Dokumenti që pret një OK dhe disa pritshmëri prej ‘së panjohurës shoqëri civile’ në Shqipëri

February 17, 2015 18:02

Dokumenti që pret një OK dhe disa pritshmëri prej ‘së panjohurës shoqëri civile’ në Shqipëri

Road Map është emri zyrtar i një dokumenti-udhërrëfyes për shoqërinë civile në Shqipëri.

Ky dokument është përgatitur nga ekspertë të huaj me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe është financuar dhe ndjekur në detaje nga përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë – raporton DITA

Lidhur me këtë, një nga institucionet e rëndësishme të fushës, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) zhvilloi në datën 13 shkurt 2015, një takim pune me përfaqësues të BE-së në Tiranë.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Ionut Sibian, Kryetar i Komisionit për Ndjekjen e Çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Stefano Calabretta përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë për shoqërinë civile, anëtarëve te Bordit Mbikëqyrës të AMSHC, Ismail Ademi, Kozara Kati e Aldo Merkoci dhe drejtorit ekzekutiv të AMSHC, Andi Kananaj.

Shkëmbimi i mendimeve midis autoriteteve shqiptare dhe atyre europiane për rolin e shoqërisë civile në Shqipëri është i mirëpritur.

Por progresi në këtë fushë është i lidhur drejtperdrejt me përfundimin e dokumentit të udhërrëfyesit për shoqërinë civile, Road Map.

Road Map, tashmë i përfunduar, pret një OK nga Kryeministri Rama për të startuar.

Një grup pune i posaçëm pranë Kryeministrit është përgjegjës për finalizimin e tij, pas shpenzimit të fondeve dhe energjive njerëzore nga aktorët e tjerë në proces.

“Sfida jonë është rritja e zbatueshmërisë” – ka theksuar disa herë jo pa arsye kreu i qeverisë.

Ecuria e punes se procesit te Road Map lidhet drejtpërdrejt me gjallërimin e asaj që njihet si shoqëri civile në Shqipëri.

Termi në fjalë është bërë njëherazi temë polemikash pasi një projektligj i ri mbi shoqërinë civile po tenton të hyjë në kalendarin e Kuvendit.

Por projektligji është kritikuar si një draft që mbron interesa të pjesshme të një grupi të vogël të shoqërisë civile.

Veteranë të luftës për të drejtat e njeriut në Shqipëri mendojnë se nga pikëpamja e kuadrit ligjor termi shoqëri civile nuk mund të kufizohet vetëm për OJF-të, siç është aktualisht në projektligj.

Kritikët mendojnë se koncepti ligjor për shoqërinë civile duhet të përfaqësojë më shumë se vetëm OJF-të. Shumica e tyre thithin fonde të mëdha prej vitesh por janë thuajse anonime për publikun shqiptar.

Besimi i këtij të fundit për atë që perceptohet si shoqëri civile është shumë i ulët sipas sondazheve.

Pavarësisht kësaj, ka shumë ambicie dhe mundësi për të ecur përpara në këtë fushë.

Por gjithëpërfshirja dhe jo parcelizimi, rilindja e institucioneve dhe jo dyzimi apo mbivendosja e tyre, shkëputja dhe jo përngjitja e shoqërisë civile me politikën, ishin disa nga sfidat që hapen pas takimeve si ai i 13 shkurtit / DITA

 

************

Karikatura shoqëruese nga Medi Belortaja

 

February 17, 2015 18:02
Komento

18 Komente

  1. SHURRAN KOSTRECI February 17, 18:30

    Thano, a mund te behet i lexueshem edhe per publikun ky dokument, pse jo edhe duke e sjelle ketu ne platformen online te DITA-s ?

    Reply to this comment
  2. kalushi February 17, 19:11

    E nderuar Dita
    Redaksionali për servilët qe lexova dje a pardje ketu ishte fantastik dhe duhet vazhduar me këtë filozofi veprimi.
    Sepse deri tani është krijuar ideja se problematikët dhe kundravajtësit ligjorë janë vetëm në politikë.
    Por edhe shoqëria civile ka spekulantët e saj, edhe media ka spekulantët e saj, edhe biznesi ka spekuluesit e tij etj etj.
    Urime!

    Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur February 17, 19:13

    mendoj qe pyetja qe shtrohet ketu eshte esenciale: Kush eshte ajo qe quhet “shoqeria civile” ne Shqiperi?
    Ke ka ne krye?
    Si mobolizohen keta?
    kush i ngre pershembull per armet kimike por i le neper shtepira te han m.. e qeveritareve ne raste si Gerdeci, 21 janari etj?
    Pse njeher keshtu e njeher ndryshe?
    Kush ua cakton standartet?
    Emra a kane keta njerez?

    Reply to this comment
  4. xhevdet zekaj February 17, 19:16

    Këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të sa e sa nismave për luftën antikorrupsion, për ndalimin e importit të plehrave, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të homoseksualëve, për frenimin e fenomenit të gjakmarrjes etj. Së fundi kanë spikatur në vendin tonë nisma të shoqërisë civile për dhunën ndaj grave apo problemin e strehimit të romëve etj. Këto iniciativa qytetare kanë pasur shumë energji në start, por pas nisjes ato kanë ardhur duke u shuar, apo duke u kthyer në instrumenta për individë të caktuar, e diku më keq akoma, këto iniciativa i janë bashkuar apo nënshtruar politikës. Këto nisma kanë pasur në fillim edhe entuziazmin e popullit, mirënjohjen e tij, krenarinë, gëzimin dhe ndjenjën e pastër të përkatësisë. E gjithë kjo është krijuar nga njerëz që janë duke bërë gjënë e tyre të preferuar në këmbim të shpërblimit me fonde donatorësh të ndryshëm, si në çdo rast në emër të popullit dhe për popullin. Rasti i fundit, problemi i romëve të zbuar e pa shtëpi. Të gjithëve po u “qan” shpirti nga halli i tyre…. Po deri dje ku ishin? Mos vallë këto shoqata kanë “rilindur” bashkë me njërin kah politik dhe po performojnë në llogoren antibashki, qoftë edhe për t’i bërë qejfin Ramës? Sepse ai do të jetë kryeministri, ai do t’i ketë lekët, fondet? Në të gjitha rastet, nismat janë sikur do të heqin plehrat! Duke na imponuar me ndërgjegjen e tyre “të pavarur” e duke na stimuluar për të vepruar, pa e kuptuar se për të vepruar është e nevojshme për të ndryshuar mendjen! Unë dëgjoj shpesh kësi idesh, madje shumë shpesh në një formë apo në një tjetër me tonin komik emocional. Në rastin aktual “qajnë” për romët, por mos harroni energjitë e harxhuara për plehrat. Dhe përtej imponimit, ne si shoqëri civile nuk ndërgjegjësojmë apo edukojmë dot qytetarët tanë për të ndarë plehrat në shtëpi, sepse ndryshimi duhet të fillojë nga mendja dhe jo nga veprimi për të fituar fonde. Pra, përpara se të bëjmë këto, duhet të vëmë një reklamë përpara “luftëtarëve” të shoqërisë civile, pak a shumë me këtë tekst: “Të ndryshojë logjika dhe deviza juaj në funksion të humanizmit dhe qytetarisë!” Që shqip do të thotë: “Besoni dhe dashuroni atë që do të bëni, dilni jashtë interesave dhe bërjes palë më pushtetin…”

    Unë shpresoj se të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, që nuk kanë renditur ende llojet dhe rrezikshmërinë e “mbeturinave” në shtëpi dhe që duhet të lënë mbeturinat në natyrë, që heshturazi ose shmangen nga kjo përballje me antishtetin dhe shoqërinë civile, duhet të fillojnë të ndryshojnë mendjet e tyre, pastaj të dalin për të vepruar në rrugë. Por është e qartë se kur tranzicioni nga niveli i vendimeve kalon në nivel veprimi, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: Si do të ndryshojë? Dhe guxoj të mendoj se nuk ka mjete të efektshme dhe të punës. Televizioni dhe reklamat nuk janë për t’u besuar. Ato bëhen palë. Analistët, edhe pse strapacohen shpesh nëpër ekrane, janë për një grup të caktuar interesi politik, jo për të verpuar mbi vetëdijen e masave. Dhe ja, shikoni regresin në dhunën ndaj grave, në gjakmarrje, në aksidentet rrugore, në indiferentizmin ndaj keqbërsit, në dorëzimin përpara korrupsionit të çdo niveli etj., etj.

    Ka disa vite që ekologjistët merren me luftë titanike kundër masakrës ekologjike, si nga shteti apo dhe mafia e plehrave, ajo e shfrytëzimit të lumenjve, pyjeve, bregdetit e detit vetë! Dhe e kanë bërë jo keq detyrën, por nuk kanë bërë asgjë për ndërgjegjësimin qytetar rreth këtyre problemeve që shkatërrojnë të ardhmen tonë. Pse ka ndodhur kjo: nuk kanë gjetur instrumentat juridikë, apo janë dorëzuar përpara bashkëpunimit politikë-mafie? Vështirë të thuhet. Ka me mijëra shqiptarë që protestojnë në shtëpi, në tavolina, në biseda konfidenciale për barbarinë ekologjike që zhvillohet në vendin tonë, për dhunën, drogën etj.,etj., por ata nuk janë unifikuar, nuk ka forcë që t’i mbledh nën urganin e protestës qytetare jashtë ombrellës së PS-së dhe PD-së. Kjo vjen ngaqë populli ka humbur në njëfarë mase shpresën dhe besimin tek shoqëria civile. Kam qenë vet pjeswmarrës në disa nisma qytetare nga Av.Erion Kristo për problemet kardinale të Shqipërisë në tranzicion, por aty mezi vijnë 200-300 vetë, edhe pse problematika është për miliona shqiptarë. Përse? Si ka mundësi, ky palo reagim? Dhe përgjigjja ka qenë vetëm një: Ka humbur busulla dhe besimi për të protestuar ndaj padrejtësisë! Jemi dorëzuar, se ky vend nuk bëhet! Se organizatorët ose fitojnë për vete donacione, ose janë palë me këtë ose atë kah politik. Shkurt, nuk ka ndryshuar ndërgjegjja!

    Duke qenë se jam në Golem duke e shkruar këtë shkrim, m’u kujtua vulentarizmi për të pastruar plazhet, mundi dhe propaganda e OJQ-ve të ndryshme. Mirëpo, nëse këto ditë bën një xhiro pas plazheve private, apo dhe pranë resorteve luksoze, plehrat të mbysin. Përse e përse, dreqi e mori? Përgjigjja është vetëm një: S’ka ndryshuar mentaliteti! Nuk janë edukuar ata që vinë të pushojnë se plehrat e kanë vendin tek plehrat! Ose tjetra, dëgjoja përpara pak kohësh një politikan që thoshte: Të mbrosh ekologjinë është si akt heroik! Por kunati i tij ka gëlqerore pranë Tiranës dhe ai vetë është aksioner në një ndërmarrje betoni në lumin e Matit!!! Të mbrosh ekologjinë është e vështirë, e rrezikshme, sepse kjo është luftë bëhet edhe me mafien! Por kur mafia ka kapur shtetin e drejtësinë, çfarë mund të bëjë Sazan Guri për të ndryshuar mentalitetin popullor të vetëdorëzimit? Mentaliteti, natyrisht, ai duhet ndryshuar, por si dhe nga kush? Organet e shtetit dhe shoqëria civile jashtë varësisë nga qeveria, pushteti, nga partitë politike, nga biznesi i madh apo i vogël. Të mos shiten për pak fonde publike apo grante, por në bashkëpunim me institucionet fetare dhe organizatat e huaja të punojnë për të ndryshuar mentalitein, për të edukuar këtë komb në qelizën indivduale e jo nga konferenca luksoze në Sheraton e gjetkë. Mjaft me pseudoshoqata apo pseudolëvizje të shoqërisë civile, por të krijojmë një institucion të ri të shfrytëzimit të fjalës në favor të një mentaliteti apo mendimi qytetar ndryshe, modern, bashkëkohor, guximtar, protestues e reagues, që energjitë individuale të gjithsecilit të kthehen në uragan për të sjellë atë ndryshim që duam. Dhe kjo duhet bërë, sepse po vdes shpirti i protestës si shfaqje reagimi ndaj së keqes, jo si demonstrim për të fituar fonde. Ish-presidenti amerikan, Xheferson, përpara më shumë se 150 vitesh ka thënë: Një popull që nuk reagon ndaj padrejtësive, ai ka pranuar diktaturën! Edhe pse nuk jemi si amerikanët përpara 150 vjetëve, mos ndoshta politika qëllimisht na e ka vrarë nervin e të protestuarit vullnetarisht? Të shpresojmë që jo!

    Reply to this comment
  5. kokpalari 21 janarit February 17, 19:18

    shoqeri civile ne shqiperi?? pff
    ca vemje qe dine vetem te dalin ne TV dhe njohin vetem llogarin e xhepit te tyre.
    se sa pune kan ber duket cfar mentaliteti ka sot shoqeria.
    po nuk pastrove plerat reth shtepise tende ,je nje qenie qe ron se nuk vdes dot po nuk protestove e behesh pale me te keqen ke mbaruar ..ne vetem diktatura na ka ardhur per hak ..ne duam dru se keshtu nemi mesuar turpi na mbulofte per jete ,..ha dhe e hedh mbeturinen ku mundesh shkund ..mbulesen e tavolines se bukes nga dritarja ,pa asme te voglin shqetesim se poshte kalojne njeres njeres kafshe ,,qeveri vendore harbutesh ,qeveri qendrore hajdutesh rugacesh mediokerish e c,mund te besh kur peshku eshte i qelbur nga koka ..jo,jo per ne duhet ligji dhe huri .ky eshte xheneti per ne

    Reply to this comment
  6. Kris 1 February 17, 19:27

    ne krye te partive politike kemi bijte e bllokut
    Ne krye te shoerise civile kemi bijte e antareve te komitetit qendror te partise se punes.
    Nen udheheqjen e tyre po zhvillojme kapitalizmin.

    Reply to this comment
  7. nevila February 17, 19:27

    AMSHC e kam ndjekur keto kohe dhe na u be qejfi qe erdhi ketu ne Fier dhe ndau pa zhurme e buje mbi 6 ton ndihma per familjet e Ndermenasit.
    Bravo ju qofte se i pashe qe shkarkuan vete maunen, bashke me vullnetaret.
    Ne emer te OJF-ve te fierit ju shpreh shume mirenjohje dhe suksese per ta promovuar vullnetarizmin me me shume force dhe shembull te drejtperdrejt

    Reply to this comment
  8. mentor February 17, 19:29

    asgje nuk ka ndryshuar pas 23 qershorit as me shoqerine civile.
    rilindja ka deshtuar totalisht edhe aty.
    ne pune jane te njejtet njerez, klientela e PD thjesht ka gjetur vrimat dhe ka kapur rilindasit ca cunaker qe e kalojne diten me fajsbuqera, ta shpifin

    Reply to this comment
  9. ... February 17, 19:30

    marr shkas nga nje koment ketu qe asgje nuk ka ndryshuar.
    e konfirmoj.
    Nuk e di sa e njohin lexuesit e nderuar te Dites veprimtarine e Agjencisë për Kërkimin, Teknologjinë dhe Inovacionin (AKTI) e drejtuar nga Ylli Pango.
    Nuk kam asgjë personale me zotin Pango. Kam kontestuar qëndrimin e tij despotik qysh në kohën e drejtimit të MTKRS. Atij që njihet si “fenomeni Pango” i kam paraprirë nëpërmjet një editoriali të botuar në disa gazeta rreth 3-4 muaj përpara sesa kamerat të zbulonin bëmat e tij. Fjalët lapidare të Nitzsche: “të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa” janë fiks për rastin e tij.

    Por për çudinë tonë nuk ndodhi asgjë, ish-kryeministri Berisha, pas gjithë “aventurave” të Yllit, përfshirë ato të “kërkimit” në psikologji dhe “suksesit” me mbërthecka, e emëroi atë në krye të AKTI-t.

    Edhe z.Rama e ka lene aty.

    Misioni kryesor i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit është të vlerësojë, financojë, monitorojë dhe administrojë programet dhe projektet në fushën e shkencës, teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri. Por deri më sot, megjithëse me buxhet rreth 600.000 milionë leke, nuk kemi dëgjuar që kjo Agjenci të ketë financuar ndonjë projekt të dukshëm dhe kaq të nevojshëm në sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike.

    Pa përmendur pastaj që sipas qëllimit të saj themeltar, AKTI duhej të ishte shtrirë edhe në fushën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm si dhe në transferimin, modernizimin dhe rinovimin e teknologjive të tyre.

    Nuk është e vërtetë që nuk ak patur fonde. Përkundrazi, qeveria nga buxheti i shtetit ka akorduar fonde të konsiderueshme për programet kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit; Për infrastrukturën e kërkimit; për qendrat e ekselencës në kërkim; për transferimin e teknologjisë dhe inovacionin; fondi për kërkuesit e rinj; për programin Brain Gain, etjMe të drejtë lind pyetja: çfarë ka financuar atëhere AKTI deri më sot, përveç udhëtimeve pafund jashtë vendit të z.Pango me pretendimin e “pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare”?

    Do të shtoja se pranë kësaj agjencie janë ngritur dhe funksionojnë dy drejtori: Drejtoria e Programeve Kombëtare dhe Drejtoria e Programeve Ndërkombëtare. A mund të më thotë kush dhe lexuesi i nderuar ta gjykojë vetë, nëse ka degjuar të flitet për ndonjë program, projekt apo nismë konkrete si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm për të pasuruar apo themeluar një shërbim apo disiplinë të caktuar të shkencës së munguar në Shqipëri?

    Pse këta njerëz në krye të këtyre institucioneve? – mund të pyesë me të drejtë publiku. Ndodh shpesh herë, sidomos në vendet me demokraci jofunksionale që pushteti apo individët që kanë marrë mandate për të qeverisur të mos i duan apo afrojnë njerëzit e ndershëm dhe me integritet profesional dhe shoqëror, sepse nuk mund t’i manipulojnë dot për interesat e tyre egoiste.

    Por Shqipëria ka të tjerë; nga ata që nuk e kanë shkuar jetën duke rendur pas ndonjë lideri, apo duke iu servilosur për të fituar poste. Njerëz, të cilëve nuk u ka munguar kurrë vullneti, puna, idetë dhe aftësitë profesionale; njerëz që nuk kanë heshtur teksa shihnin të rritej çdo ditë e më shumë një pushtet tribal, ku edhe disa nga ministrat e tij edhe pse pa asnjë pikë merite, apo kontributi shoqëror, nën bekimin shefit të tyre, i kthyen institucionet në “banka personale”.

    Shpesh herë përgjatë këtyre viteve, si një person i angazhuar publikisht, i kam pyetur disa prej anëtarëve të ish-kabinetit qeveritar, se si mundet të pranojë vetë PD-ja, të ketë 8 vjet për ministër një “Majlindë” që sfilonte me bizhu, çanta dhe makina lux-i, një “Aldo”, një “Lulkë”, një “Kolloz” apo një… Por teksa heshtnin, shihja pafuqinë e tyre ndaj pushtetit feudal. Disa muaj përpara zgjedhjeve në Parlament, në seancën dëgjimore si një kandidat i pavarur për kreun e KQZ, u sugjerova deputetëve të lexojnë librin “Përse dështojnë kombet” për të kuptuar fundin e udhëheqësit të pangopur me pushtetin.

    Në këtë kontekst, e kam theksuar edhe më parë, do të dëshiroja shumë që qeveria e re, dhe kreu i saj Rama, të lexojë qartë votën e shqiptarëve të 23 qershorit si një mesazh për të mos ndjekur kurrë rrugët e qeverisë së shkuar.

