Telefonata e parë pas arrestimit të Berishës në 2000, Topalli për ambasadorin italian

January 15, 2014 10:31

Telefonata e parë pas arrestimit të Berishës në 2000, Topalli për ambasadorin italian

Disa muaj më parë u botuan pamjet e arrestimit të Sali Berishës në 29 nëntor të vitit 2000 pas trazirave në Tropojë. Një detaj që nuk është bërë publik as në botimet e fundit dhe as më parë është ai i një telefonate në orën 2 të mëngjesit nga Jozefina Topalli pak caste pas arrestimit të Berishës. Një ish-zyrtar i lartë i policisë që mori pjesë drejtpërdrejt në atë arrestim ka treguar për Ditën që e kanë patur të pamundur të nxirrnin Berishën nga makina pasi ai nuk zbriste, madje urdhëroi shoferin e tij të mbyllte makinën me siguresë nga brenda.

Përballë këtij veprimi, forcat speciale që merrnin pjesë në arrestim u detyruan të bëjnë një rreng. I kërkuan shoferit të hapte xhamin e makinës dhe e nxorrën atë me forcë jashtë. Një nga pjesëmarrësit në aksion u ul në timon dhe pa e prekur Berishën dhe bashkëudhëtarin e tij në makinë, e drejtoi makinën me gjithë Berishën brenda drejt Drejtorisë së Policisë. Disa momente pasi ndodhi ky veprim, Jozefina Topalli ka bërë telefonatën e parë për t’u ankuar për arrestimin. Telefonata ishte për ambasadorin Italian të asaj kohe në Tiranë.

 

 

************

 

17-qershor-2013 ditaArrestimi i Berishës në nëntor 2000, intervista e plotë me Bushatin dhe një rrëfim i Bazes

Botuar në Dita në 17 Qershor

Ky vend nuk do të funksionojë normalisht, pa përfunduar pas hekurave disa prej atyre që na kane drejtuar këto 22 vjet, por mendoj se ai do të shkojë edhe më keq, nëse e gjitha kjo konceptohet si hakmarrje politike dhe jo si vënie në vend e drejtësisë – mendon Andi Bushati. Gazetari , drejtues i Zonë e Ndaluar në Vizion Plus tregon në këtë intervistë dhënë mbrëmë për kryeredaktorin e DITA edhe historinë e zhdukjes së këtyre filmimeve.

Bushati, mësuam se në emisionin tuaj  “Zonë e Ndaluar” do transmetohen sot në mbrëmje në ora 22 ndër të tjera dhe pamjet ekskluzive të arrestimit të Berishës në vitin 2000. Mund ta ndani me lexuesin, si ju ranë në duar këto pamje? Ka qenë i vështirë sigurimi i tyre?

Po është e vertetë. Kanë një histori të vecantë këto pamje. I kisha parë vetëm njëherë në TV Klan menjëherë pas ndodhisë së arrestimit të Berishës. Pastaj dikush i zhduku ato filmime dhe nuk ekzistonin më. Nuk janë në asnjë arkiv televizioni. Ato janë pamje të nje kamere gati amatore policie. Atëherë ndoshta qeveria e kryeministrit Meta, ishte ai qe e udhëroi këtë arrestim klandestin, ka pasur disa dilema. Disa njerëz pranë tij thoshin se pamjet nuk duhet të shfaqeshin se ato dëmtonin imazhin e nje qeverie demokratike. Të mos harrojmë atëherë Ilir Meta kish hedhur shumë hapa në këtë rrugë. Nga ana tjetër ishin të tjerët që pretendonin se ky moment, që të majtët e konsideronin si thyerje hundësh për Berishën, trajtimin e tij si një keqbërës ordiner, duhej shfaqur në ekran.

Dhe kush opsion fitoi?

Fitoi i pari. Të trembur nga reagimi, ata që kishin bërë arrestimin vendosën për mos publikimin e pamjeve që tregojnë sesi Berisha ndalohet në rrugë, i nxirren forcërisht kryeshoqëruesi dhe shoferi nga makina, dhe vendin e tyre e zënë njerëz të armatosur me maska. Por, pasi vendosën që këto pamje mos bëheshin publike, poseduesit e tyre bënë edhe një lojë tjetër, ata i zhduken nga arkivat e TV-ve. Ndaj prej kohësh më ka intriguar historia e këtyre dhjetë minutave pamjeve të avulluara. I kërkova shumë edhe kur Meta me Berishën hynë në koalicion së bashku por më kot, të gjithë ata që mi premtonin vinin e më thoshin më pas: Aaaaa më fal, më ka humbur.

Çfarë ndodhi pas arrestimit të Berishës?

Berisha u mor gjat gjithë asaj nate dhe u mbajt në drejtorinë e policisë. I bënë pyetje pa lidhje, e thirrën vetëm për t’i thyer hundët.

Ju pse e përfshitë këtë moment në dokumentarin tuaj për karrierën e Berishës?

Sepse është një moment tejet sinjifikativ. Të mos harrojmë, Berisha vetë është njeri që ka zgjedhur gjithnjë rrugën e forcës. Dërgoi ushtrinë në ‘97 për mbytur protestat në jug të vendit. Mori kryeministrinë dhe TVSH-në me armë në shtator të 1998. Eshtë e njohur batuta e tij e asaj kohe: e marr Tiranën me demokratët e Lacit dhe Mamurrasit. Edhe pas këtyre organizoi revoltë në Tropojë. Dhe prandaj ish kryeministri Meta, bëri atë akt, gjysëm banditesk, për ta cuar forcërisht në polici. Po çuditërisht, dhe kjo është një pikë për t’u analizuar, që pas kësaj dite Berisha u bë më i butë dhe më paqësor. Në këtë kuptim ky akt i turpshëm ka modifikuar edhe sjelljen e tij politike.

Pse e quani akt të turpshëm?

