Doni një punë të re? Më parë përgjigjuni këtyre pyetjeve!

November 13, 2015 14:15

Doni një punë të re? Më parë përgjigjuni këtyre pyetjeve!

Të dëshiruarit e një pune të re bëhet e mundur kur pranoni një perspektivë të re. Cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur dëshironi të ndryshoni punë? Braktisni atë që besoni se dini mbi veten dhe…eksperimentoni! Ja disa pyetje për të fokusuar aspektet mbi të cilat arrihet kthesa në suksesin profesional.

Si e imagjinoni veten?

Gjeni një moment qetësie, rehatohuni mbi divan dhe filloni të imagjinoni një “kartolinë” tuajën pas tre ose pesë vjetësh. “Shiheni” imazhin sikur të ishte një fotografi: përjetoni atmosferën që ju shkakton dhe vështroni të veçantat. Më pas filloni të reflektoni mbi atë se çfarë ju komunikon ky imazh; mendoni vendin dhe personat me të cilët do të jeni, çfarë po bëni, analizoni situatën nëpërmjet detajeve.

E pandërgjegjshmja jonë komunikon përmes imazheve, si në ëndrra. Ndodh shumë shpesh që të “mbysni” zërin tuaj të brendshëm për shkak të nevojave të përditshme: gjetja e lidhjeve mes botës suaj të brendshme do t’iu japë shumë energji.

Kujt dëshiron t’i thuash “jo”?

Nëse cakton të punosh në mënyrë të pavarur, duhet të merrni në konsideratë disa aspekte esenciale: rrezikun, pranimin e faktit se dita e punës jo gjithmonë do të mbarojë në të njëjtën orë etj. E gjithë kjo mund të ndërtojë një aventurë jashtëzakonisht emocionuese.

Merrni parasysh “jo”-të që do t’iu vijnë nga zemra, në mënyrë autentike dhe të ndershme, sepse do t’iu bëjnë të kuptoni në mënyrë të vërtetë dhe të menjëhershme atë se çfarë jeni në dispozicion të bëni…dhe atë që nuk bën pjesë në ju.

Çfarë nuk njihni te vetja?

Jemi mësuar ta mendojmë veten tonë si një “bllok të vetëm”, por personaliteti ynë është i larmishëm dhe i pafund. Edhe kur jemi të rritur, janë të shumta aftësitë që ende nuk i njohim në krahasim me atë se çfarë dimë të bëjmë. Këto aftësi, sapo identifikohen, mund të zgjojnë në masë të madhe vizionin e vetvetes.

Vendosni diku në mur një letër ngjitëse, ku mund të shkruani të gjithë pjesët tuaja, burimet dhe mënyrat e reagimit. Ftoni në këtë “lojë” edhe miqtë tuaj dhe personat që njihni. Ky ushtrim i thjeshtë do t’iu ndihmojë të zbuloni aftësitë personale që deri më sot i keni nënvlerësuar.

Çfarë ju duket e thjeshtë?

Çdo person ka kompetenca dhe aftësi të ndryshme, megjithatë, jo gjithmonë synojmë burimet tona. Një mënyrë e mirë për të mësuar fokusimin dhe për të menduar për atë që ju vjen të bëni natyrshëm dhe në mënyrë të thjeshtë: cilat janë fushat në të cilat jeni vetvetja pa shumë lodhje?

Pasi të keni evidentuar pjesët që mund t’i praktikoni në aspekte të ndryshme të jetës, provoni t’i izoloni këto karakteristika dhe t’i zbatoni në botën e punës. Reflektimi mbi aftësitë tuaja do t’iu ndihmojë të zbuloni dhe të gjeni fushat e reja për t’i aplikuar në të ardhmen, për të cilat nuk kishit menduar më parë.

Edhe një hobi ose një aktivitet i zhvilluar në kohën e lirë, mund t’iu ndihmojë të merrni në konsideratë një “kthesë të re” punësimi.

Çfarë ju pengon?

Pengesa e parë e ndryshimit është…frika nga ndryshimi! Ndryshimi i punës është i vështirë, jo vetëm sepse kërkon sakrifica, impenjim dhe kurajë, por përderisa paraqet një kusht të ri, është përgjithësisht i rrezikshëm, në nivel mendor! Përballojeni kërkimin e një pune të re si një sfidë.

Analizoni nevojat tuaja, fokusoni aftësitë dhe burimet për të cilat nuk keni menduar asnjëherë, por që mund t’i keni “pasuri” të vetes suaj. Jini të ndershëm ndaj vështirësive dhe mos bini pre e frikës së rrezikut. Ju mund t’ia dilni./shqip

November 13, 2015 14:15
Komento

2 Komente

  1. xixa November 13, 19:23

    C’FARE TE MARRIM NGA KY HARTIM PLAKASH FALLXHORE

    Reply to this comment
  2. talluni se ju ka ardhur dita November 13, 20:30

    kjo eshte si mirelai dupit ,ku aplikimi behet pa asnje kriter te cilesohet
    vend pune per ekonomist,jurist, inxhinjer,
    por shkerdhatokracia thote
    shkenca shoqerore, natyrore dhe me bio -kimi vjen nga poradeci ka koron atje dhe ish kryebashkiaku tani shkembi emron veten ne kryeministri dhe zonjushen e ben drejtore ne ministrine e ekonomise……
    kriteri harito

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*