Donald Trump mesazh për Presidentin Nishani, ka një urim për shqiptarët

June 27, 2017 18:24

Donald Trump mesazh për Presidentin Nishani, ka një urim për shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh, ku thuhet:

“I dashur Zoti President,
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.
Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmend dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.
Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”

June 27, 2017 18:24
Komento

3 Komente

  1. Shesim blloqe... June 27, 19:09

    Boah ca derr lajmi…

    Nga dhjetra e dhjetra letra te shtypura ne seri me te njejtjen tekst, njeren prej tyre e morri dhe Jari “yne”.

    E po pastaj ? Shkoni mer trapa se po beheni gazi i botes.

    Reply to this comment
  2. Besniku June 27, 19:45

    Me siguri qe presidenti na ngaterron me ndonje vend mysliman.
    Se nuk e di te na kete uruar per pashket katolike apo ortodokse!!!!
    Me duket shume çudi vertet, duket sikur lobe te caktuara te na paraqesin tek ai si vend mysliman te mirefillte.
    Sa pak na njohin ne Amerike!!!!

    Reply to this comment
  3. Shqiptari June 28, 09:55

    Cjane keto budallalleqe , shqiptaret Shane te gjithe musliman

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim