Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar Ulajn

December 17, 2018 19:51

Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar Ulajn

Autoritetet shqiptare presin ndihmën nga SHBA për të zbuluar kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi dy tendera përmes falsifikimit, por një dokument në QKB dhe rrethi i njerëzve pas DH Albania ekspozojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.    

Një javë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri konfirmoi  fillimin e hetimeve penale në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanisë Dunwell Haberman, e cila fitoi përmes dokumenteve të falsifikuara dy tendera me vlerë rreth 28 milionë euro nga institucionet në varësi të Gjiknurit.

“Hetimet shumë shpejt do të nxjerrin kush janë aksionerët e vërtetë, kush e ka krijuar atë kompani apo lidhjet me persona të tjerë…” tha ministri në një konferencë për shtyp.

Të dhënat e siguruara nga BIRN sugjerojnë se autoritetet shqiptare nuk kanë arsye të presin hetimet në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë Dunwell Haberman, e regjistruar në Delawere të Shteteve të Bashkuara. “Gjurmët e gishtave” gjendet në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe tregojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.

 

Mandati bankar i pagesës së tarifës së QKB për hapjen e niptit sekondar tek sheshrrotullimi Shqiponja

Më 3 dhjetor, pas lidhjes së kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për lotin e parë të Unazës së Re, DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman vendosi hapjen e një Nipti Sekondar me vendndodhje në sheshrrotullimin Shqiponja. Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re në kantierin e punimeve është bërë nga Gener 2, përmes një juristeje të kësaj kompanie.

Aplikimi i kryer nga Gener 2, i gjendur mes dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga kompania DH Albania nuk është prova e vetme që ngre dyshime se pas DH Albania dhe dy tenderave të fituar prej saj qëndron biznesmeni Ulaj. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me aksionerin e saj.

Bashkim Ulaj është një ndër biznesmenët më të lakuar në Shqipëri dhe kompania e tij Gener 2 kryen aktivitete nga fusha e ndërtimit tek energjia. Në korrik 2018, ajo u shpall fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar për një vlerë prej 225 milionë euro.

BIRN nuk mundi të kontaktonte me zotin Ulaj deri në botimin e këtij shkrimi. E pyetur nëse ishte në dijeni të lidhjeve të Ulajt me kompaninë DH Albania, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u përgjigj se këtë do ta zbulojë Prokuroria.

“Çështja është në hetim nga Prokuroria, e cila do të zbulojë atë çka ka ndodhur, përgjegjësit për falsifikimin e kryer dhe gjithë transparencën e mundshme për kompaninë,” tha këshilltari për mediat Dardan Malaj.

Njerëzit pas DH Albania

CV e Ledi Hysenj në rrjetin social Linked In

Kompania Dunwell Haberman u themelua më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale dhe një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, DH Albania. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësuesi në Shqipëri i saj është 26 vjeçari Avdjol Dobi.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Suksesi i shpejtë i kompanisë së trumbetuar si amerikane u ngrit mbi dokumente të falsifikuara. Sipas rekordeve të dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh në tre vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Por më 6 dhjetor, emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 denoncoi kompaninë “fantazmë” se kishte falsifikuar dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re. Një përgjigje e Departamentit të Shtetit të Delawere, e publikuar në këtë emision tregonte se dokumentet e dorëzuara në QKB ishin të falsifikuara dhe se kompania nuk mund të kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ekzistonte para 25 qershorit 2018.

Ekspozimi i falsifikimit solli një ortek reagimesh, ndërkohë që ARRSH dhe OST deklaruan se kishin anuluar kontratat me DH Albania.  Prokuroria e Tiranës në Shqipëri dhe autoritetet amerikane konfirmuan nisjen e hetimeve për të dokumentuar falsifikimet dhe zbuluar autorësinë e tyre.

Por një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregon se njëra prej procedurave në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga kompania Gener 2.

Më 3 dhjetor 2018, Avdjol Dobi si përfaqësues i kompanisë DH Albania vendosi hapjen e një Nipti Sekondar në kantierin e punimeve në Unazë të Re. Ai autorizoi znj. Ledi Hysenj për të regjistruar adresën e re në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Një ditë më pas, Ledi Hysenj u paraqit në Bankën Credins dhe pasi pagoi tarifën prej 150 lekësh, e dorëzoi mandatin bankar në QKB. Por në vend të kompanisë DH Albania, mandati bankar për hapjen e adresës në sheshrrotullimin Shqiponja mban përshkrimin “Aplikim Gener 2”.

Avdjol Dobi është pjesë e rrethit familjar të Bashkim Ulajt, ndërkohë që e autorizuara prej tij, Ledi Hysenj është juriste në kompaninë Gener 2.

Përveç Dobit dhe Hysenj, veprime në emër të kompanisë DH Albania kanë kryer edhe noterja Xhevahire Brahaj, përkthyesja Shenda Kruja dhe juristja Blerina Konçi. Të dhënat gjyqësore që BIRN siguroi tregojnë se Brahaj ka kryer një sërë noterizimesh për kompaninë Gener 2. Shenda Kruja rezulton punonjëse e Gener 2, ndërkohë që juristja Blerina Konçi ka kryer aplikime në QKB si për DH Albania ashtu edhe për kompaninë Gener 2.

Hetimet mbi kompaninë

Dokumenti i autorizimit të Ledi Hysenj për të bërë regjistrimin në QKB, të adresës nga Avjol Dobi

Thuajse 10 ditë pas nisjes së hetimeve për falsifikimin e dokumenteve nga kompania DH Albania, Prokuroria e Tiranës nuk ka ende emra për personat që fshihen pas skandalit. Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës i tha BIRN se hetimi nisi kryesisht, pas denoncimit të rastit në media dhe më pas dorëzuan kallëzimet e tyre edhe OST dhe ARRSH.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal për veprat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “mashtrimit”. Ajo i është drejtuar gjithashtu për ndihmë juridike Shteteve të Bashkuara për të vërtetuar falsifikimet.

“Hetimi është i fokusuar në dy drejtime, kompania DH Albania dhe personat e lidhur me të dhe linja e dytë ka të bëjë me dyshimet dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore. Aktualisht, Prokuroria po verifikon dokumentacionin e sekuestruar në OST dhe ARRSH,” tha Imeraj.

E pyetur nëse garancia e kontratës ishte paguar nga Gener 2, Imeraj tha se nuk janë marrë ende dokumentet e sekuestrimeve nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i vuri në dispozicion BIRN formularin e garancisë së kontratës për tenderat e fituar në ARRSH dhe në OST, për të cilat tha se institucionet e mësipërme kanë filluar praktikën shkresore të konfiskimit.

Sipas dokumenteve, kontrata për tenderin e Unazës së Re është siguruar nga Sigma Interalbanian VIG dhe Sigal Unica Group Austria në emër të DH Albania dhe Biba X në vlerën e 269 574 000 lekëve. Kontrata me OST është siguruar në vlerën e 144 769 317 lekëve në Sigma Interalbanian sërish në emër të DH Albania.

Të dyja institucionet u kanë kërkuar kompanive të sigurimit që të depozitojnë shumat e mësipërme për shkak të zgjidhjes së kontratës. Megjithatë, është ende e paqartë se nga cila llogari kanë dalë paratë e garancisë së kontratës.

Aleksandra Bogdani – BIRN

December 17, 2018 19:51
Komento

17 Komente

  1. Tani December 17, 20:18

    Edi Rama ky eshte rezultat i tolerances suaj ndaj biznesmeneve te PD dhe Berishes. Por ky ta beri9 pucin ose mendoj qe ta beri sepse u hoq si amerikan dhe pastaj raportoj tek Berisha edhe Luli qe tju nxjerre gjoja juve si te korruptuar. Por ketu vetem njerezit e ketij jane te korruptuar. Gabimi i qeverise eshte qe duhet te nxjerre nje ligj qe cdo kompani qe futet ne tender duhet te verifikohet nga nje autoritet i caktuar i cili kontakton administraten e shtetit nga ku kompania origjinon. Gabimi te behet mesim! Beni ligj!

    Reply to this comment
    • Arben December 18, 10:43

      Je mire ti shoku,

      Ky eshte rezultati i 6 milion eurove te derdhura ne

      llogarine bahamas te olsi rames,

      Vertet e ke ti, shijne minjte pa ditur gje “pronari” i ketij

      vendi?????!!!!!!

      Reply to this comment
  2. Tani December 17, 20:18

    Edi Rama ky eshte rezultat i tolerances suaj ndaj biznesmeneve te PD dhe Berishes. Por ky ta beri pucin ose mendoj qe ta beri sepse u hoq si amerikan dhe pastaj raportoj tek Berisha edhe Luli qe tju nxjerre gjoja juve si te korruptuar. Por ketu vetem njerezit e ketij jane te korruptuar. Gabimi i qeverise eshte qe duhet te nxjerre nje ligj qe cdo kompani qe futet ne tender duhet te verifikohet nga nje autoritet i caktuar i cili kontakton administraten e shtetit nga ku kompania origjinon. Gabimi te behet mesim! Beni ligj!

    Reply to this comment
  3. Drini December 17, 20:41

    Trafik droge, pastrim parash, financime te paligshme, vrasje ( Santo ) per keto mund te hetohet Bashkim Ulaj.

    Reply to this comment
  4. goni December 17, 20:43

    Edi Rama sebashku Gjiknurin dhe Drejtorin e ARRSH jane hajdut,kjo eshte e verteta dhe nuk e kane per here te pare.

    Reply to this comment
    • Ligj i Ri! December 17, 21:04

      Hajdut leshi! Genjeshtra! Ku i ke vjedhjet qe kane bere? Tenderi u anullua dhe shteti fitoj 2 miolione euro te depozituara nga kompania. Shteti fitoj. Ku eshte vjedhja or tej i shqupit apo leshelise? PO duhet te nxirret mesim qe tenderat ne te ardhmen te verifikohen sic thote edhe Tani. z. Rama bej ligj!

      Reply to this comment
  5. gjeneve December 17, 21:01

    ne bashkepunim me nje koorp. franko-zviceriane tentuam nje tender per energjine solare te zhvilluar nga min .e energj. dhe infrastruktures.
    U kuptua fare qarte qe ne fillim , qe ishte e paracaktuar, plus info qe i dha ambasada perkatese.
    Kerkuan takim me ministri Gjiknuri per sqarime, por z. Minister nuk kishte kohe.
    Prandaj, edhe ne skandalin miliona euro me firma te fallsifikuara dhe te aprovuara nga instantat me te larta qeveritare, kryeministra Rama e quan nje gje me se te zakonshme.
    Nuk e kuptoj, a e ekziston organi i drejtesise ne shqiperi ?

    Reply to this comment
  6. C'a bohet kshtu December 17, 22:22

    Pra dihet qe pas plehres Ulaj fshihet gay Shkelzen Berisha, keto jane muhabete te vjetra dhe nuk na bejne pershtypje.
    Ne Shqiperi drejtojne dhe vendosin mafiozet, kaq e mos na cani trapin, qe me gjasme i droguari Ed nuk di gje, te arrestohet ministri Gjiknuri dhe cdo gje do te dale ne shesh.

    Reply to this comment
  7. hijenat e qeverise December 17, 22:31

    skuthi gjiknur gjithe diten mbyllet ne zyre me komunisten eva dhe merret me shperndarjen e tenderave, vetem kete pune ben ky minister qe e ka kthyer ministrine ne nje dikaster pazarxhinjsh me njerez te pamoralshem
    nuk po flas per kohen kur kete ministri e kishin grabitqaret e lsi-se, por ne kohen e berishes nuk kishte kete lloj anarshie

    Reply to this comment
  8. mirel December 17, 22:36

    Nuk eshte tolerance e qeverise, por bashkepunim I plote dhe I qellimshem.
    Si thote Ramuti dhe Ahmuti?
    Partneritet Publik Privat. Ate kane per moto ata
    Thuaj qe u kapen me presh ne dore dhe ju ngeli asi ne dore
    Tani hedhin doren perpjete dhe thone. ,bah, nuk eshte I joni

    Reply to this comment
  9. Kris 1 December 17, 23:16

    Nuk u be kijameti.Ne gjithe boten ka hajdut tenderash,qeveri qejflinjsh me kryetare gjyhnaqar e si Rama.
    Tahti per vit te ri presim nga artisti i madh tek ERbyth TV ndonje vidio gazmore

    Reply to this comment
  10. SS December 18, 09:10

    ULAJ DO JA HEDHI SE E KA MIRE ME SALIUN DHE RAMEN PASI PARAJA CAN BLLOKADEN…TE SHKRETET ATA QE KANE FIRMOS PER NJE RROGE NGA KY MALOK SHPELLAR QE PASTRONTE PARA DUKE URDHERUAR PUNONJSIT SHIKONI CDO ISH PUMNONJES NE BANKA KU JANE BERE TRASAKSIONE MARAMENDESE …??????????????????

    Reply to this comment
  11. lenci December 18, 14:11

    Padyshim qe Ulaj e ka patur mire me Berishen. Por, me Ramen, po nxjerr flori. Dhe jo vetem per vete. Kjo kuptohet. Jo me kot tenderin e fiton nje kompani e vendosur ne offshore!!! Atje nuk kuptohet kush i merr parate dhe nuk paguhet asnje btakse. Me Berishen kjo gje nuk ndodhi. Saliu ka te vetat, por jo gjithnje “fajin e ka Saliu”.

    Rama e te tijte e dine mire se kush eshte pas kompanise. E kane ditur edhe me pare, sepse nuk mundet qe e njejta kompani fiton dy tendera 30 milione euro, duke qene e vetme pjesemarrese ne tender (kompania e dyte nuk ka mare mundimin as te beje oferte, ka vene vetem emrin).

    Ju shkrimtaruqet e Rames, qe vazhdoni te jeni qindra dhe me komente pro tij paguheni me taksat e ketij populli, boll me! Jeni bere te bezdisshem. Nuk e perpunoni dot opinionin. Ky eshte fundi.

    Shpresoj qe gazeta ta botoje kete opinion.

    Reply to this comment
    • SS December 18, 16:07

      ore lenci mos me thuaj shkrimtaruq se une i var per topesh te saliun dhe ramen por ti qe e ke varur koken nga topja e djathte e saliu shiko mos te mare me vehte…!!!

      Reply to this comment
  12. Gimi December 18, 15:19

    Nuk e kuptoni? Nuk ka fare garanci te bllokuar ne bank por vetem nje polic sigurimi qe s vlen asgje. Parate e garancise duhet te jene te bllokuara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim