Dokumentet/ Beteja 10-vjeçare e Shqipërisë për anëtarësimin në OKB

September 30, 2018 13:54

Dokumentet/ Beteja 10-vjeçare e Shqipërisë për anëtarësimin në OKB

Këtë javë në Nju Jork zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme OKB-së, ku Shqipëria shpreson për një vend si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023. Arkiva online sjell në vëmendje përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i saj. Një përpjekje 10-vjeçare që u finalizua në dhjetor të 1955.

Çështja e pranimit në OKB ka qenë ndër problemet më të rëndësishëm të pas Luftës së Dytës Botërore për Shqipërinë. Madje, në mars të 1945 qeveria e kohës kërkoi të konsiderohej si anëtare themeluese e kësaj organizate, për hir të pjesëmarrjes së popullit shqiptar në luftën antifashiste. Por fakti që vendi ynë nuk kishte vendosur marrëdhënie zyrtare dhe nuk ishte njohur akoma nga shumë shtete e pengoi këtë gjë.

Në 1946 Fuqitë e Mëdha vendosën veto ndaj Shqipërisë me argumentin e qëndrimit të qeverisë së atëhershme ndaj vlefshmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes Shqipërisë dhe shteteve anëtare të OKB-së para 7 prillit 1939 dhe çështje të tjera. Veto u përdor sërish në vitet 1947 dhe 1949 pasi qeveria e asokohe akuzohej se nuk respektonte të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe kjo situatë u rëndua dhe nga Incidenti i Kanalit të Korfuzit.

Pas përpjekjeve dhe rekomandimit të Këshillit të Sigurimit Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi zyrtarisht më 14 dhjetor 1955, bashkë me 15 shtete të tjera. Ky u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të parimit të universalitetit të OKB, forconte autoritetin e saj dhe kontribuonte në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Që nga ajo kohë Shqipëria ka gëzuar pa ndërprerje statusin e shtetit anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në të mirë të paqes, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.

September 30, 2018 13:54
Komento

16 Komente

  1. Çika September 30, 14:53

    Ai që ka përgatitur këtë material është një falsifikator , maskara dhe qen- bir- qeni .
    Të tillet i nxjerrin bojën vendit !

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku September 30, 15:47

    Po perse nuk e thoni te verteten qe Shqiperia u be antare e OKB vetem e vetem se donte Bashkimi Sovjetik, se po te qe per te tjeret edhe sot e kesaj dite do ta shifte me dylbi OKeBe-ne si thoshte i ndjeri Ramiz.

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen September 30, 18:53

      O gomari matuf xhuxhumaku … , pse , si ta merr mendja ty ,mund te pranohej Shqiperia ne OKB , vetem me voten e BRSS ???!!! Duhet te jesh muuuut dhe jo burre , qe te mendosh keshtu , sepse ti e di fare mire , qe kater fuqite e tjera te medha , antare te perhereshme te Keshillit te Sigurimit , ishin kundershtare per jete a vdekje te BRSS – se ! Je vetem nje cope kafshe , qe kerkon t iu imponohesh njeresve me logjike normale !

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku September 30, 19:24

        Po, eshte e vertete qe BRSS kishte vetem nje vote, po kishin nga nje vote edhe Rumania, Bullgaria, Polonia, Cekosllovakia dhe gjithe vendet e tjera qe simpatizonin politikisht Bashkimin Sovjetik. Ti vazhdo te hash mut sa here qe hap gojen dhe mos ki frike se te imponohem se ti nuk ke logjike normale , sepse ke pure kungulli ne vend te trurit.

        Reply to this comment
        • Orteku i Fekenit October 1, 11:02

          Po puna e Kines si ishte kur BS votoi kundra?
          Xhuxh po ! Plak jo!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku October 1, 14:23

            E ke gabim, BS nuk votoi kunder, USA po. Pastaj per Kinen ishin pothuajse te gjitha shtetet e Azise dhe Afrikes qe Kina i ushqente me oriz. Pse cfare kujton ti se mjaftoi vota e Shqiperise?

            Ortek jo! Katunar Fekeni po!

        • Orteku i Fekenit October 1, 14:44

          Fekeni s’ka pas katunar vetem “ushtar”
          Vendimtare ka qene paraqitja e “Hoxhes” ne Paris der ather i “panjohur” dhe i “pafajshem”

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku October 1, 15:20

            Ka pas edhe katunar po ju nuk e dinit se ishte sekret ushtarak.

  3. Zorro September 30, 16:27

    Ku eshte beteja 10 vjecare?
    Ju dhembin syte .

    Reply to this comment
  4. sali qelbesira September 30, 20:47

    Ti Plaku Xhuxhumaku qeke kopil,nuk ha mut kot,i di gjerat ti.

    Reply to this comment
  5. Mbaje me shkume October 1, 02:20

    “sali qerlbesira”, vetem ti ha mut plot.
    Mos komento komentin e tjetrit, po pate ndonje argument beje te ditur apo e ke gojen te zene me mut, qe e ha gjithnje plot.

    Reply to this comment
  6. intelektuali October 1, 14:52

    PSE U VONUA ANTARSIMI I SHQYPNISE NE OKB?

    Nje permbledhje e shkurter nga intelwektuali:

    Shqipëria është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që në vitin 1955, 10 vjet më vonë se data e themelimit të Repubikes se Shqypnise me 11 janar te vitit 1945. Kjo vonesë nuk ndodhi si rezultat i injorimit të Shqypnisë apo mohimit të saj për tu anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, por më së tepërmi ishte një vendim i Fuqive Demokratike të kohës që nuk donin të njihnin regjimin diktatorial qe kishte implementuar Enver Hoxha ne vendin tone gjate dhe pas Luftes me nje dhune te papare antinjerezore. Edhe pse kjo vonesë në pranimin e Shqypnisë rrezikonte ekzistencën e vete Shtetit shqyptar, prapëseprapë pavarësisht këtyre efekteve kjo masë përpiqej të ndikonte në frenimin e shtypjes dhe mohimit të së drejtave të njeriut në Shqipëri. Mirëpo gjeopolitika e pasluftes dhe kryesisht interesat ekspansioniste te Bashkimit Sovjetik ne Ballkan dhe vecanerisht ne Shqypni bënë të mundur që Shqipëria të pranohej pa i respektuar këto të drejta te njeriut që ishin të sanksionuara dhe në Kartën Themeluese të OKB dhe rrjedhimisht regjimi komunist të konsiderohej partner i shteteve të tjerë sipas së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, regjimi komunist duke e konsideruar OKB-në vetëm si një organizëm të nevojshëm për afirmimin e vet në arenën ndërkombëtare dhe jo si një organizëm ombrellë të shteteve të lira dhe të pavarura, nuk mënoi që të vinte sërish në funksion logjikën e vet të izolimit

    SI U KRIJUA OKB:

    Organizata e Kombeve të Bashkuara, është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA. OKB është organizata më e madhe në botë e cila ka për qëllim sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve aleate dhe fituese të Luftës së Dytë Botërore dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919, por nuk ishte treguar efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 192 shtete anëtare.

    ORGANIZIMI:

    OKB-ja perbehet nga: Asambleja e Përgjithshme me seli në Nju Jork, ku të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara në Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme të cilat merren në Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtar ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.

    Këshilli i Sigurimit me seli ne Gjenevë, i cili është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur seancen e parë në janar 1946. Këshilli i Sigurimit mund të përdor edhe forcën ushtarake në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

    Këshilli Ekonomik dhe Social, është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).

    Sekretariati, i cili përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë te OKB-se. Ai ndjek veprimtarinë e gjithë organeve të tjera. Sekretariati zgjidhet një herë në çdo pesë vjet nga Asambleja mbi bazën e propozimit të Këshillit të Sigurimit

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që ndodhet në Hagë, që përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme, sic ishte rasti i sanksioneve ndaj Shqypnise per masakren qe kreu ne Kanalin e Korfuzit me ushtaret dhe oficeret angleze pas Luftes.

    PAK HISTORI:

    Shqipëria në mënyrë që të arrinte njohjen dhe ekzistencën e shtetit te pavarur shqiptar, bëri përpjekje për tu anëtarësuar në Lidhjen e Kombeve ku u përfaqësua nga një delegacion shqiptar i cili dha informacione mbi aspekte të ndryshme në lidhje me formën e qeverisjes. Në Konferencën e Versajës, Shqipëria u mbrojt nga Lordi Sesil, i cili kërkonte miratimin e kërkesës së Shqipërisë duke u shprehur se: “Shqipëria duhej të pranohej, pasi paraqiste të gjitha karakteret e një kombi krejtësisht të formuar dhe se ajo kishte vuajtur po aq sa kombet e tjerë të Ballkanit, prandaj duhej që t’i vinin në ndihmë”. Vetëm pas shumë përpjekjesh e votimesh në asamble, Lordi Sesil arriti që të influenconte në votimin unanim për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku edhe shprehën që Shqipëria të ishte një faktor mbështetës paqeje dhe stabiliteti në Gadishullin Ballkanik. Kështu, kërkesa për anëtarësim e Shqipërisë u pranua me 35 vota, pa asnjë kundërshtim. Në këtë mënyrë Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor te vitit 1920. Ky akt shërbeu si një moment i kthesës së plotë në të mirë të çështjes së Shqipërisë, mbasi Shqipëria u njoh si një shtet Sovran dhe i Pavarur. Gjatë Luftës së Pare botërore Shqiperia u shndërrua ne shesh lufte, territori I saj ishte një objekt nderluftimi i planeve te Fuqive te Medha. Më 7 prill 1939 Italia sulmoi Shqipërinë dhe në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën atë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, të cilët u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste pushtoi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë iu bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar unik, i cili zgjati deri në nëntor 1944 dhe Kosova u bashkangjit me pjesën serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria Greqisë.

    KONFERENCA E PARISIT DHE E SAN FRANCISOS

    Vështirësitë dhe antarësimi i Shqipërisë në OKB u shfaqen qe ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1946. Shteti i vetëm europian që mori pjesë në Luftën Antifashiste, por që nuk u ftua në Konferencën e Paqes në Paris ishte Shqipëria. Ajo nuk u ftua as si pjesëtare e koalicionit të madh antifashist, as si pjesëtare e bllokut agresiv fashist. Në konferencën e mbajtur në San Francisko në fund të prillit të vitit 1945, u ftuan të gjitha ato shtete që kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 Janarit 1942, si dhe ato shtete që i kishin shpallur luftë shteteve fashiste përpara 1 marsit 1944. Shqipëria formalisht nuk i plotësonte të dy kërkesat e sipërpërmendura dhe për këtë motiv nuk mori asnjë ftesë për të marrë pjesë në San Francisko. Shqipëria bëri përpjekje për të qenë anëtare e OKB-së, por rruga e saj drejt OKB-së ka qenë e vështirë dhe madje pak e pamundur për shkak se vendi jonë në këtë periudhë kohore ishte në drejtimin e regjimit komunist. Kështu që Qeveria komuniste iu drejtua tre fuqive të mëdha duke i paraqitur kërkesën që Shqipëria të thirrej në konferencën e San Franciskos dhe vetëm SHBA iu përgjigjën kërkesës negativisht. Më 10 korrik 1952, qeveria e Tiranës e përsëriti përsëri kërkesën për pranimin në OKB, por qëndrimi perëndimor ishte kategorikisht kundër, pasi në Shqipëri nuk respektoheshin të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në vitet 1953, 1954 deri në 14 dhjetor 1955, kërkesa e Shqipërisë për pranimin e saj në OKB kaloi një etapa të gjata. Pavarësisht vështirësive të cilat zgjatën 10 vjet u arrit me ne fund që në vitin 1955 së bashku me 16 shtete të tjera të pranohej dhe Shqipëria si anëtare e OKB-së, por megjithatë Shqipëria do të kishte marrëdhënie shumë të kufizuara me OKB-në për shkak të mungesës së marrëdhënieve normale me SHBA-në dhe Britanine e Madhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin