Dokumentet sekrete, dy oficerë shqiptarë stërvisin ukrainasit kundër rusëve?

April 14, 2015 15:01

Dokumentet sekrete, dy oficerë shqiptarë stërvisin ukrainasit kundër rusëve?

Dy oficerë të ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas në zonat ku janë duke luftuar me separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës.

Lajmi nuk është dhëna zyrtarisht nga autoritetet ushtarake shqiptare por është nxjerrë nga dokumente sekrete të vjedhura ilegalisht nga një grup hakerash pro rusë të quajtur “Cyber Merkut”. Dokumentet thuhet se janë vjedhur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Në listën e publikuar nga hakerat pro rusë shihet lista me 58 emra oficerësh nga vende të NATO-s si SHBA, Spanja, Estonia, Turqia, Hungaria, Portugalia, Shqipëria etj., të cilët kanë shkuar dhe do të shkojnë në Ukrainë për të stërvitur ushtarët ukrainas ndërmjet datave 12 prill dhe 6 maj të këtij viti.

Përveç emrave, hakerat kanë marrë edhe datat e mbërritjes së secilit prej tyre, kompaninë ajrore me të cilën do të udhëtojnë si edhe orën e mbërritjes së avionit në Kiev.

Albeu.com posedon emrat e dy ushtarakëve shqiptarë që do të shkojnë në Ukrainë për në këtë mision të NATO-s por rezervohet në publikimin e tyre për të mos kompromentuar misionin por edhe për të mos rrezikuar ushtarakët, raporton Portali Albeu.

Lista me emrat e ushtarakëve është publikuar në faqen e hakerave pro rusë dhe tashmë po shpërndahet edhe në faqet rusë, ndërsa nuk mund të mos merret me mend se ajo ka mbërritur tashmë edhe në duart e rrebelëve dhe organeve të sigurisë ruse, të cilët sipas NATO-s mbështesin kryengritjen në Ukrainën lindore.

Grupi i hakerave “Cyber Merkut” kanë vjedhur edhe më parë dokumente të NATO-s dhe SHBA-ve, të cilët flisnin për mbështetjen me armë të qeverisë Ukrainase.

April 14, 2015 15:01
Komento

6 Komente

  1. cuci April 14, 15:07

    shume e pafuqishme nato

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" April 14, 15:07

    Ruset i dine emrat, por ministria e mbrojtjes i mban sekret nga shqiptaret.
    Po pyesim ruset kush jane atehere.

    Reply to this comment
  3. ariani April 14, 15:59

    kto tonet do i mesojne si te shkrijne skrapin e tankeve dhe blindeve qe do i sekuestrohen pro-ruseve…

    Reply to this comment
  4. Altin April 14, 19:49

    Ç’ka ketu per tu alarmuar? NATO e ka deklaruar qe do ta ndihmoje Ukrahinen, apo jo? Dhe kjo eshte nje nga ndihmat qe po i bejne. Edhe tani qe eshte zbuluar lista ndoshta ndryshojne oficeret por jo ndihma. Sikur po zbulojne ndonje gje te madhe, ky lajm duhet botuar tek rubrika roze, nuk ja vlen, per mendimin tim.

    Reply to this comment
  5. Zoro April 15, 14:29

    Shume mire bejne, NATO e di mire qe ushtaraket shqiptar i njohin mire taktikat ruse te luftimit e mund te japin nje dihme te cmuar per neutralizimin edhe per faktin se tashme dine te bejne shballancimin me metodat e perparuara te luftimit qe perdor aleanca.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*