Donald Lu: Përshëndes pezullimin e tre gjyqtarëve të Durrësit

February 9, 2018 20:07

Donald Lu: Përshëndes pezullimin e tre gjyqtarëve të Durrësit

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës: Petrit Çenon, Kliton Spahiun dhe Petraq Dhimitrin.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Të tre gjyqtarët dyshohen për korrupsion, pasi në vitin 2014 kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur një ndeshje futbolli, me shpenzimet e një biznesmeni, Namik Sadiku, i cili ishte palë në një proces civil, të drejtuar prej tyre, lidhur me pronësinë e një resorti turistik në Durrës.

Madje nga hetimet rezulton se ata kanë udhëtuar së bashku me biznesmenin në fjalë, i cili kishte humbur gjyqin në shkallën e parë.

Por më pas ai arriti të fitonte procesin në Apelin e Durrësit. Të tre gjyqtarët kanë hedhur poshtë akuzat se udhëtimi i tyre është paguar nga biznesmeni Sadiku.

Për këtë vendimin ka reaguar ekskluzivisht për Javanews.al edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Sipas tij, Ambasada e SHBA mirëpret këtë vendim.

Ja reagimi i tij:

“Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Durrës, përfshi kryegjyqtarin, ndërkohë që janë marrë të pandehur për korrupsion të rëndë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin hetime dhe ndjekje penale serioze për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjyqtarët e pandehur për korrupsion duhet të pezullohen, ndërkohë që presin gjyqin”.

a.s/dita

February 9, 2018 20:07
Komento

2 Komente

  1. NA I SHPIFE DONALD LUL BASHA ! February 9, 21:17

    eshte e turpeshme qe nje ambasdor i nje vendi te madh merrte me sardele te vogla…

    Nese do peshq te medhnje zoti Don fillo me ambasadorin amerikan qe i dha vize gjeneralt Luan Hoxha sepse deponoi te kolegu juaj qe ai e kishte kercenuar si Kosta Trebicken…

    .
    zoti Don nje keshille nga nje amerikan me origjine shqiptare:

    Mos e dhit pune si Arvizu qe perveshi menget ne 8 maj 2011 dhe ja futi Rames me “kutite e gabuara”
    .
    Pse kjo politike kaq anti amerikane zoti Don ?

    .Pas keshilles nje lutje:

    JU LUTEM MOS DILNI KAQ SHPESH NE MEDIA SI PITKINI NE KINEMATE E TIRANES NE VITET 70..

    je bere jo vetem i merzitshem por dhe komik..

    VETEM CFARE K ATHNE ME FAKTE IZET HAXHIA
    AMERIKA IME DHE JUAJA
    DUHET TE MBLIDHTE ME URGJENCE KOMISIONIN E POLITIKES JASHTME PER TE ZBULUAR E KUSH E MBRON SALIKRIMINELIN QE TI DUKESH SI NJE USHTAR PARA KOLONELIT,,,.

    TURP..

    Reply to this comment
  2. info analitike February 10, 19:05

    Shoku Lu po fitoren e gjyqit nga Bankersi nuk po e pershendet? E pra luftover si luan me drejtesine shqiptare per Bankers-in pa pietur per vetting a pvaresi te drejtesise. Me sa duket secili e mat te miren e te keqen jo me standardin por me kutin e vet te interesit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*