Dokumenti: Qeveria synon ta kthejë kursin e euros tek 130 lekë

January 5, 2019 14:49

Dokumenti: Qeveria synon ta kthejë kursin e euros tek 130 lekë

Qeveria ka miratuar “Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2019-2021”

Dokumenti është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në strategji thuhet se “nëse financat publike do të vijojnë të ndjekin rrugën e konsolidimit fiskal” ritmet e rritjes ekonomike “do të përshpejtohen në 4.5 për qind në vitin 2021”.

Aty thuhet gjthashtu se “kursi i këmbimit të monedhës vendase ndaj monedhës Euro mund të rikthehet gradualisht në nivelin 130 Eur/Lek”.

Po ashtu “niveli i borxhit të qeverisjes qendrore në raport me PBB parashikohet që të arrijë në nivelin 60 për qind në fund të periudhës afatmesme” – sipas këtij dokumenti.

Në strategji është parashikuar që  disa nga rreziqet kryesore që mund të kenë ndikim në borxhin publik janë

-risku i rifinancimit, për shkak të nivelit të lartë të titujve që rifinancohen në periudhë afatshkurtër

-risku i normave të interesit për shkak të nivelit ende të lartë të borxhit aftashkurtër

-risku nga kursi i këmbimit ku synohet ruajta e raportit të stokut të borxhit shtetëror në valutë në raport me totalin e borxhit shtetëror; —

-risku i likujditetit

-risku operacional.

b.m. / dita

January 5, 2019 14:49
Komento

5 Komente

  1. Zef Kastriot Gjergj Shpatari January 5, 15:25

    Ministrat Gjiknuri e Ahmetaj, në të dy postet qeveritare që kanë pasur në vitet 2013-2018, kanë lejuar e mbrojtur skemën “Metaj-Berisha”, të vjedhjes së Arit e Argjendit, nëpërmjet eksportimit të miniralit të bakrit, duke përdorur letra false prodhimi e përqindjeje, me firmën koncesionare turke “BER-ORNER”, me “viston” e kryeministrit Rama, që takohet shpesh me Erdogan dhe dhëndrin e tij Ministër Thesari në Turqi

    I nderuar Kryetedaktor, e nderuar redaksi

    Koncensioni i nxjerrjes dhe eksportit të bakrit shqiptar, është një tjetër krim ekonomik, që po vazhdon të bëhet dhe nga qeveria “Rama”, duke përdorur ministrat Damian Gjiknuri e Arben Ahmetaj, të cilët, në bashkëveprim me firmën koncesionare turke, kanë bërë gjithë letrat false, të fshehjes së prodhimit real të mineralit bakrit dhe përqindjes së Arit e Argjendit, që ka në përbërje bakri shqiptar.

    Para marrjes së pushtetit më 2013-ën, Edi Rama e ka denoncuar në prokurori këtë vjedhje, që bëhej nga pushteti Berisha-Metaj, duke deklaruar, se ditën e parë të qeverisjes “Rilindja”, do ta anulonte koncesionin e minierave të bakrit, dhënë firmës mafioze turke “BER-ORNER”, me Ligjin Nr. 8761, datë 02.04.2001, me letra e tender fals nga Ilir Metaj kryeministër dhe Anastas Angjeli ministër.

    Por vjedhja e Arit e Argjendit, u lejua të vazhdonte, mbasi Rama krijoi “pushtet-tepsinë” me kryehajdutin Metaj dhe u bë pjesë kryesore e hajdutërisë së thesarit të çmuar, që ka minerali i bakrit shqiptar, por që përpunohet, racionohet e zhduket në rafineritë turko-ruse.

    Pas marrjes së pushtetit më 2013-ën, Rama-Metaj, ngarkuan ministrat Gjiknuri-Ahmetaj, me detyrën për të bllokuar, çdo informacion shkresor, lidhur me aktivitetin e koncesionit të minierave të bakrit, madje duke mos i dhënë sqarime, as Komisioneve Parlamentare “Braçe-Shalësi”.

    Pas pazarit me dyshen Berisha-Metaj, i joshur nga “thela e madhe” e Arit dhe Argjendit, që nisi të merrte, Edi Rama jo vetëm heshti, por së bashku me Ilir Metën në pushtet, miratuan me urgjencë, ndryshimin e emrit të firmës mafioze turke, nga “Ber-Orner” në “Nesco-Metal”, dhe me këtë emër, i shtuan 15 vite koncesionin e bakrit, duke ia bërë deri në vitin 2045, votuar me Ligjin nr. 73/2017, datë 27. 04.2017, ose 2 muaj para daljes së LSI, nga “tepsia”.

    Sipas kontratës koncesionare “Metaj” të vitit 2001, sipas kontratës “Berisha-Metaj” të vitit 2010 dhe kontratës “Rama-Metaj” të vitit 2017, firma turke, ka detyrim ta pasurojë mineralin e bakrit në Shqipëri, në Rafinerinë e Rubikut, që duhej rifutur në punë nga firma private, para nisjes së koncesionit, për t’i hequr metalet e çmuara Ar, Argjend e Zing, të cilët duhet t’i dorëzoheshin Shtetit Shqiptar në masën 100%.

    Por, sipas “pazarit” Rama, Berisha, Metaj që vazhdon, minerali i bakrit i nxjerr në Munellë Lak-Rosh, Karmë, Vlahnë, Perollaj, nuk përpunohet (pasurohet) në Shqipëri, por me heshtje qeverie e opozite, lejohet të eksportohet bruto në Turqi e Rusi, ku përveç bakrit miliona euro, i zhvatet dhe Ari, Argjendi e Zingu, 60% e të cilit, futet në kasafortat e treshesh Rama, Metaj, Berisha.

    Në dosjen hetimore, që prokuroria “Lalla” e nisi pas denoncimit të Ramës në opozitë dhe e mbylli me urdhër të Berishës e Metajt, këtë vjedhje e provon, raporti gjeologjik i eskpertëve të thirrur nga prokuroria, lidhur me përmbajtjen Ar e Argjend në mineralin e bakrit, rezerva e të cilit nëntokë, ishte 5,54 milionë ton/rezerva bakër masiv poli-metalor.

    Sipas dosjes hetimore, minerali bakrit shqiptar, ka 1.63 gr. Au (ar) për ton, 12,3 gr. Ag (Argjend) për ton, dhe 0,66% Zn, me 33,35% S, ndërkohë që në momentin e nisjes së koncesionit, mbi tokë kishte gjendje gati 820 mijë ton mineral bakër i pasuruar, me përmbajtje 3,7 gr. Au (Ar) për ton dhe 60 gr. Ag (Argjend) për ton dhe me 3,8% Cu/ton, 4,0% Zn/ton.

    Po kështu, kanë qenë 1.76 milionë ton rezerva Zingu, me 2,37 gr/ton Au, 42 gr/ton Ag dhe 0,2% Cu, në total mbi e nëntokë, ose në total, 7.3 milionë ton mineral, që kapobandat e shtetit shqiptar, ia kanë dhënë firmës turke, e cila, krahas miliona eurove nga metali bakër, nxjerr edhe lingota qindra kg, sasi Ari e Argjendi, 60% e sasisë së të cilave, merren prej shefave të PS, PD, LSI, llogaritje që bëhet lehtë.

    I nderuar z.Thano
    Nese deshironi ta publikoni kete skandal ju ve ne dispozicio faktet e fshehjes me letra fals, të sasisë reale të mineralit që nxirret nga minierat e bakrit në Shqipëri, një sasi e madhe e të cilit, regjitrohet fiktivisht si gurë e baltë, por edhe skandale të tjera ekonomike financiare, nga ky koncesion mafioz, me “tutorë” treshen e politikës shqiptare

    Reply to this comment
  2. Nje shqiptar January 5, 15:37

    A ka prokuror ne Shqiperi qe mbron interesat e shtetit shqiptar?

    Reply to this comment
    • Islam Bedriu January 6, 15:57

      O shqiptar, akoma nuk e keni kuptuar qe fale Pseudo reformes ne drejtesi, Rama shkarkoi ato qe nuk urdheronte dot, dhe konfirmoi kasapet? Me synimin e vetem qe Rama te mos denohet kurre. Nese Rama do te vettingohej vetem per kasollen ne surrel, me standartin e KPK do te denohej me internim te perjetshem.
      Harrojeni prokurorine e gjyqesorin ne Shqiperi per nja 10 vite.
      Me ben cudi se si pas nje lajmi te vogel, Zef Shpatari ka gjithnje nje koment-artikull. Zef na thuaj te Dita e merr rrogen?

      Reply to this comment
  3. j January 5, 15:43

    Të ndalohet me ligj depozitimi i valutës nëpër banka pa justifikuar
    prejardhjen dhe do shikoni sa shkon euro.
    Euro bie se hyjnë nga droga dhe prostitucioni ngaqë
    ne evropë nuk i depozitojnë dot.

    Reply to this comment
  4. Lili January 6, 10:45

    Qeveria?
    Kemi qeveri ne,
    Ma shume kemi cirkus se qeveri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim