Doni më për Belulin?

October 17, 2018 12:47

Doni më për Belulin?

Reagimi i djeshëm nga SHBA i Belul Çelos, (Lexo KETU)  ish ministër i Brendshëm në qeverinë e Pajtimit Kombëtar që u drejtua nga Bashkim Fino, mund të ketë çuditur cilindo, me përjashtim të Spartak Brahos, ndaj të cilit hakërrehej Beluli që përtej oqeanit.

Intervistat e ditëve të fundit të deputetit Braho në DITA, duket se janë ndjekur me shumë vëmendje edhe atje në Shtetet e Bashkuara dhe kanë trazuar ca ujëra të fjetura dhe kanë lënë pa gjumë disa emra konkretë që janë të lidhur pazgjidhshmërisht me ngjarjet e hidhura të pranverës 1997 dhe të grushtit të shtetit të vitit 1998.

Baba Taku në fund të fundit publikoi disa dokumente të panjohura për ngjarjet e njëzet e viteve më parë, dokumente që njihen zyrtarisht, por që flenë sirtarëve të prokurorisë apo zyrave të shtetit, duke e lënë krimin të pandëshkuar. Vetëm njëri nga ata fliste për Belulin…

Një nga ata që qenka trazuar shpirtërisht është Belul Çeloja. Reagimi i djeshëm i tij e shfaq hapur trazimin, ndërsa në vend të ndonjë pendese publike, hidhet në një sulm të egër ndaj deputetit Braho. Intervista e deputetit Braho, e nxori nga anonimati Belulin.

Ndaj dhe, DITA do të botojë edhe në vijim dokumente të tjera ende të panjohura ku, në mënyrë të pashmangshme, del edhe emri i Belulit, si një ministër fanatik i PD-së dhe Berishës me përgjegjësi jo të vogël në gjëmën që iu shkaktua këtij populli dhe këtij vendi në atë vit të zi.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Sidoqoftë le të ndalemi tek reagimi i ish-ministrit. E pyes Spartak Brahon se si u ndje kur e lexoi këtë reagim nga Shtetet e Bashkuara:

– E lexova si një kuriozitet të një anonimi emrin e të cilit mezi e kujtoj, ose më saktë më kujtohet kur e ndesh nëpër dokumente të kohës. Po kot merresh me të, o Xhevdet. Nuk ia vlen…

– Zoti Braho, ai nuk ka bërë një reagim privat, por publik duke bërë akuza të hapura kundër jush. Ua ka dërguar gjithë mediave të Tiranës, pra edhe DITA-s. Si, të mos i përgjigjemi?

– Epo, mirë. Po të them se ai është një shpifës ordiner. Edhe atje në Amerikë ka mbetur një ushtar i Berishës ndaj dhe shpifjet i ka të asaj natyre perverse. Për shembull, ai më quan mua një hetues të kohës së diktaturës që paskam bërë krime dhe kam dhunuar njerëz. E vërteta është fare e thjeshtë: Në CV-në time dhe në dokumentet e mia shtetërore nuk rezulton asnjë ditë pune si hetues, pale të kem torturuar kundërshtarët e regjimit. Prandaj po i them këtij personi: Po pse shpif, o Belul? Pse je trembur kaq shumë? Unë s’kam bërë akoma komente për ty si djalë i keq atëherë kur i shërbeje Berishës e Gazidedes dhe as tani si “qytetar” amerikan. Merre me qetësi, Belul se unë dokumentet që ke firmosur ti të kam kujtuar. Në fakt vetëm një kam botuar deri më tani…

– Pse të jetë nxehur Beluli, vallë?

– Po ajo kuptohet lehtë. Krimi i vitit 1997 është ende i pandëshkuar. Autorët e atij krimi të përbindshëm duan t’i largohen sa më shumë, por ekanë të pamundur. Ky Beluli, për shembull, ia mbathi në Amerikë dhe pandeh s’mund t’i shpëtojë përgjegjësisë. Dhe që andej bën thirrje për dekomunistizimin. Njëlloj si këta tellallët e Berishës këtu në Tiranë. Kjo është e gjitha. Sepse nëse gjykohet 97-a, njerëzit do të llahtarisen nga përmasat e krimit shtetëror. Ky po, është një krim ende i pandëshkuar. Botojini ato materiale, qoftë raportet e hetimit që u bë nga parlamenti në atë e kohë e do të bindeni. Pavarësisht se nuk u morën masat e duhura, përgjegjësit e asaj tragjedie dalin fare qartë.

– Mirëpo Beluli në reagimin e tij ju kujton ju edhe databazën e Drejtorisë së Tatimeve…

– Do t’i thoshja Belulit: Po me databejsin ç’pate o Belul? Pse ma kujton? Mos kishe edhe ti fonde për t’i rimbursuar? Po unë e kuptoj hallin tënd. Gjëmën që i bëtë Shqipërisë në vitin 97 deri në varr do jua kujtoj populli ty, Saliut e soj e sorollopit tuaj.

– Ndërkaq Beluli ngre dhe çështjen e dekomunistizimit, si e vetmja alternativë për të shpëtuar demokracinë shqiptare. Ai e ngre këtë parimisht, si demokrat dhe si qytetar amerikan, si pjesë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Kjo më duket emocionuese, apo jo?

– Kjo të shkrin gazit fare. Doli Beluli të na japë mend e të na këshillojë për dekomunistizimin. Po kjo është të vësh kujen! Nuk ka logjikë më të mbrapshtë se kjo. Sipas tij demokraci ishte ajo e Berishës në vitin 1997. Kjo përralla me dekomunistizimin është bërë aq bajate sa nuk e beson kurrkush, as vetë Saliu që ka qenë një komunist i thekur nuk e beson. Këto janë broçkulla që nuk i gëlltit askush. Mirëpo, para se të na flasë Beluli për dekomunistizim, le të vijë bashkime Saliun e të tjerët në partinë e tij e të na japë llogari për përgjegjësitë e tij në atë kohë. Pandeh ai dhe të tjerët si ai se i kanë shpëtuar përgjegjësisë. Në 97-n, ju e mbani mend, e dinë të gjithë shqiptarët se ky, Bashkim Gazidedja, Agim Shehu e kushedi sa të tjerë ia mbathën, u arratisën. Le të vijë Beluli në Shqipëri e të na dëshmojë për 97-n, tani që duket se do rihapet dosja e llogarive të pashlyera të atij krimi shtetëror…

– Ka dokumente të tjera për Belulin?

-Natyrisht që ka. Unë ju tregova vetëm një dokument. Ju, doni më për Belulin? (E kam fjalin për Belulin e Saliut, jo për Belul Gjeraqinën e Pëllumb Kullës). Do t’ju jap… Shiko, Xhevdet me sa vëmendje ju lexojnë në Shtetet e Bashkuara. Beluli dhe shumë të tjerë si ai mbase hiqen si martirë atje, përderisa na paraqitet si pjesëtar i diasporës në vendin e madh demokratik ku ndihet i sigurt. Mirë, po ai harron se në Amerikë janë strehuar edhe kriminelë. Shqipëria është një nga vendet më amerikandashëse në botë, të dyja vendet tona janë aleatë të fortë në luftën kundër terrorizmit dhe, nëse drejtësia shqiptare kërkon dëshminë e Belulit për të vërtetuar përgjegjësinë që ka pasur në tragjedinë e 21 viteve më parë, FBI-ja dhe autoritetet amerikanë e sjellin si kartë-postale brenda 24 orësh në Tiranë. Atëherë do ta shohim se sa burrë është ai dhe ish-shefat e tij. E pra, a doni më për Belulin?!…

(Vijon)

October 17, 2018 12:47
Komento

28 Komente

  1. BLACK SWAN October 17, 13:34

    i dashur dhe shumë i trashur baba Halabaku Taku,
    1- po thua që në vc dmth cv tënde nuk ke asnjë ditë pune si hetues, por ama kujdesohesh shumë të përmendesh çfarë pune ke bër , he mo Halabaku, pse nuk thua qe ke qene rrogëtar i 80 lekshit, thuaje troç mor tu mbylltë,
    spiunllëku ka qenë nder e lavdi, ne fund te fundit ju keni respektuar ligjet e shtetit shqiptar, qe vriste vetëm shqiptar …
    2-ai te kujton database e Tatimeve dhe ti i përgjigjesh duke i kujtuar 97 ??
    o PIS I LËSËIS, qen i zgjebosur, çfarë kërkove në mes te natës në dr e tatimeve ??
    po ti hamhumi i intervistës, pse nuk e detyron të pergjigjet atë hafijen e dhjamur ????
    hamhumi demagogjik, shtetin e bëjne tatimet !
    dekomunistizimi po të bën për tu jargosur ty vemje, po i rreshtoni radhë dekoratat e kriminelëve, dhe atyre që do pjellin pjellat e tua, do u kujtohet rraca jote prej krimineli,
    prandaj po jargosesh ti zvarranik i qelbur

    Zoti Belul, do i nxjerri dhe dokumentet e tjera, po prit se i vajti ora te ndërroj pampersin, jepi pak kohë shokut Gjevo që të shkoj ta laj ,
    atë kanë bër gjithe jetën e tyre te mjerë, lëpirje hafijesh me pushtet .

    Reply to this comment
  2. L.H October 17, 13:51

    Dita,
    Spartak Brahon bashke me tere familjaret e tij nga ana e se shoqes ,apo familjes se nderuar ‘YLLI’ i njoh personalisht dhe sikur nje dite te isha prokuror i gjyqit te Hages si dikur Vishinski ne gjyqin e Norembergut ne mos do ta denoja me 10 burgime te perjeteshme si kryekrrimineli Sali Ram Berisha,me burgim te perjetshem si skraparrlliu Ilir Muti apo Beluli do tas denoja te pakten 10 VJET BURG!
    Por per hir te se vertetes,jo vetem si njohes direkt i tij dhe familjes se tij Spartak Braho fale familjes nga i jati si njeri i respektuar e skraparlli dhe veòanerisht nga familja e nderuar ‘YLLI’e se ‘shoqes’ NE TE ASHTUQUAJTUREN ‘DIKTATURE’ JO VETEM NUK KA QENE ASNJE DITE HETUES E NUK KA BERE ASGJE POR KA QENE NDOSHTA SI I PA AFTE THJESHT NJE ‘JURIST NDEDRMARJE'(Tek Albkontroll’ ku si drejtor ,’ndjese paste’ ka qene nje personalitet me emerin Haito Minga)….
    Beluli si tere bastardet qe jane strehuar ne Amerike duhen te sillen zvarre ne gjyqin e popullit ne emer te popullit per krime qe i kane bere POPULLIT!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN October 17, 16:22

      e pra, që nga baballarët fillojnë të jenë buuuura të mirë këta,mos te kishte babanë buuuur te mir, se merrte njeri spiun, dmth jurist këte halabakun
      andej nga vij unë i pyesnin,
      po ti ke pasur baba te mire, vetë nga ngjave mor mut e bir’mutit??!!!!!!

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 17, 21:32

      O L.H or budalle, ku e ke pare qe Vishinski ka qene ne gjyqin e Nyrenbergut? Apo e ke lexuar te veprat e Enver Bythos. Plasi syte dhe lexoi emrat e prokuroreve:

      Chief prosecutors
      Attorney General Sir Hartley Shawcross (United Kingdom)
      Associate Justice Robert H. Jackson (United States)
      Lieutenant-General Roman Andreyevich Rudenko (Soviet Union)
      François de Menthon, later replaced by Auguste Champetier de Ribes (France)

      Reply to this comment
    • Arbeni October 18, 11:47

      Ha ha ha..hej L.H trapi. Lexo e meso ato qe te thote Plaku Xhuxhumaku per prokuroret e Nurembergut se ashtu si rren ti per Vishinskin ne Nuremberg(!), ashtu rren e per ate Spurdhjakun Braho. Ik or trap se na shkrive me idiotesi ju rrace rrenacakesh qe nga 1944

      Reply to this comment
  3. Amerikani October 17, 14:27

    Spartak, beje publike cv- ne tende. Meqe thua se nuk ke qene hetues, por qe mundohesh te besh hetuesin e vitit 1997, beje publike veprimtarine tende dhe te bandes qe krijove ne vitin 1997. Pse e anashkalon kohen e komunizmit dhe krimet monstruoze te pa denuara te tij?
    Po kur mburesh dhe ti me FBI-ne amerikane….
    Ti koreano verior I skraparit, ti e ke ne ADN enverizmin dhe anti amerikanizmin.
    Eshte e habitshme sesi mund te kercenoje Braho horri nje nenshtetas amerikan nepermjet organeve ligjzbatuese amerikane me shkresa pacavure te perfituara ilegalisht nga institucionet shqiptare. Po coji ne fillim ne prokurorine shqiptare nese ke ndonje fakt o koreano verior I skraparit.
    Presim te sqarosh publikisht se me cfare je marre ne 1997, dhe cfare pune ke bere ne komunizem.

    Reply to this comment
  4. MH October 17, 14:38

    Ju z.Braho shkruani:
    “Sepse nëse gjykohet 97-a, njerëzit do të llahtarisen nga përmasat e krimit shtetëror.”

    Edhe kesaj habie trishtuese qe imagjinon te na kujtosh llahtarisjen e njerezve nga permaset e krimit shteterore.Berisha i ka dal zot,,i bishtnon.Ka pranue krimin shtetrore tue ia vue nji bisht mbrapa:
    Pa dashje.
    Shkurt e kjarte:Pranojme krimin.”Krim shtetenore po, pa dashje”.
    Pushteti i Berishes ka te drejte te baj krime dhe kur vjen veza me dal i trashalukllon pa dashje.

    Kena te bajme me nji hokatar kriminel qe ia ka mbushe mendjen vetes si teper i zgjuar dhe gjithe shqupisave se asht i zoti e din ti bishtnoje cdo goditje qe i vjen nga do te vije.

    Ndaj e majta nuk po i ven per vije ne rresht kriminela,tradhetar e te korruptuar si duhet,ne interresin e popullit per nji demokraci te sincerte e te denje sic e kerkon vota e popullit.Te gjithe te barabarte para ligjit.

    Reply to this comment
    • mirel October 17, 17:14

      Ore zoteri po me habit shume.
      Cfare pret ti qe Berisha te vetendeshkohet? Te vetedeklarohet fajtor dhe te veteburgoset me gjithe femije?
      Ke bere tere keto pergjegjesi te denja per nje qytetar me vlera, por jo per nje kriminel
      Dhe mezi shkruan dy rreshta te vaket per PSne qe mori pushtetin me besimin e popullit se do ndeshkonte Berishen dhe si perfundim Partia Socialiste me ne krye Ramiun na e kthyen Berishen ne plakun gaztor te Vitit te Ri.
      Hahaha…jemi kenaqur me qyfyret dhe batutat e Ramiut me Berishen…
      Cfare pret me populli nga PS?
      Kjo nuk eshte PSja e socialisteve dhe e shumices pergjegjese per te ndryshuar vendin.
      Kjo eshte partia e horrave qe perfituan ne emer te PS.

      Reply to this comment
  5. Damir Biberaj & Elez FAZLLIQ October 17, 14:44

    ‘Amerikan’ per ke kAmunizem flet o te shkerdhevshin tere proletariati i Botes ò’fare te m,ban pragu i shtepise kur kAmunizmi nuk u duk gjekundi ne ruzullin tokesor.Ke quan kamunist o mjerani ‘Amerikan’ :
    Nanon,Berishen,Pollon,Berishen,Pashkon ,Berishen,Eadvinin,Berishen,Blushin,Berishen,Tarifen,Berishen,Lubonjen Berishen,Ngjelen,Berishen,Besnik aga Mustyafain e istitutit te studimeve marksiste -leniniste,Berishen,Mehmet Elezin sekretarin e pare te K.Q te Rinisde,Berishen….

    Reply to this comment
  6. Emigranti October 17, 14:52

    Shoku xha Braho,
    Dekomunistizimin do ta beje Shqiperia me ndihmen dhe presionin amerikan.
    Kjo do te thote:
    1-De-pushtizim qe hetues te komunizmit si ti te dekompozoheni politikisht.
    2-Qe enverista si ti te mos perdorin publikisht simbolet dhe datat e komunizmit.
    3-Qe hetuesit dhe xhelatet te denohen per krime kunder njerezimit.
    4-Te hapen dosjet penale te torturave ne burgje
    5-Te krijohet databaza e emrave te xhelateve dhe krimineleve te komunizmit
    6-Te nderohen martiret e denuar politikisht nga regjimi gjakatar
    7-Te rishkruhet historia e Shqiperise
    Keto besoj do te vendosnin drejtesine per krimet e padenuara te komunizmit, por ty shoku xha Braho te dhembin shume, prandaj iken ne drejtim te paditur kur vjedh ndonje shkrese neper arkivat e shtetit.

    Reply to this comment
    • Donald Lu October 17, 17:52

      De_komunizmin do ta bej mire vetem SHBA pasi me keto 27 vjet ka kuptuar se ish kominstet ndrojne lekure por zakonin nuk e harrojne Kurre ! Belisha dhe suita e tij bashke me perkrahsit e tyre jane shume primtiv ne mentalitet nuk jane krijues por vegjitues qe pelqejne pushtetin dhe benefitted Pra Amerika vetem ajo do te ndryshojne mentalitetin druvar te malokeve komunist dhe ishkomunist askush titrer Vetem modeli amerika. Anglo Sakson do bej dekomunismin eshte ne rruge te drejte

      Reply to this comment
  7. Amerikani October 17, 14:59

    Damir,
    Robt e shtepise ku ti kesh ti dhe gjithe farefisi yt, dy here rreth ekuatorit dhe kthim mbrapa o llum I felliqur!

    Reply to this comment
  8. Kris 1 October 17, 15:03

    U mbars kangur Brahua qe kercen parti me parti dhe polli nje mi(Belulin)
    O buurra te kapim miun!

    Reply to this comment
  9. Sazan October 17, 15:39

    Lexoj këto llafet hidh-e-prit për 97-en dhe më pushton dëshpërimi . Dëshpërohem kur shoh ç’palo popull paskemi qenë : një bandë kriminale hodhi në erë shtetin në kuptimin direkt të kësaj fjale, vodhi , vrau, shkatërroi shumë më eger se pushtuesi më i egër dhe ngeli e pandëshkuar – kjo bandë vazhdon të quhet Partia Demokratike e Shqiperisë !
    Përballë kësaj bande u ndodh një grumbull individësh të dhjerë nga koka tek këmbët , të hutuar, të çorjentuar që s’dinin nga vinin e ku do shkonin e që quhej Partia Socialiste e Shqipërisë me në krye një rrugaç të degjeneruar që në djep , Fatos Nanon !
    Siç jemi si popull , i kemi dhe partitë !
    Një popull që bëri 97-ën dhe nuk ndëshkoi fajtoret , nuk e meriton të ketë shtet !
    Më merreni me një Belul, me një kokosh që na dërdëllis nga Amerika. Ky Belul kishte në krye Bashkim Finon e Sali banditit , merruni me Finon .
    Shqipëria nuk bëhet !
    Shqipëria nuk bëhet me këtë klasë tradhetare e hajdute politike , me këto kurva e kurvarë ordinerë !
    Shqipëria do rrëshqasë poshtë e mëposhtë nëse nuk arreston dhe nuk pushkaton pa gjyq këtë parlament të tradhetisë e të kurvëllëkut !
    Po bëmë këtë do shpetojmë Atdheun dhe brënda javës do futemi në BE .
    Biles do na luten !

    Reply to this comment
  10. Miu te kiu October 17, 15:41

    Emigranti je ok.

    Reply to this comment
  11. BACA October 17, 16:23

    o zot juve ju kan bere shpelarje te trurit…akoma me 45 vjet komunizem merreni…ajo diktature vinte era shtet…jo kjo rrumpalle qe na beri salija me ca kelyshe si puna juaj, Une nuk e njoh s.brahon por ai duke qene jurist ekomunist nuk kishte nevoje te behej spiun..ato i gjeni nder rradhet tuaja. pyesni mire ne farefis se do i gjeni

    Reply to this comment
  12. ETHEM October 17, 16:52

    BELULI: SI QYTETAR KAM DISA PYETJE.
    1-KUSH E BERI 97-TEN.SE DISA IDJOT SHKRUAJNE SE E BERI PS.KETA FATKEQ DUAN TE MBROJNE SALIKRIMIN QE ISHTE PRESUDENT DHE U RIZGJODH NE SHTETRRETHIM.KY SATRAP KA DEKLARUAR VET SE…ARNATISA V E R I U N SE ME KERCENONTE J U G U.PRA FUTI NE VLLAVRASJE VERIUN KUNDER JUGUT, ETJ,KRIME QE BERI HORDHIA SALISTE.
    2-KY B E L U L I PSE KA IKUR NE SHBA DHE KUR KA IKUR.NGA FRIKA E KUJT..E SALIUT APO…UNE QE PO SHKRUAJ.
    3.PO LUAN HOXHA-ISH SHEFI SHTABIT PERGJITHSHEM I SALIUT NE KOHEN E G E R D E C I T PSE IKU BE SHBA,NGA KUSH KISHTE FRIKE..!
    4.NE SHBA JANE STREHUAR EDHE TE TJERE NJERZ QE GJOJA PUNOJNE NE DIASPORE.PSE..ÇFAR BEJNE ATJE,PER PD PUNOJNE..?
    5.NE SHBA ESHTE DHE A L M I R RRAPO,ZV.I LIKES SI MIN.JASHTEM I ARRESTUAR PER DROGE..ETJ.
    .A DUHET TE VIJNE GJITH KETA QE KAN BERE KRIME NE SHQIPERI KUR TE FORMOHET DREJTESIA E R E..E..E.BESOJ PER KETE E KA FJALEN T A K U..KUR TE HAPET DISJA E 97 DO JAPI LLOGARI EDHE BELULI.NDAJ SALIU RRI AKOMA NE POLITIKE QE TE NDALOI SHUME DOSJE KRIMI QE TE HAPEN.
    ESHTE SALIU FATKEQSIA KOMBETARE E JO BELULI,BABALE,SALIANJI,PALOCE,ALIBEGU..ETJ.PA U LARGUAR KY NJERI NUK BEHET DREJTESI NE KETE VEND.
    .BABA TAKU TE KET KUJDES QE TE MOS SHKOI MË TE L.S.I.

    Reply to this comment
  13. Martini October 17, 17:43

    Belulin e pyes me sa valute shkoi ne Amerike dhe ku i gjeti.Hajde ketu se ka dokumente zyrtare ky i ke vjedhur.O debil nuk harohet asgje per ate qe vjedh popullin.Sa per Spartakun varja.A e dini kush shkonte jurist ndermarje ne socializem.Te kesh mbaruar juridikun ne ate kohe dhe te caktohesh te punosh ne nd.shteterore jurist ka qene dhe eshte shume e rende per nje person qe.pretendonte.se kish mbaruar aresimin e larte.Njesoj sikur Bujar Nishani te punonte n.oficer dhe magazinier ushqimi ne repartin N.

    Reply to this comment
  14. Zgalem October 17, 18:00

    Jane diskutime interesante , keto , qe paraqet S. Braho . Nuk e njof fizikisht as Brahon , as Belul Celon . I njof nga ekrani dhe njohje nga ekrani , nuk eshte pa rendesi , madje eshte me thelle se sa njohje fizike . Per njohje nga ekrani cmoj me shume Spartak Brahon . Nuk ka bere krime te njohura dhe vjen nga nje familje e respektuar ne Shqiperi . Mjafton , qe Beluli I ka sherbyer Berishes , madje ne sfera te larta , meriton ndeshkim , kur t’i vije koha dhe siraja . Krim quhet edhe kur ke fshehur duart e gjakosura te Berishes , jo me te jeshe bashkepunetor i tij . Spartaku nuk ka pasur ndonje post kushedi c’fare . Ka qene nepunes . Kriminelet jane te tjere . Spartaku , me kete , qe po ben , duke demaskuar 97 , eshte qinda vite dreite larg Belulit . Me paturpesi Ministri Beluli , mbron Berishen dhe 97 , qe jane shume me te eger se enverizmi . Enverizmi ka bere krime dhe shume vepra antiligjore , por eshte hane ku me berishisizmin . Gjykoni vete : Te dy kane bere krime , por ne monizem u rindertua Shqiperia , u mbrojt dinjiteti I kombit , Te mos zgjatemi : U ndertua Universiteti . Berisha shkaterroi ate , qe qe ndertuar . Ndertoi shtetin piramide, me te diskretituar , qe njef historia , si dhe universitete , qe shisnin diploma . Beni krahasimin ! Beluli dhe Spartaku perfaqesojne dy bote qe shqiptaret I kane vuajtur ne kurris . Perfaqesus I denje I berishizmit , te pakten ne keto komente , eshte Belul Celo , para ardhes i ish ministrit gjakatar berishist , Fatmir Mediu i Gerdecit . Spartakut nuk mund t’i veshesh asnje veper kriminale . Spartaku eshte nepunes I monizmit . nepunes te monizmit kane qene te gjithe familjaret e Belul Celo fierakut . Zgalem

    Reply to this comment
  15. Shqupistat e lodhur October 17, 19:13

    Rrespekte zoti Braho jeni njeri i respektuar dhe nje atdhetar i vertet , mos degjo ca vemje pa tru qe ne vend qe ti kerkojn llogari saliut dhe ati pleres ne Amerik , kta kafsh te kundervihen ty se nuk i plelqen qe diskretiton kriminelet e kti vendi qe kan fshehur bythen ne amerik , kta plera kujtojn se demokracin e bejn antishqiptaret hajdutet kriminelet dhe llumi si puna ktyre , edhe kur i demaskon per krimet vjedhjet kunder popullit dhe vendit ton , hidhen si qent me fjal te ndyra dhe mundohen te denigrojn njerzit qe duan te miren e kti vendi , njerzit korrekt dhe atdhedashes , kujton llumi kombit qe fshihen mbas antikomunizmit nuk e din llumhanet e kti vendi kta ordineret qe shkaterrojn ku te munden qe edhe ambasada Amerikane Per Sigurin e vet mblodhi te ter ificeret e ish partis punes , nuk mori burgaxhit e te persekutuarit se kta i njef mir çfarllumi kan qen e jan ,mos u merzit zoti Braho ne kte vend bashk me mjaltin egziston dhe muti esht pjes e jetes, rrespekte zoti Braho pleqeri te mbar .

    Reply to this comment
  16. Dursaku October 17, 19:38

    SIGURIMSA, VAZHDONI TE QENDRONI NE RADHE ME LLAPEN JASHTE PER T’JA LEPIRE KOQET AMERIKES.
    KJO ESHTE FITORJA ME E MADHE PAS RENIES SE KOMUNIZMIT.
    ENVERISTA, SIGURIMSA SHOKE TE PARTISE, ME LLAPEN JASHTE-PERPARA PER LEPIRJE TE REJA!

    Reply to this comment
  17. deputeti October 17, 21:08

    Kur Bashkim Fino formo qeverine, kuptohet jo vete se Belul Celon ja dha Saliu me pahir per minister te brendshem, pagezimin e beri ne panepistimio te Greqise komplet me gjithe ministrat ne takim me emigrantet shqiptare , ne darke nen britmat e thirrjes: Sali Berisha ne litar, ndersa Fino u a bente me shenje qe te pushonin e Beluli hyri kokeulur ne podium e salles. Per te mos u zgjatur, per pak dite degjova qe ministri i brendshem Belul Celo ishte arratisur nga Korça dhe kishte ikur refugjate. Le ta sqaroj Fino kete ngjarje, por une e dija se kishte vdekur, ai paska shkuar ne Amerike. Po çfare fytyrash paski pase e qenet e Sali Berishes qe duheni varur per gjuhe!

    Reply to this comment
  18. Askushi October 18, 05:20

    Shqiptare,viti i “mbare 1997″eshte mbyllur e nuk hapet me ,kane bere marifete me Amnistira, keto qe thote z.Taku jane kuriozitete sepse Plaku i ka kopsitur gjerat.Keni marifet te rremoni per te tjera pislleqe te bera nga flama,fara e keqe e Vicidolit e, te bjere rehat ai vend e ai popull?

    Reply to this comment
  19. i durumi October 18, 08:50

    Shume gropa septike mbrojne salen e kelyshet e sales qe i bene gropen ketij kombi.Edhe jarge nxjerrin i thyen tasjerat e kompjuterave per tja marre ne goje sales.Ore hale e bij halesh oxhaku nuk behet buxhak dhe sala juaj nuk behet kurre oxhak se eshte spiun muti antishqiptari me i dhjere i gjithe kohrave

    Reply to this comment
  20. Kris 1 October 18, 15:02

    Zoti Xhevdet
    Mos disponon xha Brahua ndonje dokument per thes-ari in e shtetit.Si ifuten arkat bosh ne nje tunel me brime te sigurise se larte .Kush i futi dhe kush i mori Like floriri apo Sali horri?
    A do flase Finua per keto qe thote Xha Brahua se jane te dy rilindas

    Reply to this comment
  21. Sinqeritet October 20, 11:33

    Ne Shqiperi te gjithe duan te shesin,po kush do tju a bleje.
    Kujtoj pa dashur ta ofendoj nje thenie fshatari 3 ore perpara ne 1997.”Sot ne oren 5-30 do te hapen depot e armeve.”Nuk e besova.Shtepia ime ndodhej afer kazermes.Fjala doli e sakte,Oborri dhe taraca po mbusheshin me gezhoja.Njerzit e trembur vraponin te blinin buke e djathe ne dyqanet me qepena te mbyllura.Turmat merrnin dhe drute e zjarrit,shkulnin abazhure bajate.Erdhen nga burgjet tere vrasesit.Ne Shqiperi ndodhi ajo qe nuk kishte ndodhur as ne Ugande.Perse?
    -Per te ndihmuar Kosoven?Jo kosovaret thone kemi blerre cdo gje.
    -Demokratet bashke me Socialistet ortake bashkepronare ne te njejtat SCODA transportonin nafte.
    -Rrugacet me makina vidhnin dhe shisnin mall.
    -Ne Pogradec vera shkonte rruges.
    -Rugacet dergoni letra sa leke duhet tu jepnje ne afat.
    -Partite kishin sejcila grupin e tyre te rrugaceve.
    -Ne cdo ndermarje kishte top ne oborr dhe
    mitroloz ne tarrace.
    -Rrugacet me tanke qarkullonin neper rruget e qytetit dhe pushtonin zyrat.
    -Sa djem te rinj e te pafajshem u vrrane?
    Kjo ishte Shkerdhatokracia e debilit serb saLESH.Askush s’u pergjigj per kete”C’organizim te Organizuar”qe vendi mbeti pa shtet.Qe gjykatesit si Gjergji(ish ushtarak)kishin frike nga “demokratet” (Vladimiri)dhe ja u jepnin pronat e te tjereve qe kishin tapi.
    Shqiptare ta gezojme demokracine, te na roje sa mu..at kusari saLESH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim