe se si Uashingtoni analizonte ngjarjet teksa Shqipëria nisi të hapej në 1990.

Një sasi e caktuar dokumentash i adresohet periudhës 1990-91, duke përfshirë kontaktet e para të SHBA me opozitën-Partinë Demokratike, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vizitën historike të qershorit 1991 në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, si edhe procesin e reformimit të ngadaltë brenda Partisë së Punës me emrin e ri Partia Socialiste.

Shumë nga dokumentat mbulojnë periudhën e qeverisjes së Sali Berishës si president nga 1992 deri në 1997. Raportet e qeverisë amerikane në atë epokë reflektojnë një mbështetje të fortë pro-Partisë Demokratike në atë kohë. Shumë nga këto dokumenta tregojnë për çarjen graduale mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara.

Dokumentat e 1996-97 përmbajnë edhe paralajmërimet e vonuara të zyrtarëve të Bankës Botërore dhe FMN-së mbi piramidat, arrestimet e bosave të piramidave, rrëmbimin e arsenaleve luftarake, dhe reagimin e SHBA-së lidhur me insinuatat për përfshirje në të ashtuquajturin “Planin Lotus.”

Disa dokumenta mbulojnë Kosovën, duke përfshirë pikëpamjet kontradiktore të Partisë Demokratike lidhur me konfliktin. Dokumenta të tjerë raportojnë për aktivitetin ushtarak dhe refugjatët në kufirin verior gjatë luftës së 1998-99.

Dokumentat gjithashtu tregojnë shqetësimin e SHBA-së për Partinë Socialiste në atë kohë, duke përfshirë korrupsionin, nepotizmin dhe përdorimin e problemeve të brendshme për të nxjerrë përfitime politike. Disa dokumenta tregojnë dhe për sjelljen e PS gjatë krizës së 1997 dhe gjyqin e kreut të atëhershëm Fatos Nano.

Libri Shqipëria e Re: Nga Diktatura në Demokraci në Europë (Modern Albania në Anglisht), i cili u promovua në Tiranë javën e shkuar, trajton rënien e komunizmit dhe tranzicionin e dhimbshëm të shtetit më të mbyllur dhe represiv në Europën Lindore

“Dokumentat hapin një dritare të re në politikën e Shqipërisë, siç u pa në Uashington, dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas dekadash izolimi,” tha Abrahams.

Koleksioni i plotë prej 500 dokumentash do të jetë së shpejti në dispozicion në Arkivat e Shoqërisë së Hapur në Budapest. / Dita /

 

 

December 22, 2015 13:14
Komento

32 Komente

  1. emi January 15, 06:47

    Cfaredolloj dokumentash e arkivash te publikohen apo deklasifikohen si e ka kapur shtetin, median dhe ambasaden amerikane ky plehra Sali zor te arrestohet.

    Por me e mira qe mund te behet, ti sekuestrohen pasurit e e fëmijëve po ja u gjeten

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 15, 14:29

      Por ne gjithe kete muhabet te pplitijes se sotme shikon edhe dicka :…Ethet e perbindeshme te qeveritareve per te burgosur kuderet e opozites ,
      dhe urrejtjen e pafubt te shtypit pro qeveritar kunder opizites
      te cilen e shpreh duke mbajtur gjalle frymen e luftes agresive kunder opozites….

      Duke e sjelle ne kete menyre tregojme se nuk jemi shtetformues,
      se nuk formon dot shtet kur lufta pozite-opizite eshte per jete a vdekje,
      dhe ne te njejten kohe kjo tregon dhe nje primitivizem pa skaj…

      Reply to this comment
      • DinPaku January 15, 16:42

        Rajmond Vlonjati, ne pergjithesi kam respekt per komentet e tua dhe te pelqej sidomos pavaresine e te menduarit dhe te te shprehurit pa u ndikuar fare nga te tjeret, kushdo qofshin keta, ose pa renduar asnjehere pas “berrihajt” siç bejne shume, por gjithmone jep opinionet e tua personale, qe, ne shumicen e rasteve, perputhen edhe me opinionet e mia per çeshtjet ne diskutim. Dhe ne kete drejtim te konsideroj si perfaqesuesin me tipik te kesaj cilesie pozitive qe eshte karakteristike e popullsise vlonjate.
        Por kam vene re gjithashtu se, disa here i “rreshket” thelbit te çeshtjes ne diskutim duke “ja futur kallavrakes”, siç ben sot ne kete koment. Kam frike se mos kjo vjen nga deshira per tu shfaqur gjithmone origjinal, kunder rrymes.
        Sot, si rralle here jam kunder opinionit tend. Po si mund te te mos bej pershtypje qe nga keto informacione neper ambasada te politikaneve tane, del shume qarte, jo vetem legenlleku i tyre, por sidomos koncepti i Sali berishes per ta kthyer dhe trajtuar shtetin shqiptar si kamzhik per kundershtaret e tij. Per mua fryma e artikullit te sotshem edhe e shume shkrimeve te tjera te ketij shtypi kunder Sali Berishes nuk eshte shprehje e luftes primitive pozite-opozite, por pikerisht perpjekje per zevendesimin e paçavureshtetit te tij me nje shtet normal.
        Me deshiren per te mos me keqkuptuar,
        DinPaku.

        Reply to this comment
        • raimondi Vlonjati January 16, 01:49

          Jo ore se nuk te keqkuptoj aspak –Por ka dicka ketu , pertej ketyre ankesave qe keta politkanet tane bejne tek te huajte .

          Ne fakt jane dy probleme

          1- Eshte kjo fryma e luftes qe kemi ndaj njeri tjetrit , duke kerkuar ta fusim kundershtarin qe” ka rene nga kali,” ne burg

          Kjo eshte nje semundje vdekje prurese per shoqerine tone , dhe po na nxjerr bojen ne EUrope, saqe ju tha hapur edhe nje nga ata parlamnetaret e EU-se kur ishin ne Tirane ne nje mbledhje qe drejtonte Taulant Balla , ..
          Dhe ai europarlamentari ju tha shume bukur :…Ku shkoni keshtu duke share njeri tjetrin ketu perpara nesh…? Kjo nuk ka kuptim
          Ju keshtu do shkateroni kombin tuaj…………..

          Keto fjale jane , jo vetem per politkanet por edhe per medianrpo qeveritare,
          sepse media pro opozites e ka per detyre ta godasi opoziten por gjithmone kur ben gabim, jo me tendence

          Mirpo kjo fryma e luftes se eger kunder njeri tjetrit ne politike ,
          po shkateron shoqerine shqitpare….ndaj duhet pushuar, dhe te behet lufta kunder ideve te individit , jo kunder vete individit
          Dhe nga ana tjeter duhen nderprere te gjitha keto hetimet per kreret e opozites,
          ne menyre qe te shikohet ecja perpara,….Mos ti harxhojme energjite ne lufte kunder njeri tjetrit, por ne lufte per te hapur vende pune dhe per te permiresuar jeten tone

          Ndersa pika e 2- te qe them une , eshte kjo qe trajton zoteria ne artikull, por ky e trajton ne menyre te pegjtihshme si fenomen i spiunimit qe ne kemi ne pergjithesi, dhe e ngateron fjalen qe thote Meksi

          Sepse Meksi e ka fjalen per ata politkane qe rekrutohen nga Ambasadat e huaja, jo per ata politkane qe ankohen tek ambasadat e huaja –Dhe ketu ka nje ndryshim te madh

          Ne jemi nje demokraci fillestare, dhe , edhe mund ti ankohesh nje ambasadori si ai Amerikan, sepse tek e fundit ky shtet nuk ka ndonje STrategji , apo politke me qellime shkaterimin e Shqiperise apo aneksimin e saj

          Dhe nuk eshte njelloj si te shkosh tek amabsada Amerikane , edhe te shkosh tek Ambasada greke , kur shteti grek ka nje strategji te tere ne sherbim te shkaterimit te Integritetit teritorial te Shqiperise

          Ketu dua te theksoj se nuk kam azgje kunder Greqise, por duhen thene gjerat me emrin e tyre ,ashtu sic jane , jo ashtu sic na genjene ne dhe sic na i do zemra ne

          Dmth qe ti bije shkurt problemi eshte ketu:

          Eshte e vertete qe nuk eshte aspak mire qe politikanet tane te shkojne e te ankohen ne amabasada, por duke qene se ne nuk e njohim jeten demokratike, nuk e njohim toelrancen ne maredhenie me njeri tjetrin
          , duhet qe te kerkohet here pas here ndihma e ndonje ambasade qe perfaqson nje shtet pro shqiptar,por edhe nje ndertues i New Democratic Order , sic jane psh amerikanet ne vecanti , por edhe ,gjermanet , Anglezet ,

          Por eshte absoutisht e papranueshme dhe e denueshme ligjerisht kur nje politkan shkon ne ndonje amabsade dhe rrefen cdo gje qe behet ne qeverine dhe shtetin shqitpar ,sidomos kur shkojne tek ambasada greke–

          Kete pjese te fenomenit kur politikanet rekrutohen dhe raportojne tek amabsada e nje shteti q e ka ligj armik, nuk e trajton artikull shkruesi
          Aq me teper qe per kete fenomen me te vertete shqetesues , u botuan edhe te dhenat e shebrimit sekret turk
          qe thoshin se disa politkane te larte shqitpare raportojne tek Athina , per cdo gje qe ndodh ne Shtetin shqitpar dhe parlamentin shqiptar –Kjo eshte skandaloze

          Pikerisht ky fenomen eshte shqetesues dhe kete fenomen duhet te trajtojne gazetaret ….dhe ti kerkojne pozites dhe opozites qe te ngrene nje komision te perbashket Parlamentar,
          per te pare se sa qendrojne keto fakte qe kane nxjerre shebrimet e huaja sekrete per politkane tane ne maredhniet e tyre te fshehta me Athinen..

          Nese duam te krijojme nje shtet me te vertete modern dhe me dinjitet ,
          nuk duhet qe te mbajme ne politken tone politkane te cilet jane te rekruatuar nga sherbimet sekrete te nje shteti qe mban akoma Ligjin e Luftes –Eshte shtet ligjerisht Armik–Nuk ke si ta quhash ndryshe, pavaresisht maredhenieve te mira qe kemi, Por ligji eshte ligj

          Dhe ne keto kohe moderne njeriu ecen vetem sipas ligjit te shkruar ……..

          Reply to this comment
  2. As January 15, 07:52

    Me mire do te ishte “quravitesa” S’ke cben letyrat dalin gjithenje ne siperfaqe, prandaj duhen pastruar vazhdimisht

    Reply to this comment
  3. Aqif Kopertoni January 15, 09:21

    O ju te gazetes dita. Ta dini Ju se c’fare eshte bere ne periudhen 1991 – 2004, neper ambasadat e huaja ne Tirane, me deputete dhe funksionare partish qe vinin e ankoheshin tek ambasadoret dhe ata u jepnin kafe e dreka ku ata benin komente te informatave, po ju them se kemi per te pare spektakel pas ja 10 apo 15 vjetesh kur keto denancime dhe informime te ambasadave te deklasifikohen ne shtetet perkates ose te rrjedhin si ne rastin e wikileaksit per ambasadat amerikane. Un po ju them se kini per tu ndjer shume shume keq qe jini shqiptare dhe kini per tu hidheruar se kush kane qene politikanet tane dhe qeverritaret shqiptare qe na kane qeverrisur.

    Per shkak te punes time njhere ne nje kohe jashte vendit, jam ne djeni te shume informacioneve qe me kane thene ish ambasadore dhe sidomos ish sekretare te pare te ambasadave, qe te benin te ndjeheshe si plere, fundurine qe je shqiptare per ate se c’fare kane bere politikanet tane gjate periudhes 13 vjecare 1991 – 2004, por edhe me mbrapa.

    Nese sot po zbulojme shenimet e ambasadoreve te huaj pas luftes se dyte boterore, imagjinoeni se c’fare ka per te dal ndoshta per 5 apo 10 vjet, per periudhen 1991 – 1996, qe mbushen 20 vjet dhe besoj se nje pjese e informacioneve nuk do jene me te klasifikuara

    Reply to this comment
  4. BESIANA GUSHI January 15, 10:47

    KELLUFET E BULES SE KUVENDIT NGA LAPRAKA

    Ashensori në pallat ulëngjitet me shpejtësi në çdo minutë të ditës e të natës. Ata te katit te trembedhjete edhe plehrat per ti tretur i ndajne ne tre pjese. I pelqen ashensori pa mase, edhe per shpenzimet e perdorin dy a tre here, njehere zarzavatet, pastaj frutat e keshtu me radhe. Jetojne per ashensorin. Ulen, ngjiten, ngjiten, ulen.
    Fale zotit apartamentin e kam ne katin e trete. Ashensori im jane shkallet. Te shendeteshme, ajerpastra, miqesi dhuruese.
    Ndersa xhiroja çelesin ne dere, degjoj pas kraheve te me pershendesin:
    Buongiorno !
    Ah, miremengjes – i kthej pershendetjen komshijes shume-gjuhe-folese. Po po keshtu, ndodh qe çdo dite te javes te me pershendese ne nje gjuhe te huaj. Nje dite degjova te me drejtohej edhe me nje: “Dasvidanja” per te arritur kulmin kur mu drejtua me frazen: “So so ho” (si shkon ne gjuhen kineze)!
    E ka jeta edhe kete lloj argetimi.
    Shpejtova hapat per mberritur ne kohe tek ambasada italiane. Kisha nje porosi nga nje mike e vjeter e bangove te shkolles. Nje nipçe e saj nuk kish fituar para seleksionimin per tu pranuar ne nje universitet italian. Edhe pse ishte renditur sipas pikeve e treta. Vendet e rezervuara per te huajt ishin pese. Vetem nje shqiptar ishte klasifikuar, dy afrikane me pike afer zeros dhe dy vende ngeleshin bosh.
    Pas shpalljes se fituesve, per çudine e saj, ishte publikuar edhe emri i nje studenteje shqiptare, nje fare Topalli, pa marre fare pjese ne konkurim.
    I parashtroj problemin funksionares se ambasades duke i kerkuar edhe arsyen e skualifikimit te nipçes se mikes time, si zakonisht pas fjaleve elegante me tha te hapnja nje vrime ne uje. Nuk varej nga ambasada, per Topallin i dukej e pamundur te kish fituar. E lashe e zemeruar sekretaren italiane te vrimave te ujit.
    Mikes i thashe te pinte nje kafe te forte per tu qetesuar. Vendin e nipçes se mikes time e kishte vjedhur nipçja e Jozit, lesh-zezes truk-mbartese nga Kurbini legjendar.
    Dita me kaloi ashtu mes mendimeve koke-dhimbje-prurese e rutines se perditeshme mes letrave pa fund.
    Ndersa po kthehesha e menduar drejt shtepise, e deshperuar per nipçen e mikes time, buçoi pas vesheve te mi thirrja: Motra!
    Kthej koken e trembur nga zeri i çjerre dhe menjehere buzeqesh duke larguar mendimet e trishtuara per nipçen e mikes time, ishte Bulja, Bulja e Laprakes.
    Ah, je ti Bule, si shkove motra sot, u lodhe pate shume pune – i thashe e lehtesuar nga koke-çarja e mendimeve qe me gergelonin deri ne ate çast.
    Mire me zemra, mire – ma ktheu duke u stepur per nje çast – ka ndonje feste keto dite shpirti qe une nuk e di?
    Jo o Bule, viti i ri ka jave qe ka kaluar, festat e tjera jane me tej – i them – edhe pse duam nuk mund te sajojme festa sipas deshires, pse me pyet, çfare ka ndodhur?
    Jo mi bukroshe, jo, po sot ne ate rreshtin e kotert, kolltuqja e trete gjeta keto tre tullumbace, boje-kuqe, boje-blu e me te bukrin boje-zeze me piktura te kuqe – dhe nxori nga çanta me kashte zhuge tre “tullumbacet” e saj.
    Gati humba ndjenjat nga te qeshurit.
    Pse qesh ti zemra, pse qesh, ky i ziu po te fryhet duken pikturat e buzeve te kuqe ne funin e tij. Ja ta fryn Bulja per ty qe te besosh!
    Jo Bule, jo – i them e nervozuar nuk eshte tullumbace, eshte gje e piste, mos e ver ne goje!
    E kom la zemra, se mrena kishin fshi qurrat, e kam la me varikin!
    Dhe me grushtin e mbyllur qe shtrengonte “tullumbacen” e zeze ne nje sekonde e mbushi ate me ajer.
    “Tullumbacja” u zgjat nga fryma e Bules dhe per çudine e saj mori formen e nje shkopi jo si tullumbacet e tjera.
    Trangull mi motra, nuk bohet top – vazhdoi Bulja e Laprakes – i shih dhe buzet e kuqe ktu ne fundi.
    Jane kellufe Bule, nuk jane tullumbace, per me shume ky i ziu eshte edhe i perdorur. Hidhi ne plehra se mund te marresh edhe ndonje semundje – i them e shqetesuar – ku i gjete ti keto?
    Ta thash mi pra, poshte mi, poshte kolltuqes se trete ne rreshtin e kotert….

    Reply to this comment
    • shpendi January 15, 14:36

      Moj Besiana, paç Zotin, kush “dreqi” je ti? Po kjo eshte nje skice per konkurs nderkombetar letrash (letrar), dhe jo vetem kaq….

      Reply to this comment
    • erotimatikoi January 15, 14:44

      Sarkazem e mire boll. Te ishte pak me e koncentruar do vlente me shume.

      Por jo c’do gje eshte zgjidhur me kellufa me buzekuqe ne krye…

      Ambasadoret kane ardhur tek ne si europiane e jane larguar si shqiptar.

      Politikanet tane u jane qurravitur nga lart e nga poshte…dhe ata jane kenaqur…edhe pa kellufe nga lart,nga poshte dhe nga anash (xhepat)…Vetem per ate Doris Pack nuk e di sakte ne c’pjese i kane rrene ‘qurravitjet’…

      Keni vene re qe shume politikane tane jane me shume shtetesi ?!

      A e dini formulen e betimit te nje shtetesie te huaj ?!

      Ca i etiketojne qurravitesa,ca bythelepiresa,ca kellufputhesa,ca puthadore,ca spiuna,ca bythq..e,ca… E persa na duhen ne keta,qe sa t’u perplasesh shputat e kembeve ja mbathin per azil…?!

      Per ke i djeg xhani ?!

      Per ke ?!

      Elektorati i di pergjigjet…Me mire se une…Por nuk e di pse nuk u pergjigjet !!!

      Me mire vone sesa kurre! Mbase do te zgjohemi dhe ne ndonje dite e t’u veme ‘kellufat’ ne koke…

      Se kellufa jane !!!

      Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit January 15, 23:27

      Te keshilloj, qe te mbash si diete sallaten, se kur ne menu ke edhe mishin e derrit, sdi te shkruash dhe me fal por dukesh komplet idjote.
      Sot qe ke patur ne menu sallaten jeshile, mendja te ka punuar me te gjitha kandelet, sdua te lavderoj se dyshoj se sdo ta kesh neser, por sot me pelqen ky komenti jot.

      Reply to this comment
  5. nick January 15, 12:54

    kam idene se ketp gjera kane ndodhur e ndodhin sepse mjaft njerezte politikes e qeverisjes jane parashytuar drejt suksesit nga keto ambasada e domosdo do çojne informata,se per ate pune jane lançuar.U thone spiune ne gjergun popullor,por keta e mbajne veten progresiste,gjysmeperendimore.

    Reply to this comment
    • Aqif Kopertoni January 15, 13:34

      Ke plotesisht te drejte, si per tu promovuar ne politike edhe qe na shiten si progresiste qe do na cojne perpara. Keshtu qe ky spiunlleku nuk quhen spiunllek, quhet diskutim dhe negociata ne lidhje me zhvillimet e ndodhura dhe prespektiva e se ardhmes.

      Reply to this comment
  6. DENI January 15, 14:26

    KETA E KANE SHIT SHQIPERINE ME KOHE QE TE GJITHE KANE QENE SPIUNA TE TURQISE SE SULLTANEVE DHE TANI TE AMERIKANEVE E ME RRADHE .
    SHKOFSHIN NE DJALL QELBESIARAT POLITIKANE PA INTELEKT SHQIPTARE KUDO KU JANE DHE TE CDO LLOJ KRAHU GJASME POLITIK .
    RROFTE SHQIPERIA DHE POPULLI I SAJ …………………………………………

    Reply to this comment
  7. jo-budalla January 15, 14:30

    po nuk u ngritem ne kembe kundra sistemit te koruptuar dhe kriminal te gjyqesorit ne keshtu do te jemi edhe per 199 vjet. Kjo qeveri ska kellqe te beje zap mafian salijane
    TE GJ ITHE SHESH………………………………………..

    Reply to this comment
  8. Mark uk January 15, 15:17

    Kot e mban PS zerin e popullit si organ partiak edhe pse e mban qe nga viti 1942.Dita meriton te quhet organ PSSH.

    Reply to this comment
    • kalushi December 22, 13:42

      Mark eshte mbyllur ZP
      Eshte nje nga veprat e “socialistit” Rama
      Informohu oara se te shkruash se po ia ha hakun kot armikut te idhullit tat Sali pordhes

      Reply to this comment
  9. cdo behet January 15, 16:19

    qe politika shqiptare eshte e SHITUR te te huajt kjo dihet ? dhe vendi yne udhehiqet nga te preferuarit e tyre qe ushqehen me THERRIME po ashtu ? ja pse dhe hallkat e zinxhirit jane te lidhura fort ? se jane USTALLARET qe e forcojne ate ? shume te ulet dhe qesharake NE DJALL shkofshin fundurinat ?

    Reply to this comment
  10. LORA January 15, 16:31

    Mua nuk me duhet as “Wikileaks” e as ndonje tjeter qe te me tregoje ate qe duket sheshit ,tash e 23 vjet.
    Kjo mender-klase politike eshte nje taborr lamashesh qe mbajne rradhen e spiunlliqeve tek portat e ambasadave;natyrisht pasi u kane vjedhur voten shqiptarve dhe i kane bere mutin shenjterise se shtetit te shqiptareve.
    Sistemi i tyre,ai i kesaj republike ambasadoresh (qe nuk e di se ku ne Bote mund t’i gjendet shoqja) nuk do te suksesonte dot pa mbeshtetjen e qurrokrise mediatike;qe vrapon edhe sot t’u beje lajm cdo pordhe ,nen shoqerine e ambasadoreve.
    E mjera Shqiperia ime, sa shume te kane fyer dhe dhunuar neper dyert e botes sojmutet e
    mender-politikes puthadore,te gjtha ngjyrave!
    Do te ishte mire nese “Dita” do ta vijonte,ne dobine e publikut te gjere, me fakte dhe me emra zhbirilimin deri ne rrenje te kesaj bordelloje ,me te cilen kane te drejten e Zotit te gajasen dhe te tallin topet kodoshet nderkombetare;qe nga arixhiu i rruges se Elbasanit e te tjeret me rradhe.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 15, 23:00

      Lora shkruaj te me qetsoshe ,si kete here,e te me gezosh shpirtin,e mos
      shkruaj per Vaterlora te shqiptareve.Ne Vaterlo luftojne trimat e Frances
      per te bene perandorine europiane dhe trimat e Anglise e te kualicionit te
      saj per ta ndare kete Europe ,Shkruaj te mesojne te shkretet shqiptare te
      hedhin gurre mbi koka te mashtruseve,dhe jo letra votimi per ti qeverisur
      nga kjo fare e ndyre politikani qe eshte simboli i llumit te ketij populli per 60
      vjet resht.

      Reply to this comment
  11. I.Troplini January 15, 17:48

    Jane per tu qare hallin, politikanet tane. Zogj gomeresh dhe te mbushur me injorance dhe inferioritet, te bejne te ndjesh turp per kete vendin tone.
    Shqiperia nuk ka nevoje per armiq. Ata me te medhenjte dhe me te fortet e ketij lloji, i ka politikanet e saj. Nje tufe psikopatesh qe kane nevoje per ndihme mjekesore. Ambasadoret e vendeve perendimore te akredituar ne vendin tone, “jane mesuar” me kete llum njerezor qe gjejne ne Shqiperi.
    Askush nga ne, le te mos ankohet, se pse ambasadori amerikan apo ndonje tjeter, kane nje fuqi me me madhe egzekutive se kryeministri i vendit. Tek sheh se si “politikanet” shqiptare, bejne trimin dhe pushkatojne bashkekombas ne bulevard, kur vjen tek mbajtja me dhune e karrikes zyrtare, por ne te njejten kohe “ulin pantallonat” para ambasadorit te huaj dhe bejne qenushin lepires,,,nuk te mbetet gje tjeter vecse te ulesh koken dhe ti thuash vetes;
    Jo gjithmone eshte e vertete ajo thirrja,,,O sa mire me ken,,,,,,.

    Reply to this comment
  12. Ili January 15, 21:13

    Ardian Thano shkruan per qyrret duke u perqendruar vetem tek e djathta dhe Edi i ofron kolltukun. Kesaj i thone gazetari militante qe nuk eshte ne sherbim te qytetareve por te partise dhe pastaj ankohemi per Salen kur edhe ky i gjati po vazhdon te njejten rruge.

    Reply to this comment
    • . January 15, 21:15

      mua nuk me duket shkrim qe flet vetem per “te djathten”. Pastaj se ku e sheh te majten dhe te djathten ne politiken shqiptare ti o ili, kete nuk e marr vesh 🙂

      Reply to this comment
  13. Bocari January 15, 21:18

    Qurra – eshte fjala me e peshtire qe ka shqipja, por politikanet shqiptare me vepren e tyre jane me te peshtire akoma. Bajlozi Sal eshte pa dyshim murtaja me e madhe qe prodhoi gjithshka te keqe qe mund te zgjohet tek njeriu. Besjana je e madhe, ai shkrimi i djeshem me pelqeu me shume. Sa mire te ka bere ajri i paster. Me kenaqe.

    Reply to this comment
  14. IJS January 16, 10:33

    Mos u qani o popull majmun se ata nuk erdhen nga qielli! Jane te gjithe si Xhelal Mziu, me bageti nga prapa qe i votojne dhe ju kendojne kenge dhe valle. Keshtu eshte ky sistemi dy gishtave perpjete nxjerr ne siperfaqe me te mirin nga llumi kafese! Ajo pakice, qe sot nuk ndihet e perfaqesuar mos te bej gam gam kot por te organizohet, se nuk luftohet kolera, duke i rene daulles se kukumjackes! Horrat dhe trimat e xha jahos te politikes shqiptare sot kenaqen, kur ju shikojne si shpirta te lig dhe te dobet ,qe dini te beni vetem gam gam! Ne te kunderten tuaj banditet arrijne te gjejne njeri.tjetrin, te behen bashke ne ofensiven e tyre te gjuetise dhe grabitjes te kafsheve te buta! Keshtu kur je nje turme amorfe dhe pa tru! Pre e lehte e gjuetise vrastare per kafshet mishgrenese!

    Reply to this comment
  15. skrapalliu January 16, 12:52

    O Besiana. me lejo te flas ne emer meqe frekuentojme te njejten gazete ku dhe une komentoj ndonjehere (sigurisht kur kam kohe). Bukur! E bukur, e thjeshte, e paster dhe sistematike ne pershkrimin artistik te ngjarjes. Po ashtu bukur dhe pergjigja ne anglisht dhe pse jo proverbi i perdorur ne italisht. Keto vleresime nuk lidhen aspak ” te berit te qejfit” por me deshiren e mire qe ti te jesh aktive dhe te sjellesh mendimet dhe opinionet e tua ne kete gazete on-line. une do ti lexoj, si gjithmon. Me respekt.

    Reply to this comment
  16. BESIANA GUSHI January 16, 14:03

    flmnd skraparlli, bej ate qe mundem.. kur kam pak kohe te lire.

    Reply to this comment
  17. asita January 16, 17:39

    Sa e dmd eshte te mbeshtetesh ne dicka reale,sic eshte Dita.Imagjino sikur ketu punet te venin si duhet,sa te lumtur do ishim.Dhe ne kenaqemi me realizmin e nje gazete.Sa pak,por dhe shume,per si kane vajtur punet.Gazeta duhet mbeshtetur nga te gjithe lexuesit,se pari me terheqjen e saj.

    Reply to this comment
  18. Lleshi December 22, 14:42

    Dembelizmit shqiptar , ia bejne historine te tjeret ! Trushpelarja dhe qorrollepsja injorante , iu ka hapur treg “kamariereve te embelsirave” , qe pervec shijes se embel , jane thjesht nje helm i bardhe ! Apo nuk i thone keshtu sheqerit ?

    Shqiptaret i kane hequr ne kurriz , gjithe thagmat dhe pasojat e historise se tyre , ndersa vjen tjetri dhe iu “tregon” plaget !

    Eshte trishtuese per kete vend dhe per keta njerez !

    Reply to this comment
  19. era December 23, 08:27

    cjane keto tituj bombastik!
    Ne kemi ujkun ju na tregoni gjurmet.
    Nje pjese te vogel te krimeve te krimpolitkes shqiptare do kishin cuar prapa hekurave kedo politikan ne kedo vend ne bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*