Dokumenti i rrallë / Amerika kishte zbuluar Ali Pashën!

June 22, 2016 09:42

Dokumenti i rrallë / Amerika kishte zbuluar Ali Pashën!

 

Nga Auron Tare

Për vite me radhë, në arkivën time personale mbaj një dokument shumë interesant, të botuar për herë të parë në Prill të vitit 1820 në një revistë të New England (Anglisë së Re), The North-American Review and Miscellaneous Journal. Revista në fjalë, e para revistë letrare e botuar në Amerikë që më 1815, me një tirazh prej 3000 kopjesh, por me një famë shumë të madhe për kohën, e ka botuar këtë dokument pa autor.

Arsyet e botimit anonim nuk janë shumë të qarta, por dokumenti është një përshkrim i mrekullueshëm i udhëtimit të një grupi të vogël udhëtarësh amerikanë në viset shqiptare, në Prillin e 1818-ës. Për vite rresht, ky dokument më ka nxitur shpesh që ta botoj, edhe pse pa autor, pasi përshkrimet dhe detajet që ndodhen në të janë shumë interesante për të ndriçuar edhe një herë një figurë kaq madhore si Ali Pasha Tepelena. Dokumentin e gjeta papritmas në Universitetin e Harvardit, kur kërkoja materiale për të ndihmuar novelisten amerikane Katherine Nevile për librin e saj “The Fire”, libër ky i botuar tashmë edhe në shqip, me titullin “Zjarri”.

Dokumentet interesante që gjeta në Harvard në atë kohë, dhe që i botova për herë të parë, sillnin informacione mbi dy personalitete të rëndësishme të jetës letrare dhe politike të Amerikës së asaj kohe, Prof. George Ticknor dhe një pjesëtar i familjes së famshme të New England, Coolidge, të cilët kishin kërkuar ndërhyrjen e poetit të njohur tashmë në Europë, Lord Byron, për një letër ndërmjetësimi për të takuar Ali Pashë Tepelenën në Janinë.

udhetimetLetrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin “Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës”, sillnin për herë të parë një tablo interesante mbi marrëdhëniet e Ali Pashës me poetin e ri britanik, edhe pas vizitës së këtij të fundit në Shqipëri, duke provuar se, edhe vite më vonë, të dy këta personalitete europiane kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Po kështu, një detaj shumë interesant, i dalë nga këto letra të botuara, ishte fakti i panjohur më parë se, fama e Ali Pasha Tepelenës ishte përhapur tashmë edhe në sallonet letrare të Amerikës së largët.

Pas botimit të Child Harold-it edhe në Amerikë, dukej se kishte edhe personalitete eksentrike amerikane, të cilët kërkonin të njihnin Ali Pashë Tepelenën dhe shqiptarët e tij.

Nga dokumentet e përshkruara nga George Ticknor, po kështu, mësonim se Lord Byron kishte porositur një armë të posaçme në Amerikë për Ali Pasha Tepelenën dhe që dëshironte t’ia dërgonte mikut të tij shqiptar, duke ditur pasionin e madh që Aliu kishte për armët. Së bashku me novelisten Nevil, kërkuam gjatë nëpër arkivat e Kongresit Amerikan, për të zbuluar gjurmë të armës amerikane për Ali Pashën.

Me ndihmën e Shoqatës së famshme amerikane të pushkatarëve, NRA, arritëm të saktësonim se mundësia më e madhe që Lord Byron kishte për të porositur një armë speciale për atë kohë ishte një pushkë Kentaki, e prodhuar nga emigrantët gjermanë të vendosur në Pensilvania. Kjo pushkë, mjaft moderne për kohën, akoma nuk kishte mbërritur në Europë dhe, me sa dukej, do të ishte një dhuratë shumë e çmuar për një person si Ali Pasha Tepelena.

Të gjitha këto detaje mbi marrëdhëniet e Ali Pashës dhe Byronit ishin mjaft intriguese për këdo që ka interes mbi ato kohë. Fatkeqësisht, George Ticknor, edhe pse i pajisur me letrat rekomande nga Lord Byron, nuk mundi të arrinte asnjëherë në Janinë për të takuar Pashain Plak, pasi angazhimet e tij politike e mbajtën për një kohë të gjatë në Francë dhe Portugali.

Megjithë dëshirën e madhe për të pasur një dëshmi të kontakteve të Ali Pashës me kontinentin e ri, fakti që George Ticknor, i pari amerikan që kishte shprehur dëshirën për të ardhur në Janinë, nuk e bëri dot realitet dëshirën e tij, i hidhte poshtë hipotezat se Ali Pasha ka pasur kontakte të tilla.

Por, zbulimi i dokumentit pa autor, i botuar në Revistën Letrare të New England dhe që gjendet në arkivën e Universitetit të Harvardit, më ka intriguar gjatë gjithë kësaj kohe për ta botuar, edhe ashtu, pa emër, pasi gjithsesi, ishte një dëshmi mjaft me vlerë dhe vërteton përfundimisht kontaktet e Pashait Plak me Amerikën. Nga hulumtimet e derimëtanishme nuk më rezulton se ky dokument është botuar apo cituar në ndonjë prej studimeve apo shkrimeve të studiuesve të kësaj periudhe.

janinaDitët e fundit, teksa lexoja një numër kopjesh të dokumenteve nga arkiva e botuesit të Lord Byron, John Murray, po shikoja me kujdes dëshmitë e lëna nga George Ticknor mbi takimet e tij me poetin anglez. Janë një numër takimesh dhe, përshtypjet me poetin e famshëm dhe George Ticknor, themeluesi i bibliotekës së famshme të Bostonit, dhe më vonë Profesor në Harvard, i ka shkruar këto shënime vite më vonë pas vdekjes së Bajronit.

Ticknor vërteton edhe njëherë se botuesi i Bajronit, John Murray, e dogji dorëshkrimin e autobiografisë së poetit, të lënë për botim nga ai vetë, duke humbur përgjithmonë mundësinë e botimit të tij. Po kështu, Ticknor shkruan se Bajroni i kishte folur shpesh për kujtimet e udhëtimeve të tij shqiptare, duke diskutuar me të për orë të tëra impresionet e natyrës shqiptare dhe frymëzimin e tij nga personazhet dhe malet e egra shqiptare.

Letrat që Bajroni shkroi për miqtë e tij shqiptarë, Ticknor pohon se i ka në arkivën e tij personale, edhe pse poeti ka vite që ka vdekur. Megjithatë, midis këtyre dokumenteve, një dëshmi e shkurtër, e shkruar në 3 Gusht të vitit 1859, më tërhoqi më shumë vëmendjen. Kjo dëshmi, e shkruar nga Ministri Amerikan në Oborrin e Saint James në Londër, Shkëlqesia e Tij Eduard Everett, është shumë interesante, dhe mendoj se hedh dritë mbi autorin e vërtetë të dorëshkrimit mbi vizitën në Janinë në Prill të 1818-ës të disa udhëtarëve amerikanë, me qëllim takimin me Pashain e famshëm të Tepelenës. Dokument ky, i botuar në Prill të 1820-ës në Revistën e famshme të New England.

 

***

Shkëlqesia e Tij

Ministri Fuqiplotë në Oborrin e Saint James, Eduard Everet

3 Gusht 1859

Në një moshë mjaft të re kisha një interesim shumë të madh për Greqinë moderne. Ky interesim mu rrit më shumë pasi lexova kantot e para të Child Harold-it, të cilat ishin botuar pasi kisha mbaruar Kolegjin. I vendosur për të shkuar në Greqi vetë, kjo dëshirë m’u bë edhe më e fortë pasi arrita në Londër, në pranverën e 1816-ës, ku edhe njoha Lordin Byron.

Prezantimi me të m’u ofrua nga disa miq, por në veçanti nga Robert Sharpe Esq, i njohur në Shoqërinë Angleze si “Biseduesi i mprehtë”. Për arsye të ndryshme ky takim u vonua, dhe entuziazmi im rinor më bëri që t’i dërgoj një letër, si dhe disa poezi të shtypura privatisht nga unë, ku ai përmendej si burimi im i frymëzimit. Në këtë mënyrë, i kërkoja të më jepte mundësinë dhe të më nderonte që ta takoja.

eduard everet

Eduard Everet

Unë mora një përgjigje shumë obliguese ditën tjetër, të shoqëruar edhe me një libër të poezive të tij, që ishte shumë i vlefshëm, pasi kishte një seri korrigjimesh me shkrimin e tij, ku ai më caktonte edhe orën e takimit. Biseda ishte shumë miqësore.

Marrëdhëniet miqësore midis Britanisë dhe Amerikës sapo ishin vendosur pas Luftës së 1812-1814-s dhe, me sa dukej, unë isha amerikani i parë që Lordi Byron kishte pasur mundësinë të takonte. Ai shprehu kënaqësinë e tij mbi dëshmitë e mia të famës së tij, që kishte arritur tashmë përtej Atlantikut. Biseda jonë u përqendrua kryesisht tek edukimi dhe letërsia e zhvilluar në këtë vend (Amerika, shën ynë), si dhe mbi Greqinë, për të cilën ai më tha se ishte shumë i lidhur dhe se arsye familjare e pengojnë që të mos ketë mundësi të jetojë atje përgjithmonë.

Pa i kërkuar, ai më dha një sërë letrash për miqtë e tij atje dhe kryesisht për Ali Pashanë e Shqipërisë.

Lordi Byron, tashmë me kënaqësinë e të kuptuarit se ishte në majat e Parnasit të literaturës britanike, e kishte lënë mënjanë tonin misantropik dhe manierat e tij eksentrike që i kishte sjellë me vete nga Lindja. Ai tashmë ishte një personazh shumë i preferuar i shoqërisë së lartë dhe mjaft i kërkuar nga miqtë e tij. Po kështu, dukej se ai kishte arritur që t’i sheshonte grindjet që kishte pasur dikur me ata që i kishte sulmuar në poezinë e tij “English Bards and Scotish Reviewers”.

Do të doja të theksoja këtu se letrat e rekomandimit që Lordi Byron më dha për miqtë e tij në Korfuz, Shqipëri dhe në Greqinë kontinentale, ishin shumë të vlefshme për mua dhe veçanërisht në Oborrin e Ali Pashës. “Myftari i Zi”, i biri i tij, aq shumë i njohur për lexuesit e Child Haroldit, ishte personi i parë i shquar që unë takova në Janinë, ku ai ishte Guvernator”.

 

***

Letra e gjatë e Ambasadorit Amerikan në Londër, mbi përshtypjet e tij mbi Lordin Byron, është konfirmimi më i saktë që kemi mbi autorësinë e dokumentit në fjalë. Nga pasazhi i sjellë këtu për lexuesit, duket qartë se Everetti i ri, së bashku me miqtë e tij amerikanë, të cilët deri më tani janë të

REV122677

Lordi Byron me veshje shqiptare

panjohur, është autori i përshkrimit të gjatë nga Oborri i Ali Pashës në Janinë. Ai në këtë letër konfirmon se ka qenë Eduart Everett personi që ka vizituar Janinën dhe ka takuar, jo vetëm Pashain Plak, por edhe djalin e tij “Myftarin e Zi”, siç e quan ai në këtë letër.

Megjithatë, detajet më interesante që kemi nga ky dokument, i cili do të botohet i plotë, janë fakti që Ali Pasha Tepelena iu ka kërkuar udhëtarëve amerikanë ndihmë për të vendosur marrëdhënie tregtare me kontinentin e largët, si dhe mundësinë e vendosjeve diplomatike, duke kërkuar një Konsull amerikan në Janinë. Kjo dëshmi, e ardhur nga Eduart Everett, sjell një këndvështrim shumë interesant mbi politikën e jashtme të Pashait Tepelenas, duke na befasuar gjithmonë me largpamësinë e tij origjinale.

June 22, 2016 09:42
Komento

18 Komente

  1. demo June 22, 10:20

    E pare e punes,kjo leter ku permendet Ali pashai,nuk mund te quhet dokument per vezirin e Janines,sepse nuk ka asnje te dhene dokumentare per te.Miqesia e vezirit me Bajronin eshte si miqesia e dokumentaristit englez Michael Palin me ish kryebashkiakun Edi Rama,te cilin e intervistoi ne Tirane kur po lyente pallatin me Shigjeta.Gjate dy diteve qe qendroi Bajroni ne Janine e njohu vezirin plak,aq sa mund te njihet per dy dite.Ajo qe terhiqte turiste perendimore drejt oborrit te pashait ka qene zulma e tij prej krimineli te pameshirshem,keta e shihnin si kafshet e egra egzotike te Afrikes dhe Azise,Tigri,Luani,Pitoni,Hiena etj.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati June 23, 17:11

      Ja te jap une nje kuriozitet interesant kur Bayron vajti per here te pare vizite tek Aliu

      Aty teksa Bayroni u ul ne dhome dhe po priste Aliun te hynte ishte dhe nipi i Aliut qe ishte nja 10 vjec , djali i Myftarit
      Ku nipcja e pyeti Bayronin :.. Ju jeni nje lord anglez
      Bayroni tha :.. Po
      Pastaj nipcja e pyeti :.. Po ju jeni anetar i dhomes se ulet apo dhomes se lart ?
      Aty Bayroni u skandalizua , dhe shkruan
      Nga pyetja qe beri femija tregoi se kishte njohuri per parlamentin anglez , por kjo esht dicka e pa imagjinueshme
      Nje femij ne Angli edhe mund te kete njohuri te tilla , por nje femij ne Spanj nuk e ka iden se si funksionon parlamenti anglez

      Mirpo ja qe ky femij ketu ne Shqiperi duket qe esht edukuar edhe ne ket drejtim

      Bayroni i shkruante te jemes ne leter se Pashai i Janines , edhe tani qe jam ne Athine me trajton sikur jam djalii i tij i vogel dhe me dergon bajame , dhe gjera te tilla duke me trajtuar me dashuri aterore

      Kur u takuan oer here te pare , thote Bayron , Aliu me tha :.. Diket qe je lord dhe ke jetuar mire se ke veshe te vegjel dhe floke kacurela

      Esht interesant se Bayroni ne kujtimet e tij jep edhr mje krasaim te tille :… Femrat shqiptare jane shum me te bukura se greket dhe dijn te vishen shum bukur

      Bayroni thote se kuptohej menjehere se ne pashallekun e Aliut pushteti i Sulltanit ishte zero
      Dhe pushteti i Aliut shtrihej nga Tepelena deri ne Peloponez ku kushte te birin si Pasha

      Aty bayroni jep dhe disa perkufizime monumentale kur thote
      Grreek’s life is a struggle against truth :- Jeta e grekut esht nje lufte kunder te vertetes

      Po aty thote se :… Nuk kam pare ne ndonje vend ku njerezit te urrejne aq shume, sac e uren greku dhe turku Shqiptarin

      Po ashtu Bayroni thote … Shqiptari , si myslyman dhe kristian nuk esht besimtar aspak
      , kur ju permend shqiptareve kishen dhe xhamine , ata qeshin me to
      Dhe greku e turku nuk i shofin shqiptaret , as si kristiane , as si myslymane

      Sic shihet Bayroni ka dhene perkufizime shum te sakta per shqiptaret e asaj kohe

      Dy shoqeruesit qe Aliu i kishte dhene Bayronit , ishin dy shqiptare , njeti quhej Thanas dhe tjetri Hasan
      Hasani ishte bjond

      Reply to this comment
  2. Mehmet Metaj June 22, 12:37

    Dakord per historine dhe lidhjet e Ali Pashait te Janines me dynjane e kohes por nuk duhet ta rritim aq larte kete Ali kacakun se ka qene shume i vogel ne krahasim me bashkekohesit e tij rreth e perqarke nesh pale me tej…se ne themi dhe se ai ka patur mik te ngushte dhe napoleon Bonapartin por ne nje shenim te tij Napoleoni thote: “zhdukmani-vriteni kete kacak por te mos ta mare vesh se ju kam porositur une…”!!!

    Reply to this comment
    • ME June 22, 17:29

      Ke te drejte, Aliu ishte kacak e as kompjuterin nuk dinte te perdorte.
      Po ama ishte kacak ne krye te vilajetit qe I bente karshillek Turqise se gjithefuqishme.

      Reply to this comment
  3. Shqiperia June 22, 14:35

    Aliu krijoi nje shtet thuajse te pavarur shqiptar qe perballoi me sukses per rreth 30 vjet perpjekjet e Sulltanit per ta nenshtruar.
    Ato qe shkruan autori jane me te vertete te panjohura dhe shume interesante sepse nxjerrin ne drite edhe nje here largpamesine dhe vizionin europian te Aliut. Eshte e pabesueshme e paradoksale qe qysh ne ate kohe kur Amerika nuk kishte ndonje rol te dukshem ne politiken europiane e boterore, Ali Pashai te kerkonte lidhjen e marredhenieve tregtare dhe diplomatike me Boten e Re.
    Qe Aliu ishte nje politikan i lindur kalibri (ah si nuk kemi nje te tille edhe sot qe na duhet kaq shume) kjo njihet pergjithesisht ne historiografine europiane. Ai diti te shfrytezonte me mjeshteri te rralle kontradiktat tre-paleshe Angli-France-Porte e Larte per te ngritur shtetin e tij te pavarur.
    Por nje ane e pa ndricuar sa duhet e figures se AliPashe Tepelenes eshte veprimtaria e tij ndertuese. Duke parashikuar sulmin e pashmangshem nga ana e Sulltanit ai ndertoi nje sistem fortifikimesh (mbi 20 kala te reja dhe dhjetra te tjera te rinovuara), rruge, ujesjellsa etj..
    Po kaq e pandricuar mbetet edhe veprimtaria e tij kulturore duke perfshire ngritjen dhe financimin e shkollave. Pikerisht me mbeshtetjen e tij financiare shkolla e mesme Maroutsia ne Janine ne fillim te shekullit 19 konsiderohej nje nga shkollat me te mira te Rumelise. Duke ftuar ne oborin e tij perfaqesues te kultures perendimore si Lordi Byron, piktori anglez Edward Lear, koloneli anglez William Martin Leake, etj deri te ky minister fuqiplote Edward Everett ai nxiti studimet europiane per njohjen e Shqiperise, te shqiptareve dhe historise se tyre. Le te mos harrojme se nje pjese e mire e informacionit qe disponon historiografia shqiptare sot lidhet me kete hapje te Aliut drejt Europes, me nxitjen qe u dha fama e tij studimeve shqiptare ne Europe (Hobhouse, Leake, Pouqueville, von Hahn, Fallmereyer, etj),
    Aliu eshte nje figure madhore e historise sone kombetare qe nuk eshte studiuar vleresuar sa duhet. Eshte infantilizem te kerkohet nga Aliu te mos ishte diktator ne nje epoke kur te gjithe shtetet e Europes sundoheshin ME DORE TE HEKURT nga diktatore (mbreter, perandore autokrate) dhe kur Napoleoni i vinte flaken Europes duke i shkaktuar disa milione te vrare kontinentit tone.

    Reply to this comment
  4. artan June 22, 16:31

    e para bajroni nuk e takoi aliu ne janine. e dyta bajroni qendroi ne territoret shqiptare mbi nje muaj dhe ne udhetimin e pare u shoqerou ne athine me muaj te te tere nga dy roje shqipetare. por nuk eshte ky thelbi. ali pasha eshte nje personalitet shume i madh shqiptar i cili ne kohen e tij luajti nje rol te rendesishem ne politiken e turqise europiane. aliu ishte politikan dhe burre shteti i kohes dhe sigurisht qe nuk mund ta gjykosh jashte konteksit te kohes.

    Reply to this comment
  5. Nishan jari me quhet kari June 22, 20:05

    Kur aliu vriste dhe priste kristianet shqiptare pse nuk ka te tilla lajme ne median e ketij Tare hajdutit qe nuk la gje pa vjedhur ne butrint dhe duke i shitur.Aliu beri nje partuza me gay lord byron.Kur greket bene shtet dhe serbet bene shtet.Aliu vriste shqiptaret kristiane.Boll me pordhet e Aliut turk se ishte nje i pa shkolle dhe mizor barbar.Cfare zhvilloi Aliu ne shqiperi,mos beri ndonje revolucion???ai eshte vrasesi i sulioteve dhe gjithe bregdetit.Boll me Alite,hasan,e mehemetat se u ngopem o Tare hajduti.

    Reply to this comment
    • artan June 23, 09:44

      Ali Pasha hapi shkollen e Zosimeas. Ali pasha ngriti nje shtet ku myslimanet dhe te krishteret ishin te barabarte para ligjit. Qe Janina u be nje qender e rendesishme kulturore ballkanike. Ali Pasha financoi kerkime arkeologjike si rasti i ekspedites daneze te Bronstad. Ali Pasha financoi revolucionin greke. Pra ky eshte burri i shteti Ali Pasha injorante si puna jote ka plot dhe eshte fatkeqesis qe harxhoni kohe neper portale per te folur idiotesira.

      Reply to this comment
      • Nishan jari me quhet kari June 23, 11:38

        Ore une nuk pres ty te me gjykosh se je nje ALI per vete,Po a mund te me shpjegosh se pse ali turku nuk financoi nje revolucion ne shqiperi sipas teje po ju desh te financonte revolucionin e kaurreve grek??? meqe na paska qenur patriot ky turk barbar.Aliu ka vrare dhe prere shume grek dhe ishte kunder revolucionit grek o te marrte aliu edhe ty me vete.Aliu i urrente arvanitasit dhe e rrethoi Sulin martir bashke me taboret e turko-shqiptareve dhe ata u hodhen nga humnerat por nuk u dorezuan.Per nje dite ne Peloponez Trimat suliote arvanitas theren si delet 3000 turko-shqiptare qe luftonin per porten e larte qe ishte pjese edhe aliu.Historine mos e thuaj si te meson hoxha ne xhami po si eshte a morre vesh.Aliu ishte nje anadollak biles HOMO qe vrau shume njerez dhe qe i urrente kristianet.Gjithe fshatrat e bregut dhe gjithe kristianet dhe heronjte e greqise ishin armiqte e aliut turk.Duhet theksuar se shume burra luftonin per ushtrine e napolonit ne korfuz kunder aliut turk,keta ishin atdhetare himariote dhe fshatrave rrotull.Nuk ka nam te mire aliu ne histori,Mos u mundoni ta shisni si koke shteti se nuk ishte ishte nje hajdut dhe vrases barbar.Mjafton te lexosh shkrimet britanike dhe francese per ali turkun.Aliu nuk fliste as shqipen,por fliste turqisht sa per dijeni…..

        Reply to this comment
  6. Antikonformisti June 22, 21:05

    Si gjithmone me kete Auron Isa Taren. Ky “historian”, “kulumtues”, “arkeolog”, “gazetar”, politikan rilindas, ka nje stil “te vetin” ne shkrimet qe publikon. Me teper se qellimi per te publikuar ndonje dokument historik me vlere ( ne me te shumten e rasteve, kujtoni publikimet e dokumente te gjermaneve per luften e dyte botrore) ai i kushton vemendje, per te mos thene se gjithe qellimi i publikimt idese fikse te tij te llojit “Doni me per Belulin”. Qe te kuptohet kjo nuk ka veshtersi se do ta gjeni qe ne krye te rradheve te shkrimit te tij “te jashtezakonshem” per pashain e Janines por dhe kryehajdutin dhe xhahilin qe futi per te shiire gjemba 500 burra te Hormoves duke i prere ne bese, Aliun e Tepelenes.

    Reply to this comment
    • lame June 23, 09:40

      Normal, te dokumentosh se figura historike shqiptare kane luajtur nje rol ne ngjarjet europiane eshte humbje kohe per disa injorante si puna e ketij me siper.

      Reply to this comment
      • Antikonformisti June 24, 12:30

        @lame! Ta them une se -fare “injoranti” jam. Por me ppare duhet t’i kerkoj falje lexuesve dhe redaksise per keto qe do te them. E di sa di ti mor”lame” loqja?! Shume me pak se “koka” e vogel e nje harixhiu, idot i lindur! Ne ç’ngjarje europiane ka luajtur rol ky hyzmeqari xhahil i sullatneve te Turqise, ky hajdut kercikuq, ky vrases i shqiptareve? Çfare figure historike eshte ky personazh i Sabri Godos dhe çfare ka bere ky per pavarsine e Shqiperise, apo qe nderronte “vasiliqite” edhe kur nuk kishte fuqi te pirdhte.

        Reply to this comment
  7. Arberori June 22, 23:10

    A e vuri re ndonjeri qe amerikani ne fjale e ka quajtur Ali Pasha te. Shqiperise dhe jo Ali Pasha te Janines? E vertete eshte kjo Auron?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 June 23, 09:59

      hë mo se ja ka fut pak si tërthor!!
      historian-do të thotë të paraqesësh faktet dhe ti interpretosh ato sa më drejtë!në këtë ras auroni ka devijuar pak,ashtu si ka devijuar në mendimin që do të përçojë me këtë shkrim!!
      ai del komplet nga periudha kur kanë ndodhur ngjarjet!!ai e quan “Amerika kishte zbuluar Ali Pashën!”,titull që mund të interpretohet në dy mënyra!!të parën nuk ja vlen ta diskutojmë por këtë që përçon auroni,po!!
      auroni barazon amerikën e sotme me amerikën e fillimit të shekullit të 19!!auroni harron se amerika sot dhe amerika dje nuk janë e njëjta gjë!!amerika e asj kohe nuk ishte shuperfuqia e sotme,ajo ishte një shtet shumë më i vogël se sot dhe një shtet që sapo kishte fituar pavarsinë!!ishte në shtet që kishte më pak fuqi se ali pasha i kohës dhe vëndit të tij!!
      në rastin tonë nuk ishte amerika në pozicionin e superfuqisë së sotme,por ishte aliu!!
      aliu ishte një nga pushtetarët më të fuqishëm të kohës!!në mos një superfuqi si amerika sot!?të paktën një fuqi më e madhe se amerika e atëherëshme!!
      auroni shpesh sjell dokumente të rëndësishme,të veçanta!
      POR pothuajse në të gjitha rastet,bën një interpretim të trashë dhe të pavënd!!
      ndoshta prej ndjenjës së inferioritetit!?ndoshta sepse nuk mund të mendojë duke u përshtatur me kohën gjat të cilës kanë ndodhur ngjarjet!ndoshta është thjeshtë një kërkues,gjetësh dokumentash dhe jo një interpretues i tyre!!

      Reply to this comment
  8. Arber June 23, 00:30

    Humbje kohe me kete Taren!

    Reply to this comment
  9. beni June 23, 09:25

    Ky ali pasha ka qen nje verqir i turqise qe vajti ne pith te semes e do tja terhiqja ate monument qe i keni ngritur ne tepelene si enver hoxhen ne 91 per ta zhdukur njeher e pergjithmon kte turk te qelbur qe binte era kellire!

    Reply to this comment
  10. demo June 23, 18:59

    Tek Tare ndjehet mungesa e kultures historike. Duke mos njohur ngjarjet e periudhes ne fjale,ngaterron temen e letres shkruar nga nje amerikan me objekt adhurimi lordin Bajron,me Ali pashain e Janines qe permendet perciptaz ne leter tok me te birin Myftarin.Ali pashai i Janines eshte nje figure historike i pashkeputur nga sistemi feudal osman.Nuk existon asnje dokument qe te vertetoje synimet e tij per pavaresi te Shqiperise,ose shkeputje nga varesia e perandorise osmane,sic beri shqiptari tjeter Mehmet Ali pasha i Egjiptit.Si politikan,Aliu u perdor nga fuqite e kohes.U perdor nga perandoria osmane ne fushaten kunder Bushatllijve,u perdor kunder kryengritjes bullgare,u perdor per te spastruar etnikisht Sulin dhe Himaren nga shqiptaret e krishtere.E perdoren Ruset dhe Francezet per te marre ne zoterim 7 ishujt dhe Korfuzin pas pushtimit te Venedikut nga francezet.Ka qene vasal i bindur i sulltanit dhe jo 30 vjet por as 30 minuta nuk rezistoi ushtria e tij nen komanden e Omer Vrionit,por u dorzua pa lufte.Per dy vjet u mbyll ne fortesen e Litharices ne liqenin e Janines,kur ju dorzua armiqve te tij personale Pasho beut ,Hurshit pashait,Dramalli pashait,te cilet i prene koken,pa rezistence,si berr.

    Reply to this comment
  11. Blaublut4 June 23, 21:21

    Me sa kam lezuar. Ne fuqizimin e vilajetiti te Janines se Ali Pashes, ka ndikuar dhe ndihmuar shume edhe familja FISNORE E MADHE DALANI (Konispol) Pa fuqine ushtarake dhe financiare te kesaj Familie shume te vjeter shqiptare, villajeti i Janines do te ishte i kufizuar.
    Lexoni historianin britanik William Lik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*