DOKUMENTI: E pabesueshme, TK nuk “ekziston” në letrat e shtetit, në mbi 80 vite jetë ky territor në qendër të Tiranës nuk është hipotekuar asnjëherë

May 22, 2020 10:02

DOKUMENTI: E pabesueshme, TK nuk “ekziston” në letrat e shtetit, në mbi 80 vite jetë ky territor në qendër të Tiranës nuk është hipotekuar asnjëherë

Godina e Teatrit Kombëtar prej të dielës nuk ekziston më.

Shembja u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës (17 maj) pas një Vendimi të Këshillit të Ministriave që kaloi pronën tek Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak vendosi shkatërrimin e tyre.

Por debati nuk është shuar dhe pse ndërtesa tashmë nuk ekziston më. Prej disa ditësh në media qarkullojnë disa lajme dhe ka akuza se qeveria i kaloi bashkisë truall 5522.70 metra katrorë, por si godinë i ka kaluar vetëm 1126 metra katrorë.

Këto mosrakordime në shifra kanë hedhur dyshime për prishje të paligjshme të godinës së Teatrit Kombëtar.

Por skandali me ndërtesat e TK, duket se është më i madh. I gjithë kompleksi që në vitet e para të jetës quhej “Rrethi italo-shqipta Skanderbeg” e më pas “Kinoteatri Savoja”, Teatri Popullor e më tej Teatri Kombëtar. Në mbi 80 vite jetë ky territor në qendër të Tiranës nuk është hipotekuar asnjëherë, shkruan Dosja,al.

Nëse i referohemi kartelës së pasurisë së paluajtshme të përdorur nga qeveria për të transferuar në Bashkinë e Tiranës pronësinë e Teatrit, shihet se këto godina janë në zonën kadastrale 8150, numri i pasurisë 1/241.

Sipas dokumentit shihet se është regjistruar vetëm toka me sipërfaqe 5522.70 metra katrorë dhe një ndërtesë me një sipërfaqe 1126 metra katrorë. Godina e regjistruar në hipotekë është Teatri Eksperimental dhe data e regjistrimit të saj është  25.05.2004, vit kur nisi ndërtimi në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisa.

Por godina e Teatrit Kombëtar nuk është regjistruar kurrë. Asnjë qeveri që nga ajo e Enver Hoxhës, Sali Berishës, Fatos Nano, Ilir Metës dhe Edi Ramës, nuk janë kujdesur që godina të ekzistonte në regjistrat e Hipotekës.

Godina e Teatrit Kombëtar për mbi 80 vite ka qëndruar në mes të Tiranës dhe është parë  e vizituar nga të gjithë udhëheqësit.

j.l./ dita

May 22, 2020 10:02
Komento

16 Komente

  1. Ha,ha,ha,ha...ha,ha! May 22, 10:18

    S i ka mundesi ? e rastesishme apo e qellimshme ? Apo paaftesi administrative me large-hedhje te madhe ?!!

    Enigmat e cuditshme te historise se Shtetit te shqiptareve te cilet asnji here nuk u ben serioz per te ndertuar nje Shtet te vetin per qytetaret e vet !!

    Reply to this comment
    • ! May 22, 17:59

      i mori me vete Zogu i kurves
      si mori edhe Certifikaten e Pamvaresise

      me mendimin se do kthehej perseri ne Shqiperi si mbret
      me shume Dokumenta te rendesise se vecante Shteterore
      bashke me THESARIN E SHTETIT

      3 KAMIONE SHOQERONIN PLACKITJEN ZOGISTE NE GREQI

      Reply to this comment
  2. Mark .UK May 22, 11:26

    Edhe sikur te mos ishte I rregjistrur ne same lloj dokumenti,a e ka pas te shkruar TEATRI KOMTAR.Kaq Ka qene mjaftueshim qe nuk duhej prishur.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi May 22, 12:44

    Pronari i firmes se ndertimit “Fusha” (ia harrova emrin) ka folur dje-pardje se ai ka aty prone private te tijen! E habitshme! Sepse shpronesimet e tironsve te vjeter banues ne ate qe sot perben qendren e Tiranes kane nisur qysh me fillimin e punimeve per Bulevardin (1922-25) dhe perfunduan ne kohen e Zogut. Pa diskutim qe te shpronesuarit jane shperblyer per largimin e tyre nga qendra e Tiranes.
    Panvarsisht nga kjo, te lejosh ne qendren e vendit privatin, do te thote qe cdo projekt te jete i varur nga privati, sic edhe tregoi -duket- projekti Rama-Bjarku-Fusha. Kesaj i thone te lejosh gozhden e Nastradinit ne zemer te vendit, qe eshte simboli i gjithe ketij vendi-shteti-populli! Ndaj dhe ky problem hipotekimi ka nje klecke ketu! Duket mafia shqiptaro-nderkombetare do te kontrolloje edhe zemren e ketij vendi permes nje te pamendi si Edi Rama!

    Reply to this comment
    • mirel May 22, 15:52

      I kane zhdukur dokumentet e shpronesimit, nuk ekzistojne thone

      Reply to this comment
    • Beni May 22, 22:23

      Me siguri edhe kulla e sahatit eshte pa hipoteke.I lene vete objektet pa regjistruar qe te marrin leke nga ndertuesit qe nuk respektojne ligjin per distancat
      Ligji i urbanistikes lejon te ngrihesh ne lartesi por duhet te jesh larg nga kufiri i parceles se ndertimit sa lartesia e objektit
      Nqs prona kufitare eshte e parregjistruar ne hipoteke ajo nuk ekziston per ligjin keshtu qe mund te beje ndertuesi si te doje
      Shumica e shtepive ose objekteve te vjetra nuk jane te hipotekuara
      Gjithashtu pa hipoteke jane nje pjese e madhe e objekteve te ndertuar nga shteti komunist pervec pallateve te cilat u hipotekuan kur u be privatizimi i tyre
      Desha te di per kuriozitet nese jane te hipotekuara godinat shteterore dhe monumentet ne Tirane apo jo .Psh a eshte i hipotekuar sahati,monumenti i Skenderbeut etj,Pra a ekzistojne ne ndonje defter ligjerisht apo jo
      Sa per krahasim puna e pare qe beri Turqia mbas pushtimit ishte regjistrimi i pronave dhe popullsise
      Ne u beme 30 vite demolraci dhe nuk e kemi bere akoma kete regjistrim sepse u kemi varur ujqerve melcite ne qafe

      Reply to this comment
  4. VKM May 22, 12:48

    Hajde institucione hajde . Imagjino kur hipoteka nuk ka regjistruar godinen e Teatrit Kombetar cfare mund te thuhet per prona ne periferi te Tiranes apo me keq ne rrethe te tjera dhe bregdet. Ky ka qene shteti jone plehre ne vite. Ku instiucionet me te rendesishme te vendit jane mbushur me hajdute dhe militant partie dhe askush deri me tani nuk ka mbajtur pergjegjesi per regjistrimet e tyre plot gabime , me se shumti te qellimshme . Te vetmit qe denohen jane populli i thjeshte qe sorrollaten ne dyert e gjykatave per te “perfituar” pronen qe ju takon , dhe qe ne shume raste e humbasin ate pasi ne hipoteke dalin dokumente te dublikuara per te njejten prone. Ky vend ka marre fund .

    Reply to this comment
  5. fteri May 22, 15:48

    Vështir të kompletohemi për 30 vjet duhet 300vjet ndoshta,kush të jetoi pas kësaj do të jet, ose i lumtur ose i zhdukur nga supërhajdutët,pra shtet ligjor kurr .

    Reply to this comment
  6. info analitike May 22, 15:53

    Pra shoke i bie qe kriekaqoli dhe minsiti Leshi kane prishur nje godine qe nuk ekziston? O Ethem he mo hajde po deshe mos i quaj Don Kishote keta qe luftojne me mullinjte e eres dhe hedhin ne ere godina qe nuk i kane as ne letra.

    Reply to this comment
  7. xxx May 22, 16:26

    Artan Lame me kohe ka vene ne dijeni mosrregjistrimin ne hipoteke te gjithe godinave e veprave publike te para 90’s,
    Ky e ka lajmeruar kete dukuri se perbente problem te madh te kadastres dhe agjensise se unifikuar te pronave qe ky kryeson te ngreje.

    Ne monizem gjithe territori dhe thuajse gjithe godinat e veprat i perkisnin shtetit si pronesi e perbashket andaj mund te mos kete egzistuar procedura e rregjistrimit te pronave, ama u ruajten dokumentacioni i tapive e hipotekave para 1944.

    Reply to this comment
  8. Irroshi May 22, 17:04

    Kësaj i thonë të ziesh për mustaqet e Çelos.
    Ose, ose, këtu ka pas dorë Shaban Tapia (Memia) që në 8 vitet e Saliut e bëri Tiranën kullurri.

    Reply to this comment
  9. mirel May 22, 17:13

    Ma shpjegon njeri kete paragraf:
    “Sipas dokumentit shihet se është regjistruar vetëm toka me sipërfaqe 5522.70 metra katrorë dhe një ndërtesë me një sipërfaqe 1126 metra katrorë. Godina e regjistruar në hipotekë është Teatri Eksperimental dhe data e regjistrimit të saj është 25.05.2004, vit kur nisi ndërtimi në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisa.”

    Reply to this comment
  10. Beni May 23, 09:02

    Shikoni vetem fotografine e kesaj godine..
    Si ka mundesi qe ata njerez po bejne qametin per kete godine te pjerdhur…mos valle niveli i tyre per te bukuren dhe estetiken eshte baraz me nivelin e shpellarit. Kjo ndertese nuk duhet te ekzistoje as ne fotografi….

    Reply to this comment
  11. Kardakliu May 23, 11:33

    Duhet natyrshem te lihen anash gjitha keto “gurmime dikumenteshz’ edhe pse mund te jene te sakta e zyrtare shteterore.Por, Teatri,arti dramaik,skena kekron kushte e rrethana te tjera nga ato ekzistueset. Persoshmeria e pershtashmeria ,ecja me kohen, zhvillimin dhe ngjarjet,kerkesat e nivelet,kerkojne kushte dhe pershtatshmeri me kohen dhe idete.Andaj, artistet,per kete, duhet dhene kontributin perofesional si autoritete kompetente te dijes dhe artit, qe, shteti te vazhdoje punen dhe zhvillimin shoqeror.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim