Donald Trump uron Ilir Metën për 105-vjetorin e Pavarësisë

November 27, 2017 18:16

Donald Trump uron Ilir Metën për 105-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump:

“I dashur Zoti President,

Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.

November 27, 2017 18:16
Komento

4 Komente

  1. Tear down vicidol wall Mr President ! November 27, 18:31

    Me nje Ilir Mete si kale troje
    qe mbron kriminelin prej tropoje
    Shqiperia eshte kthyer ne nje territor
    qe nuk i hyn ne pune as shqiptareve
    as amerikaneve dhe as dreqit vete..
    .
    Nuk ka pamvaresine shqiperi
    me nje Berishe jashte burgu zoti Tramp !

    Tear down vicidol wall Mr President !

    .
    Thanks for Nothing Mr President !

    Reply to this comment
  2. beho November 27, 18:46

    Thank you Mr president Trump.ALBANIA AND USA are friends and will be the same forever.

    Reply to this comment
  3. info analitike November 27, 20:49

    Mooos!!! Kryepsikopati u perpelit per nje foto ndersa ketij i vjen urimi pa u lodhur fare. Nuk ka lezet keshtu shoke! Fajin e ka kazani qe ka nxire punen e madhe te bere nga megallomani kryepsikopat ne kanabizimin e vendit.

    Reply to this comment
  4. th.f. n November 27, 20:50

    nuk e kuptoj pse nuk botoni (vononi) komentet..

    po me ISISALI BERISHEN cfare do behet…?

    nuk e di mund te jem i vetem..mund te kete 1 mije…100 mije apo 3 miljon shqiptare qe mendojne si une qe sot NUK KA SHTET SHQIPTAR..por PUPET STATE
    derisa isisaliberisha nuk denohet nga aleatet tane.

    thanks for nothing 2

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim