Doni të jetoni 100 vjet? Ja 18 ushqime më të mira për një jetë të gjatë

September 14, 2018 12:05

Doni të jetoni 100 vjet? Ja 18 ushqime më të mira për një jetë të gjatë

 

Doni të jetoni 100 vjet? Studimet tregojnë se dieta luan një rol të madh në numrin e qirinjve që doni të ndizni gjatë jetës. 18 ushqimet e mëposhtme janë të mbushur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që janë të lidhura me jetëgjatësinë. Konsumojini ato.

Brokoli: Përmban komponentë që i shërbejnë sistemit imunitar të trupit dhe gjithashtu ndihmon në shmangien e ulçerës në stomak dhe kanceri.

Salmoni: Nëse e bëni peshkun e pasur me acid yndyror omega-3 (edhe peshku ton, sardelet etj) si pjesë të rregullt të dietës suaj ju mund të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të parandaloni inflamacionin.

Uji: Duke qëndruar të hidratuar ulni rrezikun e mpiksjes së gjakut. Ju bën të ndiheni më të rinj dhe të keni sa më shumë energji.

Frutat e pyllit: Luleshtrydhet, boronica, manaferrat etj, janë fruta shumë të pasura me antioksidantë që largojnë sëmundjet e rrezikshme për jetën e njeriut.

Hudhra: Është e vërtetë që nuk ju leverdis për aromën e gojës, por fitokemikalet që ndodhen në hudhër mund të ndalojnë formimin e komponentëve kancerogjenë në trup.

Vaji i ullirit: Yndyrat që ndodhen në vajin e ullirit janë të lidhura me trurin dhe shëndetin e zemrës, si dhe parandalimin e kancerit. Plus, dermatologët thonë se gratë që ndjekin dieta të pasura me vaj ulliri kanë më pak dëmtime në lëkurë dhe si rrjedhojë më pak rrudha.

Bok choy (Lakra e Kinës): Në një studim të universitetit Vanderbilt, të mbijetuarat nga kanceri i gjirit në Kinë me dieta të pasura me zarzavate e perime si bok choy, rrezikojnë më pak nga vdekja.

Avokado: Nëse nivelet e kolesterolit mund të përmirësohen duke konsumuar sa më shumë avokado. Ato zvogëlojnë nivelet e kolesterolit të keq LDL ndërkohë që ngrejnë nivelin e kolesterolit të mirë HDL.

Domatja: Nuk ka burim më të mirë antioksidantësh “likopen” se sa domatet të kuqe flakë.

Fasulet: Nëse doni ushqime të pasura në proteina, mund të zgjidhni fasulet, ato janë gjithashtu të pasura në fibra, përmbajnë pak yndyrë.

Drithërat: Në një studim të bërë në më shumë se 40 mijë femra, ato që konsumonin shumë drithëra, kishin 31% më pak rrezik të vdisnin nga kanceret apo sëmundjet e zemrës, në krahasim me ato që fusnin pak drithëra në dietën e tyre.

Vera e kuqe: Studimet mbi përfitime shëndetësore të verës dhe alkooleve të tjera janë të shumta, por ja çfarë duhet të dimë: një sasi e pakët vere në fund të ditës, mund të reduktojë stresin, gjë që është e dobishme për shëndetin e përgjithshëm.

Zarzavatet: Në një studim, njerëzit e moshës së mesme që hanë çdo ditë zarzavate të gatuara, kishin më pak gjasa të vdisnin brenda 4 viteve se sa ata që nuk i konsumojnë.

Çaji: Çaji jeshil ka treguar se redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceresh.

Kafja: Kafeina e mëngjesit është e vërtetë që mund t’ju zgjasë jetën. Konsumimi i kafes zvogëlon rreziqet e sëmundjes së Alzheimer-it dhe Parkinson-it.

Çokollata e zezë: Një studim i vitit 1999 të Harvardit tek 8 mijë persona zbuloi se ata që e konsumonin çokollatën e zezë më shumë se 3 herë në muaj, kishin gjasa të jetojnë 1 vit më gjatë se ata që nuk e konsumojnë.

Arrat: Me yndyrna të shëndetshme për zemrën, proteina, fibra, vitamina dhe minerale, arrat mund të jenë ushqimi i shpejtë më i shëndetshëm që mund të hamë.

Lakra e kuqe: Kjo perime me ngjyrë të kuqe përmirëson ndjeshëm shëndetin e trurit dhe lufton kancerët e ndryshëm.

a.s/dita

September 14, 2018 12:05
Komento

1 Koment

  1. Pika qe s'ju bie September 14, 13:48

    Doni të jetoni 100 vjet? Studimet tregojnë se dieta luan një rol të madh në numrin e qirinjve që doni të ndizni gjatë jetës. 18 ushqimet e mëposhtme janë të mbushur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që janë të lidhura me jetëgjatësinë. Konsumojini ato, por jo ne Shqiperi se

    Brokoli: Përmban komponentë që i shërbejnë sistemit imunitar të trupit dhe gjithashtu ndihmon në shmangien e ulçerës në stomak dhe kanceri. Po por nga matjet e brokolit ketu te ne per nitrite dhe nitrate dolen ne 250% me te larta se norma.

    Salmoni: Nëse e bëni peshkun e pasur me acid yndyror omega-3 (edhe peshku ton, sardelet etj) si pjesë të rregullt të dietës suaj ju mund të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të parandaloni inflamacionin. Ky salmoni qe vjen te ne eshte me 2.000 lek kg ( ai me i miri), ndersa te tjeret jane pa vlera ushqyese.

    Uji: Duke qëndruar të hidratuar ulni rrezikun e mpiksjes së gjakut. Ju bën të ndiheni më të rinj dhe të keni sa më shumë energji. Uji i Shqiperise eshte i ndotur, pasi lumenjte jane te ndotur, fushat jane te ndotura, malet jane bere pershesh, pyje ska.

    Frutat e pyllit: Luleshtrydhet, boronica, manaferrat etj, janë fruta shumë të pasura me antioksidantë që largojnë sëmundjet e rrezikshme për jetën e njeriut. Ketu po, por hajde gjej pyje per ti mbedhur

    Hudhra: Është e vërtetë që nuk ju leverdis për aromën e gojës, por fitokemikalet që ndodhen në hudhër mund të ndalojnë formimin e komponentëve kancerogjenë në trup. Ajo qe vjen nga Kina jo se ka konsevues. Kjo e jona po, por me çfare ta shoqerosh se do mish.

    Vaji i ullirit: Yndyrat që ndodhen në vajin e ullirit janë të lidhura me trurin dhe shëndetin e zemrës, si dhe parandalimin e kancerit. Plus, dermatologët thonë se gratë që ndjekin dieta të pasura me vaj ulliri kanë më pak dëmtime në lëkurë dhe si rrjedhojë më pak rrudha. kush prodhon vet po, por ata qe e blejne, jo

    Bok choy (Lakra e Kinës): Në një studim të universitetit Vanderbilt, të mbijetuarat nga kanceri i gjirit në Kinë me dieta të pasura me zarzavate e perime si bok choy, rrezikojnë më pak nga vdekja. Me nivel kaq te larte te nitriteve dhe te nitrateve ( flas per lakren shqiptare) ta shkurton jeten.

    Avokado: Nëse nivelet e kolesterolit mund të përmirësohen duke konsumuar sa më shumë avokado. Ato zvogëlojnë nivelet e kolesterolit të keq LDL ndërkohë që ngrejnë nivelin e kolesterolit të mirë HDL. Kjo eshte nje fjlae e huaj per ne.

    Domatja: Nuk ka burim më të mirë antioksidantësh “likopen” se sa domatet të kuqe flakë. Kjo po, hani o shqiptare domate se 100 vjeç do te rroni.

    Fasulet: Nëse doni ushqime të pasura në proteina, mund të zgjidhni fasulet, ato janë gjithashtu të pasura në fibra, përmbajnë pak yndyrë. Ato qe vijne nga Egjipti jane fantastike, kini kujdes

    Drithërat: Në një studim të bërë në më shumë se 40 mijë femra, ato që konsumonin shumë drithëra, kishin 31% më pak rrezik të vdisnin nga kanceret apo sëmundjet e zemrës, në krahasim me ato që fusnin pak drithëra në dietën e tyre. A keto jane super, ke drith nga fushat e bombarduara ne uranium te kosoves, serbit. ke grure nga Greku nga ai i miri se na do shume.

    Vera e kuqe: Studimet mbi përfitime shëndetësore të verës dhe alkooleve të tjera janë të shumta, por ja çfarë duhet të dimë: një sasi e pakët vere në fund të ditës, mund të reduktojë stresin, gjë që është e dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Pijeni, por me se do ta shoqeroni?

    Zarzavatet: Në një studim, njerëzit e moshës së mesme që hanë çdo ditë zarzavate të gatuara, kishin më pak gjasa të vdisnin brenda 4 viteve se sa ata që nuk i konsumojnë. Po, po zarzavate, hani dhe kenaquni e jo 100 por 200 vjeç rroni.

    Çaji: Çaji jeshil ka treguar se redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceresh. te jete çaj jo çai.

    Kafja: Kafeina e mëngjesit është e vërtetë që mund t’ju zgjasë jetën. Konsumimi i kafes zvogëlon rreziqet e sëmundjes së Alzheimer-it dhe Parkinson-it. S’them gje per kafen se jam vet kafexhi.

    Çokollata e zezë: Një studim i vitit 1999 të Harvardit tek 8 mijë persona zbuloi se ata që e konsumonin çokollatën e zezë më shumë se 3 herë në muaj, kishin gjasa të jetojnë 1 vit më gjatë se ata që nuk e konsumojnë.

    Arrat: Me yndyrna të shëndetshme për zemrën, proteina, fibra, vitamina dhe minerale, arrat mund të jenë ushqimi i shpejtë më i shëndetshëm që mund të hamë.

    Lakra e kuqe: Kjo perime me ngjyrë të kuqe përmirëson ndjeshëm shëndetin e trurit dhe lufton kancerët e ndryshëm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*