Domethënia e formës së hundës. Çfarë thotë për ju hunda juaj?

November 12, 2017 09:17

Domethënia e formës së hundës. Çfarë thotë për ju hunda juaj?

Forma e hundës thotë shumë gjëra për ty. Sipas morfopsikologjisë, disiplinë që studion lidhjen mes morfologjisë së trupit dhe aspekteve psikologjike tek njerëzit, çdo pjesë e trupit shpreh një pjesë të karakterit tonë, nga forma e fytyrës, tek sytë e deri tek balli.

Çdo detaj i fytyrës ka një domethënie, dëri tek forma e hundës. Keni një hundë të vogël, të gjerë, apo të mprehtë? Gjeni më poshtë të dhënat e karakterit në bazë të hundës që keni:

Hundë e vogël

Pikat e forta: jeni idealistë dhe shumë të dashur, jeni njerëz shumë të ndjeshëm. Emotiviteti juaj i spikatur dhe ëmbëlsia fëminore të bëjnë një njeri të adhurueshëm.

Difektet: shpesh ktheheni në rol mbrojtës. Është shumë e vështirë të hysh në detajet e jetës tëndë private. Mbrohesh nga ajo që është e huaj dhe mbyllesh në vetvete përballë vështirësive, kur shpesh problemi ekziston vetëm në kokën tënde!

Hundë e gjerë

Pikat e forta: je një njeri aktiv dhe i vendosur. Interesohesh për gjithçka që është në lëvizje të vazhdueshme dhe ndryshon: sporti, udhëtimet, zbulimet kulturore, etj. Duke qenë se jeni një njeri shumë dinamik keni nevojë të vazhdueshme për lëvizje, liri, hapësirë dhe projekte.

Difektet: keni tendencë të silleni si adoleshent, provoni gjithçka, por pa u përfshirë tërësisht. Keni dëshirë të merrni vendime dhe iniciativa shpejt dhe në mënyrën tuaj.  Kjo të kushtëzon marrëdhëniet me të tjerët, të cilët ose do të jenë dakord me ju, ose do të largohen.

Hundë e mprehtë (shqiponjë)

Pikat e forta: për ju nuk ka rrugë të mese. Ju ose dashuroni, ose urreni! Ndjeni nevojën për të adhuruar, për tu apasionuar dhe për t’iu dedikuar një gjëjë shumë të rëndësishme. Kjo gjë ju jep një lloj karizmi dhe një entuziazëm ngjitës.

Difektet: ndikohesh shume nga dukja, por dukja shpesh të gënjen. Duke bërë shumë çmenduri, rrezikoni të lodheni. Kini kujdes dhe mos u largoni shumë nga të tjerët për shkak të qëllimeve tuaja, mësohuni të pushoni herë pas here dhe të besoni të tjerët.  b.m/dita

 

November 12, 2017 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*