Si e ndiqte Sigurimi i Shtetit ambasadorin amerikan në Tiranë

April 25, 2016 22:28

Si e ndiqte Sigurimi i Shtetit ambasadorin amerikan në Tiranë

Ish-drejtori i Arkivës, Kastriot Dervishi, shkruan se ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Rajerson, përgjohej dhe ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Ai ka paraqitur edhe disa dokumente, që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

“Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit.

Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”.

Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike.

Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur.

Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona. Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe.

Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane. Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.

Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.

Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik.

Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë”, shkruan ai.

April 25, 2016 22:28
Komento

7 Komente

  1. feniks April 25, 23:25

    O K.Dervishi,sahanlepires me gjak peshku!
    Keto qe zhgarravit ti jane krejt pa vlere sot!
    Para se te shkruasdh per nje te kaluar te larget,pa asnje interes per sot,do beje mire te dilje hapur me dokumente se cfare pergjimesh ka bere dhe bewn SHISK-u i Berishes dhe SHISH-i sot ndaj ambasades se SHBA me pas deri ne ditet e sotme!
    Bile SHISH-i i sotem pergjon edhe kryeministrin dhe tre dhenat nuk ia jep atij!
    A mund ta zbulosh dot ti,se kush eshte ky “dixhitali” i Berishes qe e informon per dite per cdo gje ate e jo Ramen???
    UJKU,UJKU.thua ti,por….CAKALLI BERISHA PO BEN KERDINE!

    Reply to this comment
    • KOZi April 26, 15:36

      Megjithate ne kohe jane me afer se periudha e Luftes se Dyte dhe ne interes historite me sherbimet sekrete jane me intriguese. tung

      Reply to this comment
  2. demo April 25, 23:34

    Sigurimit i ishte fik motorri,;vazhdonte afolio,derisa gjeti usta Sali katunarin,se katunari nuk rron dot pa sigurim

    Reply to this comment
    • tonia April 26, 17:04

      “Miku yt” I madh nuk ka neglizhuar te pergjoje edhe kryealeaten e tij Angela Merkel e te tjere ne Europe e Bote..Si duket nuk e kane lexuar platformen tende.

      Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 April 26, 17:31

    e dimë të gjithë se sa i ndyrë ishte sigurimi i shtetit!!
    atë që nuk di,kuptoj se përse bënë të njëjtën gjë në nivel shumë e shumë më të lartë!jo në amerikë por në angli e gjermani amerikanët!!ata përgjuan si kryeministrin anglez dhe atë gjermane!!
    përse??
    mund të ma thotë dervishi pa mjekër??apo nuk e paguan kush me faqe gomarllëqesh?
    mor debil “INFORMACIONI ËSH¨TE FUQI”,prandaj egziston dhe spiunllëku e spiuni!!
    është mbledhje informacioni or gaaaamooooooooor!!
    prandaj zbulimet e huaja e kanë mbushur shqipërinë me agjentë,përveç atyre që shkojnë e spiunojnë,japin informacion falas!!sepse nuk ka më sigurim shteti ose shërbim informativ shqiptar!!prandaj jemi han pa porta e pa mure!!prandaj jemi me këmbë përpjet!!
    yyyyysh debila të shkërdhyer në tru!!

    Reply to this comment
  4. mesapliku April 26, 19:02

    Kastriot Dervishi eshte nje njeri pa moral dhe pa karakter, nje hajn arkivash qe ka botuar libra per te nxjerre ndonje pare me dokumentet e padeklasifikuara. Ndersa ato qe ai thote lidhur me ndjekjen e Rajersonit tregojne se cfare njeriu i pavlere intelektualisht dhe moralisht eshte Kastriot Dervishi.Ky halabak na thote se pergjimi apo ndjekja e ambasadorit amerikan ” ishte nje veprim i pabese, tipik komunist, i frymezuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore Ruso -Serbe” Me duhet ta pyes kete perfaqsues te llumit shqiptar: Po pergjimi i gjithe intelektualeve me te shquar ne SHBA nga FBI-ja, pergjimi nga CIA i gjithe udheheqesve te vendeve perendimore, madje edhe i Papes, si duhen konsideruar ? Apo ka dy standarde, nje per regjimin ” komunist ” te para 1990 dhe nje per regjimet antikomuniste, te djeshme dhe te sotme? Pergjimet e njerezve te ardhur nga vende te tjera, e ” vizitoreve ” te rendesishem si dhe e perfaqsuesve te ambasadave te huaja kane qene dhe mbeten nje veprim i panderprere, qofte nga vendet perendimore ashtu edhe ato lindore. Pastaj, vete Rajersoni, me prepotencen e perfaqsuesit te superfuqise, ta tha vete qe ” Po, kam nderhyre ne punet e brendeshme te Shqiperise…”. Cili eshte ai shtet ne bote qe nuk pergjoka nje te huaj qe nderhyn ne punet e brendshme te atij vendi. Aq me teper, qe ka qene fakt i njohur shume mire qe W. Rayerson ka pasur masken e diplomatit sepse, ne te vertete, ai ka qene oficer i larte i zbulimit amerikan, me detyre te projektoje e realizoje akte subversive ne vendet, qeverite e te cilave nuk i pelqenin SHBA. Njerez si Kastriot Dervishi jane thjesht ca minj gjirizesh qe ndihen te lumturuar duke besuar se po thone dicka qe te tjeret e kane ditur shume kohe perpara dhe shume me mire se ai.

    Reply to this comment
  5. Besniki April 26, 21:26

    Do te benit mire ta hiqni kete artikull nga faqja juaj. Zoti Dervishi te shkruaje per survejimet qe i bente ambasades amerikane, rezidences amerikane, deri ditet e fundit te 2013, pa permendur pergjimet telefonike te bisedave te tyre dhe te gjithe diplomateve te tjere ketu ne Tirane. Per keto te flase Z. Dervishi, se per krimet dhe vrasjet e Sali Ram Spiun Berishes nuk flet dot, se ky e beri drejtor te arkivit te ish sigurimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*