Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

April 5, 2018 17:16

Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

 

Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri.

“Judicial Watch”, një organizatë konservatore, e cila vëzhgon abuzimet e mundshme të buxhetit federal në Shtetet e Bashkuara, i bazon akuzat mbi dokumentet e brendshme të Departamentit të Shtetit të siguruara përmes së drejtës së informimit.

“Judicial Watch” thotë se fonde prej rreth 9 milionë dollarësh të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri gjatë vitit 2016, që sipas “Judicial Watch”, synonin t’i jepnin qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë përmes reformës në drejtësi.

“Judicial Watch” akuzon ambasadorin Donald Lu si të lidhur ngushtë me Sorosin dhe me qeverinë socialiste në Shqipëri.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se si u përgjigjet këtyre kritikave, Ambasadori Lu thekson se “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”. “Kritikët e reformës në drejtësi, thekson ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.

Reforma e gjyqësorit, thekson më tej Ambasadori Lu, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, pasi me një “sistem gjyqësor të pastër Shqipëria do të jetë një aleate më e fortë në NATO dhe më pranë anëtarësimit në BE”.

Reagimi i plotë i ambasadorit Lu për Zërin e Amerikës

“Kritikët e reformës në drejtësi i kanë etiketuar veprimet e Ambasadës së SHBA si të frymëzuara nga Soros, edhe pse ne nuk ofrojmë financim për Fondacionet Shoqëria e Hapur (OSF), as nuk marrim ndonjë financim nga OSF.

Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën e gjyqësorit në Shqipëri sepse është në interesin tonë kombëtar për ta bërë këtë.

Kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor të pastër, do të jetë një aleate më e fortë në NATO. Do të jetë më pranë anëtarësimit në BE. Dhe reforma e gjyqësorit është edhe në të mirën e interesave të nënshtetasve dhe bizneseve amerikane në Shqipëri. Amendamentet për reformën e gjyqësorit në kushtetutën e Shqipërisë u miratuan unanimisht nga të gjitha partitë politike të Shqipërisë”./VOA

Klikoni këtu për njoftimin e “Judicial Watch”

a.s/dita

April 5, 2018 17:16
Komento

10 Komente

  1. Claus April 5, 17:31

    Po mire mister D.L po nga na doli ajo shifer 9 milion US Dollar?
    Eshte mire te kalosh dhe ti ne nje Vetting z. L, meqe e kerkuar aq shume.

    Don`t worry, be happy. This is a very nice song, mr. L. ose mund t`ia marresh asaj kenge: “ja na erdhi viti ri sa jam i gezuar”.
    Beje ate te shkrete Vetting se aq keq nuk te ben. po me nje keshille: Beje me mire ne Shqiperine tende se kushedi, ne Shqiperi jemi, se po ta besh ne ate vendin tend zor se del pa ndonje cen dhe ata e kane doren jo te lehte.

    Reply to this comment
    • Callaus April 5, 19:06

      Claus eshte shpata qi t’rin te koka,
      Jo tek e madhja por tek e vogla.
      Tunjatjeta or Cllaus i shqypnis,
      N’drit e qite kete afere te pist!

      Reply to this comment
    • baftjari April 5, 19:20

      O maus o claus o kaush !

      Nuk jam as me Lune..as me sorrosin as me ramen as me reformen e pjerdhur te dekriminalizimit as vetingun e veterinereve per kafshet derisa ‘”burri dhe huri i shtetit arvizuse” po pshurr jetimet e gerdecit me bolet e rames dhe Donluse.
      .
      Po ti more ndyresira Janulles pse ke kaluar ne masturbim qe po ja kalon dhe nastradintelektualit ..demos dhe albandeges ne hiper-aktivitetin e tyre psiqik…O je i semure si komentues maniak ose po ben keq detyren nga Janulla.

      Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini April 5, 17:35

    PRRALLAT e ambasadorit amerikan Donald Lu.

    Nuk mjafton qe ambasdori ta mohoje se ka marre gja prej Soros, por duhet edhe te mbaj qendrim kundra nderhymjeve te Georg Soros, hebre i majte hungarez, qe derdh miljarda per te fute emigrantat islamik ne Hungari dhe Europe. Natyrisht qellimi i Soros asht kundra Europes nepermjet te se majtes. Por puna asht edhe ma e thedhe se kaq, por ketu po ndalem.

    Reply to this comment
  3. TLN April 5, 18:26

    Dolen kopilet e Putinit ne aksion komentesh duke bere propagande e Moskes kunder Sorrosit. Por mire mor idiote a e dini qe nder donatoret me te medhenj te republikaneve ne Amerike eshte Adelson,ebre qe cdo fushate harxhon me qindra millione dollare. A e dini qe shumica e oligarkeve ruse jane Hebrenj. Ishte Abramovich ai qe ndikoi tek Jeltsin te zgjidhte Putinin si pasardhes. Vilkesberg eshte cifut dhe me i pasuri i oligarkeve rus.

    Reply to this comment
  4. Arben April 5, 18:36

    Ore cfar pune keni me z.LU, ai eshte ambasador dhe ka kush e kontrollon ate, por kam frike se me parate e taksapaguesve shqiptare sponsorizohen keto artikuj ne media te huaja (tumnaje alla putin-erdogan) per te penguar reformen ne drejtesi, administate e legjislativ. Ose shkurt per te penguar shqiperine ne rrugen biologjike te saj, per ne BE.

    Reply to this comment
  5. hik merr rrospi .kush po pjerdh per soros .ne dum me i vu zjarrin shqipnise April 5, 19:14

    edhe ti je mbeshtetesi jon .
    neser kalo pak nga Shpella e salih brrishit ,
    se ka do llafe me ty .

    problemi asht si do vazhdoj rruga drejt destabilizimit
    te Shqipnise .
    ktu o tu rraf uj burri shtetit shpellar
    dhe illi ne ngjitje te halese pd .

    Reply to this comment
  6. Xxx April 5, 20:59

    Parate e Rusise financojne keto shkrime. Saliu godet ambasadorim amerikan. Te jesh kunder Sorros dmth je pro rus. Sorros eshte nje antirus i njohur dhe afirmuar si nje nga kritiket me te medhenj te Putin.

    Reply to this comment
  7. Beni USA April 6, 01:00

    HOHO mose u merzit Zoti Lu se do zbardhet dhe ajo ceshtje e financimit te Soros nepermjet USAID,,se ku ka ze nuk del pa gje,prit sa ti vije koha dhe radha asj ceshtje prit dhe pake derisa te pastrohet FBI nga militant te Demokratik Parti dhe njeres te Soros,sepse dihet qe Soros eshte financuaesi me i madhe i Demokratve ne Amerike,po ashtu ai akuzohet dhe per 800 miljon dollare te financuar direkt mbase Zgjedhjes se Trump si President financim per medjat Majtiste ne Amerike qe te bejne nje propagante te piste Fake News dhe te panderprer kundra Presidenti Trump.Po ai konflikte qe ke patur ti me Llallen lidhur me ate kompanin Amerikan te naftes ne Fier,si do behet a do beht”Vetingu”qe te dali e verteta ne sheshe ?? Llalla genjen per Investigimin ndaj saj, apo ju zoti Ambasador e fshini ate ceshtje Konfliktuale e koruptive ,As AlbaninAmercian I hope tu be the first = Llala is lying

    Reply to this comment
  8. haha banda e Mullahit te vicidolit akuzon Lu-ne hahahahahahah April 6, 09:51

    po preket ky si ambasade ,
    se leshon ndonji majmun shpelle ndonji pordh ?

    kY palo ambasadore eshte duke ber nji loje
    te qelbur
    ne bashkpunim me bandat pd-lsi ,
    ky e ka treguar jovetem njiher ,se eshte miku i afert
    i kryekriminelit dhe boles se tij te fishkur Basha ,
    me te cilet ka Maredhenje Intime dhe i viziton shpesh ,
    ne
    shtepite e krimineleve antishqiptare ,
    e nuk komunikon ne distane ,qellimi eshte o qarte ,
    se i ruhet daljes se bisedave ,i ruhet pergjimit ,
    kjo eshte arsyeja qe ai bisedon kok me koke
    me kryekriminelat e Shqiperise .

    Saher djegin Shqiperine ,vrasin Shqiptare ,
    vjedhin Thesare Shteti etj etj ,

    asnjiher nga Ambasadoret e Shba-se APO Europiane

    s’eshte mbajtur qendrim e folur Text i Qarte per

    krimet e bandave pd-lsi ,

    por dalin e leshojne brockulla , qe s’kane lidhje

    aspak me situaten politike ne Shqiperi ,

    ose leshojne ndonji Lexion mbi Demokracine ,

    pra thjeshte tallin sumen e tyre me shqiptaret .

    Kte ben gjithe kohen edhe ky klloun cirku .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*