Donald Lu: Në fillim të 2018-ës presim arrestimin e “peshqve të mëdhenj”

November 7, 2017 10:33

Donald Lu: Në fillim të 2018-ës presim arrestimin e “peshqve të mëdhenj”

 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha sot se SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtare të Shqipërisë presin arrestimin e disa “peshqve të mëdhenj”, e për këtë ai dha edhe kohë.

“Në luftën ndaj krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa ‘peshqve të mëdhenj’ në fillim të vitit të ardhshëm dhe që kjo të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë”, tha Lu në prezantimin me detaje të operacionit “Forca e Ligjit”.

Pjesë nga fjalimi i ambasadorit Lu:

“Të flasim me vepra e jo me fjalë”

Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika e vendet e BE do të vendosin burimet dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë të krimit të organizuar presim rezultate. Presim që ky plan i qeverisë të përfundojë me arrestimin e ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK e BKH. Partnerët e Shqipërisë e presin, populli e kërkon dhe e meriton këtë.

“Dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare.  Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. 

Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh

November 7, 2017 10:33
Komento

22 Komente

  1. Une November 7, 10:40

    Do t’i lutesha Gazetesdita.al te botoje komente e mija!Te gjithe e dine qe e keqja shqiptare filloi kur Berisha rembeu drejtimin e PD me ndihmen e sigurimit UDB dhe disa te tjereve! Sot PD -LSI Berisha Like jane e keqja qe e kazene Shqiperine prej fyti! Neqoftese se ne shprehjen “peshqit e medhenj”, nuk jane keta te dy, nuk kemi bere gje! Edhe PD dhe Basha keshtu sic jane jane nje rezik kombetar!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 7, 11:16

    “Donald Lu: Në fillim të 2018-ës presim arrestimin e “peshqve të mëdhenj”
    uuuuuauuu
    a thut të arrestojnë metën??
    ai është peshku më i madh i momentit!!
    prasident hesapi!!
    më pas luli si kryekar i ekspozitës,pastaj sala si plakuruq gjasme në pension!!

    Reply to this comment
    • Tartufi November 7, 13:57

      Si gjithmone per te qeshur !!!!
      Guvernatori i kolonise Luluja,nga vaska ku rit peshqit dhe
      ngjalat do filloje te hedhi ne diganin e skuqjes peshqit me
      te medhenj te vaskes !! Siduket nga kontrolli qe ju eshte bene ritjes se peshkut disa jane ritur si shume dhe duhen skuqur. { milet idioti i kolonise gezohet se ndoshta i takon nje cope nga peshqit e skuqur }
      O mileti hajvan , nuk do te hidhet vaska ne ere se bashku me peshqit,qe riten ne te,nga guvernatori i kolonise,por do vazhdohet te ushqehen peshqit e tjere per tu ritur dhe do vazhdoje cikli i ritjes se peshkut .
      Nje popull i mencur,nuk mban kurre vaska per ritje te peshkut,por mban lumenj te pestert me pestrove dhe liqener qelibar per krapin e bardhe,ai popull peshkon ne
      mes te detit te kripur per kocen gjithe shije dhe vlere.
      Ne vaska riten peshqit qelbesire te ushqier me mbeturina shtazore dhe bimore ,te ngritura neper kolonira te dores se fundit. Kjo eshte historija e Luluse me peshqit e vaskes,qe do te diganisen,,, kohe per fryrje te bythes me peshqit e guvernatorit..

      Reply to this comment
      • panajoti November 7, 18:02

        Pesimizmi e mosbesimi per cka diskutohet, ,rhuhet e premtohet i ka rrenjet te mosveprimi i derisotem, te cka shihet ne podiumet e politikes dhe ne kariget e pushtetareve dhe presidenciale, qe, deri sot jane te perfolur dhe bejne lojen egjahtarit per kapjen e gjahut kriminel.

        Reply to this comment
  3. endri kraja November 7, 11:23

    Kete gje kishte nevoje vendi yne,te prekesh te paprekshimit,me ne fund po realizohet.

    Reply to this comment
  4. Ardit November 7, 11:27

    Epo keto jane ndryshimet qe i duhen ketij vendi per ti thene per here te fundit krimit e cdo e keqe qe i ka ndodhur vendit tone. Kjo eshte policicia qe duam e masat qe duhen marr per kete vend qe te eci para.

    Reply to this comment
  5. ajaz qorri November 7, 11:30

    ishte me se e nevojshme kjo task force ne vend,shyqyr qe dolen disa te zgjuar dhe e bene.

    Reply to this comment
  6. aferdita November 7, 11:39

    iken ato dite kur banditet mbanin pushtetin me dhune,sot jemi ne demokraci,krimi po luftohet,policia po ben nje pune kolosale per te siguruar nje jetese te sigurt ne vend

    Reply to this comment
  7. Arbio haxhiaj November 7, 11:43

    Policia qe me fund po i afrohet standarteve europiane per luften ndaj krimi dhebkete e tregoj vet partneret e huaj me mbeshtetjen e tyre

    Reply to this comment
  8. Erjon Kosta November 7, 11:48

    Tani nderkombetaret na mbeshtesin per politikat e vendit tone.Tashme kemi krijuar nje figre te besueshme ne syte e tyre prandaj ata nuk ngurrojne te na japin ndihmen e tyre ne kuader te luftes kunder kriminalitetit.

    Reply to this comment
  9. elvira hakaj November 7, 11:51

    epo fillimi i mbare eshte gjysma e punes.lufta kunder krimit te organizuar esht shum e nevojshme dhe ka ardhur koha per te bere dicka konkrete.mbeshtetja e te huajve tregon qe lufta eshte marre me seriozitetin e duhur

    Reply to this comment
  10. megi doci November 7, 12:02

    un jam nje emigrante qe kam vite ne jetoj jasht dhe te them te drejten shikoj qe shqiperia ka ndryshuar goxha aq me teper tani qe ka rritur bashkepunimin me nderkombetret sepse me pare as qe behej fjale qe nje ambasador te mund te dilte dhe te bente deklarata te tilla tani eshte plotesisht i lire dhe duke gezuar mbeshtetjen e shtetit shqipetare, faleminderit.

    Reply to this comment
  11. spata November 7, 12:02

    Po na i shtyne shume keta peshqit e medhenje .Ka mundesi qe te na rreshqasin e tu rrua… su…

    Reply to this comment
  12. Amerikani November 7, 12:08

    Sh komente sot. A thua te kene kaq kohe sa te meren dhe me gazetat andej nga kryeministria?
    Sh mire le te filloje aksioni.
    Rezultatin do e shohim ne fund.
    Po keni mendere fillojeni me Saliun, Lulin, Meten po deshet vazhdojeni me Tahirin e me radhe pa dallim djathtas e majtas.

    Reply to this comment
  13. Kasem Demiraj November 7, 12:08

    Mezor po presim..
    Kemi kaq kohe qe lutemi per kete lajm
    Te arrestohen jo veten disa por te gjithe te medhenj e te vegjel.
    Kemi nevoje per kete task force dhe per amerikanet me shume se kurre.

    Reply to this comment
  14. Jurgen November 7, 12:13

    Banda ish restorant durresit met hasa e jar hasa rreth 150 vrasje persiper ish oficer I gardes dhe drejtor ne prapasken i shikut ne kohen e pd.banda domjes altin lame kundershtaret e shullazit e dajtit.

    Reply to this comment
  15. Goni November 7, 12:16

    Keta peshqit duheshin denuar me kohe .Po gjithsesi shyqyr qe erdhi dita qe doli dikush me i forte se keta peshqit dhe do i denoje se deri tani piolitikanet e tjere ose ua kishin friken ose i mbeshtesnin edhe vete per perfitime personale te paligjshme.

    Reply to this comment
  16. perkthyesi November 7, 13:37

    Jane fjale qe i kemi degjuar me dhjetra here, dhe kemi mbetur te zhgenjyer! A thua erdhi momenti per te besuar? Ngelet per tu pare!

    Reply to this comment
  17. MH November 7, 14:44

    Presim vitin e ri 2018 me rrezultate konkrete!
    Mesa informohemi per gjuetin e peshkut i urojme me shprehjen tradicionale te gjuetise peshkut:Qellofshi!!!
    Njikohesisht i urojme popullit dhe ndihmes se shteteve perendimore e posace Amerikes gezuar vitin e ri 2018 per sukseset e parashikueme ne forcimin e demokracis dhe te shtetit,shtet ligjor.

    Reply to this comment
  18. Boll Lu se na i shpife me keto kinezerira ! November 7, 18:11

    Jam i sigurte se pas disa vitesh do tregohen barcaleta me Donald Lu si me arvizune kur filloi ‘act now” q u perkthye PIRDH NOW:
    .
    FAKTI qe berisha fshiu bythen me ekspertizat e FBI per 21 janarin dhe i tha NY TIME-leter higjenike eshte turp per shtetin amerikan

    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    PSE E MBRONI DJALLIN BERISHE ZOTI LU NE MENYRE KAQ TE HAPUR….

    boll donald lu e tallet ate popull per cerekshekulli me berishen dhe bashen tuaj

    me mire nje fund i tmerrshem se je tmerr pa fund me hipokrizine tuaj
    ..

    Reply to this comment
  19. intelektuali November 7, 18:25

    Mire o enverista fanatike per Liken, Lulin dhe Saliun qe jane “ peshq te medhenj”

    PO EDI RAMA ME SAJME QORRIN E HABILAJVE CFARE JANE?

    sepse:

    Po te kqyresh Dosjen italiane me mijra faqe dalin qe jane PESHKAQENE te bardhe si ata qe te kollofisin me nje te hapur te gojes, njashtu sic deshen te kollofisin komisarin e policise Dritan Zagani kur i zbuloi pislliqet e Rilindjes

    prandaj:

    Pyetja jone per ambasadorin guximtar Lu eshte:

    SI TI HAME PESHKAQENET E RILINDJES ENVERISTE KUR NUK DIME AKOMA TE NOTOJME NE UJRAT E DEMOKRACISE?

    Reply to this comment
  20. Lisi November 7, 19:05

    Zoti Lu !
    Ju dipllomatët jini si ngjala , nuk kapeni as më gjethe fiku .Nesër ti , do kapësh një sardele dhe do më thuash , ja peshku !
    Prandajë , I dashur mik , në fillim të vendosim fjalorin , kë quan ti peshk I madh ?
    Zoti Lu , të kam mik , të dua prandajë jam I sinqertë me ty – një vërë në ujë ke për të bërë . Po s’u fut brënda kryebanditi Sali Berisha , Shqipëria do jetë në kaos dhe fryma antiamerikane do shtohet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*