PD lë Metën në baltë, del dokumenti i brendshëm: Mos shani Sorosin

July 27, 2019 14:52

PD lë Metën në baltë, del dokumenti i brendshëm: Mos shani Sorosin

Një dokument i brendshëm i Partisë Demokratike, shpërndarë anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit Parlamentar, në mënyrë që ata të orientohen në lidhje me qëndrimet që duhet mbajnë në publik për çështje të caktuara, është zbuluar nga Relastory.al.

Dokumenti u jep këshilla anëtarëve të kryesisë dhe ish deputetëve se çfarë qëndrimesh duhet të mbajnë në publik pas 30 qershorit.

Dokumenti.i shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së nuk mban as firmë as vulë, por përmban udhëzime mbi qëndrime, të cilat ne i kemi dëgjuar tashmë nga eksponentë të ndryshëm të PD-së në daljet e tyre publike.

Ajo që bie në sy në dokument është porosia që të mos preken aspak deklaratat e akuzat e Metës ndaj Sorosit.

“Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”, shkruhet qartë me germa të zeza në dokument.

Në fakt deri ditën e sotme nuk ka asnjë qëndrim publik të eksponentëve të PD-së në lidhje me akuzat e presidentit Meta për “deep state”, ku ai akuzonte Sorosin se ka kapur shtetin në bashkëpunim me Ramën dhe veçanërisht reformën në drejtësi.

Ky dokument është prova që Soros ka marrëdhënie shumë të mira me Partinë Demokratike, veçanërisht me lidershipin e saj, po ashtu siç ka me Partinë Socialiste dhe krerët e saj.

Por niveli i “dashurisë” sigurisht ndryshon. Partia Socialiste sot është në qeveri, ndërsa PD në rrugë. Por kjo nuk e pengon selinë blu të mos prekë e cenojë në asnjë mënyrë Sorosin – shkruan Realstory.

Dokumenti gjithashtu konfirmon që ka një thyerje mes Partisë Demokratike dhe presidentit Meta. PD nuk pranon negociatat e presidentit për të ulur palët. Por mesa duket kjo ka lidhje me preferencën e PD për interlokutorin e krizës, që siç duket qartë, nuk është presidenti Meta, – shton portali.

l.h/ dita

July 27, 2019 14:52
Komento

6 Komente

  1. PO , PO July 27, 16:10

    Zonjeza Lulushe , kerkon te ule kundershtaret ne nivelin e vet vajtues , qe edhe ne zgjedhjet e partiake brenda PD-se per zgjedhjen e kryetarit , kemi pare ne video , me ze e figure , se si i ka manipuluar , per te mbetur kryetar . Jane pikerisht ata , qe kane meriten , si te paret e futjes se vjedhjeve e manipulimeve , per te cilen S.Berisha eshte klasifikuar nga ambasada amerikane si kampion ! Gjthe te tjerat , sado qe te thuhen , nuk e eklipsojne dot “shkelqimin” e PD-se si e pa arriteshme .

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 28, 19:36

      Aty mire thote PD

      Me Sorosin nuk ke te drejte te merresh , se ai esht dicka tjeter

      Nuk esht Sorosi qe i thote hajdutit Rama vidh dhe vendos taksa te larta per njerezit e thjeshte

      Rama esht hajdut i lndur dhe te gjitha i ben per te vjedhur vete

      Reply to this comment
  2. Visit Albania July 27, 16:13

    Pa lereni keto! Sorosi eshte i Rothschildeve!

    Shikoni dhe perhapeni kete faqe: https://mentealternativa1.blogspot.com/ .

    Reply to this comment
  3. dritan July 27, 21:53

    Roli i Bashes qe i ka ngarkuar Sorosi eshte qe te shkateroje PD ne menyre qe Rama( PS) te sundoje i pa shqetesuar edhe per nje mandat tjeter , sepse Sprosi pavaresisht se i ka kapur te dy lideret e PS &PD ne thelb mbeshtet te majten

    Reply to this comment
  4. Genti July 28, 06:31

    Eproret e Sorosit kane ne pronesi te gjitha Bankat qendrore ne Bote, pervec Korese se Veriut dhe Iranit. Banka e Shqiperise as qe nuk diskutohet fare qe eshte prone e tyre. Ata presin parane e gjithe botes. Shtetet u japin bono debiti ketyre Bankave qendrore dhe ne kembim marrin kartmonedhat qe qarkullojne si borxh shteteror publik ndaj tyre me interesa. Imagjinoni influencen qe ka ky kartel Bankar ne gjithe boen, duke filluar qe nga SHBA e deri ne Europe. Ata jane kudo, ne politike, qeverisje, Media vizive e te shkruajtuara, pas korporatave me te fuqishme e brenda agjensive te inteligjences Boterore. Eshte karteli me i fuqishem i cili influencon politikat e jashtme e te brendshme ne Bote, ne 100 vitet e fundit

    Ata u fuqizuan sidomos pas 1913, kur Kongresi i manipuluar Amerikan dhe firma e Presidentit Wilson e kaloi sistemin Bankar Amerikan ne pronesine e Federal Reserve qe eshte prone e ketij karteli.

    Familja Rothchild ka pjesen kryesore te ketij karteli Bankar, por jane edhe 12 Familje te tjera qe jane pjese e tij.

    Sa per kuriozitet ky kartel ka financuar te dy anet e dy luftrave Boterore. Qellimi final i tyre eshte nje qeveri Globale Diktatoriale me nje para Elektronike ku do te kontrollohet gjithkush e gjithcka ne nje skllaveri moderne.

    Ata kane mbi 200 vite qe po punojne per kete gje, dhe jane afer objektivii te tyre.

    Reply to this comment
  5. Arben July 28, 16:07

    Epo basha me parate e soros studioi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin