Domosdoshmëria e Kosovës për një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë

December 21, 2017 16:10

Domosdoshmëria e Kosovës për një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë

Dr. Ledion Krisafi

Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se me Kosovën do të ketë një marrëveshje përfundimtare vetëm nëse Serbia fiton “diçka”, por pa e përcaktuar ende se çfarë dhe sa është “diçkaja” që Serbia duhet të fitojë. Kjo “diçka” me shumë mundësi do të bëhet e ditur në pranverë, atëherë kur supozohet të përfundojë dialogu i brendshëm në Serbi rreth çështjes së Kosovës, që Presidenti Vuçiç ka nisur prej kohësh. Vuçiç gjithashtu e bëri të qartë se nuk ekziston asnjë mundësi që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara pa një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Në këtë pikë Vuçiç ka të drejtë.

Pothuajse 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, çështja e Kosovës ende nuk ka marrë fund. Qeveria e Prishtinës nuk ka në kontroll të gjithë territorin e saj, njohjet ndërkombëtare në vitet e fundit janë me pikatore, ndërsa mundësia që Kosova të bëhet pjesë e OKB-sëështëzero për shkak të vetos ruse dhe me shumë mundësi dhe kineze. Ndërkohë që në rastin e njohjeve ka ndodhur dhe e kundërta, ku Surinami u bë shteti i parë që ktheu mbrapsht njohjen e Kosovës, ndërkohë qëkryeministri i Guinea Bisaos gjatë një vizite në Beograd mohoi që qeveria e vendit të tij të kishte njohur ndonjëherë Kosovën, ndërkohë që qeveria në Prishtinë thotë se njohja ka ardhur. Në të njëjtë kohëpak prej atyre  që janë dakordësuar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbia janë zbatuar.

E parë në këtë këndvështrim, megjithëse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, çështja e Kosovës në tërësi nuk është mbyllur ende dhe ka vetëm një mënyrë që kjo çështje të mbyllet përfundimisht: përmes një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Në të kundërt Kosova do të vazhdojë të ngelet në këtë gjendje gjysmështetërore që gjendet sot. Pakkush mund ta kishte menduar se dhjetë vjet pas pavarësisëKosova ende do të gjendej në një situatë të pazgjidhur me Serbinë, por nga marrëveshja me Serbinë varet vendi i Kosovës në OKB, njohjet e mëtejshme shtetërore dhe e ardhmja evropiane e Kosovës.

Kjo marrëveshje është në interesin e të dy palëve, pasi pa një marrëveshje të tillë as Serbia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por as Kosova nuk mund të ecë përpara me shtetndërtimin dhe të njihet plotësisht ndërkombëtarisht si shtet. Interesi është i dyanshëm, por më urgjent është në rastin e Kosovës, pasi mungesa e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë mund të ngadalësojë dhe pengojë për ca kohë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, por për Kosovën, mungesa e një marrëveshjeje të tillëe lë në gjendje të paqartë ndërkombëtarisht dhe ndikon drejtpërdrejt dhe nëzhvillim ekonomik të Kosovës pasi vështirëqë të tërheqësh investime të huaja kur ende nuk ke zgjidhur çështje themelore të tilla si kontrolli mbi të gjithë territorin, kufirin me shtetet fqinje, pozitën ndërkombëtare, etj. Nuk është Serbia ajo që ka nevojë për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është Serbia që ka nevojë për njohje ndërkombëtare. Në të dyja rastet nevoja është e Kosovës, prandaj është në interesin kryesor të Kosovës që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Por një marrëveshje e tillë nuk mund të bëhet ku njëra palë fiton gjithçka dhe tjetra asgjë. Nuk ekziston mundësia që kjo të ndodhë. Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të thotë se dhe Kosova do të humbasë diçka, pasi megjithëse Serbia humbi luftën në Kosovë, ajo ende nuk ka humbur diplomacinë. Në muajt e fundit Vuçiç ka lënë të kuptohet se Serbia në një masë të madhe e ka humbur Kosovën, por jo të gjithën dhe pikërisht për atë pjesë që ende nuk e ka humbur, kërkon të arrijë një marrëveshje përfundimtare.

Nuk jemi në rastin kur njëra palëështë në pozitë force dhe mund të diktojë kushtet e një marrëveshjeje përfundimtare, por jemi në rastin kur asnjëra palë nuk është në pozitë force, por të dyja palët i kanë nevojën njëra-tjetrës. Tashmë elita politike dhe intelektuale e Serbisë ka filluar të mendojë për kushtet e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Me shumë mundësi kjo do të përfshijë një lloj njohjeje të Kosovës si shtet, pasi kjo tashmë është e vetkuptueshme edhe për elitën politike dhe intelektuale serbe që është e pashmangshme, por në të njëjtën kohë Serbia do të kërkojë të fitojë diçka prej kësaj ‘’pothuajse njohjeje’’.Në rastin më të paktë Serbia do të kërkojë autonominë për veriun e Kosovës dhe autonominë për kishën serbe në Kosovë.

Përgatitjen që po bën elita politike dhe intelektuale serbe duhet ta bëjë dhe politika dhe udhëheqja e Kosovës. Deri tani ka bërë të kundërtën. Është përpjekur që problemet dhe çështjet me Serbinë t’i zgjidhë përmes BE-së dhe SHBA-ve. Vetëm pak kohë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë. Një lëvizje e tillë tregon vështirësinë në të cilën gjendet politika e Kosovës kundrejt Serbisë, pornë njëfarë mënyre tregon frustrimin e Kosovës me situatën në të cilën vizat nuk janë hequr, veriu i Kosovës vazhdon ende jashtë kontrollit të qeverisë në Prishtinë dhe njohjeve që nuk po vijnë.

Elita politike e Kosovës por dhe publiku i gjerë në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta kuptojnë se e ardhmja e Kosovës drejt një shtetësie të plotë dhe njohjeje të plotë ndërkombëtare kalon nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në të cilën Kosova do të humbasë ‘’diçka’’, por në të njëjtën kohë do të fitojë shtetësinë e vërtetë, të cilën sot ende nuk e ka.

 

December 21, 2017 16:10
Komento

8 Komente

  1. mirel December 21, 17:00

    Po, Serbia duhet te marre dicka si Greqia qe merr tokat dhe detin.
    Natyrisht Albin Kurti plaset ne burg, dhe Serbise mund ti jepet gjithcka qe deshiron.
    Plerat si ty gazetar fillojne dhe perpunojne mendjet e popullit qe tashme nuk e meriton me te kete shtet.
    Dhe era e bajges si puna jote, qelbin gjithe kopene , dhe kopeja pranon qe duhet dhene dicka Serbise.
    Morrat si puna juaj do gelojne.
    Kjo quhet gazetari. Shitja e principeve per pazare.
    Shqipkaret nuk kuptojne se tradhetia ka filluar nga Ramuti.
    Ai loboi per Serbine qe te futej ne BE,, dhe nuk beri asnje perpjekje diplomatike dhe ekonomike te bllokonte Serbine si ne Arenen politike Evropiane ashtu dhe ne tregun e brendshem
    Me qarte Edvin Ram tradhetari e reklamoi Vucicin si njeriun e ri te Serbise. E reklamoi Serbine si te evoluar.
    Ceshtjet me Kosoven i deklaroi si te huaja per ti diskutuar me Serbet. As me politiken kroate nuk krahasohet. Kaq here ata kane deklaruar qe Serbia nuk e merr voten e tyre po nuk u njoh Kosova.
    Ndersa Ramuti shkon ne Trieste dhe nenshkron Kondederaten Yugosllave. Zone e lire ekonomike.
    Ne kete emer do shesi dhe Detin.
    E lexuat cfare thote Kotzias apo jo?
    Duket sikur Kotzias i dhemb me shume per Shqiperine sesa shqiptareve.
    Ai deklaron i pari ato pazare qe Ramuti i mban fshehur.
    Tani, menjehere pas kesaj ngrihet teoria e dhenies dickaje te Kosoves ndaj Serbise.
    No doubt, ky gazetar eshte nje spiun i paguar nga serbet.
    Se asnje shqiptar i ndershem dhe patriot nuk do ishte ulur te bente nje analize kaq te poshter, dhe te ngrinte sugjerime kaq te denueshme.
    Tradhetia duket si gazetari analitike.

    Reply to this comment
  2. Niku December 21, 20:18

    Perseri me idene qe do te fitosh politikisht po te besh leshime territoriale. Shqiperia dhe Kosova nuk kane territor per te falur. Kjo politike u vjen per shtat si serbeve ashtu dhe grekerve, kur nje shekull me pare na pergjysmuan ne territor. Reciprociteti eshte masa qe perdorin shtetet sovrane. Ne rast se Serbia kembengul per autonomi te veriut te Kosoves, atehere u lind e drejta edhe Presheves per autonimi. Veprimet e tjera si argumentohet ne kete shkrim quhet nenshtrim.

    Reply to this comment
  3. KodraSadikit December 21, 21:24

    Gazetare i paftyre dhe i paguar nga Serbija per te sygjeruar se si duhet bere kompromise e faqe te zeza ne deme te Kosoves se vogel.Pikesepari Serbija ka marre dhe sot e kesaj dite i ka nen pushtimin dhe juridiksionin e vete klasik dy krahina shqiptare Sangjakun e Nishit dhe Sangjakun e Pazarit te Ri .Tani nese vije te kompromisi Kosova ta merr njenin Sangjak ose ate te Nishit ose ate te Pazarit qe kompromisi .Kosova sndahet se ska qka ndahet ma teper kur dihet se keto dy krahina shqiptare u ndane dhe u muaren me dhune e me gjenocide te papara ne histori .Edhe ne kohen e luftes se dyte botnore ne Sangjakun e Pazarit te Ri kishte shkolla shqipe te cilat u mbyllen me pushtimin sllavo— serbe ose Jugosllave.Personalisht do ta zgjidhja Sangjakun e Pazarit …Ti hapim syte nga ndikimi serbo -Ruse .Rrnofte perjete SHBA e Gjermanija ….

    Reply to this comment
  4. Ylli December 21, 22:29

    E vetmja zgjidhje e perhershme ,me dhimbje por qe brezave te ardhshem u kursen gjakderdhjen eshte ndarja e Kosoves.Mund te jete e dhimbshme dhenia e Veriut te Kosoves shtetit Serb ,por dobiprurese eshte qe konflikti qindra vjecar merr fund.Kosova duhet te kembenguli per marrjen e Lugines se Presheves.
    Me arritjen e kesaj marreveshje ,bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte lehtesisht dhe automatikisht i perfunduar.Nje Kosove ne sherr te perjetshem me Serbine do ishte mossiguri e perjetshme per Kosoven dhe qytetaret e saj.
    Nuk ka marreveshje 100% te kenaqshme ,por duke i dhene Veriun shtetit Serb ,ne si komb fitojme Bashkimin kombetar dhe nje Shqiperi me madhe dhe me te forte.Kesisoj dhe roli i saj ne Ballkan do ishte shume here me i madh.

    Reply to this comment
  5. mustafa December 21, 22:48

    Shkerdhate greke

    Reply to this comment
  6. e deshpruara December 22, 11:00

    Deri sa na udheheqin ,kokeboshe,si Hashima,Ramusha,Rama ,Berisha,Meta ,Nano,e perkrahen nga gazetar te shitur e komentues si Ylli edhe pak vite e po zhdukemi.si shtet si kombe perfundimishte.por me e dhimbshmja eshte heshtja jone,sepse ne po pajtohemi si populle ,deri sa nuk reagojm per asgje.komentet ne rrjetet sociale nuk qojn peshe.jo vetem per pushtetaret por edhe nderkombetaret.prandaje deri sa ne nuk do te kundershtojme,gjithqka do te ec keq e me keqe.

    Reply to this comment
    • mirel December 22, 18:25

      ke te drejte. Komentet ne rrjetet sociale nuk ngrene peshe. po me sa duket, as ne rrjetet sociale shqiptaret nuk jane ne gjendje te japin opinione pervecse atyre partiake.
      Te gjithe socialistet rrine si mut perballe Ramutit, asnje nuk guxon te thote nje fjale kunder aktit te varrezave.
      te gjithe Berishistet nuk denojne asnjehere Berishen.
      Ndersa Meta ka marre fund politikisht.
      Dhe pikerisht me kete merren shqipot llapaqena.
      Por ne portalet e facebookut te gjithe nxitojne te japin foto te gezuara te festave..
      keshtu qe as neper sheshe nuk ka per te dale njeri
      vetem kur ti therrin si camet dhe si viktimat e Srebenices, vetem atehere do ndjehen te tradhetuar..po do jete vone
      Historia perserit vetveten.
      Shqiptari anadollak nuk e kupton

      Reply to this comment
  7. Tralala December 22, 17:04

    Arsyetimi se Kosova duhet ti japi dicka Serbise qe te njihet nderkombetarisht nuk qendron. Eshte nje mendje femije mgjse para emrit ka vene titullin Dr. por qe mund te jete doktor kafshesh e s’ka lidhje me diplomacine. As logjika se autonomia e veriut do te shuaj etjen serbe nuk qendron. Komshinjte e veriut e te jugut na Kane rene te tille dhe ne vec duhet te perballemi me ta. Kosova eshte ne avantazh, ajo u shkeputur nga Serbia dhe krijoi shtetin e vet atehere kur Serbet mendonin se me heqjen e statusit te autonomise e kishin bere kosoven perfundimisht serbi. Serbet Kane shume siklete dhe nuk kane kellqe ta luftojne per kohe te gjate Kosoven. Pervec hallit te futjes ne evrope, Serbet kane probleme me Bosnjen, me Kroacine, me Vojvodinen dhe aleati I tyre Rusia ka aq halle sa mund ti lere ne balt sa here diskutohet Krimea. Per kete ka dhe nje histori or dr. Krisafi. Kur bota donte te bombardonte serbine, Milloshevici nuk besonte se do ndodhte pasi ruset I thonin se nuk e lejojme ne ne Keshillin e Sigurimit. Por ja qe ndodhi sepse ruset kishin hallin e tyre. Ne ate kohe nuk kishin buke te hanin dhe USA u dha kredi per buken e nisi bombardimet. Po axhamiu duket qe nuk merr vesh nga keto pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*