Dokumenti zyrtar: Lirimi i zv.ministres së Arsimit, pasi babai u arrestua bazuar te informacionet e partnerëve amerikanë

May 23, 2020 08:17

Dokumenti zyrtar: Lirimi i zv.ministres së Arsimit, pasi babai u arrestua bazuar te informacionet e partnerëve amerikanë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu pasi babai i saj u arrestua nga Policia e Shtetit bazuar te informacionet e partnerëve amerikanë.

Lirimi i saj nga detyra është bërë më datë 20 majt të këtij viti dhe është botuar në fletoren zyrtare, dy ditë më pas.

Familja e Haxhiut, është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i është ndaluar hyrja për në SHBA.

Shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit dhe akuzohet se kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

o.p. / dita

May 23, 2020 08:17
Komento

5 Komente

  1. intelektuali May 23, 08:59

    Po aman dhe derman o Kryeministri Monist i Shqypnise, Edi Rama:

    KUR DO TE LIROSH NGA “DETYRA”, BEDELIN TEND BASHKIM ULAJ, FALLSIFIKUESIN E LETRAVE PER TENDERIN E UNAZES DHE HAJDUTIN ME VULE NE BALLE TE FIRMAVE AMERIKANE?

    qe:

    Sipas partenereve ne Mal te Zi e kane perzene me dajak dhe hu ne dore?

    Reply to this comment
    • Partia Demokratike May 23, 09:59

      O vella i karit. Bashkim Ulaj eshte financuesi kryesor i PD. Apo nuk ju vjen mire tani. Dhe Lulzim Bytheshkerdhyeri prandaj bente protesta tek Astiri se nuk mori perqindjen e vet. Dha hajd ma merr ne goje njehere USB time njehere qe te perditesosh te dhenat.

      Reply to this comment
  2. Lili May 23, 15:06

    Ata e kei per ma vone, po thot ambasada, po ia fillojme me prshsit e vegjel qe te kuptojne?!

    Reply to this comment
  3. Lili May 23, 15:09

    Parti, halla nuk e ke kuptuar si gjithe shqiptaret se jane bashke?!
    Grinden si teater per ne diten e naten bashkpunojne , halla nuk e ke kuptuar ti kete pune?!
    Nje mut jane! Ish te perzgedhret e Ramizit, nje mut po sicili ma zi se tjetri!

    Reply to this comment
  4. Adih May 23, 21:54

    Partia Demokratike @….

    Aman o te keqen ,mbai nervat dhe sharjet .Bashkim Ulaj eshte edhe i PD dhe i Edit tend .Do apo nuk do ti .Mos haro ajo qe ndodhi tek ASTIRI pra fallsifikim ,po te kishim nje prokurori e drejtesi normale ,a e di ku do ishte sot adashi i jot Rama ??.Por edhe Zamir Mane ,ka qene i Saliut ,bile kur u pezulluan fluturimet ajrore nga vullkani ,Zamir Mane e pruri ne ate kohe Saliun qe ishte kryeminister ,nga Gjermania per ne shqiperi me benxin e vet privat ,pra i Manes ..Por tani qe Rama i ka hapur driten jeshile Manes “BILIONERIT ” te te gjitha deri te kromi e dreqi me te birin ,dhe i ka dhene Rama i jot Manes ne perlen e Jonit truall me 1 euro m2 ,ku edhe sulltan Murati i turqise do ta kishte zili .Po tani o Partia demokratike i kujt eshte Zamir Mane i PD apo i PS .Mu pergjegj e uli nervat ,se seshte mire per shendetin tend .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim