Donald Trump sapo ndryshoi përgjithmonë internetin

December 14, 2017 20:55

Donald Trump sapo ndryshoi përgjithmonë internetin

Donald Trump dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara morën një vendim që me gjasa do të reflektohet në mbarë botën.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “net neutrality”, shqip “Neutraliteti i internetit”. Ky parim qëndronte në fuqi prej dekadash dhe mbetej i pandryshueshëm.

Sipas këtij parimi, furnizuesit me internet, ata që njihen si ISP (Internet Services Providers), duhet të trajtonin në mënyrë të barabartë të gjithë trafikun e internetit, pa favorizuar apo penalizuar askënd.

Por, në Komisionin Federal të Komunikacioneve kjo u rrëzua me 3 votat e republikanëve, ndërsa demokratët e kundërshtuan masën e ndërmarrë.

Ky vendim u jep lë dorë të lirë ISP-ve që të vendosin vetë për trafikun e internetit, duke favorizuar apo penalizuar kompani e individë të ndryshëm pa cenuar asnjë ligj.

December 14, 2017 20:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*