    Reply to this comment
    • une February 17, 19:35

      Ylli Pango, Henri Cili, Artan Hoxha, Jorida, Laura & co jane te gjithe prerje e Profesor Pangos servirur Berishes dhe pranuar prej tij ne emer te shpetimit, por shkoj vete ne gropen qe i hapi PD me KOP-in e famshem.
      Keta marrin fonde dhe sot, njesoj si dje.
      Ojf-te e ketyre burave e grave jan ber si shushunja, nuk ngopen.
      Dhe nderkoh qe marrin fonde per te ndryshuar sidomos mentalitetin e shoqeris, i degjon neper kafenera te thon: “popull kafshe”. Po ti pra artikuluse kafshes ke marr persiper ta ndryshosh popullin.
      Edhe ky projektligji i ri qe kan cu n Kuvend esht nje skifo, e kan bere nja kater a 5 grari ojf-sh me canta dore nga 2500 euro qe mendojn se duhet t punoj bota e te majmen keto shqiptarkat e periferise se bllokut

      Reply to this comment
  10. LBS February 17, 19:37

    OJQ apo Shoqëri Civile
    Organizatat OJF (ish-OJQ) e mbushën vendin tone me ardhjen e demokracisë.
    Si lexues na intereson të mësojmë edhe për dy aspekte të tjera të këtij problemi. I pari është roli që luajnë OJF-t që financohen nga shteti apo të huaj. Ka vende që kanë përvoja të hidhura nga ndonjë OJF jo vetëm për larje parashë, por edhe për misione të tjera nën rrogoz.
    Si është gjendja tek ne?!

    I dyti është pozita shoqërore e OJF-ve. Duket sikur ato janë shoqëria civile kur në të vërtetë ato vetëm shfaqen si shoqëri civile ose përpiqen të jenë pjesë e saj.
    Në fakt nuk janë e njejta gjë. Individë ose organizata të shoqërisë civile (lëvizje shoqërore) nuk kanë lidhje me pushtetin, nuk financohen nga askush, nuk kanë mjete ekonomike, ose burime të tjera të mjaftueshme për të ushtruar aktivitet në kurriz të tjerëve dhe nuk bëjnë pjesë tek organizatat bamirëse.
    Ato ngrihen mbi baza vullnetare dhe nuk synojnë pushtetin, por e kontestojnë atë për korrigjimin e padrejtësive…. Shoqëria civile është zë i pavarur në mbrojtje të interesave të popullit, të zhvillimit të vendit e të forcimit të kombit.

    Reply to this comment
  11. pellumb February 17, 19:41

    Shoqëria civile, siç doli për armët kimike që ishte vrarë frika më datën 23 qershor, duhet te bëjë thirrje të dalim për 21 janarin dhe të mos shkojmë në shtëpi deri sa të arrestohen vrasësit dhe urdhëruesit e kësaj masakre të filmuar dhe vërtetuar. Në Greqi para ca vjetësh u vra policia një djalë, populli grek nuk reshti për disa muaj. Me një veprim të tillë shoqëria shqiptare bën dy veprime të mençura, arreston kriminelët, parandalon krimet, i jep një leksion të fortë qeverisë aktuale, e vendos shoqërinë në nivele evropiane. O sot, o kurrë.

    Reply to this comment
  12. ela February 17, 19:45

    z.Thano
    Une nuk e ndaj shoqerine civile nga klasa politike.
    Jane nje dhe kane ecur perkrah si dy mashtrime qe kane zanafillen ne dhjetorin 1990.
    Kjo klase që mori pushtetin në Shqipërinë e viteve 1990 u ngjit në tribunat e jetës publike jo duke fituar ndonjë luftë a revolucion; as duke i kaluar armiqtë në jatagan; por pak a shumë u vendos atje si kinse e dalë nga shoqëria civile nëpërmjet votës qytetare, pas kolapsit të regjimeve autoritare në Lindje.

