Domosdoshmëria e auditit të huaj

Edlira Shehu September 23, 2013 09:34

Domosdoshmëria e auditit të huaj

Qeveria e tetë viteve të fundit bëri gjithcka për të fshehur të vërtetën e hidhur, faktin se borxhi ynë publik nuk është aq sa e deklaron INSTAT. Zyrtarisht sot borxhi ynë publik ka rritur nivelin 63.9 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit (GDP), ose rreth 7 miliardë euro. Sipas një raporti ende të papublikuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, detyrimet e papaguara te qeverise për projektet e ndërtimit të rrugëve kapin rreth 43 miliardë lekë të reja apo 300 milion euro. Nëse i shtojmë dhe kryerjen e shërbimeve të papaguara nga kompanitë private (nga ndërtimet e rikonstruksionet e shkollave tek shërbimet dixhitale, etj.), borxhi që shteti ynë i ka biznesit shkon sa e deklaroi këto ditë Kryeministri Rama, mbi 400 milionë dollarë.  Dhe vetëm këto para borxh e rrisin përqindjen e borxhit publik me 4.5 pikë, duke e çuar afro 70 përqind të GDP-së. Duke mos përfshirë borxhet që kompanitë i kanë njëra-tjetrës. Qeveria e ikur nuk përfilli propozimin e opozitës së djeshmë apo të institucioneve të tjera për të fiksuar me Kushtetutë tavanin e borxhit publik në 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Ishin ndoshta pikërisht borxhet e fshehura, ajsbergu i një borxhi publik shumë më të fryrë se niveli zyrtar, që e bëri qeverinë e djeshme ta harrojë këtë propozim. Të vetmin gjë që bëri në muajt e parë të këtij viti, e rriti me vendim qeverie tavanin zyrtar me mbi 60 për qind, për të shtruar asfalt elektoral. Dhe rezultati ishte që në gjashtë muajt e parë të vitit 2013, qeveria ezauroi 83 përqind të defiçitit buxhetor dhe 90 përqind të huamarrjes së brendshme. Pra, e la Buxhetin e Shtetit praktikisht pa fonde. Në këto kushte, ku papërgjegjshmëria dhe aventura me financat publike u ngrit në sistem, i vetmi veprim me mend nga qeveria e re është hedhja e shikimit të ftohte profesional në katrahurën e krijuar. Dhe këtë shikim nuk mund ta japë asnjë trupë publike kontrolli në vend. Do t’i mungonte besueshmëria. Pse janë kushte tejet dramatike dhe gjithcka mund të politizohet.  Praktikisht të gjitha paratë që do të duhen tani i shtohen më Buxhet defiçitit dhe borxhit publik. Në gjashtë muajt e parë janar-qershor 2013, mosrealizimi i të ardhurave buxhetore ishte rreth 17 miliardë lekë, ndërkohë që shifra vjetore mund të shkojë mbi 40 miliardë lekë. Ky mosrealizim i të ardhurave e le qeverinë e re pa fonde për të përballuar shpenzimet për këtë vit. Kur i duhet deri në fund të vitit duhet të paguajë rreth 115 miliardë lekë paga, pensione, politika sociale dhe mirëmbajtje dhe rreth 39 miliardë lekë të reja investime publike të domosdoshme. Duke mos njohur masën reale të borxhit publik, qeveria e re e ka gati të pamundur të përgatisë një buxhet realist për vitin 2014 që po afron. Gjendet në pozicionin e kapitenit të anijes që nuk di sa të çara ka në hambarin e saj dhe sa ujë fut anija. Nga ana tjetër, problemet me mosarkëtimin e të ardhurave buxhetore janë shumë të thella. Ka mes tyre “harresa” të qëllimshme të derdhjes së detyrimeve nga kompani të mëdha. Ka shumë lojra nën ujë për të favorizuar kompanitë në dëm të interesave të shtetit. Prej këtej, propozimi për t’i lënë rreth 1 mijë kompanitë më të mëdha “VIP” të vendit të kontrollohen financiarisht, të auditohen nga 4 filialet e kompanive ndërkombëtare të auditit: KPMG, Deloitte dhe Touche, PriceëaterhouseCoopers dhe Ernst dhe Young. Janë dy propozime auditi ndërkombetar që do ta tregojnë me kohë vlerën e tyre për financat e shtetit tonë.

Edlira Shehu September 23, 2013 09:34
Komento

3 Komente

  1. nastradini September 23, 12:11

    ILACI CUDIBERES PER SHPETIMIN E VATANIT.

    Mesiguri nuk eshte AUDITI i domosdoshem per te ndeshkuar zullumqaret qe kane falimentuar ekonomine. Por edhe pa AUDIT nderkombetar INSTAT-i kombetar ja ka zbathur breket Saliut dhe bandes se tij mafioze me shifren horrore 48 USD ne muaj per fryme qe e shtyjne jete shqyptaret si mjeranet ne bangladesh apo ne ndonje vend tjeter afrikan te humbur. Si do te shpetojme sepse me vajtime dhe kuja mbetemi ne vend numero? Prandaj edhe nastradini po jep ate qe ka kohe per te cilen i ben apel politikes, por ASKUSH nuk e degjon:

    Ilaci cudiberes qe do te shpetoje shqyptaret nga mjerimi eshte fare i thjeshte dhe ai quhet PRODHIMI me vulen MADE IN ALBANIA. Ky eshte eshte shpetimi dhe zgjidhja. Te gjitha te tjerat jane llafollogji boshe qe serviren pa zgjidhje reale. Pse nuk del Fullani t’u sqaroje shqyptareve rrugen konkrete per te aktualizuar keto llogje te hedhura ne media badiava pa dogane pa treguar asnje gje konkrete? Pse nuk flasin pushtetaret konkretisht? Kete gje duhet t’i kerkojne shqyptaret atyre qe u dhane voten, sepse per kete gje i zgjodhen dhe jo per te mashtruar me llafollogji boshe. Pse keshtu? Sepse PRODHIMI do bythe dhe pune, jo llafollogji mashtruese. Dhe ne kete gjendje te mjeruar te financave te shtetit qe ka lene Saliu me Boden Edi Rama duhet te terrhiqet nga premtimet e tij dhe te filloje te shtregoje rrypat e miletit per te gjetur urgjentisht LEKA dhe per te fituar besimin e humbur tek FMN-ja dhe institucionet e tjera financiare boterore per te kerkuar kredi afategjate me miliarda USD. Ky eshte per fatin e keq te shqyptareve Modeli i ri Ekonomik dhe ky eshte Konsolidimi Fiskal qe kerkon FMN-ja dhe nuk ka te beje fare me RILINDJEN socialiste te Edi Rames. Sepse shteti nuk mund te ekzistoje vetem nga mbledhja e tatimetve, as nga ZERIMET everiste te taksave dhe as nga taksa famoze alla socialiste me emerin bombastik PROGRESIVE te Edi Rames kur nuk ka strumbullarin e te gjitha ceshtjeve: PRODHIMIN kombetar. Te besh ekonomi dhe te drejtosh shtetin si nikoqir i vertete nuk eshte nje pune e lehte dhe aspak patriotike. Sepse keshtu eshte e VERTETA e hidhur qe kerkon nje pune inteligjente dhe jo llafollogji boshe, sic e ka permendur nastradini shume kohe me pare, por ASKUSH nuk ja ka degjuar kurre fjalen.

    Reply to this comment
  2. Bocari September 23, 14:21

    E mor nastradin, te gjitha i ke thene por nje gje te ka shpetuar. Kete e thoshte gjyshja ime e ndjere. Kur shitet budallalleku, ske ce do mencurine…. Te tjerat mendoi vete.

    Reply to this comment
  3. Zimi i Ali Demit September 26, 16:12

    Ne vazhdim te idese se Nastradinit.
    Nuk heq as nje presje nga idea qe jep Nastradini, sepse krahas masave qe do meren per te eliminuar korupsionin dhe kontrabanden, po aq e rendesishme eshte edhe perqendimi i vemendjes tek Prodhimi. Jam shume i bindur qe ne shqiptaret kemi perfituar pervoje nga jashte per te prodhuar me cilesi njelloj si bota. Dhe per kete ka fakte. Prodhimet e serave pelqehen jashte.Produktet e veshmbathjes qe perpunohen ketu jane me cilesi etj.
    Nuk eshte e drejte qe te vijne nga jashte plehra kimike dhe pesticide, kur kemi patur ne kete sektor pervoje dhe kemi mundesi ta ringjallim. Nga Kina vijne me mijra kontinjere me veshmbathje, madje me cilesi mjaft te ulet , kur kemi mundesi te ringjallim kete industri.
    Pra, nuk shtroj probleme qe nuk dihen, por i kujtoj ato me synimin qe ky vend me resurse te mira, me njerez puntore i ka te gjitha mundesite qe te rise prodhimin ne vend, ku prej kesaj vijne te mirat me radhe si punesimi, mireqenja, njerezit do kthehen nga emigracioni i lodheshem prane vatrave te tyre etj.
    Jam i bindur se PS-se i eshte dhene shansi per te bere dicka per kete vend, qe ta ktheje nga nje vend konsumator ne nje vend prodhus dhe turistik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*