Dollari në tregun vendas, 125.16 lekë

March 3, 2015 13:00

Dollari në tregun vendas, 125.16 lekë

Dollari ka shënuar dje një rekord të ri në raportin e këmbimit me monedhën vendase, duke shënuar dhe nivelin më të lartë në gati 12 vjet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye dje me 125.16 lekë, 0.2 lekë më shumë se në fund të javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli 2003, kur dollari këmbehej me rreth 126 lekë. Monedha amerikane është forcuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, duke reflektuar si mbiçmimin e saj në tregjet ndërkombëtare ashtu dhe mbiçmimin e euros në tregun vendas. Ndërsa euro ndonëse këmbehet në nivele shumë të ulëta kundrejt dollarit, në tregun vendas ka mbetur mbi nivelet e 140 lekëve, duke reflektuar kërkesën e lartë për të nga aktorët e brendshëm. Dje euro u forcua ndaj lekut, duke u këmbyer me 140.37 lekë, 0.01 lekë më shumë se në fund të javës së kaluar.

March 3, 2015 13:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*