Dollari në rënie të fortë, ja si paraqitet situata me euron

August 22, 2018 14:02

Dollari në rënie të fortë, ja si paraqitet situata me euron

Dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot në vend në nivelin e 108.39 lekëve, me një rënie prej 1.49 lekë nga e hëna.

Ekspertët argumentojnë rënien e fortë të dollarit me efektin sustë. Monedha e gjelbër fitoi terren në tregun vendas të këmbimit valutor, duke u këmbyer në nivelin më të lartë të këtij viti, si reflektim forcimit të tij në bursat ndërkombëtare. Euro u dobësuar ndjeshëm në bursa, duke u këmbyer në nivelin e 1.13 dollarë ndikuar prej krizës së lirës turke.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 125.53 lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se fundi i javës që lamë pas. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer në nivelin e 1.158 dollarëve, duke fituar terrenin e humbur ndaj monedhës së gjelbër.

Në tregun e Shqipërisë, euro po mbahet e stabilizuar dhe e pandikuar prej efekteve sezonale. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, Banka e Shqipërisë po mbledh të gjithë tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas, edhe pse herë pas herë monedha europiane ka reflektuar tendenca nënçmuese në tregun vendas.

Ndërkohë që aktorët e tregut pohojnë se është e vështirë për të bërë parashikime mbi ecurinë e kursit të këmbimit pas mbarimit të sezonit.

o.j/dita

August 22, 2018 14:02
Komento

4 Komente

  1. tori August 22, 14:14

    Specialistat shqiptar e punonjes se bankave ne TIRANE:Kjo vjen per arsye se po pastrohen paret e pista”HAHAHAHA…! CFAR BUDALLENJESH. Kjo eshte thjeshte politika monetare amerikane.Rritje prodhimi,cmime me te ulta e rrjedhimisht eksport me I madhe.

    Reply to this comment
  2. Arben August 22, 16:08

    beri thirrje merkel, per nje sistem te ri financiar boteror

    duke eleminuar dollarin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*