Dokumenti i zhdukur i vitit 2001: Fatos Nano, në aksidentin e Shkallnuerit

August 13, 2017 02:34

Dokumenti i zhdukur i vitit 2001: Fatos Nano, në aksidentin e Shkallnuerit

Aksidenti i shkaktuar nga deputeti Aqif Rakipi sjell në vëmendjen e publikut një tjetër aksident, atë të Shkallnuerit në shkurt 2001, ku dyshohet se u përfshi Fatos Nano dhe gruaja e tij e ardhshme.

Deputeti Rakipi u largua nga vendngjarja por më pas u dorëzua, ndërsa aksidenti i vitit 2001, për shkak të asaj që ndodhi më pas, u shndërrua në krim pa ndëshkim dhe bashkëpunim në zhdukjen e provave.

Shkallnuer. Vetëm tre ditë nga shkurti 2001. Errësira ka rënë ndjeshëm rreth orës 19.30 të darkës. Një makinë rrëmben një kalimtar e përplas për tokë. Një dëshmitar ka parë gjithcka nga pika e karburantit pranë aksidentit. Në vendngjarje vjen policia rrugore, por ajo që identifikohet është vetëm viktima. Petrit Islami 70 vjeç.

Kerkimet mbeten vetëm dialogje pa përgjigje në radio policie. Makinën e përpin dheu, udhëtarët e natës gjithashtu.

Çeshtja Penale Nr.45 pezullohet për mos zbulim te autorit më 25 Korrik nga Prokuroria pranë Gjykates së Shkallës së Parë Durrës.

Robert Qirjo ishte shef i qarkullimit rrugor të Durrësit në kohën e ndodhjes së aksidentit.

Dëshmia e tij u zhduk nga dosja hetimore.

DITA ka botuar sot këtë dokument që mendohej i zhdukur, por doli në dritë gjatë një rihapje të hetimit në nëntor 2004

Hetuesi: Më shpjegoni edhe njeherë të vërtetën sipas asaj që di.

Robert: Ngjarja ka ndodhur në orën 7.30 te datës 3 shkurt 2001.Kam qënë në lëvizje. Më njofton patrulla për një aksident : është gjetur nje person në asfalt. Kam shkuar menjeher atje. Njoftova oficerin e rojes .Vajti grupi. Shkova tek vëndi i ngjarjes. Atje mora vesh se kishte vdekur.

Hetuesi: Në çfarë asfalti ndodhi kjo?

Robert: Në Shkallnuer. Ishte kohë me shi. Kam parë vëndin e ngjarjes. Me përjashtim të disa copave të xhamit, që për mendimin tim ishin copat e pasqyrës së krahut të djathtë nuk kam parë gjë tjetër.

Hetuesi: Personi ishte i vdekur, apo e kishin nisur për në spital?

Robert: Ishte nisur për në spital.

Hetuesi: Patrullën e keni gjetur aty?

Robert: Jam lidhur direkt me Tiranën me 63-shin. Zoti Toska e di mirë këtë se kush është dhe pas një ore më kthyen përgjigje se nuk po vjen asnjë makinë të dhënat e së cilës pak a shumë i kishim përshkruar. Atëherë kam marrë makinën në vend ngjarje dhe kam shkuar deri ne Romanat. Nuk gjeta gjë. U ktheva, u lidha prapë me Tiranën (63), ka ndërhyrë pastaj nëndrejtori i Policisë së Tiranës.

Hetuesi: Si quhet ky?

Robert: Sokol Bizhga. Me pas më është dhënw përgjigja në Drejtorinë e Policisë Durrës se Niko Brahimaj, atëherw ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisw Kriminale, po e ndiqte këtë problem. Në drejtori me thanë lëre atë punë se personi që ka bërë aksidentin është njeri tepër i nderuar dhe nuk bëhet shaka me të .

Hetuesi: Si ta thanë emrin?

Robert: Nuk e mbaj mënd.

Hetuesi: Ligji të detyron .

Robert: Pyesni drejtorin, Niko Brahimajn.

Shefi i qarkullimit Robert Qirjo merret serish në pyetje më 10 Korrik 2001.

Hetuesi: Çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?

Robert: Po, erdhen këto ditë dy specialistë nga Ministria e Rendit . Ariani, drejtori im më tha që të mos i takoja.

Hetuesi: Përse?

Robert: Fjala kishte marrë dhenë në Durrës se aksidentin e kishte bërë Fatos Nano, bile “Benz”-in e kishte fshehur në magazinën e…. Ishte ndërruar “Benz”-i i aksidentit atë natë me një tjetër që të mos kapej në hyrje të Tiranës.

Hetuesi: Kush?

Robert: Ju lutem pyesni drejtorin…

Hetuesi: Po atë djalin që ka parë atë natë aksidentin a e keni thirrur ndonjëherë në polici?

Robert: Patrullës i kishte thënë se në makinën që bëri aksidentin ishte një burrë me syze dhe nje grua doli nga makina . Ai i kishte parë nga karburanti që është shumë afër vëndit ku ka ndodhur aksidenti. Sipas djalit, nga pas makinës doli nje person tjetër që e ka hedhur viktimen në kanal afër rrugës dhe “Benz”-i ka ikur me shpejtësi.

Hetuesi: Po targa?

Robert: Ai djali nuk e mbante mënd mirë, por na tha se me sa dukej ishte 8227 E. Megjithatë nuk ishe i sigurt .Kemi hetuar plot. Po hetojmë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Atje ka një “Benz” të tillë.

Hetuesi: Konkretisht?

Robert: Nuk e di. Kaq munda. E di drejtori, e di Arjani…

 

 

 

August 13, 2017 02:34
Komento

7 Komente

  1. Arber Iliri August 13, 06:38

    Nano eshte nje ordiner i pashoq.Te gjithe dijne se akte aksident e beri Nano dhe as Berisha qe s’le gje pa thene e as ndonje tjeter nuk kerkoi te dilte e verteta, keto jane veprimet qe degjeneruan drejtesine, e kam fjalen arroganca e pushtetit politik, kriminele te pashoq.

    Reply to this comment
  2. QInam QIrjo QIrjazi August 13, 08:36

    Nje dit Djele nji dit zemoni mblodha shokt me bo orgji
    Sala me Liken sna lan gjo pa na vjedh e Tosi pa na QI

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave apo avoketerit e djallit,keto shushunja qe nuke kane te ngopur me gjak. August 13, 09:46

    Cudija e policise shqipfolese ka qene dhe do te mbetet motoja “viktima u kap,kurse kriminelet iken ne drejtim te paditur”(u bene deputet, biznesmene dhe pushtuan te tre istitucionet nen istitucionin e pandeshkuesherise),Dhe kjo del qarte kur politikane, e biznesmene bejne aksidente me pasoja humbje jete,si dhe kur bejne ndertime te paligjeshme ne tokat me pronare, polica shqipfolese hesht,ose fsheh krimin,kurse kur pronaret ndertojne ne tokat e tyre policia kthehet ne bishe ndaj pronareve te ligjshem!Ja pra kjo ka qene do do te mbetet pafytyresia bastarde e politikes Tiranes zyrtare deri me sot, ku nen moton shit ulkonja dhe blij kelysher montojne istitucionin e pandeshkuesherise.Mjaft me,SOVRANI-USA dhe BE-ja nuke duhen ta zvarrisin shume reformen ne drejtesi,se persa i perket dekriminalizimit ky ligj ne zgjedhjet per deputet u pshurr si nga pozita ashtu dhe nga “opozita”sozi e te ciles mbetet.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuat nga fuqia e riciklimit te pandeshkueshmerise se botes se kim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik qe kerkon denoncim, hetim, dhe ndeshkim me tere forcen e ligjeve, per nje SHQIPERI vertet te lire,demokratike dhe nje bote ne progres njerezor.

    Reply to this comment
  4. luani August 13, 10:14

    Pushtetin ne Shqiperi e kane ne dore KRIMINELET.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi August 13, 11:01

    Ky politikan delenxhi, ashtu si miku i tij Sali Berisha, Ilir Meta, dhe nje dyzine kontrapedalesh te tjere, i kane shkaktuar kaq deme ketij vendi, sa do duheshin mijra volume per ti shkruar! Po ky Nano tha per te mbyturit e Otrantos se ata i dine rregullat, te pajisen me vize qe te levizin te lirshem, dhe nuk levizi fare nga lokali grek, pasi i pelqenin me shume tingujt e buzukut grek, se sa te bente punen per te cilen paguhej ne Shqiperi! Politikane te tille, qe per fat te keq, i kemi me shumice, duhen varur per gjuhe, por jemi komb deshtak dhe butak! Deri kur?

    Reply to this comment
  6. tomsojeri August 13, 12:42

    Sorrat cirren e klithin per copen e djathit po syt njona tjetres nuk ja qisin ! Keshtu dhe kta politikanet qe kemi mbi kok ,cirren e ulerisin per pushtetin por deri ktu shkon teatri e krimet e hajnin ja mbulojn mir njeri tjetrit ashtu si dhe stafeten ja leni njeri tjetrit ! Ptuuuuuu rrac e qelbur gjakpirsish, qe pak e keni litarin

    Reply to this comment
  7. MH August 13, 13:04

    Fukaraja jo vetem instinktivisht por edhe me koshience asht ma i ndergjegjshem se keto qe perpunojne e miratojne ligjet dhe udheheqin vendin.
    Vetem nji njeri njeh historia qe nuk pranonte te meshifet apo ta kundershtoj ligjin.Ky ishte SOKRATI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*