Sepse nuk mund të trajtohet në atë mënyrë një ish president dhe aq më tepër shefi i opozitës. Po të shihni pamjet duket se si sillen sambistët me maska dhe kallashnikov. Eshtë një mendësi dhune që pavarësisht se këtë herë e pësoi vetë, Berisha e mbart më shumë se kushdo tjetër në politikën shqiptare.

Çfarë tjetër do të ketë në emisionin e sotëm?

Është karriera e Berishës që nga viti 1968, ditë kur ai u pranua në Partinë e Punës, mënyra se si bëri lart me shpejtësi, mënyra se si u ngjit në krye të PD-së e pastaj ngjarjet me rradhë, të gjitha betejat e tij politike. Deri te gënjeshtrat e mëdha që ka fabrikuar nga halli për Gërdecin, 21 janarin dhe për aferat e fëmijëve të tij

Bushati, ju jeni ndoshta i vetmi analist që me siguri nuk i pëlqeni as Berishës, as Ramës. Por çfarë pritshmërish keni pas një transmetimi të tillë vetëm një javë përpara ditës së zgjedhjeve? Fushatën e kujt do ndikojë ky dokumentar?

Eshtë një pretendim i madh të thuash se një dokumentar një orësh, i shfaqur një herë, – a më falni për shkak të heshtjes zgjedhore ditën e shtunë, ai do të transmetohet edhe një herë të dytë të enjten mbrëma në 23 30 – mund të ndikojë në fatin e një fushate, ku luhen aq fate dhe janë hedhur aq shumë miliona. Por di të them se ai mu duk super i nevojshëm në fund të kësaj fushate, ku Berisha po trajtohet vetëm si një personazh i emisioneve humoristike. Ai nuk ka dhëë asnjë përgjigje serioze për të gjitha pikëpyetjet që shtrohen mbi të.

Nga ana tjetër ky është një dokumentar i angazhuar që ndan idenë e të gjithë atyre që mendojnë se ka ardhur momenti që ky njeri me gjysëm shekulli angazhim politik dhe çerek shekulli në politikën aktive, tani duhet të largohet.

Çfarë mendoni kur dëgjoni PS-në e sotme të thotë që Berisha duhet të shkojë në shtëpi të rrisë mbesat? Paradoksalisht herë pas here Rama kujton drejtësinë për 21 janarin. Juve ju duket se këto përjashtojnë njëra-tjetrën?

Unë nuk kam shpresë se Rama do të preokupohet realisht për 21 janarin pas fitores. Do e shohe me cinizmin e një politikani. Nëse do ti duhet do ta përdorë, por nëse jo, do ta harrojë. Ndërsa për luftën me ‘gjyshin” them se ajo është një betejë e detyruar në mbrojtje. Gjatë këtyre katër viteve propaganda e Berishës na ka shurdhuar me rekordet e tij të notit, me ngjitjen në majat më të larta, me arteriet e tij që nuk kanë asnjë gjurmë arteroskleroze, me mirin e fuqisë së tij të përjetshme dhe rinisë së tij të pafundme. Në këtë kuptim ky mit i rremë duhej rrëzuar. Berisha duhej trajtuar si gjysh, jo vetëm për moshën që ka, por për mendësinë që ka.

A mendoni se në Shqipëri do ketë arrestime ish-kryeministrash apo liderash të opozitës në të ardhmen?

Mendoj se ky vend nuk do të funksionojë normalisht, pa përfunduar pas hekurave disa prej atyre që na kane drejtuar këto 22 vjet, por mendoj se ai do të shkojë edhe më keq, nëse e gjitha kjo konceptohet si hakmarrje politike dhe jo si vënie në vend e drejtësisë. Me sistemin e kalbur të drejtësisë që kemi, ky akt duhet të vijë sa më vonë.

 

 

berisha-pranga2 berisha-pranga1

January 15, 2014 10:31
Komento

50 Komente

  1. Gramoz June 16, 21:05

    ngadale sesa do dalin per te e ku do perfundoje zoti i madh e di drejtesia nje dite do vihet ne vend shpirtrat e mare nga ky po theresin DREJTESI

    Reply to this comment
    • geto June 16, 21:55

      po ky qe atehere duhej mbajtur brenda e sduhej lene me te dilte nga burgu se po te kishte qene brenda ai te gjithe ne do te ishim me te qete tani dhe do te jetonim ne nje shqiperi me te mire dhe me te perparuar, por skemi cbejme do te durojme edhe 7 dite dhe perseri ne burg do perfundoje por nuk kete me mundesi te dale

      Reply to this comment
      • Kena June 16, 22:35

        Saliu sic u arrestua ne 2000 Saliu do arrestohet edhe me 23 qershor me voten e popullit!

        Ka shkuar aty ku nuk mban me, jemi te rrenuar krejtesisht e nuk kemi pare “drite ne fund te tunelit” keto vite, vetem erresire.

        Mjaft me, duhet te mobilizohemi te gjithe ta nxjerrim plakushin e regjur ne pension!

        Reply to this comment
        • Sindikata e Minatorëve June 17, 08:16

          Saliu perseri duhet arrestuar. Po kush do ta arrestoje ?! Se ilir meta prape ne qeveri do jete. Edhe po e arrestoi Rama, do ta liroje meta me proçedure.
          Po perveç arrestimit te saliut dhe plot probleme te tjera qe duhen shoshitur nga qeveria qe vjen, ky popull ka nevoje edhe per pataten buke dhe gjelle, per drejtesi sociale, per t’ju njohur te pakten e drejta per mbijetese qe fillon me deklarimin zyrtar te minimumit jetik.
          Meqe te gjithe politikanet tane ne vend te emertimeve kriminel, i korruptuar, bandit, diktator, imoral, hajdut me çizme, i pafytyre, tradhetar, mashtrues etj. vetequhen me krenari “pragmatiste”, a nuk duhet te mendojme edhe ne si qytetare pragmatiste, dhe ne vend te votojme per emrat sa me siper te votojme nje here sa per prove per veten tone, per dinjitet social ?…
          Te shpetojme nga komunizmi, o burra te votojme saliun …!
          Te shpetojme nga banditizmi i saliut, o burra te votojme fatosin e sapodale nga burgu si hajdut …!
          Te shpetojme nga iliri floriri dhe fatosi detekosi, o burra te votojme saliun perseri …!
          Te shpetojme nga humanoidi vrases sali, o burra te votojme per rilindje, paçka se rilindje me shpergenjte e ilir metes, pampersit te saliut.
          Po qe te luftojme vete per dinjitetin tone social, a nuk ju shkon asnjehere ne mendje ?
          Ne jemi sindikaliste dhe nga hyrja jone ne garen politike zgjedhore nuk po kerkojme pushtet, por po kerkojme mjet. Mjet per tu mbrojtur nga arbitrariteti i pushtetit te perqendruar ne duar te antishtetit. Antishtet qe sot materializohet ne qenien humanoide sali, dhe neser eshte potencialisht i mundshem me virusin veteshumues kanceroz meta.
          A me shume keni besim tek njerezit e semure nga pushteti, apo tek njerezit qe vetem jane konfrontuar me pushtetin ne emer te mbrojtjes se dinjitetit social ?!
          Mos u beni dembele ne meditim dhe vendimmarrje !
          Shikojeni :
          https://www.blogger.com/blogger.g?blogID=1041586457480786085#allposts

          Reply to this comment
          • KERRI June 17, 09:14

            saliu nuk eshte gje tjeter vecse nje mbeturine komuniste qe duhet larguar ne castin me te pare
            ai ka 22 vjet demokraci te rreme si dhe disa te tjere komunizem qe luan kumar me jetet tona
            TA SHPORRIM!
            DUAM RILINDJE TE SHQIPERISE!

      • Alba June 16, 22:38

        Kjo eshte historia e frikshme e lindjes se nje diktatori!
        Nje imitim i shemtuar i Enver Hoxhes, nje imitim i nje malesori injorant qe ngjiti me dhune shkallet e politikes!
        Kjo histori deshmon edhe deshtimin tone si popull gjithe keto vite qe e kemi mbajtur ne pushtet!
        Duhet te zgjohemi nga gjumi i thelle letargjik e te ngrihemi kunder Saliut dhe shpures se tij kriminele!
        Duhet te ngrihemi per te drejtat tona, per nje jetese te denje e jo te trajtohemi si kafshe!
        23 qershori eshte dita vendimtare per ta bere kete!

        Reply to this comment
      • Klaudia June 16, 22:40

        Epo ne jemi popull budalla!
        I harrojme gjerat shume shpejt, bejme nje sy qorr nje vesh shurdh per nje mirqenie afatshkurter qe na rrenoi edhe me thelle ne periudhen afatgjate!
        Nuk e kuptoj se si e kemi mbajtur gjithe keto vite ne pushtet kete horr me kete lloj historie skandaloze e kriminele qe ka !
        DUHET TA ZHDUKIM SALIUN NGA FAQJA E POLITIKES!!!!!

        Reply to this comment
      • Evi June 16, 22:44

        Ne mire qe nuk kemi patur ndonje 97′ tjeter keto 8 vite qe ka qene Saliu ne pushtet!
        Te gjithe njerezit jetojne ne skamje, te gjithe bizneset duke falimentuar, sistemi arsimor e gjyqsor jane kthyer ne pazare korruptive ku kundermon perzierja e frikes, parase dhe tradhetise!
        Nje peshtirosje e pamase me vjen sa here me del ne TV ky horr e kaluar horrit!
        Shpresoj dhe uroj qe me 23 qershor ta marre pergjigjen e duhur nga te gjithe, shpresoj qe kesaj here shqiptaret mos rrine me kokeulur por te cohen dhe te luftojne me vote!

        Reply to this comment
      • Katerina June 16, 22:48

        E te mendosh qe para dy diteve u shfaq tek emisioni Zone e Nxire dhe dukej si njeriu me babaxhan qe te kishin zene ndonjehere syte!
        Po shqiptaret harrojne bemat e tij ne 97, harrojne gjakun e shqiptareve qe eshte derdhur e me te cilen eshte perlyer Saliu per vite me rradhe!
        Nuk shohin qe ka kthyer familjen e tij dhe zagaret qe i rrine nga pas ne miliardera ne kurriz te popullit!
        Njerez, duhet sensibilizim, duhet te ngrihemi te gjithe kunder ketij kafshes e ta nxjerrim me VOTE nga kryeministria!

        Reply to this comment
      • Etleva June 16, 22:50

        Gjithe historia e Saliut ka vetem nje fjale kyce pershkruese: VRASJE!!
        Nga nje pjelle e komunizmit u maskua si demokrat i flakte dhe pasi i kundervihej ndokush e vriste dhe ate sic bente Xhaxhi me miqte e armiqte e tij!
        Po pjelles se Xhaxhit, ish sekretarit te partise se punes i ka ardhur fundi!
        Shqiptaret nuk do rrine me duarkryq teksa ky kalbesire i rrjep cdo dite nga e drejta per te jetuar te lire!

        Reply to this comment
      • Kelmend June 16, 22:54

        Po nuk u lodhe o Sali? Nuk u lodhe se vrari, se kercenuari , se rrenuari shqiptaret?
        Po si nuk te dhimbsen pak ata njerez qe ke vrare mor kafshe?
        Si nuk te dhimbsen ndopak njerezit qe vdesin perdite se skane cte hane, nderkohe qe Xeni yt del me dashnoren cdo fundjave jashte shtetit per pushime?
        Po si nuk u lodhe se vjedhuri Shqiperine more kalbesire??
        Do i pergjigjesh edhe ti drejtesise nje dite!!
        23 qershori eshte dita jote e gjykimit!
        Une shpresoj te te rrenojne edhe ty sic ke bere edhe ti me atdheun tend!

        Reply to this comment
    • Yllka June 16, 21:55

      Perdhosja qe saliu i ka bere ketij vendi e percmimi i tij jane nje arsye pse shqiptaret me 23 qershor do votojne masivisht kunder tij. Rama ka sjelle shpresen nder popull e #29 -ten e shohim si numrin qe neve si popull na ka sjelle perhere fat, ndaj mos e harrojme, ne duhet te clirohemi nga pushtuesi sali duke mbeshtetur e votuar #29

      Reply to this comment
      • ada June 16, 22:19

        PO PSE NUK E MBAJTEN MBRENDA MORE. PERSE NUK JA BETE KETE TE MIRE KETIJ POPULLI.

        SHPRESOJ ATE GABIM QE BETE NE ATE KOHE DUKE MOS E MBAJTUR BRENDA..TA RREGULLONI TANI… MBYLLENI BRENDA DHE MBYLLENI NJEHERE E MIRE KETEE KAPITULL ME SALI BERISHEN.

        Reply to this comment
    • Bertina June 16, 21:56

      Ashtu sic e arrestoi Meta ne 2000, ashtu do ta provoj prap Saliu burgun per krimet qe ka bere. Do paguaj
      1. per Gerdecin
      2.per 21 Janarin
      3. per vjedhjen e fondeve shteterore
      4.per lehtesimin qe i ka bere djalit dhe vajzes, ne menyre te paligjshme, ne menyre qe ata te pasurohen mbi interesat e popullit
      5. per varferine ku na ka futur
      6.per premtimet e pa-mbajtura
      7.per demin qe i ka bere demokracis
      e shume e shume arsye te tjera

      Me 23 Qershor, do tregojme te gjithe se nuk harrojme e mbi te gjitha nuk falim kriminel

      Reply to this comment
    • berta June 16, 21:57

      sali berisha eshte e keqja e madhe e ketij vendi i ka sjelle 1001 te zezat por me ne fund kesaj rradhe do na lere te qete do zhduket pergjithmone dhe shqiperia do te kete mundesine te jetoje dite me te mira

      Reply to this comment
    • tiku June 16, 22:04

      ajo drejtesi e munguar qe nuk e denoje dot saliun per vrasjet dhe vjedhjet e 97 do te vihet ne vend pas 2 qershorit kur te vije Rama ne pushtet sepse saliu nukmeriton te bej nje pension te qete duhet me pare te japi llogari per te gjitha zullumet, po te vjen fundi berishe dhe kete e ke kuptuar edhe ti tashme

      Reply to this comment
    • fani June 16, 22:06

      shqiptaret mezi po presin te vije dita e votimeve sepse te gjithe kane nje mllef te papare kunder saliut dhe kupoles se tij mafioze qe i ka futur duart ne xhepat e cdo qytetari duke i marre te gjitha kursimet dhe duke e lene te jetoje ne nje mjerim te cilit do ti thone JO me 23 qershor

      Reply to this comment
    • Shkelzeni June 16, 23:11

      Berisha duhet te ishte mbajtur ne burg atehere po e shpetuan nderkombetaret. Kurse tani ai ben sikur e harron ndihmen qe i dhane atehere. Po nuk ka gje, nuk harrojne shqiptaret. Prandaj do ta largojne nje here e mire ne 23 qershor!!! Po vjen Rilindja dhe nuk e ndalon dot asnje Sali!!!

      Reply to this comment
  2. Ermiona June 16, 21:40

    historia e ketij individi eshte aq e piset se dhe fjalet qe dalin nga goja e tij. Eshte shum mire ti tregojme edhe nje her gjithe popullit se me cfare lloj njeriu ka te beje.
    Berisha duhet ti kishte disa vite me shume ne burg, per te mbrojtur vendin nga te till njerez qe perpiqen te vin ne pushtet per te rrenuar e per tu pasuruar vete. Njerez qe nuk e kane ne plan interesin e popullit, por merem me vjedhje dhe shantazhe per tu kapur me kot pas nje posti qe nuk i takon as ligjerisht as moralisht.

    Reply to this comment
    • Flogerti June 16, 21:52

      Po ku ka patur ndonjehere fytyre ky njeri mer aman qe te kete sot. Skish faj mero baze kur thosh se : Saliu ka harruar se a nene e babe e jo me ti bjeri mendja per police e ish-ushtarake. Ai eshte i marrosur pas pushtetit dhe kaq, eshte i fandaskur pas vjedhjes e vrasjes se cdokujt qe i ze rrugen, por tani eshte i pafuqishem..

      ndaj me 23 qershor ky njeri duhet qerruar nga aty ku eshte

      Reply to this comment
  3. Keno June 16, 21:46

    Arrestim qe duhet te kishte ngelur dhe te mos ishte liruar !! sepse shqiperia do ishte shuum bukur tashme dhe me ket njeri larg !! sdo rrinim tu stresonim akoma ketu duke u mare me berishen qe smerito te rri asnje sekonde ne pushtet !! sduam me komunista duam RILINDJE

    Reply to this comment
  4. AL-Boston June 16, 22:22

    Me vjen keq por Sali Berishen nuk do ta denojne gjykata,se ato jane politike.Ky kriminel do denohet nga populli se kan gjak per te mare.Nuk e di kur kombi shqiptar do shpetoj nga ky spiuno kriminel.Familja dhe te afermit e tij jane kthyher njesoj si familjet mafioze por shume shpejt gjithcka do shkoje atje ku e ka vendin.

    Reply to this comment
  5. Ilir June 16, 22:36

    23 Qershori eshte fundi I rregjimit Berisha. Votoni te gjithe ju o popull. Edhe ju qe nuk kini votuar asnjehere dhe ju te tjeret qe kini qene te lekundur. Votoni per te larguar nga politika komunistin e fundit ne Evrope. Fitorja e ka nje emer, ajo quhet Rilindje.

    Reply to this comment
  6. miri June 17, 03:15

    Di te them qe sala i mbushi kur e arrestuan kaq do tu them dhe uroj qe te iki nje ore e me pare ky plehra e kombit shqiptar

    Reply to this comment
  7. Agimi June 17, 06:13

    Ai nuk ishte arrestim por tallje. Arrestim eshte kur i hidhen prangt, futet ne biruce, hetoet pa anesi, nxirret ne gjyq si gjith te tjeret, gjykohet me drejtesi e traNSPARENCE DHE MANDEJ I KOMUNIKOHET VENDIMI PERKATES. Gjkime si i Fatmir mediut, Ilir Metes, Lulzim Bashes etjerve jane tallje dhe vetem tallje e lojra te ndyra. Para dy ditve ne gjykaten e Tiranes u zhvillua procesi per nje adoleshent 14 vjecar pasi i pat mare ne loje e siper nje shoku te tij celularin me vlere 9.000 leke, policia e prokuroria e cilesuan vjedhje me grabitje dhe u denua me 2 muaj burg konvertuar 18 muaj prove. Pra tjeter standard per pupullin dhe tjeter per udheheqesat tane te nderuar.

    Reply to this comment
  8. Lleshi June 17, 09:37

    A do te ndodhe arrestimi i8 Berishes nga Rama Meta ? Une them se po ! Jo pse Berisha eshte nje kriminel qe meriton pushkatimin dhe burgun e perjetshem , por per ta mbrojtur Berishen nga reagimi i njerezve !

    Do ta perdorin mbajtjen , per kete “hall” ne burg , per t’i bere edhe ca “procese ligjore” , per ta shpelare “m.utin” me “shur.re” dhe pas disa vjetesh Berisha eshte gati te riciklohet si i “paster” ne poltike ! Do te thoni juve 80 vjec do vazhdoje ne politike ? Po , mor po , edhe 180 vjec do te shkoje ne rast se serbi dhe turku nuk gjejne dot ndonje figure per ta zevendesuar ne krye te PeDe-se . Dhe sapo te hypi ne pushtet , “i paster” si nje puset ujrash te zeza , sic eshte , do te “zgjedhi” pasardhesin e tij ne PeDe dhe ne pushtet !

    Tani qe jua thashe zhvillimin e historise shqiptare per vitet e ardheshem , hajt pra , me b.ythe te lehta !

    Reply to this comment
  9. BESNIK June 17, 09:43

    SALIU ESHTE ATAVIZMA E SHEKULLIT

    Reply to this comment
  10. megi June 17, 10:18

    Andi te pergezoj per sa informacion jep , keto populli i di si gojedhena, por te sistemuara dhe perpunuara per nje emision ,marrin trajte me te plote.

    Reply to this comment
  11. Lleshi June 17, 10:31

    Bushatkaaa , sikur t’i thuash gjerat pak me hapur ? Pse nuk thua qe Berisha kuptoi se serbet i kishin dhene viston Metes (nepermjet Kryemadhit) qe t’i tregonte vendin Berishes ? Ti mendon se njerezit jane aq ordinere sa mbrapa veprimeve te ketyre kukullave lapangjoze si Berisha dhe Meta , te mos “lexojne” urdherat e eproreve te tyre , qarqeve antishqiptare ? Kjo e ka trembur Berishen , “vistoja” e ketyre qarqeve , se po te ishte per Meten , e kishte vegel te Gazidedes , qe kur ishte kerthi !

    I ke pare ndonjehere “kujdesin” qe benin xhupzinjte paramiltare dhe ata te SHIK-ut per meten , kur i versuleshin FRESH-isteve per t’i masakruar pse ndiznin qirinje tek ura e lanes ? Po ne raste te tjera qe nuk po i permend …?

    Fare e keqe mbetet o Bushtrato !

    Reply to this comment
  12. petro June 17, 11:19

    turp qe per 23 vjet kete vend e drejton nje injorant profesional si sali berisha
    votni 29 qe ne 23 qershor ta qerojme

    Reply to this comment
  13. ane June 17, 11:43

    Rilindja e ka per detyre morale nje Riarrestim ! Duhet shpetuar vendi nga kjo gangrene!

    Reply to this comment
  14. Vëzhguesi F June 17, 12:47

    Nga gjithe kjo “zallamahi”, se nuk ka pse perben ndonje çudi te madhe, ndalimi i nje personi destruktiv, kushdo qofte, qe kerkon te destabilzoje rendin kushtetues per qellime dhe interesa personale, ka diçka qe me duhet ta shtjelloj me poshte.Por se pari do te theksoja se ndalimi i Berishes nuk ishte veprim banditesk, siç po e lexoj te interpretohet, por nje veprim i ligjshem brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues, ku te gjithe para ligjit per veprimet dhe mosveprimet e tyre jane barazisht pergjegjes. Dhe nese ligji dhe Kushtetuta do te ishin referenca jo thjeshte teorike por dhe kryesisht praktike, nuk kishte pse kultivohej dhe rritej bima narkotike e politikes çoroditese e kultures se pandeshkueshmerise. Ajo qe po thoja dhe me terhoqi vemendjen, por dhe qe ia vlen ndoshta dh per te hequr paralelen e nevojshme, eshte deklarimi i Berishes qe citohet edhe ne interviste se “… e marr Tiranen me demokratet e Laçit dhe te Mamurasit” Po natyrisht kishte gjasa te ndodhte dhe keshtu, ne ate fare feje qe ishte katandisur rendi dhe siguria prej katrahures berishiane te piramidave de shkaterrimit te shtetit me 1997. Sepse armet dhe municionet ushtarake, ishi ne duart e banditeve e berishes, falangat e te cileve i ka perdorur sa here qe ia ka dashur nevoja apo interesi per te mbajtur karriken e pushtetit. Ne vitin 1991, kur ne emer te demokracise, anarshia e rruges e udhehequr nga Sali Berisha dhe Hajdari me compani, shkateronin çdo gje se ishte komuniste deri aty sa siguria e shtetit shqiptar ishte ne pike te hallit, lideri fashist Beogradit, Sllobodan Milosheviç kishte bere nje deklerae pak a shume te ngjashme, me kete te dhjete vjeteve me pas te Sali Bersishes, kur pati thene se ai po te donte “… e marr Shqiperine me gjuetaret e Beogradit”!

    Reply to this comment
  15. ester June 17, 13:00

    Megi, se ke kuptuar hic fare Anducin.Lexo pak te lutem vetem fjaline e fundit te artikullit te tij, “me sistemin e kalbur te drejtesise qe kemi, ky akt duhet te vije sa me vone”. Dmth Megi, Anduci sugjeron qe arrestimet te vijne saaaa meee vooone te mundet dhe besoj e kupton per cilin politikan e ka konkretisht.

    Reply to this comment
  16. kelmendasi June 17, 13:20

    Do i rruajne menderen Berishes bijte e bllokut apo nipat e bllokut te tipit Bushati.
    Berishen e arrestoji kushriri i Bushatit Ilir Xhelil Gjoni .Deshen ta zhdukin ne fshehetesi por u dhjene ne breke nga Be dhe SHBA dhe e liruen direkt,Ne polici Berishen as qe e pyeti njeri dhe as qe utremb fare. Per kete kane tregue vone vete policet qe ne fakt jane sjelle shume mire me Berishen.Ka qene nje perpjekje per ta rrembye dhe zhdukur fshehurazi.Turpi i Ilir Gjonit dhe Fatos Klosit meMeten dhe Nanon apo dhe Mejdanin si president.Si banditet ne 2 te nates si eterit e tyre.

    Reply to this comment
  17. shqipfolësi June 17, 13:29

    Problemi i dënimit apo jo të politikanëve të sotëm, është një Problem që duhet zgjidhur.
    Bushati ka të drejtë kur thotë se në emisionet televizive, në se e keni vënë re, analistët e “shquar” që kemi po mundohen ta paraqesin “asetin e çmuar të RUMSFELDiT” si një personazh “të lodhur” e të “plakur” që duhet të largohet nga politika për këto arsye.
    Por e vërteta nuk është kjo. Ti themi gjërat me emrin e tyre. “Aseti i çmuar” duhet të largohet jo se është i lodhur apo i plakur, POR sepse ka kryer veprime të KUNDRA-LIGJSHME!
    Dhe gjykata pas 23 qershorit, duhet të merret seriozisht me zbatimin e LIGJIT njëherë e mirë, për të gjithë SHKELËSIT e tij!
    Në se edhe këtë herë partia socialiste që po na kërkon votën, në se fiton, do ta anashkalojë VENDOSJEN e LIGJIT për të gjitha veprimet e kundraligjshme deri tek URDHËR-DHËNIET për VRASJE të demostruesve të paarmatosur, apo MOS- Hetimet për 26 të vrarë në GËRDEC, atëhere mendoj se Shqipëria nuk ka për tu futur në rrugën e ligjit, edhe për 22 vjet të tjera.
    Natytrisht ne si votues, i VOTOJMË POLITIKANËT sepse ata sipas sistemit politik shoqëror, janë PËRGJEGJËS për veprimet ligjore në shërbim të shtetit. Por në se shteti është vjedhur, nëse shteti është korruptuar, në se shteti është cënuar, nëse shteti po kapet nga njerëz jo të aftë por thjesht militantë, në se shteti po varfërohet çdo ditë nga përvetsimet e padrejta të politikanëve, që ne po i shohim çdo ditë të denoncuara edhe me fakte, atëhere GJYKATA nuk ka pse të bëjë SEHIR! Gjykata duhet të ZBATOJË LIGJIN! Këtë kërkojmë ne si qytetarë.
    Sepse “të lodhur” jemi NE QYTETARËT dhe jo sala..”aset i çmuar i RUMSFELDIT”.
    Sepse ky “aseti” ka aq miliarda sa ta kalojë pleqërinë në flori…
    Po çfarë do bëhet vallë me ne qytetarët që nuk kemi miliona e miliarda?!
    Ne Votën këtë herë do ta japim kundër “asetit të RUMSFELDIT” por ama do ta japim që Partia Socialiste të zbatojë LIGJIN kundër të GJITHË SHKELËSVE dhe URDHËRUESVE TË TYRE!
    Nuk është problemi se ne po kërkojmë HAKMARRJE. Sot në këtë gjendje dhe situatë që ndodhemi ne si popull opozitar, nuk kemi asnjë hezitim se VETËM LIGJI do ti vërë gjërat në Vendin e duhur. Shoqëria njerëzore nuk mund të tolerojë pa mbarim Gabimet, Fajet, Krimet. Ka një KUFI edhe për POLITIKANËT!
    Këtë herë politikanët duhet të dëgjojnë mirë ZËRIN e Popullit!

    Reply to this comment
  18. beni June 17, 14:24

    Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !

    Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..

    Reply to this comment
  19. Bocari.M June 17, 16:55

    Jam dakort shqipfoles. Ne jemi shume te zote per te hequr pergjegjesine nga vetja. Por ckeni o zonja e zoteri me Saliun. Saliu nuk u zgjodh vet por e zgjodhi populli i ndritur. Mos harroni sa burra e gra zonja e zoterij i sherbejne Saliut. Ne e dinim qe Saliu ishte sekretar i partise komuniste dhe e zgjodhem kryetar te PD. Vume ujkun te drejtoje delet. Nuk e dinim se kaq tru kemi. Pasi hengri delet e para, e zgjodhem prape e prape e prape. Por cfaj ka Saliu qe ne keshtu donim? Nuk behet fjale per nje legjislature 4 vjecare, por 22 vjet. Sa njerez ka sot pas vehtes Saliu? E dime ne se ai gjuajti dhe vrau se bashku me Lul Bashen 4 vete me doren e shqiptareve me 21 Janar? Si reaguam ne? Lulin e zgjodhem kryetar Bashkie Saliun do ta zhgjedhim prape kryeminister. Do thoni ju zgjedhjet u manipuluan.Por edhe nqs. u manipuluan 100.000 vota mos harrojme se ato u bene mbi bazen e 800.000 ekzistuese. Pra mos shani Saliun. Saliu eshte ajo qe ka nevoje gati gjysma e Shqiperise. Mos harroni se ai qe e arrestoi ne 2000 ishte zevendesi i tij deri me sot.
    Te ruajme emocionet dhe te mendojme se si keta njerez mos na perdorin prape per te lare rruget me gjakun tone. Saliu nuk zbret vete nga kali.

    Reply to this comment
  20. Shehu June 17, 19:18

    Bushati, nipi i Hysni Kapos, analist i pavarur??!!ha ha ha

    Reply to this comment
  21. shqipfolësi June 17, 19:56

    ..për @Bocari. M

    E kuptoj thelbin e komentit tënd. Jam dakord që për këtë “asetin e rums-feldit” punojnë shumë zonja e zotërinj. Me disa prej tyre kam punuar para dhjetë vitesh. Por sot nuk e kuptoj se si mund ti shërbesh këtij sistemi dhe si mund të jesh i lumtur kur sheh gjysmën e popullsisë që vuan Pa-punësinë!
    E dyta, jam dakort kur thoni se ..”Saliu nuk zbret vete nga kali”. Atëhere të Votojmë e ta hedhim pa emocione por me fakte reale, me VOTË, por jo ta tolerojmë më të na vjedhë!
    Vazhdimin e komentit e shtjellojmë nesër, pasi të rifreskojmë faktet dhe ngjarjet në emisionin e sotëm “Zonë e ndaluar”.

    Reply to this comment
  22. miri June 17, 20:11

    o ti shoku ke qene aty kur e arrestuan bacen tuaj ,e ja po ta them qe ai trimi juaj i mbushi po deshe shko pyet lirien e tij qe i covi rrobat ne birruc qe te ndrrohej se vinte era mut oj ti oj ti kurse sa per komunista dhe bllokmen keni katragjyshin qe ka mesuar nga ata.uroj qe kta palo komunista qe ne emer te demokracis cirren ,por nga ana tjeter vjedhin sikur ska ndodh asgje dhe hajduti gerthet kapeni hajdutin,ae di ti qe e bija klintonit tu perzinte ne allishverishe sic bene argita juaj hilari do jepte doreheqje te parevokueshme dhe do ta conte vet ne burg jo me te vjedhi me miliona.

    Reply to this comment
  23. Bocari.M June 17, 21:09

    Zoti shqipfoles, me vjen mire qe ke kuptuar dicka nga ato qe kam shkruar. Po ta shkruaj edhe njehere per ty dhe per mua. Sali Berisha nuk eshte fajtor. Fajtor jemi ne qe prej 22 vjetesh. Fajtor jane ata qe jane ne krahe te nje krimineli te semure qe jo la pa pune gjysmen e popullit, por shkaterroi Shqiperine dhe jetet tona. Mos harro se Saliu mbeshtetet akoma nga qindramijera njerez te popullit tone. Te mbeshtetesh nje kriminel do te thote se je kriminel. Dhe po te mendosh qe midis nesh ka kaq shume te tille, eshte katastrofe njerezore. Lexo Kelmendin se me cfare fanatizmi e mbron. Ne te tjeret jemi femije ne gjykim dhe femije ne sjellje. Gjyshja ime thoshte nje fjale: u ngrit nje budalla dhe hodhi nje gure ne lume, u cuan 1000 te mencur dhe nuk e nxorren dot. Ju uroj shikim te mbare te emisioneve televizive qe rrahin uje ne havan.
    Une them, bravo i qofte Saliut. Shqiptari pranon me mire te mbaje ne koke MORRIN 30 vjet se sa te qethe floket. Mos harroni Namik Hotin.

    Reply to this comment
  24. Vëzhguesi F June 17, 22:49

    Nje titull sensacional per nje emision luster, per njeriun qe pa me te voglin dyshim dhe hezitim mund te konsiderohet, fatkeqesia e popullit dhe kombit shqiptar ne keto 22 vjet. Sali Berisha eshte i zhytur ne krime monstruoze qe variojne nga djegijet, shkatrrimet dhe vrasjet pas shpine, shkatrrimi total i shtetit, vjedhjet e popullit me sistemin piramidal mafioz, grushtin e shtetit, shitjen e detit, vjedhjet e pasurive kombetare, vrasje te tipit mafioz ne Gerdec, vrasjet e 21 Janarit dhe deri tek shkaterimi i dinjitetit te shqiptarit kudo ne bote. Ky emision-nekrologji politike ishte me shume mangesi, per nje Ghedaf shqiptar, siç eshte Sali Berisha.

    Reply to this comment
    • LORA June 18, 07:34

      Kete fatkeqesi na e gopen nano-kurvat.
      Pa ta ai mbetet sot e gjithe diten nje brekedhjere.Me te nano-kurvat gjelliten 8-vjet mua,ty dhe gjithe Shqiperine,pa ju hyre gjemb ne kembe.
      Sa per emisionin e djeshem,ai eshte produkt made in bushati e asgje me shume.Besoj se nuk e keni harruar qe brekedhjeri u pompua nga familja e ketij te voglit bushat.Jane ata te paret qe ja bene kete moster peshqesh shqiptareve.
      Me 23 qershor jemi ne qe do ta zgjidhim nyjen gordiane te fatit tone te ardhme.

      Reply to this comment
  25. shqipfolësi June 18, 08:47

    Vazhdim i debatit me parafolësit…
    E dimë, që historia e vërtetë e saliut, fillon që me teserën e PPSH. Vazhdon me Ramiz Alinë dhe më tej me URDHËR-DHËNIET për Vrasje. E kemi komentuar dhe në tema të tjera të mëparshme, që KRIMET e këtij njeriu fillojnë me vrasje, me Piramida, me Armatosje masive, me grushte shteti me tanke, me bojkot parlamenti. Saliu është Rrufjani politik më FANATIK dhe më MASHTRUES në lëvizjet e tij.
    Gënjeshtrat e tij në se e mbani mend me Gërdecin, ku ai deklaroi se ..”As nuk e di se ku bie Gërdeci” thuhen aq me “mjeshtëri” dhe në mes të Parlamenti, sa të gjithë PASUESIT e tij- që për fat të keq siç thonë dhe PARAFOLËSIT- i mbështesin me fanatizëm dhe më keq akoma, i JUSTIFIKOJNË si veprime të drejta politike dhe të “DENJA PËR NJË POLITIKAN KARRIERE”!!!
    Pra nga analistë dhe opinionistë, ne kemi parë dhe do shohim rëndom dy qëndrime dhe dy konceptime diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin. Njëra palë do mbrojë gjithnjë pushtetin nga i cili merr edhe rrogën, kurse pala tjetër gjithnjë do jetë në opozitë me “bëmat e denja politike për politikanët e karrierës”.
    Natyrisht, në se do fillojmë të bëjmë PSIKOANALIZËN e “Njeriut Shqiptar” se ..”më mirë duron 30 vjet një MORR se sa të qethë flokët” siç thotë dhe parafolësi (Bocari.M) nuk besoj se do na dalin faqet e kësaj gazete. Por fakti është se ne “Njeriu Shqiptar” e kemi duruar Morrin për 45 Vjet dhe akoma po vazhdojmë me Morra të tjerë “Kodoshë politikë”.
    Qëllimi i këtyre komenteve besoj unë, është që të ballafaqohemi me faktet dhe ngjarjet e vërteta dhe të reagojmë ndaj tyre si qytetarë që na shkelen të drejtat çdo ditë.
    REAGIMI im si QYTETAR, vjen sa herë shoh në emisionet televizive pasqyrimin e fakteve dhe ngjarjeve dhe më pas komentet jepen në disa kënd-vështrime.
    REVOLTOHEM shumë kur dëgjoj analizat televizive, që diskutojnë për këtë “Rrufjan politik” si të ishte “LOJTARI MË I MIRË POLITIK që paska sot Shqipëria!!!” Pra këta “analistë” e drejtojnë bisedën në një nivel të tillë, ku nuk është më e nevojshme të diskutohet për “BËMAT” e këtij njeriu, por për “MËNYRËN se si ai na bëka POLITIKË”!!! Kjo është pikërisht ajo që më revolton mua si qytetar!
    E para, sepse ne si qytetarë nuk kemi “luksin” të diskutojmë teknikisht “Për mënyrën e shkëlqyyyyr se si luan një politikan” në kurriz të shqiptarëve! HALLI ynë kryesor është VENDOSJA E DREJTËSISË NË KËTË SHQIPËRI të PËRDHUNUAR me qindra herë!!!
    Dhe prandaj mendoj unë, duhen këto emisione për të sjellë sa herë të jetë e nevojshme NË KUJTESËN TONË, se kush është ky njeri që sot del në tribuna dhe akoma pretendon se “ËSHTË njeriu MODEL nga i cili duhet të mësojnë shqiptarët”. “Se ai qenka zog i lirë dhe opozita zvarranike ..”!!!
    Dhe kjo gjë nuk është aq e nevojshme për ne opozitarët, por më shumë për ata PASUES të këtij njeriu, që për të arritur PUSHTETIN e tij është gati të përdorë të gjitha metodat makiaveliste ku “Qëllimi justifikon Mjetin” dhe ky njeri e ka treguar më së miri këtë për 23 vjet me rradhë!!!
    Mjetet e përdorura prej tij, janë ato që ne nuk i përkrahim dhe duam që të dënohen me LIGJ!
    Ne nuk mbështesim vrasjet, prandaj dhe jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim vjedhjen, prandaj jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim mashtrimet, prandaj jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim pa-punësinë, prandaj jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim gjakmarrjen, prandaj jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim analfabetizmin, prandaj jemi opozitarë!
    Ne nuk mbështesim pasurimin e pozitarëve në kurriz të opozitarëve!

    Ne duam përfitime të barabarta për të gjithë QYTETARËT e Shqipërisë! Dhe kjo nuk është aspak teori marksiste, por është një KËRKESË LOGJIKE për Shqipërinë. Sipas mendimit tim, Shqipëria nuk është ai vendi me 50-100-200 apo 300 milion banorë ku do ketë dhe fenomene të pazgjidhura. Shqipëria është vendi ku natyra i ka dhën të gjitha MJETET dhe PASURITË natyrore, që të bëjë të BEGATË të GJITHË QYTETARËT e saj.
    Mendoj se për këtë u ngritëm ne edhe në 90′. Për të shembur të ashtuquajturin “BLLOK KOMUNIST”. Por që për çudinë tonë, po ngremë një tjetër “BLLOK DEMON-KRATIK” që qenka shumë po shumë herë më i egër se ai komunist!!!

    Dhe për të dalë tek emisioni i Bushatit, them se “Qëllimi i tij nuk u justifikua plotësisht me faktet e ngjarjet e sjella në ekran”.

    Reply to this comment
  26. realisti June 18, 09:27

    ka ardhur koha te bjere ere shtet e jo ere m….,njerzit duhet te kene o respekt,o kulture,o frike shtetin ,ligjin e jo personinin…sepse marrja e spaletave te pa merituara te kthen ne diktature e shenjat jane..e sa per rastin konkret dhe ky miku i floririt duhet te beje ca vite stazh,,,,

    Reply to this comment
  27. juli June 19, 14:21

    nji m te madh kan per ta denuar.po u denua ky do denohet liri dhe sbohet si perfundim aq sa futi sala ne burg tosin do ta fusin kta

    Reply to this comment
  28. TANI January 16, 04:20

    TE NA TREGOJE ANDI BUSHATI SE PSE U LARGUA NGA KLANI PARA KATER VITESH DHE PER CFARE ISHTE DEBATI ME SANDER FRANGAJ, CFARE I THA FRANGAJ. PSE RREN SI DERR BUSHATI GJITHE KETE KOHE. A MOS BEHET FJALE GJE PER KETE DEKOMENTAR PER BERISHEN…

    Reply to this comment
  29. Qemal Elezi January 16, 04:40

    Harrojeni arrestimin e deshtuar te Sali Berishes me 29 nentor 2000, ne nje kohe kur ilaci i vetem do te ishte nje plumb ballit. Tani, Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij plus LSI e Ilir Floririt do t’ia thyejne hunden qe mban perpjete Edvin Theofan Noli..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*