Dokumenti: Balli i parë nga brenda

October 28, 2019 19:01

Dokumenti: Balli i parë nga brenda

Nga Marenglen Kasmi

Një dokument i rrallë që ilustron mosmarrëveshjet brenda organizatës së Ballit Kombëtar gjatë pushtimit gjerman. Letra është shkruar nga një eksponent i lartë i Ballit Kombëtar, Ismail Golemi dhe mban datën 13 korrik 1944. Ismaili kishte shkuar në Tiranë për të marrë nga drejtuesit e organizatës së Ballit Kombëtar orientime për vazhdimin e luftës.

Në këtë letër që u dërgon shokëve të tij, dalin qartë problemet që ekzistonin ndërmjet drejtuesve të Ballit Kombëtar siç ai thotë “dergjen në kolltukët e Dajtit” dhe forcave të Ballit në terren:

“Këtyre zotërinjve këtu, sakrificat tona nuk u bëjnë përshtypje dhe na konsiderojnë si bagëti” u shkruan ai shokëve të tij qysh në fillim të letrës.
Jo pa nota të forta ironie e zhgënjimi ai vazhdon më tej se: “[…] Kryetarët e Ballit nuk janë njerëz të hedhur në fushë të veprimit për me shpëtu popullin nga reziku vetëm duanë me përfitu për vehte rehat e pozit dhe ata që i niekin prapa le të shkojnë mishë për mikë. Menimet e mia dhe ndrejtësia e sakrificat, për këta si më paraqitet gjëndia kanë qën të dëmshme pse kanë haruar çkan prediku me programe e trakte popullit.

Këta duan gjithë çka të ju dedikohet këtyre dhe Shqipëria tjet pronë e tyre, asë një njeri të mos ket të ndrejtë të ju kërkojë llogari. Unë shokë të dashur siç ju e dini ç’do një munimë t’onën ja kamë detikuar Atdheut dhe popullit që ka dhë(në) kontributin me gjak e sakrifica të pa llogaritura pse atij i meriton dhe jo atyre që dergjen në kolltukët e Daitit mirë, pra në këtë mënyr dikujt s’i pëlqen. Unë e kamë dijtur dhe gjithë (m)onë jua kamë njoftu, por nërgjegjia ime s’më lejonte të bënesha ropë i nonjij për me siguru interesat e mia private, pse sakrificat dhe munimet e mia me gjith shokë velenin vetëm të shkonin si kanë shkuar në favor të nacionalitetit shqiptar. […]

Për të fitu simpathin e atyre që njohin veten se janë njeres të mëdhenj në Shqipni duhet me pasë këto çilësi: Të jeshë pasunikë me vetur lluksë e me takeme aristokrate të dishë mir poker e tapllamara. Nryshe tjeshë dallkaut peqe lepe të beçë detin fushë e tjera që unë skam asë një nga këto veçë punë e luft […]” (AQSH, F. 1056, v.1943, d.22, fl.29-30).

DITA

October 28, 2019 19:01
Komento

12 Komente

  1. Shefqet Cela October 28, 19:34

    BALLISTA HESAPI.
    Prodhi i tyre na i nxier patriotë.
    Mirë e ka thënë njëri: deri në tre breza, janë të menderosur.

    Reply to this comment
  2. Arber October 28, 23:35

    Komunistet ishin me te emancipuar dhe me me kulture se ballistet,te pakten keshtu shfaqeshin. Kjo vihet re edhe ne veshje dhe organizim. Ne dukje ballistet qe e quanin veten nacionaliste ishin trashegimi e nje sistemi te vjeter e te kalbur,me njerez hajdude e qylagji, me kulture inferiore e model orjentalist. E keqja ishte se PKSH e mori me dredhi E.Hoxha i cili deri ne vitin 1962 zhduku te gjithe eliten komuniste,duke filluar nga Q.Stafa, S.Premte, N.Spiro, Gj.Marku K.Tashko, L.Belishova, M.Qomo,S.Maleshova,T.Jakova,grupin e konferences se Tiranes,etj. Pastaj eleminimet 10 vjecare nga 72 deri me 82 duke filluar me F.Pacrami e deri te M.Shehu e K.Hazbiu ishin deshtime te politikes dhe ekonomise se PPSH qe fajet jua mveshi ketyre pervec Mehmetit qe dihet pse u godit per veprimin e tij nga Enveri we nuk ja fali,ndersa Kadriu ishte per te zhdukur te gjithe krimet e kryera nga Kadriu perreth 30 vjet ne emer te PPSH. Dmth Kadriu ishte tamam sic thoshte enveri ne pleniumin e goditjes se tij,qe ai hiqej si burre i mire,ketej te vinte doren ne qafe dhe gishtin nga ana tjeter, e keshtu me radhe.

    Reply to this comment
  3. Nik October 29, 03:17

    Zoteri, historian Kasmi, qenke keput ne mes me gjith kete dokument qe ke gjet!

    Reply to this comment
  4. T.Voda October 29, 08:52

    — Mendoj,.. kjo leter eshte shume domethenese . Ajo flet qarte se masa e gjere e Ballisteve eshte e tradhetuar nga elita drejtuse, ose nga nje pjese e madhe e elites saj . Qendrimi, apo vleresimi i kontributit te ballistave ne lufte, prej kohesh ka karkuar nje vleresim me fleksibel, me pozitiv dhe te diferncuar sipas zonave, shkalles jerarqike dhe pergjgjrsive direkte
    – Ballistet e theshte apo te rangut te ulet , me perjashtim te atyre qe direkt e indirekt kishin mare pjese ne krime, te gjithe ballistet e tjere, qe ne vitet e para mbas clirimit duhet te ishin shpallur te cliruar nga barra e fait apo ”damkosja” qe i ndoqi nga pas nder vitet 90 . psh ,po mar thjesht, nje shembull nga fshati lindjes.
    — Me sa kam ndegjuar nga me te vjetrit , ne fshatin tim, fillimisht ballistet ishin me te organizuar dhe dukeshin me luftarak. Kjo per merite edhe te punes se njerit prej drejtuseve te tyre prej nje fisi me emer . Madje ish i graduar toger i ballit , dhe me forcat Ballistet kish oganizuar aksione kunder forcave gjermane ne krah te atyre partizane.
    — Me ardhjen disa here ne zone te farcacave partizane dhe te propagandes tyre me bindese e konkrete njerzit fillimisht filluan te lekunden dhe kish nga ata qe nje her shkonin me ballin dhe nje here me partizanet , raportet me vone ndryshuan dukshemn, ne favor te partizaneve.
    — Por c’ndodhi mbas lufte. Po mar si shembull njerin nga fshti im . Bektash S… Ai fillimisht kish qene me Ballin madje dhe ish plagosur. Me vone u hodh me forcar partizane deri ne clirim . Mbas clirimi deri ne mesin e viteve 1970, pra 30 vjet, trajtohej si gjithe te tjeret ne fshat .
    Me rimprefjen e luftes klasave ne ato vite , jeta e tij filloi te trazohej. Disa familje filluan te mos e pranonin as per urime ne dasma , ”ke qene , dhe je plagoosur me ballin”.. ”!!. E motra ish e martuar me nje komunist dhe drejts i keshillit ne fshat , ndersa vajza e tij drejtuse e rinis. …. U desh nderhyrja e dikujt nga lart qe te shtronte pyetjen; …”,.,..Mire, si ballist u plagos . Po ne se si partizan do te ish vrare ,a do te ishte deshmor i fshatit …I Atdheut..” !!!.. ??..
    —- Mir do te ish qe mases se gjere te ballisteve, pervec reabilitimit historik qe duhet tu bente krahu fitimtar i luftes , duhet patjeter qe ish drejtusit e djeshem te Ballit ose vazhdusit e tyre tu kerkojne falje atyre dhe vete historis per ate periudhe, Te krijohej fryma mirkuptuse , rivleresuse dhe e nje ndjese reciproke e te dy kraheve te luftes qe duhet te quhej PERIUDHA E KONSENSUSIT DHE PAJTIMIT HISTORIK .Kjo eshte kerkese, domosdoshmeri, dhe nevoje historike e ardhmerise se brezave te kombit shqiptar.
    —- GJITHASHTU, KJO KERKON NJOHJEN DHE RESPEKTIMIN E PERBASHKET TE VLERAVE TE LUFTES NAC-CL , TE HEROJVE E DESHMOREVE TE LIRIS DHE DREJTUSEVE TE TYRE ,
    — Eshte rasti me i mire, qe kjo te realizohej ne kuader te ketij 75 vjetori te clirimit , sa jane akoma gjalle nje pjese e njerzve dhe figurave te asaj periudhe . Kete mund ta bejne , arrijne intelektuale e politikane te shendetshem, me zemer e bote te gjere, atdhetare, patriot, idealiste, vizionare e largpames,.
    — Pershendetje–Tomor Voda- NY-USA

    Reply to this comment
  5. bureto October 29, 10:37

    Arkivi i Shtetit eshte mbushur plot me kesi letrash, te cilat sigurisht tregojne aspekte te ndryshme te jetes personale apo dhe politike-shoqerore e ushtarake te kohes se luftes. Si kjo leter e komandantit te Ballit per zonen e Gjirokastres, derguar shokeve te tij, ka me qindra nga pjestaret e te dy grupimeve nderluftuese si ndaj pushtuesit ashtu dhe ndermjet tyre. Do te ishte me vend qe nga Mar-eng-leni, te jepej nje e tille, si psh, te ndonje eksponenti lokal apo komandanti njesije partizane, derguar ndonje shoku apo eprori te tij dhe kjo, per paanesi ideologjike, te historianit, te botohej po nga kjo gazete. Sepse historia kurre nuk ka qene dhe as nuk eshte bardhe e zi.
    Nga sa kam lexuar nga librat e K.Trebeshines apo Xh.Staraveckes, por jo vetem, protagoniste dhe drejtues njesish te rendesishme te njesive partizane, situata nuk paraqitet dhe aq roze edhe nga ai krah.

    Reply to this comment
  6. labi October 29, 12:20

    Mbas luftes te gjithe u arratisen per Jugosllavi a Greqi,besoj nuk ka nevoje per koment.

    Reply to this comment
  7. demo October 29, 21:52

    Dmth.Balli paska pasur DEMOKRACI TE BRENDESHME.
    Po ta kishte shkruar kete leter ndonje komandant partizan per Shtabin e Pergjithshem,me siguri do ta kishin pushkatuar.
    Enver Hoxha leviste me veturen dhe shoferin e Prokurorit nazist kuisling(lexo kujtimet e shoferit te E.Hoxhes)Korieret nga Tirana i sillnin llokumet,kurse englezet i hidhnin me avione pakot me cokollata.
    Kishte dy kuzhiniere qe i gatuanin tana te mirat,.Arketari i Shtabit nuk pranoi tja jepte sterlinat flori gjate Arratisjes ne operacionin e Dimrit,E vrau RRUGES FETAH EKMEKCIUN DHE ME PAS E SHPALLI DESHMOR.
    Po nga brenda strofkes se bishes partizane,a nuk folen ne plenumin e Beratit Sejfullah Maleshova,Nako Spiru.Gogo Nushi,E quajten Shtabin e Partizaneve,:Cete terroriste??

    Reply to this comment
    • Ylli October 30, 18:44

      Jo vetem kaq DEMO , por thuaj ketij Marenglenit te Partise te botoje dokumentat d Pleniumit te Beratit !!
      Aty do shikoje sesi e pesojne shoket e Partise qe i bejne kritika Udheheqesit ,kuptohet ne menyre demokratike !!

      Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe POPULL- ne mergim. October 30, 15:19

    Tomor Voda,aktualisht,nga NY-USA. duhet Lexuar e degjuar…! E rilexova me vemendie kete koment mes te “gjashteve” dhe, po ndaloj se perjetoj ate situate ne ato vite ne fshastin tim, Zavalan te “Dangellise Naimjane”,si te fliste per TE i nderuari Tomor,sikur, personazheve nderuar emrat,.Ata qe jane ne korent te asaj zone; (Tomorri besoj se aty afer eshte), ta tregoje qatesisht
    Une, po permend dy emra: Mysim Shehu( ish oficer i “Zogut”po e quaj)komandante balli, ne Kolonje, dhe Satavri M.Xhoga,Partizan…sa qendrimi gjithe fshatit , gjate asaj lufte,qe u be -CERDHE partizane-,sa, ne nje kat te shtepive…flinin Partizane e ne tjetrin ballistet… me te vetmen “gafe” te ballisteve;djegien e dy shtepive partizanesh,sa moren mbeshtetien gjermane…
    Kush eshte i PENES i asaj zone a gjetke, te thellohet ne kete rast.sa,tek Nipi i Myslim Zavalanit, Engjell Sefedin Shehu,vene ne dispozicion, lokalin e tij( ndjese paste se ka vdekur nje vit me pare pa kaluar 55vite jete),per manifestuesit e “DITES se NAIMIT”(25 maj 2015),ku beri thirie mes manifestuesve ne ate lokal, -“MJAFT me me NDASI! -tere shqiptaret jemi NJI”-
    dhe u perqafua me mua; Djale e vella Partizani sa Nip i kapedan Jano P Xhoga ,(rene me 1913te).dhe nenvizoi -Ai, Nipi i ish Komandantit balliste Myslim Zavalani” :.Mjaft me me NDASI te tilla-UNITET duam,nje jete pas clirimit ne ne fshat si vellezer jetuar”..
    Deshmimtare te kesaj deklarate,mbi 100 manifestues, mes tyre ne krahun tim POETI nderuar atdhetar Xhevahir Spahiu,qe dhe ma permend ne cdo takim ne Tirane.. Le te behet ky manifestim MODEL i UNITETIT mbare kombetar,ne kuader te festave te 107 vjetorit te PV dhe 75 vejtorit te Clirimit te vendit.
    Nga Toronto ju shkruaj,me ne krah “Pasues vetarene sa bashkeatdhetare emigrante me nostalgji atdhetare.
    NENDORET e PV.dhe CLIRIMIT-
    APELOJNE.U N I T E T .

    Dhimbia e Madhe Popull ne mergim..

    Reply to this comment
  9. TIRONA October 30, 18:45

    Po ty c’te djeg b.tha o Nik ? MOS TE DUKET NDONJE E RE?8 ME 200 !

    Reply to this comment
  10. T.Voda October 31, 18:13

    ” Dhimbja e Madhe Popull— ne mergim ”..!!

    JU falnndderoj per vleresimin dhe per perputhjen e mendimeve….Krahinat tona prane e prane [Deshmica dhe Frasheri] i ka perkundur e perkund i njejti DJEP. . i ngroh i njejti DIELL dhe i mbulon i njejti QIELL.

    — JAM BINDUR, SE PERPUTHJA E MENDIMEVE TONA PERRKON ME KULTUREN E VENDLINDJES TONE TE PERBASHKET, … ME PERMETIN ..dhe perputhen me deshiren E SHUMICES SE SHQIPTAREVE, KUDO QE JANE. .
    — ME PERMETIN , ku me shume se kudo ne Shqiperi ka te misheruar butesine me zemer-gjeresine dhe patriotisminnn me atdhedashurin e sinqerte,,
    — TE SHPRESOJME , se menndimet TONA e i ndegjojne e vlersojne ne radhe te pare ata qe kane ne dore perdoromoin e votes se popullit.. dhe hartimin e zbatimin e ligjeve.

    pershendetjje –Tomor Voda –NY.

    Reply to this comment
  11. Dhimbia e madhe POPULL-. November 2, 14:34

    Ju PACIM i nderuar pene ATDHETRE;
    -Gezim Voda.
    Faleminderit i miri te mireve atdhetar T.Voda per kete koment qe s’ka ku shon.Eshte ATDHEU qe na bashkon idealet sa mendimet shprehur. Na bejne krenar vendlindiet tona dhe tashegimite RILINDASE udherrefyese,sa te RENET,per idaalet atdhetare.
    I kalofshi gezuar FESTAT e NENDOREVE te PV dhe Clirimit. spresoj te Vij si 83 vjecar qe jam…
    Dhimbia e madhe Popull

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*