    Mirëpo ata që e morën pushtetin, duke filluar nga Sali Berisha vetë, nuk arritën dot t’i ndërronin në kohë reflekset e vjetra të sjelljes në publik dhe të aktivitetit të tyre si politikanë; dhe vijuan ta mbështetin autoritetin e tyre në një “fitore” këtë herë krejt imagjinare (sa kohë që pushteti u kish mbetur, si të thuash, në dorë).

    Prandaj pushtetarët post-komunistë, sado intelektualë e anti-komunistë shpesh të deklaruar, nuk hoqën dot dorë nga pompoziteti, retorika e fryrë, banjat e turmës, takimet me nëna e motra, pensionistë e ushtarakë të liruar, veteranë e veterinerë, të rinj e të reja, bletërritës e radioamatorë. Një pjesë vërtet e gënjeheshin me iluzionin se “vota e popullit” u jepkësh të drejtë ta quanin veten udhëheqës popullorë, në kontakt të pandërmjetëm me bazën elektorale, ose njeriun e rrugës.

    Edhe sot e kësaj dite i sheh të përqafuar me gjithfarë plakash dhëmbërëna e buqeta lulesh shumëngjyrëshe, ose duke shtrënguar në krahë fëmijë topolakë që ua ofrojnë – simbolikisht – prindët e gatshëm për sakrifica karnale. Protokoll grotesk. Iluzion kolektiv, që i bën edhe më qesharakë sa herë u kërkohet të kryejnë detyra normale për të cilat paguhet politikani, ose të arrijnë kompromis me palët kundërshtare.
    Kaq. Nuk duam “udhëheqsa popullorë” as ne politike as ne shoqeri civile.
    duam njerez qe dine te cojne gjerat perpara pa mbire ne ekrane si majmun cirku

    Reply to this comment
  13. Elona, psikologe, specialiste arsimi February 17, 19:58

    Shoqeri civile duhet te ishin dhe universitetet, por nje pjese shume te vogel te tyre (pak pedagoge e pak studente) shikojme te marrin pjese ne tryeza ku nevojiten mendime e espertiza.
    Shoqeri civile jane dhe institutet kerkimore publike e jopublike qe duhet gjithashtu te jene me te angazhuara.
    Sa i perket atij projektligjit te famshem, te ofruar nga ca a ca, publiku duhet ta dije qe OJF quhen dhe partite politike, se ashtu jane te rregjistruara ne gjykate, e ne fakt nuk perfaqesojne konceptin me te cilin jemi mesuar te quajme shoqerine civile.

    Reply to this comment
    • Lom deliu February 18, 08:36

      nje miku im ish qeveritar thote nuk e di çfare eshte shoqeria civile por di qe ne kohen e Enverit ata qe paguheshin nga te huajt quheshin vegla.

      e shqipton mire kete Edison Ypi OJq-i

      na beni nje liste te tyre me emra dhe sa kane marre qe nga fillimi I viteve 90 qe ta kuptoj publiku se kush jane ata

      Reply to this comment
  14. Emir February 18, 07:05

    OJF me tre punonjes qe deklarojne nga 300,000 eur te ardhura vjetore, vetem ne Shqiperi ka ! Pastaj dhe donatoreve ju intereson te forcoje disa organizata qe u lepihen dhe le pas dore gjithe levizjet popullore qe jane tamam qytetare. AMSHC po e pati me tere mend, te filloje duke vere rregull te sektori i OJQ !!

    Reply to this comment
  15. [email protected] February 18, 08:01

    Ja ku e kemi rastin me te fresket ndersa e ashtuquajtura “shoqeri civile” fle gjume bashke me prokurorine:
    http://gazetatelegraf.com/ministri-urdheroi-inspektimin-e-minierave-te-nxjerre-te-fajshem-minatorin-e-vrare/

    Reply to this comment
  16. Malsori February 18, 08:42

    Zoterinj te DITA! A mund te informoni se kush i ka zgjedhur dhe ke perfaqesojne keto te ashtuquajtura OJF?! Nga i marrin financimet? Mandatet e atyre personave jane te perjetshem, jane kthyer si bizneze familjare apo shoqeri qe ndonjehere edhe rrihen midis tyre per keto interesa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*