DOKUMENTI/ Denoncimi i PS: Vëllai i Klement Balilit po blen vota për 50 euro

June 25, 2017 13:57

DOKUMENTI/ Denoncimi i PS: Vëllai i Klement Balilit po blen vota për 50 euro

Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.

letra e PS ne delvine

Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro.

Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet në denoncimin e PS-së.

Bako Balili është vëllai i Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

June 25, 2017 13:57
Komento

1 Koment

  1. Merqez Katunari June 25, 14:23

    Po normal qe do bleje se i late te pasurohen me droge gjithe fisin dhe nuk guxonit te thonit nje fjale sepse Ishte i Lau. Ta mbani me shender tani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim