Doni më për Saliun!

December 12, 2017 12:09

Doni më për Saliun!

Saliu si Saliu,
hidhet si shqiponjë kundër të tjerëve,
dhe është e sigurt që do t’ja hedhë,
edhe me skanimin e kontenierëve!

Biografisë se tij të zezë,
ju shtua dhe një krim i rëndë,
po këtu nuk ka kush ta hetojë,
se prokurorinë e ka ndënë këmbë!

Sapo italianët mbyllën dosjen,
dhe Habilajve i’u botuan përgjimet,
prokuroria jonë me urgjencë,
kundër Sajmir Tahirit nisi hetimet!

Puna e Saliut është shumë më keq,
bëhet fjalë për njëqind e dhjetë milionë dollarë,
që në kohë të mbretërimit të dytë,
ryshfet nga amerikanët i ka marrë!

Në Amerikë kjo ngjarje ka marrë dhenë,
dhe çështjes do t’i shkohet deri në fund,
po këtu prokurorët mbi krimin flenë,
dhe një dritë jeshile s’duket gjëkund!

Duke kujtuar monologun e famshëm të Belulit,
do pyesja:”A doni më për Saliun?!”,
që i ka bërë këtu të gjitha krimet,
duke u bërë simboli për antinjeriun!

Menduam se 97-ta qe kulmi i kulmit,
që nga askush s’mund të tejkalohej,
po Berisha u zhyt në detin e zullumit,
aq keq sa as mund të mendohej!

Që as mund t’i mendojë një mëndje normale,
se nuk i ka bërë asnjeri,
një njeri i vetëm në kaq ngjarje kriminale,
dhe kurrë s’ka shkuar as në prokurori!

Disa herë në vargjet e mia,
e kam thënë direkt-jo me metaforë,
duke peshuar Berishën dhe krimet e tija,
të gjithë shqiptarët e dënuar janë pa dyshim ca shenjtorë!

Nuk kemi ç’të themi më për Belulin,
s’kemi ç’t’i shtojmë më shumë historisë,
po vjedhjet e Saliut me Lulin,
ja kalojnë dhe buxhetit të Shqipërisë!

A.DUKA

December 12, 2017 12:09
Komento

8 Komente

  1. Marshalli i Trustit te geshtenjave December 12, 13:28

    Bravo dhe nderime per ju,zoti Duka!Ai eshte historikisht me zullumqari i ketij vendi,krahasohet me tradhetaret e cdo lloj kallepi ne historine e ketij vendi.Te gjitha nenet e kodit penal i ka shkelur,po ti marresh me radhe,qe bejne fjale nga shkeljet e thjeshta e deri te vrasjet politike e vjedhjet dhe shkaterrimi i pasurise kombetare dhe sic me te drejte e thoni,cudija shqiptare eshte se ai nuk eshte paraqitur as nje here ne prokurori!!!Ilir Meta alias like floriri,ne parlament ne vitin 2008 ,publikisht ne konventen e LSI-se,se bashku me Spartak Brahon e ka akuzuar dhe per tradheti e per agjent te UDB-se ,duke iu referuar dokumentave qe kishte ne dispozicion,pavaresisht se me pas u “ambjentua”?!!! dhe u be aleat me te,per llogarite e tij politike por dhe ekonomike,sic e ka mesuar dhe populli shqiptar…Dhe ato qe di populli e qe jane te faktuara me dokumenta e pamje filmike jane aq te shumta,sa mjaftojne qe ai shtrigan te mos dale ndonjehere nga burgu.Llogarit se sa e sa te tjera vepra penale nuk jane bere publike per kete mjeran kriminel.Populli pret me ankth qe te mesoje dhe te tjera “xhevahire” te ketij monstre,ketij”bajlozi te zi”,pret te hapet edhe me thesi i krimeve te tij dhe te zbardhen nje e nga nje nga drejtesia e re qe prfetendohet e pritet te behet.Te shohim!

    Reply to this comment
  2. Populli December 12, 14:21

    Saliu ishte Mut, (ate s’e desha kurre)
    por ama ky Rama, eshte Mut e Shurre,
    sado te shahet Saliu, Rama eshte me i dhjere,
    ja, prap nuk ka shperblim per buxhetoret e mjere,
    Saliu kampion ne budallalliqe,
    Rama me plot maskaralliqe,
    Saliu emblem e kotesise,
    Rama simbol i Varferise.

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani December 12, 22:40

      Mos fol ne emer te popullit,se behesh qesharak,o mik!,beje linkun,”Popla”,tingellon me mire per ju qe shani Ramen,te vetmin qe po ben shtet dhe pse,jo i rrethuar me kundershrar,por me armiq per vdekje. kush vertete s’e kupton kete,s’eshte,veç nje popël….

      Reply to this comment
  3. Populli December 12, 20:00

    Jepeni or njerez komentin tim se nuk vret njeri. Hajt njatjeta!

    Reply to this comment
  4. "BOHOTINA" December 13, 11:13

    “Populli”. Nuk ke te drejte. Degjoje ate Shqipe-Pelivavin se nuk te ben keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*