Lu: Hetimet për të cilat ofrojmë prokurorë federalë amerikanë

January 12, 2018 15:13

Lu: Hetimet për të cilat ofrojmë prokurorë federalë amerikanë

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deklarata është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Sipas ambasadorit Lu, çështja “Tahiri” kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet.

Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës.

Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh.

Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

 

 

January 12, 2018 15:13
Komento

6 Komente

  1. MH January 12, 16:10

    Pse JO !!!

    Kur te arrihet suksesi perfundimtare i drejtesise ashtu sic e deklaron z.Lu.Me imagjinohet qe Shqiperise ti shtrihet dora nga superfuqia e botes e ta gezoj si pjese teritorit amerikan kendej Atllantikut.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA January 12, 16:18

    Ambasador,
    Jo i njëanshëm!
    Sill prokurorë te FBI-së një herë për
    M I T R Ë N
    E
    K R I M I T,
    Xha Saliun që i ka lëruar Nënën dhe Babën Shqipërisë, ketu e 27 vjet me vrasje e korrupsion !….
    Hetoni njehere Babanë e Republikes Autonome te Hashashit!….
    Por jo nga ata hetues qe sollët për Trebicken!….
    Z. Ambasador, e thënë shqip, e dhjeve fare me kete deklaratë!…
    Ja si ju zbulon koha!…
    Nejse, eshte ca e veshtire tu kuptosh tamam ju amerikanve!…

    Reply to this comment
  3. Shqiptaret s'duan syzet e kinezit per te pare Realitetin Shqiptare dhe kriminelat e vertete ne politike ,atyre i mjaftojne syte e tyre January 12, 16:28

    e shikoni kllounin qe xhonglon Vetting-un ?!
    Shqiptaret i pane hetimet e fib-istave ,
    kur salih Mullah berisha exzekutoj
    Kosta Trebicken i cili demaskoj ne Tv – aferen korruptive
    te gangsterrave omerikon me shtetin e salih Mullah berishit ,ku dihet mire se ambasadoret jane ura neprmjet te cilit kalojne afera te tilla ,
    i pame ne videot e vjedhjes se presidentit ne fuqi meta , i pame edhe mbasi salih Mullah berishi exzekuotj perseri 4-shqiptare para kryeminstrise dhe Ambasadori Amerikan Arvizu i gradoj kriminelet ne pushtet ne Burra Shteti dhe Ylli ne qitje !
    Perse duhet te vij dikush perseri ne kte vend ,
    kur eshte i pabesushem per kte shtet e kte vend ,
    nderkohe qe s’ka asgje me rendesi per tu hetuar ,
    por nji loje te improvizuar nga vet ky palo Kineze ne sherbim te bandes se salih Mullah berishit !

    Qinezi mendon se mundet ta shndroj ne Ahganistan kte vend ?!
    jO shoku kindez ,shqiptaret nuk mundet te mashtrohen perjetesishte ,sepse nji si ti mban pasaporte te Aleatit tone . Ne demokraci s’ka te drejte asnji kinez te abuzoje ne emer te Shtetesise qe mban .

    Kanabisi po hapet ne gjithe Europen si edhe ne amerike ,po ndertohen fabrika per perpunimin e tij si bime mjekesore qe kuron jo vetem trute por edhe SYTE E QORRAVE dhe ky vet mundet ta perdori ate dhe sherohet nga Miopia per te pare vertete Kriminelet e bandes salih Mullah berisha ,duke i dhene fund ngrenjes se Tumit pa pjekur te Fikut shqiptare .

    Reply to this comment
  4. 007 Agjent i CIA,SIM,KGB January 12, 19:49

    DEKLARATA TE NIVELIT MEDIOKER QE DESKRITITON DIPLOMACINE AMERIKANE DHE POLIOTIKAT E KAUBOJSAVE SI NE LINDJEN E MESME ASHTU EDHE NE AFGANISTAN E ALBANISTAN!
    OBJEKTI I FBI-se duhet te jene ne radhe te pare ‘ambasadforet’ amerikane ne Shqiperi ne sherbim te lobizmit SERO-GREK dhe agjenturave RUSE !
    Deklaratat per shofer Tahirin jane shashka tymuese per te fshehur lkreret e krimit e korrupsionit SALI ARVIZU-MEDI-LIKE FLORI!

    Reply to this comment
  5. Viro January 12, 21:27

    Pse nxeheni o milet? Test njejten ben dhe ne rastin e 21 Janarit dhe bllokut te Metes, po rezultatet u hodhen poshte nga drejtesia shqiptare. Ata nuk do u thone prokurorve dhe gjykatsve tane: hapuni se do e bejme ne Drejtesine.

    Reply to this comment
  6. tonia January 13, 03:27

    Mesazhi I Ambasadorit Lu flet per nje injorance juridike,politike e diplomatike.Shqiperia eshte shtet sovran e jo province SHBA apo koloni e dikujt. Atributet themelore te shtetit ,sic eshte edhe sistemi gjyqesor e drejtesia, nuk mund ti delegohen apo transferohen askujt,qofte edhe vend mik.Do t’i rekomandnja Ambasadorit Lu t’a rishikoje e te reflektoje per deklaraten e tij .
    jo korrekte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*