Lu: PD rrëzoi komunizmin, ju futi në NATO, do vijojë me Reformën

May 11, 2016 12:33

Lu: PD rrëzoi komunizmin, ju futi në NATO, do vijojë me Reformën

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur nga selia e PD teksa doli nga mbledhja e grupit të PD-së ku pasur debate.

“Partia Demokratike ka meritë për rënien e komunizmit në Shqipëri. Ka meritë për çlirimin e Kosovës. Ka meritë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ka luajtur rol vendimtar PD-ja në këto vite dhe ka bashkëpunuar me SHBA. Kjo traditë të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi”, tha ambasadori i SHBA.

May 11, 2016 12:33
Komento

32 Komente

  1. Dashnori May 11, 12:49

    Ky eshte budalla dhe Mashtrues,

    Reply to this comment
    • martin luter king (albania version) May 11, 13:51

      ZOTI ANTIAMBASDORI LU !

      TE GARANTOJ QE 5 ARKITEKTET QE I NGRITET ENVER HOXHES NJE LAPIDAR DIAMANTI JANE:

      WILL RAJERSON
      ELEZ BIBERAJ
      ALEKS ARVIZU
      DONALD LU
      FRANK WISNER

      ME KETO 4 RRJESHTA QE KE SHKRUAR ME SIPER..ME E VOGLA DUHEJ KERKUAR LARGIMI JUAJ SI ZORRE E TRASHE E BERISHESTEVE TE WASHINGTONIT

      Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
      Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
      Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

      Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
      Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
      Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
      Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

      shenim:

      kur pellumb kulla nga marika te ka then te dhjefsha reformen..dhe bedri islami te ka thene
      KALORSI FYTYRES VREROSUR….mjafton te kuptosh qe je jo vetem antishqiptar ,jo vetem antiamerikan por dhe anti human

      Reply to this comment
  2. andromeda May 11, 13:11

    D.m.th., ti Sali bashkë me 40 hajdutët e tu mos ki frikë se asgjë s’ka për të të gjetur, ndaj rri rehatë se ke shumë merita dhe ca vjedhje dhe abuzime ‘të vogla’ nuk ti ulin vlerat që ke për ne.

    Reply to this comment
  3. Predator May 11, 13:13

    PD rrezoi Komunizmin po aq sa ti rrezove komunizmin ne Kine o Donald.
    Na hapet barkun me keto ledhatime per kriminelin.
    E njohim.me mire se ty nuk ka nevoje te na thuash ti kush eshte PD

    Reply to this comment
  4. Vanitet absolut May 11, 13:15

    Ahahaha
    Dmth edhe per reformen meriten e ka xha Saliu
    Aaahh robt ku ti keni t gjithe nga edvini te luluja e vlahutini

    Reply to this comment
  5. Bedri May 11, 13:17

    Kosoves ai fare legeni qe ka drejtu PD ia ka ngul thiken pas shpine ne momentet me te liga more ambasador i pordhes

    Reply to this comment
  6. Kokpalari 21 janarit May 11, 13:18

    Ja dhe “burri shtetit” numer 2

    Reply to this comment
  7. Gani USA May 11, 13:19

    O shoku Lu.
    Te bojkotoi Saliu dhe po e merr me te mire tani??
    Kaq pak mjagton qe te terhiqni bythen tuaj prej pambuku te mbushur me parat e gjakut te popullit shqiptar kaluar ne llogarit e Podestes?

    Reply to this comment
  8. Moza May 11, 13:20

    O,Lu!Anetaresohu ne PD se ke ardhur me mendje e zemer per Saliun e co.
    Po populli shqiptar a ka ndonje merite per keto arritje qe i ve PD-se e Saliut?Pa mire qe te majtes nuk i njeh asnje merite.

    Reply to this comment
  9. osman lala May 11, 13:22

    Misioni i Lus ne Shqiperi nuk eshte ndonje reforme reale ne drejtesi.
    Kjo eshte vetem.kauza sic mbulohet me nevojen per demokraci etja per nafte ne Lindjen e Mesme.
    Misioni i Lus wshte ulja ne karrigen e kryeministrit te Lul Bashes te pastruar me “reforme” dhe me rotacion paqesor pa kontestime nga Edvini.
    Ne kembim te kesaj zoti Lu do emerohet ne nje post shume me te rendesishem me ndihmen e Frank Uisnerit te Podestes dhe ndikimit te tij te shefat e Luse ne Uashington

    Reply to this comment
  10. macukull May 11, 13:53

    Nuk ka ndonje keshilltar ky ti thon qe keto qe ka deklaruar sot jane PROVOKIM per popullin shqiptar?

    Reply to this comment
  11. Ajas Demirxhiu May 11, 14:20

    Ky eshte provokim i hapur i Lus ndaj popullit shqiptare.

    Reply to this comment
  12. maks May 11, 14:44

    o zoti ambasador se rrezoi pd komunizmin po ra vete sepse i mbaroij benzina dhe pd ishte nje pateric . dhe ju zoti ambasador me kete qe po thot po mbron banditet e pd se me gjith berishin

    Reply to this comment
  13. enter"" May 11, 15:01

    Ambasador idiot. PD nuk rrezoi komunizmin, komunizmin e rrezuan studentet bashke me frymen e re ne Europen lindore. PD ishte thjesht nje shtojce e komunizmit.

    Palaço

    Reply to this comment
  14. populli i thjeshte May 11, 15:03

    Zoti Lu ne kete vend nuk ka me njeri as me te voglin dyshim ne dashamiresine e SHBA-ve per ta pare Shqiperine zi e me zi. Ishit ju, SHBA, pa eshte Sali Berisha, dmth Shqiperia ne kete dite. Turp per SHBA, kur populli shqiptare priste aq shume nga ju pas 45 vitesh diktature. Por sic duket Enveri shume gjera i paska patur te sakta.

    Reply to this comment
    • Sejdi Veseli May 11, 18:37

      Para më se një shekulli,Gjergj Fishta e quajti Evropën “kurva e motit”- kishte të drejtë!
      Edhe ne sot kemi të drejtë të konstatojmë, se Amerika është bija e saj!

      Reply to this comment
  15. N.VJOSA May 11, 15:04

    Zoti Lu,
    Keni miresine te kuptoni se te qe per PD, komunizmi ne Shqiperi do ish e v i g, i perjetshem!…
    Ju e doni Saliun qe ti bjere gongut te Upllstritit, dmth, te rrjep shqiptaret si Qehajaji juaj…
    Nuk jane kaq re trashe shqiptaret sa i mendoni ju…
    Largoni Sali Krimin, qe te mos ta rrjepin te gjalle vet shqiptaret!
    Kupa eshte mbushur, mos i ktheni shqiptaret ne antiamerikane, sic keni kthyer popuj te tjere!…

    Reply to this comment
  16. l ri May 11, 15:05

    Paska paturpshme shumë të drejtë Geri Koka larg me atë letrën paralajmëruese për këtë Lu’-në sikur të mos kishim fare Lulushë,,,,!
    U sqarua më në fund se ky i derguari i Amerikës punon për Podestën e F.Uisnerit,&kompani,,,,!Pra ka lidhje me mbeturinat e saj më Shqipëri ,me berishëbashet,,,,!Tani bindni se është kjo kompani dhe ambasada amerikane ajo që po mban peng e pengon reformën në drejypsi.E nga ta dinim ne se reforma e drejtësisë duhet të jetë all Berishë,,,,!Më turp ,e më keq nuk mund të ketë,Të dh,,,,,a reformën drejte si në me gjithë ambasodorin,,,ky vënd as ka për tu bërë një dite,,,,jemi shumë pa fat. Në se kanë mënd në kokë këta të mazhorancës le ta çojnë në referendum,populli është sovrani I vërtetë,jo Berishët ,e bishtat amerikane të Podestës,,,!

    Reply to this comment
  17. l ri May 11, 15:16

    Paska patur shumë të drejtë Geri Kokalari me atë letrën paralajmëruese për këtë Lu’-në sikur të mos kishim fare Lulushë,,,,!
    U sqarua më në fund se ky i derguari i Amerikës punon për Podestën e F.Uisnerit,&kompani,,,,!Pra ka lidhje me mbeturinat e saj më Shqipëri ,me berishëbashet,,,,!Tani ,,bindemi se është kjo kompani dhe ambasada amerikane ajo që po mban peng e pengon reformën në drejtësi.E nga ta dinim ne se reforma e drejtësisë duhet të jetë allaBerishë,,,,!Më turp ,e më keq nuk mund të ketë,Të dh,,,,,a reformën e drejtesisë në me gjithë ambasodorin,,,ky vënd as ka për tu bërë një dite,,,,jemi shumë pa fat. Në se kanë mënd në kokë këta të mazhorancës le ta çojnë në referendum,populli është sovrani I vërtetë,jo Berishët ,e bishtat amerikane të Podestës,,,! Reformën në drejtësi U dashka ta bëjë Berisha,pra ujkut ti varen mëlçi të në qafë,,,!

    Reply to this comment
  18. fteri May 11, 15:30

    Z.LU ! 1)-Komunizmi u rrëzua vetë,2)-Sliu u caktua në krye të P.D-së nga vetë komunizmi (R,Alia) 3)PD-ja sot pas 24 vjetësh demoshkërdhatësi ,rrënim ,vjedhje ,krime ,vrasje të mijra shqiptarve .djegëje të vendit të fabrikave të uzinave ku punsoheshin shqiptarët ,hapja e depove ushtarake .dëbim të gjysmës së popullsisë rrugve të botës për shkak të krimit duke ja bërë të pa jetueshme jetën në shqipëri shqiptarve ,KRIMIN SHTETROR TË GERDECIT,GJENOCIDIN E VRASJES NË TURMË TË 4 PROTESTUESVE ,SHITJEN E TERITORIT GREQISË,Vjedhje dhe konçesione në minjera,në naftë ,në energjitikë,rrënim të pyeve ,kuk e dijë në se I dinë këto “merita ” të PD-së zoti LU.??,,A e dini se kjo partia juaj PD-ja ka merita që protestat dhe sheshet e qyteteve shqiptare I ka kthyer ne arena të përgjakëshme duke shkelur rëndë të drejtat e njeriut, PD-ja është partia më kriminale në shqipëri që instaloi krimin drogën ,vrasjet prapa shpinës .Po z.LU ,në “sukseset ” e PD-së dhe Saliut keni harruar edhe urdhrin për goditur me aviacion e artileri popullin e vet,dhe ambasadën e SH,B,A-së në Tiranë.Ne presim nga ju një vlersim të drejtë ,por edhe një ndëshkim të S,Berishes për krimet që ka bërë ,jo lavdërim dhe elozhe të pa sakta.!????????.

    Reply to this comment
  19. shefqet.Peci May 11, 16:34

    Nuk po e kuptoje kete Z.Lu .Deri dje gezohesha shume per angazhimin tuaj dhe te z.Vllahu ne perfundimin e Reformes ne Drejtesi.Une e di qe vetem vullneti amerikan realizon endrrat e shqiptarve .
    Me ka pelqyer politika amerikane me ne shqiptaret pamvarsishte se ngadonjehere na ka lene me goje hapur.Si kam vene rendesi se miku ka huqet e tij .Kjo deklarata e sotme me beri te ndryshoje krejtesishte iden dhe konceptin tim per demokracine .Vrafsha veten qe se kam kuptuar.Ta shaja komunizminse sot, jo qe do ishja ne pushtet, por do kishja vene pasuri sa per 6 breza .
    Dua te beje pak histori se ndoshta kapin te huajte dhe shqiptaret iden e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi .Shenjat e para te carjes se sistemit komuniste u duken ne vitet 1972 .Spiunet dhe klika e Hoxhes, kete levizje e vune nen kontrolle dhe e shtypen me force frymen e re demokratike qe kishte filluar te dukej ne arte e kulture .Rinia e asaj kohe hapur manifestoje sjellje e qendrime perendimore per ndryshimin e kursit komuniste ne Shqiperi .U burgosen , interrnuar e me pas duke azgjesuar shume kuadro ne kupol.Ne baze u bene spastrim me ane te luftes se klasave .Saliu ne ate kohe, qe sot perfaqson Pd me gjithe keto merita, ishte nje spiun qe vepronte kunder frymes liberale .Me urdhera te Hoxhes ai ka marre pjese aktive ne burgosjen e shfarosjen e shume intelekrualve shqiptare pro perendimor.
    Me vdekjen e Hoxhes u varros perfundimishte komunizmi .R.Alia dhe pleqte, qe perfaqsonin komunizmin, nga frika e revoltave popullore (ajo pjese fanatike qe kishte mbetur si hije e Hoxhes ),nuk dolen hapur ,por e degraduan deri ne ate fare shkalle qe populli trembesh vetem me emrin se force skishte me. U rrukullisem deri sa u shembe muri i Berlinit .Vitet me pas treguan se sa komunista ishin shqiptaret .Bota pa me syte e saje urrejtjen popullore duke shqyer Ambasadat e rrembyer anijet e Fllotes Tregetare e te Luftes per ta braktisur ate vend .Eksodi masiv i shqiptarve tregoje zbrasesin e sistemit komunist dhe aspiratat e popullit per te qene ne nje shoqeri te lire e demokratike .Keto eksode nuk jane ndalur edhe sot qe pretendojme ti bashkohemi Evropes ,se populli nuk ka besim se komunizmi ka rene.
    Saliu z. Lu si i implikuar ne skenare tradhetie doli pikerishte me kete sigel: Poshte komunizmi per ta kthyer situaten ne favore te tij.I mbeshtetur nga fije te padukshme dhe me ndihmen tuaj( se ju i besuar fjalve ) ai arriti objektivin .Te jete nje figure e pa levizshme ne politiken shqiptare per interesa te konjukturave te huaja.
    Mbeturinat e komunizmit, me R.Aline ne krye, nuk e permbysi Sali krimineli, por studentet.Ata kuptuan, qe Alia po hezitonte ne shpalljen e demokracise ne Shqiperi,dhe u ngriten ne protesta masive deri sa u finalizua .Saliu yte ,qe e doni kaq shume ,takohej fsheurazi me Aline dhe merrte udhezime te vepronte kundra studentve .Kur e pa se nuk ja pirdhte njeri e la Ramizin ne balte .Lozi karten e dyte qe te mos digjej.Keto i dashur Lu i dine dhe ata kalamaqte e lagjes qe qellonin me gure fanatiket e komunizmit .
    Ne Nato desht ju qe ne u futem.Arsyet i dini forte mire .Ne populli jua kemi borxhe kete nder dhe prandaje ju kemi besuar deri tani .Me Kosoven kapitullin mos e hapni se do turperoheni ju dhe Evropa. Sali krimineli theu embargon dhe ju nuk moret asnje mase ndaj tij .Te ishin futur parat ne buxhetin e shtetit hallalle .Nuk u trembe qe doli kunder Amerikes .Ai ne 97 jo qe nuk iku nga politika por dogji dhe perveloje Shqiperine ne menyre sistematike deri ne 2013 kur populli e flaku si nje kriminel .
    Ku jane meritat e Sales me Pd ???????????? Kjo bie ere lecke e djegur qe nuk ka per tu kertypur asnjehere nga populli shqiptare .
    Mardhenjet me SHBA qe jane kaq te mira jane merite e juaja dhe e popullit qe ju shikon si perfaqsimi i demokracise me te mire ne bote .Do te ishin shume here me bindese nese ju nuk do te mernit ne mbrojtje nje kriminel ordiner qe nga koha e Diktatures komuniste .Ne e dime qe ne Amerike Diaspora e Veriut ka shume influence ne qarqe te caktuara amerikane. Ju kini degjuar dhe degjoni ata.Ata ua kane sheqerosur Saliun dhe mire bejne .Por jo ti dedikohen kaq merita sa te na dali shpetimtari i Shqiperise kur ne dhe sot po vuajme injorancen e tij .
    Me kete kompliment te pa merituar shkaterruat nje ideal te humbur te shqiptarve .E paci me jete.

    Reply to this comment
  20. perkthyesi May 11, 16:49

    Ne se vertete e ka deklaruar kete fjali, duhet urgjentisht te shkoje te vizitohet, pasi do rrezikoje jo vetem vetvehten, por mbi te gjitha, do infektoje tere politiken shqiptare, dhe ashtu te marre fund!

    Reply to this comment
  21. tori May 11, 16:54

    ridicuLoUs

    Reply to this comment
  22. ilir May 11, 17:10

    Paska qene loqe

    Reply to this comment
  23. idjoti i Bathores May 11, 17:42

    shefqet.Peci,(Shefqet Peçi)
    Ka analfabete si puna jote qe tall bythen 25 vjet dhenderri serb Sali Berisha dhe ambasadoret antishqipetare te emeruar nga ‘mergata e qyqes’ dhe kryeagjenti Biberaj—qe 25 vjet kane propoganduar luften kunder kAAAAmunizmit qe ‘hane njerez’!
    Kur ti nuk di as shkrim e kendim shqip qe dhe ‘pseudonimin’ e shkruan si analfabet si mund te arrish te flasesh per ‘komunist’ e per mjerimin tend ‘sistem komunist’!?Ne cilen leterature,ne cilin fjalor e ne cilin vend te Botes u ndertua ky ‘sistem komunist’ apo e konsideron ate si nje ‘top hallve’!?

    Reply to this comment
  24. kris 1 May 11, 18:46

    kish ngordhur kali
    i kishin rrene thonjte
    Vrapoi Saliu
    ne qafe vari patkonjte
    Saliu dhe banda e tij kane aq merita ne shqiperi sa ka Al Kapone ne Amerike

    Reply to this comment
  25. polua May 11, 20:21

    E kishte mire Enver Hoxha qe fliste aq keq per Ameriken, ne u terbuam per te. Pse nuk ka fuqi Amerika te shtroje ne dru ca brekepolitikane ne Shqiperi? Jo, ore jo; Amerika po e ben çorbe Shqiperine dhe shperfill besimin e shqiptareve qe bazohen tek forca me e madhe boterore. Jemi te pa fuqishem, jemi te deshtuar se kush ta ve: kadiu. Tani ngeli te themi rrofte Sali Berisha, rrofte Hitleri, rrofte nazi-fashizmi qe mbase kthen njeri syte nga ky vend qe u katandis ne kete gjendje. Kush pjerdh me per indinjaten e nje populli te vogel perballe makinerise boterore qe nuk e perfill fare, jo me demokracine genjeshter, por humanizmin njerezor. E kam lexuar shpesh shqiptarin Gery Kokalari dhe theme me vete: sikur te kishte Shqiperia nja 10-te a 15-te si Gery Kokalari, ku do ishim. E pergezoj, e falnderoj, i perulem ketij shqiptari te madh.

    Reply to this comment
  26. Detari May 11, 23:26

    Nuk ka koment me te bukur se ato qe lexova me larte.Ambasador mendohu kur flet ne vendin tone.Dilni nga zyra dhe tskoni dhe qytetare te thjeshte dhe habiteni qe jane shume te informuar per reformen dhe per Saliun si antireforme.Mos beni gabime si femije.Ne ju shofim dhe besojme tek Amerika dhe qeveria e saj

    Reply to this comment
  27. padrino May 12, 00:43

    Ama dhe ti ,o muso giallo, ja fut si kau, peles, partia dhemokrate , permbysi komunizmin, ka ndihmuar ne clirimin e kosoves, kuje me dreke , thote nje fraze e popullit tone. Partia sali udbashit,dhe e lulush paktit detar, dhe e vjedhjes 250miljone dollareve, te ruges se kombit, i ka bere nje mije, e nje te zezat, shqiperisé, dhe shqiptarve. PD e il cancro, ne trupin shiperise. Ju amerikanot, keni 26 vjet qe tallni shqiptaret, duke mbeshtetur berishovskin, dhe banden, e tij PDne. Shqiperia ka me shume se cerek shekulli qe eshte vend pa zot, thjesht teritor, o lu ameriqia.

    Reply to this comment
  28. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... May 12, 00:56

    Shoku Lu, nga Kina vjen ti, se nuk te beson me kush qe je ambasador i Amerikes ne Shqiperi, paske lajthitur,e nuk do mend kur shkon per te marre mend per reformen ne PADREJTESI tek krimineli Sali. Ti qofsh, qe po na ben te marrim inat Ameriken kampionin e demokracise ne bote, nuk na ben dot kaqola shtu sic je zotrote. Domethene Krimineli Sali rrezoi komunizmin me teseren e PPSH dhe ka merite per clirimin e Kosoves, kur ishte KUNDER Rambujese, kunder UCK qe i deboji dhe i burgosi ne Shqiperi luftetaret e saj dhe i jepte te dhena te sakta Arkandit dhe Miloshevicit per asgjesimin e luftetareve koovare, duke furnizuar me karburant makinen e luftes se Miloshevicit. Shoku Lu mos dil me se po na ben per te vjelle

    Reply to this comment
  29. XXXL May 12, 01:00

    Kinezi Lu me kete deklarate te qelbur antishqiptare i dha amnistine Kriminelit Sali, familjes se tij dhe gjithe krimeve nga Gerdci, falja e detit, grabitjes se Kombit ne rrugen e Kombit, grushtit te shtetit ne v. 1998, etj etj etj, krimeve te bera nga Sali Krimineli dhe soji i tij. “Rrofte Kinezi Lu”

    Reply to this comment
  30. Dhurim May 12, 02:28

    Thuaj meritat deri ne fund Donald se jo vetem qe ska asnje merite po vetem se pd eshte pjelle e enverit dhe Ramiz qenit qe salihun e tyre e perdoren per te shkerdhyer tere kombin shqiptar me vrasje bomba mina etjera kjo eshte e verteta mr Lu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*