Dokumenti sekret, qershor ’90: Çfarë i shqetësonte sekretarët e KQ të Rinisë dhe Ramiz Alinë, pak muaj para “rënies së regjimit”

May 30, 2015 00:13

Dokumenti sekret, qershor ’90: Çfarë i shqetësonte sekretarët e KQ të Rinisë dhe Ramiz Alinë, pak muaj para “rënies së regjimit”

Një procesverbal i mbledhjeve ditore të sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 19 qershor 1990, zbulon faktin se në ç’masë shqetësohej regjimi komunist për ndryshimet që po përjetonte rinia shqiptare, në prag të ndryshimit të sistemeve.

Drejtuesve të regjimit ju intereson më shumë krahasimi mes rinisë së fshatit dhe asaj të qytetit, mes të rinjve të shkolluar dhe atyre me shkollim minimal, për mënyrën si i shprehin idetë se sa të hapura janë vajzat në diskutime, etj.

Edhe atëherë e kishin me merak angazhimin e femrave: “Një vajzë e kulturuar ndikon shumë fuqishëm në 10 djem – thotë një nga sekretarët e KQ të Rinisë.

Më poshtë vjen pjesa e parë e këtij dokumenti, që mban sipër shënimin sekret.

 

Sekret
MBLEDHJE
E SHOKËVE SEKRETARË TË KOMITETIT QENDROR
TË PARTISË [1]
19.06.1990

(Në këtë mbledhje u diskutua për punën e organizatës së rinisë me të rinjtë në kuadrin e procesit të demokratizimit të gjithanshëm të jetës së vendit)

SHOKU RAMIZ ALIA: Ju thirrëm ju shokë sekretarë të Komitetit Qendror të Rinisë për të biseduar mbi disa probleme të punës së rinisë në zbatim të detyrave që ka shtruar Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të Partisë për thellimin e procesit të demokratizimit të gjithanshëm të jetës së vendit.

Nga takimet që keni zhvilluar ju me kategori të ndryshme të rinjsh, desha të di: cila është më e interesuar për të ditur më shumë për probleme të sferave e fushave të ndryshme?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Rinia studentore dhe shkollore. Këta bëjnë pyetje të ndryshme dhe nga më interesantet. Për shembull, në Universitetin e Tiranës “Enver Hoxha” më kanë drejtuar dhe një pyetje të tillë: “Ju, shoku sekretar, e pëlqeni Michael Jackson?.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Rinia shkollore ka interesa më të gjera për problemet politike dhe të kulturës e të artit, ndërsa me rininë punëtore po atakojmë më shumë problemet që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomisë, rritjen e rendimentit të punës etj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po të marrim rininë punëtore dhe rininë fshatare, cila është më e avancuar nga pikëpamja e koncepteve për jetën, zhvillimin dhe punën?

SHOKU LISEN BASHKURTI: Nga takimet që kemi pasur me të rinjtë, vërejmë që në rininë fshatare ka një frymë më atdhetare, tek ajo nuk vihen re disa shqetësime si etja për konsum, pretendimet për një jetë materiale shumë më të zhvilluar, ndoshta dhe mbi mundësitë konkrete që kemi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po rinia punëtore?

SHOKU LISEN BASHKURTI: Nga takimet që kemi pasur me rininë punëtore, e ndiejmë që ka kërkesa më shumë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mos është e lidhur kjo me kulturën? Rinia punëtore apo ajo fshatare ka më shumë kulturë?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Po ta marrësh si shkollim, deri tani mund të themi se rinia punëtore ka më shumë kulturë. Them deri tani, se me reformën arsimore, me futjen në fshat të gjimnazit me orientim bujqësor, kjo do të ndikojë në zhvillimin kulturor të rinisë fshatare. Për ne kjo është konsideruar një nga arritjet më të mëdha, që do të shërbejë për një emancipim të njëllojtë si të rinisë fshatare, ashtu dhe të rinisë qytetare.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mos vallë në qendrat e punës shkojnë shumë të rinj që kanë mbaruar vetëm shkollën 8-vjeçare?

SHOKU LISEN BASHKURTI: Jo, në industri pothuajse të gjithë të rinjtë i kemi me shkollë të mesme.

SHOKU SPIRO DEDE: Unë mendoj që rinia punëtore ka më shumë kulturë, është më e përparuar, më e pasionuar pas punës, pavarësisht se mund të ketë elementë me shfaqje të huaja. Po kjo kurrsesi nuk përbën trungun e përgjithshëm të rinisë punëtore.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Po na ndodh një fenomen, shoku Ramiz, që po na zvogëlohet shumë numri i të rinjve në ndërmarrjet industriale sidomos në ato të mëdhatë. Këtu kam parasysh kombinatet, të cilat kanë pasur 4 500 të rinj, kurse tani kanë nga një mijë e ca të rinj. Në uzinën e telave të Shkodrës, për shembull, kanë qenë rreth 600 të rinj, kurse tani janë rreth 200. Pra pesha e organizatës së rinisë në industri po vjen duke u zvogëluar.

SHOKU RAMIZ ALIA: Atëherë arrijmë në konkluzionin që numri i të pazënëve në punë duhet të jetë më i madh në të rinjtë.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Në të rinjtë është. Vetëm se këtu është dhe çështja e pretendimeve që paraqesin ata për punën.

SHOKU REMZI LANI: Megjithatë, unë mendoj se nuk ka diferenca të mëdha në kulturë midis rinisë së fshatit dhe asaj të qytetit. Rinia e qytetit ndoshta merr më shumë informacion nga radioja, shtypi, televizioni etj., kurse rinia e fshatit, më duket mua, ka një avantazh në atë që quhet kultura shpirtërore se i ka konservuar dhe pasuruar më mirë traditat e shqiptarit, gjë që është e shpjegueshme.

SHOKU RAMIZ ALIA: Unë besoj që dhe rinia punëtore është po aq patriote, po aq shqiptare, sa dhe rinia e fshatit.

SHOKU REMZI LANI: Nuk ka dyshim.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Nuk diskutohet që dhe rinia punëtore është patriote, po fshatari është i lidhur më shumë me traditën, me familjen, me zakonet, me fshatin. Në kuptimin tradicional të rinjtë fshatarë janë më patriotë, por kanë dhe minusin që janë më pak të emancipuar, një çikë më të rezervuar në mendime.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po rinia e shkollave të mesme është më e çlirët, apo është nën presionin e mësuesve?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Unë do të thosha që ajo nuk ta përton, mendimin e thotë hapur.

SHOKU RAMIZ ALIA: Si janë marrëdhëniet e të rinjve me mësuesit? Në kohën tonë, për shembull, mësuesi ishte “perëndi”. Në kohën tuaj mbase nuk ishte “perëndi”, po profet. Po tani vazhdon të jetë profet, apo është bërë si shok?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Nëse më përpara autoriteti i mësuesit ishte, si të thuash, despotik dhe i bazuar jo fort në dijen se sa në respektin e trashëguar prej tij, sot rinia vlerëson forcën e argumentit dhe respekton atë mësues që nga pikëpamja profesionale është mjaft i përgatitur, komunikon me rininë, e tërheq atë jo se ka aftësi për të treguar anekdota, jo pse është i qeshur në korridore, por sepse është i drejtë, i paanshëm, i jep gjithkujt hakun dhe, mbi të gjitha, do t’u hapë horizont. Po ta krahasojmë me tokën para dhjetë vjetëve, vëmë re që sot tek autoriteti i mësuesit ka humbur pak forca e autokracisë, e notës dhe po fiton përparësi forca argumentuese, bindëse, veçanërisht në aspektin shkencor, aftësia e tij për të zgjeruar horizontin e nxënësit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mbledhjet e të rinjve të shkollave të mesme a janë të ngjashme me mbledhjet e klasës?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Ka raste që janë. Në këtë çështja ka të bëjë shkalla e emancipimit.

Më të emancipuar kemi gjimnazet, veçanërisht në qytetet e mëdha. Për shembull, mbledhjet në gjimnazin “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” apo “Qemal Stafa” të Tiranës janë shumë dinamike, nuk pranojnë lehtë imponimet, kurse në ndonjë shkollë të mesme fshati është i theksuar autoriteti i mësuesit. Kohët e fundit organizuam një takim me fituesit e olimpiadave kombëtare që u zhvilluan me shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale…

SHOKU RAMIZ ALIA: Po me shkollat profesionale çfarë lloj konkursi bëni?

SHOKU LULZIM SHKRETA: Konkursin e mekanikut të ri. Në fillim pjesëmarrësit në konkurs pyeten për pjesën teorike, pastaj i çojmë në një fabrikë, rreshtojmë rreth 20 torno, u japim detalet secilit dhe shikojmë kush e bën më mirë e më shpejt. Vlerësimin e bëjnë pedagogët. Këto konkurse pëlqehen nga të rinjtë e shkollave të mesme.

Në këtë takim ishte shoku Lisen dhe ministri i Arsimit. U çua një vajzë e një shkolle 8-vjeçare dhe bëri ca kritika për librat.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe në takimin[3] që pata unë me të rinjtë e shkollave të mesme dhe të universitetit, vajzat e shkollës së mesme flisnin lirshëm.

SHOKU LULZIM SHKRETA: E rëndësishme është që nuk e hedhin mendimin pa pasur argumentet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po me rininë në ushtri kush merret nga ju?

SHOKU LUAN BREGASI: Unë merrem, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në ushtri si është raporti i marrëdhënieve midis rinisë dhe oficerëve, komandantëve e komisarëve? Është ky raport si në shkollë?

SHOKU LUAN BREGASI: Jo, nuk është.

Unë do të thosha që procesi i revolucionarizimit të gjithë jetës së vendit duhet të përfshijë më mirë dhe ushtrinë, jo në kuptimin e liberalizimit të urdhrave, normave, rregulloreve, po si ta bëjmë më shumë të interesuar ushtarin që të marrë pjesë me dëshirë në zbatimin e atyre normave që janë vendosur e sanksionuar tashmë në rregullore, me një mendim të përbashkët. Në kuadrin e detyrave që shtruan Plenumet e 8-të, të 9-të dhe të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë, bëmë një përpjekje të shtonim disa gjëra, për ta lidhur më mirë të riun me organizatën e rinisë dhe për t’i harmonizuar të drejtat që ka ajo me ato të komandës.

Për shembull, ne kemi organizuar konsulta me të rinjtë dhe të gjithë ishin të mendimit që vetë të rinjtë ushtarë të japin mendime se kush duhet të shkojë me leje, kush duhet të shpërblehet, sepse ata e njohin më mirë cili është më i dalluar, më i shkathëti, më i disiplinuari. Këtë të drejtë deri tani e ka komanda, po duhet të kemi parasysh që dhe komandanti është nën presion, se në qoftë se në shkollë privilegji më i madh është e drejta e studimit dhe zgjedhja e degës, në ushtri është kush të shkojë me leje të zakonshme, kush të marrë leje pak më tepër se shokët, pasi i dimë dëshirat që kanë të rinjtë për të qenë pranë familjeve, aq më tepër kur kanë dhe ndonjë problem. “Ne e dimë si e rregullojnë disa për të marrë leje për10 ditë, – thanë të rinjtë në konsultë, – prandaj do të jetë më mirë sikur për këtë çështje të merrej dhe mendimi i organizatës së rinisë”.

Lidhur me këtë problem pati mendime nga më të ndryshmet: “Si do ta marrë rinia këtë?”, “Çfarë do t’i mbetet në dorë komandës?” etj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Tërë puna është që shokëve të komandës kështu u ikën pushteti.

SHOKU LUAN BREGASI: Kjo është.

Ç’është e vërteta, aty ku është zbatuar kjo, ka pasur më shumë arritje e rezultate. Unë mora shembullin e lejeve, por nuk është fjala vetëm për këtë.

SHOKU FOTO ÇAMI: Të drejtën e dhënies së lejes mund ta ketë komandanti, por ai duhet të marrë dhe mendimin e organizatës së rinisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Të drejtën doemos ai do ta ketë, se vetëm firma e tij shkon në fletë-leje.

SHOKU LUAN BREGASI: Po, të drejtën ai duhet ta ketë.

Të themi të drejtën, një çikë presion ka dhe nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Si duket, dhe ata nuk e kanë të lehtë. Më thoshte një ditë një drejtor drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes që do të vete të ndjek stërvitjen në një repart, po a kam të drejtë që, kur shoh një ushtar të dalluar, t’i jap leje?

SHOKU RAMIZ ALIA: Kush të tha të mos t’i japësh? – t’i thuhet atij.

SHOKU LUAN BREGASI: T’ia japim, – i thashë.

Pra, po luftojmë që të rritet autoriteti i organizatës së rinisë në repartet ushtarake.

SHOKU HEKURAN ISAI: Dikur kur punoja unë me rininë, kishim shoqe që merreshin me vajzat, se ishte problemi i emancipimit e të tjera. Kurse tani nuk besoj të ekzistojë kjo ndarje e punës me vajzat.

Si e sheh ti Mimoza, vajzat a janë më aktive e më të çiltra se sa djemtë?

SHOQJA MIMOZA JAZOJ: Duke parë aktivizimin e të rejave në problemet e organizatës së rinisë, deri në forumet e saj, do të thosha që vajzat paraqiten disi më aktive se sa djemtë. Si në shkollën e mesme dhe në atë të lartë, vajzat janë më të interesuara për t’u aktivizuar në probleme të karakterit shoqëror. Vëmë re që numri i shoqeve që marrin pjesë në forumet e rinisë, deri në Komitetin Qendror të Rinisë, ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Në forumet e rinisë në rrethe, më shumë se gjysma mund të jenë shoqe.

SHOKU RAMIZ ALIA: Vetëm në Sekretariatin e Komitetit Qendror të Rinisë keni 20 për qind shoqe.

SHOQJA MIMOZA JAZOJ: Ma do mendja që dhe në Sekretariat do të shkohet me këtë prirje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Me këtë prirje duhet shkuar.

SHOKU LULZIM SHKRETA: Unë mendoj se do të ishte një ndihmë shumë e madhe për emancipimin më të shpejtë të kombit dikur të bëhet një punë shumë më intensive në kulturimin e vajzës sonë qoftë në shkollën e mesme, ashtu dhe në të lartën. Vajzat janë aktive, por u zbehen shpejt interesat…

SHOKU RAMIZ ALIA: … Se fillon periudha e familjes e të tjera.

SHOKU LULZIM SHKRETA: Mua më duket që një vajzë e kulturuar ndikon shumë fuqishëm në 10 djem, kurse një djalë i kulturuar nuk ndikon fuqishëm në 10 djem. Në qendrat e mëdha punëtore, ku kemi shumë vajza, si për shembull, në kombinatin e tekstileve “Stalin” që ka gati 2 000 vajza, mund të bëjmë punë më tepër. Kam pyetur, kur kemi pasur takime aty, që a bëhet me to ndonjë punë e veçantë, a ka vajtur ndonjë mjeke, psikologe etj., për t’u bërë ndonjë bisedë, se ato kanë probleme specifike, të moshës, të psikologjisë, probleme shëndetësore etj., por më kanë thënë që nuk bëhet gjë.

[1] Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i KQ të PPSH. Marrin pjesë sekretarët e KQ të Partisë, shokët: Foto Çami, Lenka Çuko dhe Hekuran Isai; sekretarët e KQ të Rinisë, shokët Lisen Bashkurti, Lulzim Shkreta, Mimoza Jazoj, Luan Bregasi dhe Rrapo Zguri; kryeredaktori i gazetës “Zëri i rinisë”, Remzi Lani, si dhe shoku Spiro Dede, shef i sektorit të arsim-kulturës në aparatin e KQ të Partisë.

May 30, 2015 00:13
Komento

25 Komente

  1. Dr May 30, 00:56

    Nuk e kuptoj e ku qendron sekreti ne kete artikull…

    I sugjeroj mderatorebve te gazetes Dita ta heqin kete material se me teper fjalet dhe idete qe jepen aty jane pozitive.

    mos harroni se nga partia e punes kemi kaluar te partia e sumes…

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq May 30, 10:16

      Ky material eshte nje prove me teper per ate qe e ashtuquajtura levizje e dhejtorit ishte nje teater me kukullat e Ramizit.
      Fakti qe kaq pak muaj para dhjetorit keta bisedonin panpatur fare ndonje shqetesim per trazira reale deshmon qe gjithcka ka qene e inskenuar.

      Reply to this comment
      • predator May 30, 10:18

        Sakte fare.
        Shiko edhe koken e materialit.
        “Per demokratizimin e jetes se vendit”-thote.
        Ka nisur pra “demokratizimi” i kontrolluar. Heronjte e rreme te dhjetorit ishin thjesht hapi i radhes drejt trashegimit te pushtetit qe vijon edhe sot.
        Cfare farse.

        Reply to this comment
    • Tartufi May 30, 12:03

      Doktor sa me shume te shkruhet per te djeshmen,aq me shume mesohet.
      Nuk ka shume rendesi kujtia nuk i pelqen legenizmi i miletit dje.
      Ketu mesohet … fshatari me trute e thara nga buka e misrit dhe furnizusi me i
      madh i partise se litarit me gomare.
      Ketu mesohet doktor, puntori me nje cope buke te grurit terre krunde dhe nje
      koqe domate per 6 muaj resht ne vit. Puntori me trute e pules,qe zvaritesh si
      zvaraniket neper shkure ,mbeshtetes dhe aleat i fshatarit tru thare te kthier ne
      lider te tij. Nga partia e litarit
      Ne partine e gomarit.
      Doktor mos e ngatro punen me litarin.

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. May 30, 12:50

        Qekur qeni mu be Langua ,
        mortja pse sme hengri Mua .

        O tartuf shellira :
        E çke o
        Evlat
        qe rrotullohe
        si Gomari ne Plure ,
        Duke shtipur morrat .

        E ja nashti populli eshte
        i ngopur me Ushqimet Hormonale Demokratike .
        U pika Pika
        O taruf Gjiza
        per mendjen qe Ke o Mavri me boje

        Reply to this comment
        • Tartufi May 30, 13:11

          Hajvani ballist e dallon dot fjalen, litari nga gomari??.
          Ne kohen e litarit o hajvani i pa gdhendur fshatar haesh
          miser hibrit per kafsherine e staneve te fshatit. Tani ne
          kohen e qeverise se gomarit haet mbeturina e eksportit
          terre hormone per shtazerine e ketij populli qe ndjek gomaret nga pas. Hajvani ballist dhe kete ti e ke te tepert
          per klasat e fundit njerezore eshte caktuar dhe ushqimi
          per te ngrene. C fare do qe te hashe ti o plehane e stanit
          ti do te ngelesh nje shtazeri njerezore si simbol i ndeshkuar.

          Reply to this comment
  2. nostradamus May 30, 02:19

    Krejt siperfaqesore …!!! Konsum total idesh …!!! Shterpesi e asgje me teper !!!!

    Reply to this comment
  3. Arben May 30, 04:43

    LUAN BREGASI, KOCO KOKEDHIMA.

    I KEMI SHUME “AKTUALE” KETA SHOKE.

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 30, 06:15

    Shikoni me kujdes, se te gjithe spiunet e sigurimit te shtetit qe nga Luan Bregasi,Lisen Bashkurti e me radhe i keni sot ne krye te partive politike shqyptare te kamufluar si biznesmene famoze me LEKAT e vjedhura nga buxheti i shtetit per te vazhduar Kauzen Famekeqe te Partise se Punes qe ta mbaje Vatanin si nje CIFLIG personal te Mafies me pushtet.

    Reply to this comment
  5. Elton May 30, 06:21

    Fundrrinat e nje regjimi qe na la barkthate vazhdojne te mbijetojne ne kete kapitalizmin e sajuar nga Ramizi. ja psh. Luan Bregasi eshte kandidat i keshillit bashkiak per Partine Socialiste. Turp

    Reply to this comment
    • intelektuali May 30, 08:50

      Ky spiun i Sigurimit eshte krushk i Enver Hoxhes, por edhe Bamir Topi ka lidhur krushqi me kete familje sadiste gjakatare qe eshte fajtore per gjendjen e mjeruar ku ndodhet Vatani sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, familje qe e transformoi Shqypnine si nje CIFLIG personal te Enver Hoxhes, i cili mbahet akoma nga Edvini i rilindjes komuniste dhe Likja i ryshfetit mafioz shteteror si HERO I POPULLIT, si nje rezil i shqyptareve te prapambetur ne syte e Botes.

      Reply to this comment
  6. lili May 30, 06:30

    Me kujton fabulen e e la fontaine’minji i fushes e mini i qytetit!
    Cfare niveli idioteske!As sa nje mbledhje ne fshatin ma te humbur te botes!

    Reply to this comment
  7. eh mer liesen May 30, 06:57

    eh mer lisen …halle shume te medha paske pasur ne kohen e dulles…..
    tnai po u meson maqedonsve merdhenie nderkomtare 🙁

    Reply to this comment
  8. Tos Bllokmeni May 30, 07:57

    Remzi Lani si gjithnje gati te porta per te dale. Eshte tipi i katundarit bir k. qe di ta kete mire me te gjitha pushtetet.
    Lisenkua me pas u be ambasador dhe pati ca derte ne Rep. Çeke.
    Mungon Luan Rama, figure e prere per LSI qe atehere ende nuk ishte pjellur.

    Reply to this comment
  9. shqiptar sharri. May 30, 10:35

    Po,ju te gjith komentus po me leni pershtypjen qe jeni gjysmanalfabet!!Po,cfar komentoni vetem nji dreq jua kuton,mendimet i keni sikur te jani te hani e axhes xhezair,kur flitnin njerzit per vejushen e halil delis.
    Ju,njihere jeni gjysm analfabet,dhe ma keq eshte sesa te jesh krejt analfabet.Liseni,apo lani,ramizi apo hekurani,kto kan qen ne ate kohe dhe tani jan ndokundi edhe kete koh,pra liseni eshte diplomat e shkuar diplomatit,hekurani nuk e dij a jeton,lani eshte diku ndonji organizat dhe paguhet mir,ramizi eshte bere per rahmet,ka shkue ne ate dynja tjeter,pra sa kan qen kan punue her mir e here keq,por disi ja kan cue punes,por tani cfar bejni me kete shtet qe jeni katandis shtet pa ushtri,pa armatim,pa industri po cfar keni more zuzar asgje pervetum ca ndertime pa plan dhe pa regullore keni bere nji xhungel shqiprin,lesh arapi e keni bere sistemin dhe drejtsin,ku ke pare prokuror qe kerkon mos denimin e palokes,per shpifje qe ka bere,per edvin ramen,pra prokurori thot se nuk duhet te denohet paloka per shpifje se nuk na paska bere shpifja ndaj rames,po a nuk e shifni se ku jeni futur more te mjer shqiptare.

    Reply to this comment
    • info analitike May 30, 13:37

      “Po,ju te gjith komentus po me leni pershtypjen qe jeni gjysmanalfabet!!”

      shqiptar sharri,
      Po ti a e lexon ndonjehere cfare dhe si shkruan ?

      Reply to this comment
      • Tartufi May 30, 13:51

        Lere,, doren e fundit te kesaj race shqiptari,mos e korigjo,per te
        na plotsuar boshllekun e hajvanerise tek ky forum.
        Gomari te pelliturat e tij nuk i degjon kurre.

        Reply to this comment
        • Ballist i PENDUAR. May 30, 14:24

          A jo or jooooooooooooooo
          Nuk behet Zorxhiu
          Zengjin or jooooooooooo
          Oping Linde
          e Oping ke ngelur o Plencaxhi….
          E ke ngrene Zorret pa Lare
          ti Tartuf kellira
          prandaj Kuvendon shatra – patra .
          O mjere Vatani per juuuu…………..

          Reply to this comment
  10. lato May 30, 10:53

    Kur llafoseshin krushkat me Ramiz Aline,rinia shqiptare mesynte kufijte,mesynte ambasadat,hidhej ne det pa marre parasysh vdekjen.Ky muhabeti ketu siper eshte si ajo llafja:Stambolli digjet,kurva krihet.Ne vend qe te ndiqte rrugen e gjeniut kinez Ten Hsiao Ping,qe 10 vjet para ketyre lloqeve,vizitoi Ameriken,per ti thene rinise kineze,qe do ta bej Kinen si Amerika,ky vazhdonte avazin e propogandes me lugen bosh.Organizata rinise ishte,qe t tregonte rinise qe hallatet jane vetem per te bere shurren,fejesat i organizon kolektivi,por kujdes,se beni gje para martese,do ju perjashtojme nga radhet e brpsh!Organizata rinise ishte per kastrimin e rinise,deri sa moren rruget e botes te ndershmet e partise mbushen trotuaret,u bene prostituta me lloj lloj zezaku e pleqte e sifilizet e italise.Kur po i vinte mortja Enver Hoxhes,nuk kishte me besim tek qytetaret,ja la trashegim partine dhe pushtetin malokeve Ramiz Alia,Mehmet Elezi,Lisien Bashkurti,Sali Berisha…Me hipokrite,me te pabese se maloket nuk ka…

    Reply to this comment
  11. hapja e dosjeve May 30, 11:38

    ka “dogmatike “qe dje flisnin ndryshe e sot bejne profetin kundra ish sistemit sikur te mos kishin asnje privilegj atehere dhe sot i shikon ashtu si dje krah ish byrose politike te KQ te PPSH,sot krah kryeministrave dhe qe bejne te diturin per cdo problem te kohes se sotme.
    ka qene nje fubollist lato,yll polonie.
    organizatae rinise bente edukim,moral,patriotik,e shoqeror,
    me ane te punes se ndershme,aksionit dhe shkolles m vlera e pa diploma fallco.
    brenda dashurise se vertete kishte edhe ndonje qe nuk ishte besnik apo shfrytezonte postin e pushtetit.
    fenomenet qe jane sot,nuk jane faj i ish organizates se rinise, se mbase ju nuk keni qene as ne moshen e pionierit e nuk e dini,por i pushtetit te sotem,
    kuturu,qe shkaterroji vendin dhe e ktheu njeriun ne jo besnik, qe te vret e shet si prostitute,per tu pasuruar dhe shteti mendon vetem per legalizim martesa ……………..e shpi publike

    Reply to this comment
  12. simon May 30, 13:26

    Ramiz Alia dhe karagjozat e tij ne kete mbledhje ekspozojne nivelin e ulet kulturor dhe injorancen e tyre.
    Megjithate, kur vjen puna per injorance asnje “udheheqes” nuk ka arritur nivelin prej maloku te Sali Berishes.
    O, mjere ne!

    Reply to this comment
    • Ajo May 30, 14:04

      Perkundrazi o Simon. Mua me duket se kemi te bejme me nje analize sa sociologjike, aq edhe politike, ku mundojne vetem referimet ndaj Frojdit. Ku ma gjen qe keto analiza te behen edhe sot per gjendjen ku eshte katandisur rinia qe po merr rruget e botes. Pastaj, pa na thuaj edhe ti ndonje gje, me qe pretendon se paske nivel. Akoma me tereotipet e ’90-tes zoterote? He pra, provoje dhe vere pak veten edhe ti ne pozicionin e atyre qe kane folur me lart dhe ta shikojme nivelin tend. Jo ne kushtet e atehershme, kur dihet si ishin punet dhe mentaliteti, por edhe sot pas 25 vjetesh qe kemi pare bote me sy. E dreq o pune, kur duam te bejme te zgjuarin vend e pa vend!

      Reply to this comment
      • Elpiniqi May 30, 15:42

        Sot nuk ka nevoje te flitet per edukimin e rinise se RINIA SOT MATET VETEM ME SASITE DHE CILESITE E ….BYTHES!!
        Bile Ciljeta u
        be antare e Byrose Politike te PeDe-se sa nxorri kengen :
        -“OH,SA E KOM BYTHEN E MIRE”!!!
        Per te tjerat merren TUTORET E PROSTITUTAVE,DROGES etj!!!
        Rrofte “NJERIU I RI KAPITALIST”!!!

        Reply to this comment
  13. korcari May 30, 16:22

    E keqja qendron ne faktin se Lisen Bashkurtet ishin dhe jane pa dinjitet jane plehra te 100 flamureve.Ata e dine fort mire si kembehen pushtetet prandaj dhe nxoren nga sirtaret emra si, Berisha, Nano, Gjinushi,Hajdari (ndjese paste) Pashko(ndjese paste) etj etj.Vendi i tyre ishte ne Spac dhe Burel dhe ata e prisnin kete tani eshte teper von.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*