Këshilli Bashkiak padit kryetaren Voltana Ademi. Konflikt brenda institucionit mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë

September 26, 2020 09:06

Këshilli Bashkiak padit kryetaren Voltana Ademi. Konflikt brenda institucionit mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, e ngritur nga këshilli bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Konflikti ka nisur mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë, nëse e ka kryetarja e Bashkisë këshillin mbikëqyrës të klubit të futbollit apo Këshilli Bashkiak Shkodër.

Sipas Këshillit Bashkiak, vendimet që ato kishin marrë për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, ku kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Mësohet se objekti që propozohet për çeljen e procesit është ai i kundërshtimit të vendimit të kryetares së bashkisë për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë.

Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak në cilësinë e asamblesë së përgjithshme.

Duket se nuk ka qetësi për Volta Ademin këtë kohë, ku pas ditë më parë rezultoi pozitive me COVID-19.

o.j/dita

September 26, 2020 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim