“Donin të vrisnin Sali Berishën”

Redaksia Online March 22, 2013 14:05

“Donin të vrisnin Sali Berishën”

INTERVISTË /  Ish-truproja i Azem Hajdarit i arratisur nga Shqipëria, rrëfehet në Kosovë: “Haklajt nuk erdhën në Tiranë për Azem Hajdarin”.

Marjan Gryka, njeriu më i afërt i Hajdarit deri ditën e vrasjes rrëfen për herë të parë çfarë ndodhi ditët para vrasjes dhe mbrëmjen e vrasjes së Hajdarit. Telefonata e Genc Pollos, roli I Tritan Shehut, çfarë I ka thënë Berisha në konfidencë për Hajdarin, kaseta e bisedës mes atentatorëve dhe Hajdarit që ruhet edhe sot nga Berisha, çfarë u tha pronarëve të ish-Turizmit në Fier, prej ku Hajdari u thirr të nisej për Tiranë, dhe çfarë tha Hajdari vetë gjatë rrugës… Fjalët e atentatorëve: Po ky budalla pse erdhi”.. Një dëshmi tronditëse për raportin real Berisha-Hajdari…

 

*********

Marjan Gryka është një ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë të gjatë për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” disa ditë më parë, ai ka dhënë një dëshmi të fortë mes përplasjeve të hershme të Berishës dhe Hajdarit, si dhe momenteve të errëta të komplotit për vrasjen e Hajdarit. Gryka nuk ka dyshime se ka qenë Berisha ai që ishte i interesuar në vrasjen e Azemit, madje ish-truproja qartëson dhe takimin e Azemit me Muharrem Haklajn 10 ditë para vrasjes. Ai këmbëngul se Fatmir Haklaj kishte shkuar në Tiranë për të vrarë Berishën, por vetë Berisha thirri Azemin me urgjencë që të përplasej me Fatmir Haklajn. Gryka flet edhe për një telefonatë të Genc Pollos ku i kërkoi Azemit të kthehej me urgjencë në Tiranë, ndërsa deputeti ndodhej në Fier në një miting elektoral. Sipas ish-truprojës Berishës i interesonte eliminimi i Azemit edhe për faktin se popullariteti i Hajdarit e kishte eklipsuar ndikimin e Berishës mes demokratëve.  Gazeta “DITA” boton sot me shkurtime këtë dëshmi të  Grykës për radion kosovare.

 

Përshëndetje Marjan ju keni qenë truprojë e Azem Hajdarit, për të gjithë dëgjuesit e Radio Mitrovicës, ju lutem bëni një përshkrim të shkurtër të së kaluarës tuaj….

Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por mesa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu që në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, me erdhi dikush në spital, dikush që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burr se ske kurrgjë”. Unë me një buzëqeshje e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario ky është Azem Hajdari”. Për ti rënë shkurt ato ditë na lidhën sepse kishim një ideal dhe një zotim për të luftuar për ditë më të mira dhe kundër atyre që burgosën familjet tona. Atë ditë jam njohur për herë të parë me Azemin dhe pas saj unë, me kërkesën e zotit Hajdari ika në Tiranë. Aty e kisha shumë të vështirë të ambientohesha. Azemi filloi të bëhet idhulli im. Unë fillova punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit. Në këtë kohë u dekorova “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha.  Azem Hajdari u vra për liri, por kurrë se gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se e rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve 90’, pra me qeverinë e parë të PD-së, na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë. Azem Hajdari nuk pranonte kompromise kundër atdheut. Beteja jonë u fokusua brenda Partisë Demokratike, sepse Azemi në fjalimet e tij kritikonte drejtuesit e PD-së.

Cilat ishin prapaskenat e përplasjeve mes Berishës dhe Hajdarit në vitet 90-të?

Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste, që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky njeri ishte Tritan Shehu, ishte Zv.Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua t’iu tregoj një fakt. Sapo u çova një mëngjes nga gjumi, (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij po pinim kafe e më tha: “Mario sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ia bëjmë?” Pra lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk lejohej të hynte në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti. Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari, E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit. Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”. Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

 

Si mundi zoti Berisha të akumulojë aq shumë pushtet në atë kohë sa të flakte dhe Azem Hajdarin? Po ashtu doja të dija nëse rikthimi i Azem Hajdarit në PD u bë me dëshirën e tij , apo pas këmbënguljes së  zotit Berisha?

Para se të vinin ngjarjet e vitit 1997, ne kishim mbi një vit e gjysmë pa fol me Sali Berishën. Në vitin 1995 dhe diku nga fillimi i vitit 1996, Azem Hajdarit, i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja. Unë u shkarkova si oficer i Gardës. Morëm zyra me qira pranë ish-kafe “Çaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë, filloi organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Pra lideri i dhjetorit ishte në rrugë së bashku me truprojën e tij, me armë në brez por pa leje. Shteti jonë na ndiqte për të na arrestuar. Pra jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha-Hajdari, ku SHIK-u i Gazidedes së asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK-u më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”. Duke u afruar viti 1997, Azemi shumë i mërzitur dëgjonte lajmet për atë që po ndodhte në Shqipëri. Ishim në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori Azemin në telefon e i kërkoi ndihmë Azemit, sepse dhe Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin në baltë. Azemi u mendua dhe pas disa kërkesave ne shkuam në Presidencë. Berisha ishte bërë si një kufomë, ishte për të ardhur keq. Brenda në Presidencë gjetëm dhe Pjetër Arbnorin, pas një bisede Azemi i tha Pjetrit: “Pjetër, gjatë gjithë kësaj kohe PD-ja e ka pas forcën, siç ke zërin ti, prandaj boll ke fol”. Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi, ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si President, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë.   Nisëm po shkonim nëpër takime me Presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha, si ata ka harruar shumë të tjerë. Në betejën që bëmë përsëri me Azemin, për ringjalljen e PD-së, unë u arrestova nga ca lakenj të PD-së, u lirova përsëri dhe dy muaj para vrasjes së Azemit më arrestuan prapë. Natën që është vrarë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe. Pra deri te vrasja janë këto momente.

 

Azemi ka pësuar shumë atentate. Sipas jush kishin një prapavijë politike këto atentate?

Mendoj se eliminimi i Azem Hajdarit, duhej bërë me çdo kusht nga kjo klasë politike që Azemi e rrëzoi në vitin 90’. E theksoj se në çdo atentat, se na janë bërë 9 atentate, ka pas dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pas dorë në vrasjen e Azem Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eleminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin.

Zoti Gryka. Në mos gaboj ditën e vrasjes, Azem Hajdari ka qenë në një takim në qytetin e Fierit. Mesa dimë ai është thirrur në telefon për të ardhur me urgjencë në Tiranë, ku u vra më pas poshtë selisë së PD-së. Përse u thirr me kaq urgjencë Azemi? Ju e dini arsyen? Kishte ndonjë problem kardinal që duhej të kthehej me kaq urgjencë?

Mendoj që në lidhje me vrasjen e shekullit, shqiptarët në 90 për qind në ato çfarë kanë dëgjuar dhe lexuar, janë gënjyer. Ngjarja është krejt e qartë dhe krejt e shkurtër për ta zbardhur, por skenarët e klikës dhe personazhet e dy partive me në krye PD-në nga skemë e kanë kthyer në skenar për mos zbardhje. Për shembull, kur Haklajt kërkuan takim me Azem Hajdarin, ne e morëm plakun e Haklajve dhe e çuam në zyrë. Unë jam dëshmitar i kësaj. Gjithë bisedën që Azemi bëri me plakun e Haklajve, Azemi e incizoi dhe ja dha kasetën plakut në dorë dhe i tha: “Bac, merre këtë kasetë dhe çoja djemve të tu, për çfarë biseduam. Sepse ato hilenë e kanë tjetërkund dhe jo te Azem Hajdari”. Fjalën e kishte për Sali Berishën. Në këtë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të vrarë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të vrarë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar dhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Sepse e dinte gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund të bënin prita kudo, nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së e telefonuan Azemin se me porosi të doktorit duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte një mbledhje kryesie. Unë fola me të dhë i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që janë sot pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin me lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, që po kërkohej eliminimi i Azemit e po diskutohej kjo gjë kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës. Edhe kur fola me Azemin i thashë mos lëviz, më tha do të marr për 20 minuta do të tregoj. I thashë që mbledhja e tyre nuk ka më rëndësi por rëndësi ka PD-ja e re që do bëjmë ne, jo PD-ja që na çoi këtu. Pra vrasësit kishin rrethuar PD-në dhe Azemi ndodhej në Fier. Si ka mundësi që vrasësit kishin rrethuar selinë e PD-së për të vrarë Azemin, ndërsa Azemi ndodhej në Fier? Pra vrasësit kishin ardhur për Sali Berishën. Sepse plaku i Haklajve u sqarua me Azem Hajdarin. Atëherë, pse u thirr me urgjencë për një mbledhje kryesie që nuk u bë kurrë? Njeriu që e ka marrë në telefon Azem Hajdarin është Genc Pollo, kjo dihet. Tabulatet e telefonatave i ka ditur dhe ish-drejtori i AMC-së që tani nuk dihet se ku është. Atëherë pyetja është krejt e thjeshtë: Për çfarë duhej të vinte se  s’bën te PD-ja Azem Hajdari? Pasi u nis Azemi nga Fieri, ne shokët e tij jemi replikuar me të, pasi na thonte se ka doktori një hall. Kur mbërriti Azemi te PD-ja të gjithë u habitën. Edhe vrasësit u habitën, se e kanë deklaruar vetë. Kanë thënë : “Çfarë do ky budallai këtu?”. Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte asnjë njeri. Në korridor ka dalë Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe pas kësaj kanë kaluar tre minuta, Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Por e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë patur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi, nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohet duke i thënë: “Çfarë do ti budalla këtu”? Në krye të tyre ishte oficeri i Sali Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy tre persona politikë nga e majta. Sepse atëherë ishte e majta në qeveri dhe vrasësit ishin shefa komisariatesh, drejtorë policie etj. Pas vrasje, disa prej vrasësve kanë ikur në Ministrinë e Brendshme disa të tjerë kanë ikur në drejtim të Kinostudios.

Një lexues na shkruan për ju: Zoti Gryka me çfarë guximi dhe mbi ç’bazë  akuzoni një kryeministër për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që Berisha ka qenë mik i Azem Hajdarit dhe në Kosovë konsiderohet si Skënderbeu i dytë i shqiptarëve?

Ju dëgjova me vëmendje. Meqenëse u tha se Berisha ka qenë mik i Azem Hajdarit, dua të them se miqtë e Azemit kanë qenë të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare. Këtu flasim jo për miqtë po për miq-kryearmiq. Nëse unë sot flas për një kryeministër, deri dje kam folur edhe për një shef opozite, ku e kam akuzuar direkt. I jam drejtuar njëherë me 25 pyetje, pastaj më vonë me 50 pyetje. Ai është kryeministër, unë jam President i Përgjithshëm i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Nuk kam nguruar asnjëherë t’ia them në sy atë që kam menduar. Nuk kam pranuar kurrë propozimet e tij për karrige. Nuk kam pranuar kurrë t’ia them gjërat nga një i dytë apo i tretë. Ja kam thënë në sy , sepse kam qenë jam dhe do jem i bindur për rihapjen e çështjes “Hajdari”. Meqenëse kërkuat fakte desha të them se Berisha ka akuzuar vetë 10 minuta pas vrasjes organizatorët kryesorë të vrasjes, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. Akuzoi dhe njeriun specifik organizator, në komplot me këta të dy, kreun e SHISH Fatos Klosin. Tha që këta janë vrasësit e Azem Hajdarit. Ligji thotë se edhe në gazetë po doli një fakt i vërtetë prokuroria duhet të nisë hetimin. Mirëpo ky kryeministër i sotëm, u thirr 10 herë para drejtësisë të deklaronte vrasësit e Azem Hajdarit për të gjitha ato që kishte deklaruar. Nuk shkoi asnjëherë. Të tjerëve u tha shkoni, ndërsa drejtësia për këtë zotni nuk ka ekzistuar kurrë. Aq më tepër, meqenëse  gjoja ka qenë miku i tij duhet të ishte pas derës së gjykatës për të dhënë dëshminë e tij. Jo vetëm që nuk e bëri, por pas një marrëveshje edhe me shoqatën “Azem Hajdari”, e me shumë të tjerë deklaroi se do hapte çështjen nëse në 2005 do fitonte zgjedhjet. Jemi në vitin 2013 dhe Azem Hajdari jo vetëm që është lënë në harresë por vazhdon e vritet çdo ditë. Desha të them në lidhje me vrasjen, janë dy faktorë krejt të thjeshtë kur dy njerëz arrestohen nga policia e Gramshit për trafik armësh. Në këto momente, pasi arrestohen të dy, Fatos Klosi shkon i takon, bisedën e di vetëm ai, e për këtë ka një deklaratë shumë të fuqishme të ish-prokurorit të kësaj çështje. Ai thotë, se dosja nr 106, që është dosja e dy të hetuarve për trafik armësh e iniciuar nga Fatos Klosi dhe me një ndërhyrje nga Thimio Kondi, ministër i Drejtësisë së asaj kohe. Ky prokuror ka takuar katër herë Sali Berishën dhe i ka dëshmuar shumë gjëra duke pasur besim se ky është miku i Azemit, por deri më sot Berisha nuk e ka hapur gojën. Truproja i Azemit, Neza, sot është në azil politik. Ai i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë i regjistruar për konfliktin me armë dhe debatet me Azemit në momentet para vrasjes. Atë kasetë e ka ende sot Sali Berisha. Ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër të Mbrojtjes Arben Imamin, gjenerali i bandave të 97-ës. Pra, të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukët politike, drejtësia nuk ekziston sepse vetë këta pushtetarë e kanë vrarë drejtësinë. Po të duan me një kërkesë nga prokuroria gjyqin e rihap Gjykata e Lartë dhe Sali Berisha thirret si dëshmitar kyç i çështjes. Për të thanë shumë gjëra që i mban të fshehura se ka frikë nga e vërteta.

Ju mendoni se Azem Hajdarin e ka vrarë kompromisi PS-PD?

Këtë se luan as topi, siç e thashë edhe më parë, ka pasur kompromis PD-PS për eliminimin e tij. Azem Hajdari ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike, që aty konjukturat e pseudonimit “Penicilina”, që është pseudonimi që kishte Berisha në sigurimin e shtetit. Lufta që i kanë bërë të dy krahët Azem Hajdarit. Ka patur dhe incidentin kur u plagos në parlament nga Gafurr Mazreku, deputeti i PS-së, të cilin e frynë këto konjuktura kundër Azemit. Mirëpo kur vëllezërit e Gafurrit erdhën në shtëpinë e Azemit, Azemi u deklaroi që Hajdarët nuk kanë gjak me Mazrekët. Ndaj dhe ky atentat nuk ra në kurthin PS-PD për ta shndërruar në një çështje kanunore përplasjen e tyre. Ashtu siç janë munduar ta kthejnë vrasjen e shekullit në kanunore e trafik armësh. Po të pyes unë ty si gazetar, nëse do ishte Azemi gjallë sot a do kishte përfunduar PD-ja te Xhuveli e deri te Çiljeta me këngët e saj? Ajo është një parti ku bij nënash janë vrarë për një jetë më të mirë në Shqipëri. Sot ka një të vërtetë, asnjë ditë demokracie nuk ka pasur Shqipëria. Sot ka një të vërtetë, jemi i vetmi vend në Evropë, që trajtohemi si të hipotekuar nga këto figura komuniste. Jemi i vetmi vend në Evropë që na duhet të rrëzojmë komunizmin për herë të dytë.

Xhevahir Gjonaj/ Radio “Zëri i Mitrovicës”

Redaksia Online March 22, 2013 14:05
Komento

77 Komente

  1. Mendim March 22, 10:56

    Gazete shume serioze dhe qe flet me shqip se te gjitha te tjerat. URIME! Ju lutem publikoni email-in tuaj, ne menyre qe te mund t’iu dergoj ndonje shkrim.

    Reply to this comment
    • eni March 23, 23:03

      Cdo kishim shpetuar te gjith.

      Reply to this comment
      • Besnik March 24, 02:41

        Mbi te gjitha do te shpetonte shqiperia dhe bashke me to shqipetaret. Sikur te ndodhte shqiperia do te kishte ecur shume perpara. Nuk bohet shqiperia me njerez qe jane te shitur tek Serbet.

        Reply to this comment
    • eri March 23, 23:05

      Po te pakten do te kishim dhe 20 vet ne jete te vrare nga saliu ,nga dora e tij, te pakten dhe 26 vet te gerdecit,do kishim femij te pa trembur ngapedofilat,do kishim siguri do kishim gjithcka pervec ketij llumi qe kemi.

      Reply to this comment
    • lini March 23, 23:06

      Po kur se vran me, po se gje gje gjene e keqe, do ishim ne BE e do ishim me vila me gjera te gjith shqiptaret.

      Reply to this comment
    • savo dukati January 13, 05:26

      shkrim bindës

      Reply to this comment
  2. Kris March 22, 15:00

    Radio “Zeri i Mitrovices” Ju lutem – Publikoni faqen tuaj ne WEB.

    Reply to this comment
    • herta March 23, 23:08

      Tani shqiperia do te ishte ne DEMOKRACI po qe se do te kishin vrare saliun,do te ishim ku e ku ne krahasim me kete shqiperi te mjere.

      Reply to this comment
    • poli March 23, 23:09

      Ajo dite po qe do te ishte renia e diktatures komuniste shqipetare,vrasja e Saliut, ketij njeriu qe eshte perlyer me gjal te pafajshmish

      Reply to this comment
    • eee March 23, 23:11

      Clirimi i popullit Shqipetar paska deshtuar.Cdo ishte bere me!!! do te kishim te drejt te dilnim e te flisnim te lire pa na persekutuar njeri do te dilnim ne rrug pa frik se mund te na vrisnin ne cdo canst per nje 2 mij leksh te vjeter.do ishim shum me mire.

      Reply to this comment
  3. Shkodran March 22, 15:34

    Shkodra e njeh mire Marian Gryken.
    Horr, maskara, hajdut, i poshter dhe shume e shume epitete te tilla i shkjojn eper shtat kesaj fare te keqe.
    Deklaratat e tija idiote, jane vetem e vetem qe te perfitoje ndonje azil politik ne Europe. E gezofte azilin atje ku eshte dhe ti lere deklaratat e tija idiote.

    Reply to this comment
    • llesh July 14, 09:02

      Hajn i madh marjani, dizinformim publik ka ba. Dihet njerzit qi kan ken afer Azemit, i cope hajni si Marjani edhe vet asht i kanaqun qi i bajn interviste, arritje e madhe e jetes tij, ma e madhja mas hajnis. Azil leshi ka me fitu. Hajni ska vend kurrkund per azil. Asht edhe i pazhvillum si njeri. Tash mundet me than cka te doje me i knaq qelpsinat e kuqe horri.

      Reply to this comment
  4. Beso March 22, 15:56

    Shkodran, le te kete si te doje,Mariani, rendesi kan faktet, ato na interesojne.
    Faktet duket te kene perputhshmeri te plote dhe jane ne sinkron edhe me shkrime te tjera.

    Reply to this comment
  5. Salushi March 22, 16:13

    Ore “shkodran”, mos je ndonje i punesuar qe me brockulla e sharje te uleta do te fitosh buken e gojes? Po qe keshtu, vazhdo, por ajo qe thote Mariani eshte plot me fakte dhe me emra te vertete e jo me fantazi. Nese ke ti fakte te tjera te pakundershtueshme, fol. Por me pare pergjigju dy pyetjeve te thjeshta: Pse Berisha nuk shkoi te deshmonte ne gjyq per Azemin? Dhe, pse nuk e mbajti fjalen, se kur te vinte ne pushtet do ta rihapte ceshtjen e vrasjes se Azemit?

    Reply to this comment
    • Shkodran March 22, 20:35

      Nuk jam aspak i punesuar. As nuk e vras mendejn as per PS as per PD. Po te isha i punesuar do dilja me emer e mbiemer qe te me lexonte Berisha e kompani. Po jo cdo gje qe thuhet nga pisat si Marjan Gryka e kompani duhet besuar. Azemin nuk e vrane ne vend te Berishes, Azemin e vrane per prishje pazaresh ne tregtine e armeve ne Tropoje e Kosove. A ka gisht Berisha ne kete vrasje? Une besoj se ka. Por nuk besoj perrallat e Marjan xhepistit. Marianin e njeh Shkodra mbare per njeri te poshter.
      Azemi, ashtu si shume te tjere paten meriten e rrezimit te diktatures, por faktet flasin vete …. Azemi u perfshi ne kontrabenden e armeve ne Kosove dhe kjo eshte arsyeja pse u vra.
      Ndersa Marjani dhe shume pisa te tjere duan te perfitijne edhe me vdekjen e Azemit. Pyeteni Marjani perse eshte shpallur i padeshirueshem ne shume vende te zones Schengen dhe ne USA …… I uroj Marjanit ta fitoje azilin politik qe ka kerku, le te rrij andej edhe ky pis pisi. Une i shoh anen pozitive gjerave, maskarenj si Mariani, me mire larg Shqiperise se sa ne Shqiperi. Varja

      Reply to this comment
      • Besnik March 24, 03:03

        Sa frike qe i paske more shkodran keta te PD kur thua qe po te isha i punesuar do te dilja me emer dhe mbiemer. Por nejse. Nuk ka rendesi se kush eshte ky qe ka folur por rendesi ka qe shkodra e pranon qe Sali Berisha ka gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit sepse ai ishte nje lider i veretet dhe qe saliu kishte frike se mos i merrte postin tek PD. Sepse Azemi gezonte respekt nga te gjithe dhe ishte nje figure e dashur per te gjithe.

        Reply to this comment
  6. gesi March 22, 16:19

    Theniet perkojne me realitete qe ne,populli i thjeshte,i dime….
    Pse nuk shkoi asnjehere ne prokurori Sali Berisha….??!!
    Po miqesia e forte e Sali Berishes me Fatos Nanon,e faktuar me vone…!!??
    Te gjitheve duhet t’u kujtohen sekuencat televizive te gjyqit te vellezereve Haklaj,plaku i tyre qe deklaronte ne gjyq se gjakun borxh ma ka Sali Berisha….a nuk ju kujtohen o njerez…!?….e pra,ne ate kohe,ne pushtet ishte Fatos Nano….!!??

    Reply to this comment
  7. Bani March 22, 16:55

    Ore ky marjani mos eshte ai qe plagosi veten dhe tha me plagosen? Ky legeni eshte se mu kujtua. U felliq fare,qe asokohe si beson njeri vetem ju te gazetes Dita. Ne fakt nuk jeni ne gazete por jeni nje organ zyrtare i PS-se. E gjithe Shqiperia e di qe u vra Azemi nga Fatmir Haklaj (shef i komisariatit te PS-se) dhe u mbrojt nga Fatos Klosi (Shef i SHIKUT te PS-se.). Tani se ke donin te vrisnin ata eshte e qarte se nese kane qene te dera e PD-se dhe PD-ja ishte si ‘kufome’..pra bosh sic deklaron ky mashtruesi qe e keni intervistuar. Pse kane prite qe te vinte Azemi nga fieri qe aso kohe behej per 2 ore? Pse nuk jane ngjitur siper direkt? Shiko do ju keshilloj dicka si dashamires i medias. Mos e beni fytyren lecke vetem per tu dale mami perseri deputete. E dine vete ata se per ke e kam. Ajo eshte zonje grua dhe e meriton te dale nuk varet nga Ed Rama. Ju duhet te jeni me te ballancuar sse kane filluar njerezit te tallen me Ju. Flm

    Reply to this comment
    • Edi July 5, 10:07

      O Bani! 86 me 54! Nuk e di se ku e sheh talljen ti! Nese e lexon artikullin me vemendje, ky nuk eshte nje artikull i drejtperdrejte i Gazetes DITA! Tani beni disa vite opozite, jeni akoma ne kohe per t bere nje ballancim te problemeve tuaja me LEADER-in dhe pronarin e PD-se – Sali Berisha!

      Reply to this comment
  8. sa March 22, 17:00

    UNE BIE DAKORT ME TE GJITHA ATO QE THUHEN POR NJE GJE NUK E KUPTOJ,NEQOFTESE ATA KISHIN ARDHUR PER SALEN PSE VRAN AZEMIN.
    ATA SHUME MIR MUND TE PRISNIN TE DILTE LOKU SEPSE NUK ESHTE SE AZEMI MBULOI ME TRUP LOKUN DHE ATA E VRAN PA DASHJE.PASTAJ NEQOFTESE KISHIN ARDH APOSTAFAT PER LOKUN MUND TA VRISNIN DITE TJETER.KJO ME BEN TE MENDOJ QE KETU KA SHUME GJERA TE PA QARTA DHE KY ZOTERIA PO I DIN TE NA I TREGOJE.ME SA DI UNE EDHE AZEMI NUK ISHTE SHUM I PASTER PRANDAJ KAM FRIK SE LUHEN GJERA TE TJERA

    Reply to this comment
  9. albanian eagle March 22, 17:00

    Jam ish student i dhjetorit dhe e kam njoh Azem Hajdarin por jo shume.Duke mos i hequr aktivitetin e tij pozitiv do pranuar se me ate turravrap qe ai kish shkelte perpara te njome e te thate.Vrasja e tij besoj dhe se ve ne dyshim qe eshte veper direkte e Berishes.Jo se ai ishte ndryshe nga ai por per luften per pushtet.Ket fare Marjan Gryka se kam njoh me pare por kam pas rastin ta njoh ne 2004 kur punonte ne KESH.Jam konfliktuar personalisht me te verbalisht dhe fizikisht.U desh nderhyrja e nje bodiguardi te nje biznesmeni qe te na ndante.Ate qe ai shfaqi ne publik ne mes te bllokut nuk e harroj kurre.Te ma falin malesoret per termin qe perdor por me MALOK s`kisha pare ndonjehere.Krekosej dhe fryhej mhjse ishte PS ne pushtet.Mendoni te ishte PD dhe Azemi se cte bente ky fare trimi.Kete konflikt nuk ja harroj dhe uroj ti ngece sharra me ndonje tjeter si puna e tij.Duke e njohur si tip mendoj se te gjithe keta jane nje prerje dhe sduhet besuar asgje.

    Reply to this comment
  10. Petro atdhetari March 22, 17:11

    Po lan name more vellezer! Azemi u vra nga PS-ja dhe eshte vrasja me e perfolur. Uroj qe ky krieprokurori i ri ta hape dosjen se duhet te hyne ne burg ca ordinere qe vrasin mes te dites. Sa i perket luftes per pushtet, ju garantoj se ne PD nuk perfundojne me vrasje. Vetem ju te gazetes DITA dhe te PS-se besoni tek vetja kur hamendesoni se duhet vrare per pushtet. Keni ne mendje Enver Hoxhen i cili nuk la gjalle asnje bashkpuntore dhe mendoni se dhe keta jane si ju. Ju jeni killera dhe kete e di e gjithe Shqiperia. Te fala salles se informatikes qe ben komentet nen seline Pink.

    Reply to this comment
    • enea March 22, 18:14

      Ja edhe nje injorant tjeter ne rradhet e PD.
      O Petrooooo, mos le nam tani. Azemin dihet qe e vrau Berisha jo vetem per ate cfare ndodhi ne PD por edhe per trafikun e armeve.
      Kot mos akuzo PS.

      Enverin e keni te misheruar tek mostra e Vicidolit, i cili ne 23 qershor do ta marri denimin. Vetem te huajt mund ta shpetojne…

      Reply to this comment
    • Denada March 22, 19:10

      Po lej nje pergjigje per Petro atdhetarin-
      Kur e dike se Azemi eshte vrare nga PS-ja atehere pse nuk na i jep detajet? Gjithe shkrimi jot eshte idiotesk dhe nuk kam asnje racionalitet.

      Reply to this comment
    • dymi March 22, 23:26

      O Petro qe pret nga kryeprokurori i ri te hape ceshtjen e vrasjes se Azemit. Kesaj i thone prit gomar te mbije bar. Ky kryeprokuror eshte kelysh i Sa-lehit. Si mund te hape ceshtjen kur kishte mundesi per 8 vjet qe eshte ne pushtet dhe me gjithe ata Sashenka e kompani dhe nuk e hepi.

      Reply to this comment
    • ana March 24, 18:34

      Kjo gazeta DITA eshte me e erret se nata!

      Reply to this comment
    • Pilo Lala July 18, 20:53

      Fatosi qe iku nga frika me fustan ne Maqedoni vrau Azemin… Fatosi eshte pasqyra e njeriut qe s’ka burreri, prandaj perfundoi si qen i rrahur jashte shtetit.
      Fatos Nano trembej nga hija e tij, jo te vriste Azemin. Azemi doli bedel ne rruge per Sali Berishen, dhe si i trashe qe ishte , e hengri plumbin qe do vriste Berishen.
      Berisha eshte dhelper, dhe e perdori Azemin si deshi.

      Reply to this comment
    • shqipetare December 7, 20:52

      gjith kjo fare e pd eshte kriminele ………saliu krimineli vrau kriminel hajdarin hajdutin dhe kondrambandistin e droges e te armeve……..dolen arinjt e xhungles ne bllok e fryeshin …..po erdhi koha e kthehen ne origine ne shpella se na ndyn vendin

      Reply to this comment
  11. Luan Pobrati March 22, 17:11

    Marjan Gryka eshte rasti konkret i njeriut ordiner. As nuk ka qene fare truproje kryesore e Azem Hajdarit dhe per me teper eshte arrestuar dhe denuar dy here nga policia sepse plagoste veten me pistolete dhe thoshte; me plagosen! Κy shpifes dhe fshatar nga Lezha, s;mund te zere vendin kryesor ne nje gazete te perditshme. Nejse, paci veten ne qafe.

    Reply to this comment
  12. liri March 22, 18:01

    kto informacione jane mese te sakta kto i verteton vet sali berisha ku ata njerez qe i akuzoj vet si urdherues te vrasies se Azem ajdarit sot kan poste ne qeveri fatos nano eshte nje nga miqt me ta afert te sali berishes sa perdoret nga saliu per te percar opoziten .

    Reply to this comment
  13. TONI PALAS March 22, 18:24

    Azemi u vra nga shoket e vet per parat e armeve qe benin kondraband se ky miku nu u dha pjesen panvarsist se kjo me shum i iteresonte Salit

    Reply to this comment
  14. Shqiptari March 22, 19:23

    O plehrat e Saliut. Po si i dilni ne krahe nje spiunit serb qe hapur dihet qe ka vrare dhe ka shitur shqiperine duke filluar qe nga nafta per Milloshevicin dhe me detin per grekun . Leri te tjerat o plehra spo jua zeme. Zgjohuni o shqiptare boll me kete antishqiptare e trdhetar!

    Reply to this comment
  15. Shpirag March 22, 20:01

    Azemi mund te vritej ne Fier,rruges,kur hyri ne PD,por nuk mund te vritej kot,dhe F.Haklaj e Izet Haxhia nuk kishin ardhur per Azemin sepse Azemi foli me plakun Haklaj,qe deklaroi ne TV se gjakun e dua nga Sali Berisha!Ketu perqendrohuni sepse Saliu kur i prishën tropojanet mitingun ne Bajram Curri,nga mikrofoni deklaroi se (s’me kujtohet emri)Haklaj e dua te vdekur…Dhe e vrane!Akuzuan per urdhrin me mikrofon Azemin,por Azemi e kish incizuar Berishën dhe kete ja tregoi plakut Haklaj,se ai qe donte te vrare djalin,ishte Berisha…Ndaj dhe plaku kërkonte gjakun nga Berisha,ka te drejte M.Gryka.A beri mire Hajdari qe tregoi ckish deklaruar dhe kerkuar Berisha(nuk jam i qarte si u vra djali Haklaj,kush e vrau se ketu nis gjithshka,tek kerkesa e Berishes,per ta vrare se i prishi mitingun…(?!)Perse u thirr nga Fieri Azemi,sepse Haklajt dhe Haxhia nuk mund te hynin ne PD,ku kishte pak njerez,por te armatosur…bile edhe Saliu e Genc Pollo.Perse Genc Pollo thirri Azemin,kur mundet vet te kontaktonte me F.Haklajn?Cfare fsheh Pollo,Berisha,ata te armatosur te pakte ne PD(tropojan dhe ata).Natyrisht Azemi ishte i rrembyer,jo shume i gjuar,por kush e nxori nga PD,kur ai hyri dhe askush nuk e vrau…Pra Azemi u cua në prite sepse ai kishte denomcuar me kasete Saliun qe kerkoi te vritej ai qe i prishi mitingun,ne vendlindje…Natyrisht,mire kane thene “cdo ky budall”…se nuk kish perse Azemi te ridilte per Saliun i cili eshte realisht vrases i Azemit dhe djalit te pare te Haklajve…Ketu ka shume pyetje:Perse Saliu nuk thirri policine,kur dinte kush e priste,por thirri Azemin…Edhe nese Azemi erdhi,per mbledhje,perse nuk njoftoi Saliu,Pollo policine se “njerz te dyshimte”kercenojne te vrasin Berishen,apo dhe Azemin,por Saliu dhe Pollo nisin Azemin ne prite…Ngado ta rrotullosh,Saliu,PD e donte Azemin te vritej…Sepse i tregoi plakut Haklaj te vertetën(Te thote Saliu qe e ka genjyer plakun Azemi,por nuk e ka thene se eshte zeri i Sali Berishës i rregjistruar ku kerkon te vritet ai qe i prishi mitingun…Eshte e thjeshte vrasja e Azemit,e vrau Saliu,per te shpetuar veten…por vrau dhe te tjere e te tjere…gje qe do ta ndeshkoje rende ate,por besoj se “ustallaret”qe e presin ne prite(ka dy antiplumb,Saliu)do dine ke te vrasin me pare,duke i dhene dhimbje te sketerrshme!E kam njohur Azemin…12 pyetjet e botuar ne gazeten “Albania”(Dita duhet ti publikoje se jane teper interesante dhe te kerkoje nga Astrit Patozi,Berisha,perse u bene dhe kush i beri…)I kam dhene ne dore ate gazete,qe pasi e lexoi,ne Berat kur erdhi per te krijuar sindikaten e rrethit dhe une,te nesermen ne ZP,i botova shkrimin qe eshte dhe me foto.dhe me tha se”qelbesira Patozi e ka bere(nuk e njihja Patozin qe sot shikoni ku e ka ngjitur Berisha qe “donte shume,”si shfaqet me paturpesi,Azemin.E kam njohur qe ne Tropoje,Azemin,nuk shquhej per zgjuarsi,por per vendosmeri ishte tipik.Natyrisht qe i dha PD,por PD e vrau,vet Saliu.Shenoj,ketu ku nuk eshte vendi,se edhe mua,personalisht,ne prezence të te nderuarit Dr.Gjallic Sina,ne klubin pran Kinemase ku bente konferencat e sindikates,se”Duan te me vrasin te mitë,në PD!”Ai ka shkruar ne gazete per Saliun”Kallam i gjate i Ramizit qe duhet thyer!Por,nga moszgjuaresia e tij dhe rrembimi i perhershëm,ate e vrau Berisha!Duhej,per kasetën dhe te tjera qe ketu nuk eshte vendi…I intervistuari,ka te drejte,sepse detajet flasin dhe nje dite do te zbardhen plotsisht!Nuk do te jete asnjehere vone,per te verteten!…

    Reply to this comment
  16. Mateo Gashi March 22, 21:07

    Mjere populli i shkrete se kush po i qeveris.Po si nuk doli nje kamikaz ne parlament dhe ti hidhte ne ere qe te gjithe parlamentaret tone.

    Reply to this comment
  17. SALI BERISHA March 22, 21:44

    shiko jua them un ju si asht puna, azemi u ba martir dhe ra qe te ngrihej pd ,e thash edhe kur inagurum bustin,e pate bustin ,azemi me gjoks perjashta,,,i ban 9 atentate ,une me dy antiplumba edhe ne krevat edhe me ciljeten ,,hahhha cilieta ,ajo 2 silikon une 2 antiplumb hajde qef hajde ,,tani me bleonen e degjut ca tha bleona per mu ,,une e dua sali berishen ,,,ohoho asnji antetat e kuptoni apo jo azemin ne e cum ata e vrane .
    ne jemi ndryshimi per para sb

    Reply to this comment
  18. Ina March 22, 23:04

    Ju thafte dora atyre nese erdhen ta vrisnin dhe nuk e vrane…..Se nese do vrisnin Berishen, vendi yne do ishte krejt me ndryshe, i qete dhe i zhvilluar..

    Reply to this comment
  19. Gjin Musa March 23, 09:09

    Kete interviste me z.Marian Gryka e kame bere une Gjin Musa,autorsin mundet ta gjejne ata qe e kane cuar per botim.
    Pake ranesi ka kushe beri intervisten,me rendesi eshte te zbulohet e verteta.
    Kushe e vrau Azem Hajdarin dhe shume te tjere pase Azemit?
    Kjo eshte nji pyetje, qe nuke po di te marri pergjigje,kete kerkoni opinjoni publik.
    Po debatet pa vlere nuke duhet te na ushqejne ne jeten e perditesheme,jemi te gjithe per nji jete sa ma te mire.
    Krimi dhe kriminelet duhen denuar,hadutet dhe pushtetaret e korruptuare duhet te pergjigjen perpara drejtesis.
    Keshtu mundet te flasim per nji shtet Demokratik,per fate te keqe ne kemi pushtet te korruptuar,jo shtet.

    Reply to this comment
  20. hasim March 23, 10:55

    behu konkret dhe trego se ti matrapaz ishe i lidhur me kete vrasje ,sepse sigurimi ka pasur rrenjet kudo e edhe afer te madhit Azem…. ju a ishit truproje apo keshilltar i tij?…me siguri se ndonjehere tjeter do t’na tregoni broqkulla te tilla se si edhe truprojet tjera te Azemit kan qen tradhtor….qudi si i ndjeri paska pas besim me shume ne ju se sa ne Salen…..heeuuuu more i krisur a po mendon se jemi ne kohen e gurit aaa?…….tek ne thuhet se shtisi eshte me i peshter se dorasi, po ju qenkeni edhe shtis edhe doras more i mallkuar……shfleto edhe njehere kete interviste dhe shiqo grackat tua ku ke rene sepse populli nuk ha bar or shpifarak.!,,

    Reply to this comment
  21. aiha March 23, 12:56

    Do te ishin kursyer mijera jete njerezish, vuajtje te panumerta, nuk do ishim ne kete gjendje qe jemi sot, po te kishin zhdukur kete fare te zeze.
    Por per te vdekja do te ishte shume e rehatshme, shume pak, ai meriton vuajtje, torturim deri ne fund te diteve te veta dhe serish nuk do t’i shlyente dot te gjitha te keqiat qe ka bere.

    Reply to this comment
  22. Pistola March 23, 13:37

    Eshte turp dhe mekat te thuash pse nuk e vrane por ka shume arsye te cilat te bejne te mendosh se do kishte qene me mire nese do ta kishin bere, do te kishte qene me mire per viktimat e Gerdecit, do te kishte qene me mire per viktimat e 21 janarit, do te kishte qene me mire njerezit qe dergjen ne varferi sot, dhe per shume e shume te tjere.

    Reply to this comment
  23. Sadiku March 23, 14:10

    Saliun te gjithe duan ta vrasin si shpjegohet kjo jam shume kurioz apo mos ndoshta e kane inat per sukseset e arritura miliona km rruge pa shtruar qindra shqipetare te vrare nga shteti miliarda leke gjobe ndaj biznesit shitje te prones publike, gjynah kot i bini ne qafe te shkretit me gjithe keto suksese personale qe ka ay.

    Reply to this comment
  24. Beni March 23, 14:13

    U vra padashje azemi dakort i nderuar deshmitar hajde te vrisni saliun me dashje nese jeni merzitur kaq shume nga brockullat e tij vrasesi ordiner hajduti pa lek ne xhep 😛 spiuni qe se ka shokun per me teper eshte punonjesit e shikut i le ne stol rezervash i ben te gjitha vet ky tipi.

    Reply to this comment
  25. Ela March 23, 15:42

    Po pse s’e vrate ore, se do na kishit shpetuar te gjitheve…

    Reply to this comment
  26. Adi March 23, 15:47

    Sali Berisha duhej vare ne litare me kohe….Njeri qe te vret naten e te qan diten…

    Reply to this comment
  27. Endri March 23, 15:52

    Po dihet qe Sali Berisha ka qene organizator i vrasjes se Azem Hajdarit…Jo vetem i Azemit, por edhe i shume te tjereve, ceshtjet e te cileve kane mbetur ne hije nga gjykatat e korruptuara te vendit tone….Saliu duhet te largohet nje ore e me pare nga karrigia e kryeministrit, sepse nuk durohet me….Vendi i tij eshte ne Burg!

    Reply to this comment
  28. Krist March 23, 15:58

    Saliu eshte kryekrimineli i shqiperise….Une mendoj se duhet ta largojme njehere e mire kete fare te keqe, qe spo e le vendin te ece perpara

    Reply to this comment
  29. Myself March 23, 16:00

    Sali Berishen ta shoh edhe duke u djegur nuk me vjen keq….Njeri i lig, me njemije e nje te zeza, i pafytyre…..

    Reply to this comment
  30. Mendoj March 23, 16:04

    Ky eshte nje pensionist qe duhet te shkoje e te luaje domino me shoket tek lagjia dhe jo te rrije si kryeminister.22 vite boll e pame te njejten fytyre. une per vete dua qe edi rama te behet kryeminister, sepse eshte punetore. ore te pakten eshte i pashem, jo si ky qe ka fytyren si lecke e pahekurosur.

    Reply to this comment
  31. anklirta March 23, 20:21

    Ashtu si dhe rasti i Mehmet Shehut me Enver hoxhen ashtu ndodhi dhe rasti me sali Berishen dhe Azem hajdarin.

    Reply to this comment
  32. anklirta March 23, 20:28

    O zot an ruaj sa sekrete te erreta ruajne keto njerez ne pushtet.

    Reply to this comment
  33. anklirta March 23, 20:30

    C’fare makthi se di si mund ta kete ndergjegjen e qete ky njeri qe ben kaq shume krime,(nqs i ka bere) sepse pa prova s’mund te haludojme. Uroj qe kjo deklarate mos te jete e vertete se sinqerisht per Bersishen do ishte turp i madh si kryeminister.

    Reply to this comment
  34. anklirta March 23, 21:12

    Marr shkas nga kjo deklarate qe uroj qe te gjinden dhe vrasesit e vertete te shume policeve dhe te deputetit Fatmir Xhindi.

    Reply to this comment
  35. anklirta March 23, 21:13

    Asnjehere nuk mund te harrohet ajo fatkeqesi e vrasjes se deputetit Azem Hajdri e fatmir Xhindi.

    Reply to this comment
  36. anklirta March 23, 21:14

    Sa te fshehta q epopulli nuk i di, kush e di cilat jane te vertetat e ka nga ato tepopullit te shkret qe akoma tundin dy gishtat .Imagjino te dijne ato shqiptare se kush eshte Berisha ne te vertete.

    Reply to this comment
  37. didi March 24, 08:33

    azem hajdari ishte burre trim, ,jo si berisha,qe eshte nje kokerr frikacaku dhe mashtrusi qe hedh gurin e mshef doren

    Reply to this comment
  38. didi March 24, 08:45

    kur pyeten nje roje te sali berishes pse i rri afer ,ai u pergjigj :Qe tekem dreqin larg, se edhe dreqinuk iafrohet atij

    Reply to this comment
  39. didi March 24, 08:58

    mir keq ,keq mir,socialistet kur ishin ne pushtet bene nje gjygj po ky ,qe ka 8 vjet ne pushtet pse se ncjerr te verteten ?

    Reply to this comment
  40. liri a vdekje March 26, 08:42

    Kjo historia qe tregon ky tipi esht e njofte ne tirane dhe e di shume kush dmth muhabete klubesh ,prandaj gazeta te behet me serjoze dhe mos te botoj histori tavolinash ,sa per personin ne fjale qe ka servirur historin nuk ka qene badygard i azemit po ne grupin e shoqerimit si vullnetar ,ne at kohe nuk e di se ka marr rroge ne garde po esht paguar nga azemi si roje dhe nuk ka pas graden oficer se nuk ka shkolle te mesme po ka pas graden kapterr

    Reply to this comment
  41. Pilo Lala March 29, 15:21

    Bodyguardi jep ca fakte kyce, qe nuk mund te kundershtohen. Pse nuk i bene atentat Hajdarit rruges kur kthehej nga Fieri? Ata e dinin qe Azemi ishte ne Fier.
    E dyta: Nqse ata do beni natentat Azemit, perse biseduan dhe u perleshen? Atentatoret te vrasin sipas planit.
    Pse duhej thirrur Azemi nga Berisha per “mbledhje”? PD nuk pyeste per mendjen e Azemit, Berisha i merrte vete vendimet.

    Reply to this comment
  42. ali brahimi March 29, 22:02

    Per te ardhur keq kur lexon keto rreshta te nje roje injorant pa vlere si Gryka. Po ne 3 qershor 1998 nuk ishin Hakljat qe desh e vrane Azem Hajdarin ne Tropoje, atentat ku u plagos Bardhyl Pollo. E pra Berisha nuk ishte fare aty. Mjafton kaq per te pare sesa rende bie njeriu. Koha kur i vendos ngjarjet Gryka, jane ndryshe. Kur flet per Tritan Shehun, duhet te thote se keto funksione ai i kishte vetem 8 muaj, e jo me shume. Pastaj rojet e Azemit kane qene Besim Çera dhe Zenel Neza. Azemi nuk ishte president per te pasur 20 roje. Nje pyetje e thjeshte do ishte interesante: nga je paguar ne vitet 1991 – 2013 ti Marjan Gryka dhe ne cilet bordero shteterore ke firmosur. Sa i pergjigjen keto pages dhe nivelit ekonomik qe ke sot?

    Reply to this comment
  43. megi April 27, 11:19

    maloket e poshter e kane vendin atje ne shpella ku i la Enveri ishin rehat dhe ata dhe populli i fisem dhe i edukuar , pra pjesa me e madhe e vendit na i beri peshqesh Berisha keta te pa gdhendur ne qe ju befte!….pale edhe kosovaret qe jane akoma me te poshter…..

    Reply to this comment
  44. SISAKU June 8, 23:53

    Pas shpalljes tw rezultateve tw votimeve, mbyllni rruget e hyrje daleve nw Shqipwri e nga Shqiperija qw tw mos largohet asnjw spiun I UDB-s serbe dhe spiunazhit grek. Pastaj arrstojini armiqt e fshehur si atdhetare. mos pritni qe te arratisen spiunet ,kriminelet dhe hajdutet e qeverise te Berishes.

    Reply to this comment
  45. SISAKU June 8, 23:55

    Pas shpalljes tw rezultateve tw votimeve, mbyllni rruget e hyrje daljeve nw Shqipwri e nga Shqiperija qw tw mos largohet asnjw spiun I UDB-s serbe dhe spiunazhit grek. Pastaj arrstojini armiqt e fshehur si atdhetare. mos pritni qe te arratisen spiunet ,kriminelet dhe hajdutet e qeverise te Berishes.

    Reply to this comment
  46. kreshniku i partise June 14, 10:29

    Keto fakte dhe shume te tjera tregojne se Sali Berisha eshte krimineli me i madh i shqipatereve dhe si i tille duhet te pesoje fatin e Esat Pashe Toptanit.Ky popull duhet te mendoje njehere mire para se te vendose me 23 qershor te kutia e votimit.Do te votoje per nje kriminel te te gjithe shqiptareve apo per nje rilindje te madhe.

    Reply to this comment
  47. gjergji July 18, 05:49

    jane disa fakte te tjera shifni pamjet e mitingjeve te saliut te asaj kohe dhe ngjit pas sales eshte dhe nje person i cili quhet myftar lumneshi per ata qe se njohin. vellan e ketij zotrie e vrau ne tropoj motra e haklajve (shota) per hakmarje per vrasjen e vellezerve te saj. kjo besoj te ben te mendosh se ketu fshihet dicka rreth sales

    Reply to this comment
  48. Ariu December 8, 01:34

    Une e besoj plotesisht kete qe zoteria ka thene. Pervec kesaj vrasje, ka pasur plot te tjera ende te pa zbardhura. Do te vecoja: Aksidenti i sajur i Gramoz Pashkos, vdekja e Kosta Trebickes. Vdekja e sajuar e te ndjerit Sokol Olldashi. Ikja e shume figurave te tjera jashte Shqiperise te PD, nga presionet e ketij Haleje, qe vetem te keqija i ka sjellur vendit !

    Reply to this comment
  49. diti December 8, 10:58

    Ku ka vrasje ,eshte dora e Berishes , kjo eshte menyra e mbijeteses se tij politike , vazhda e rruges se udheheqesit te tij shpirteror ,sepse u formua si karakter ne rregjimin e E. Hoxhes por ka nje ndryshim te madh nga “ustai ” i tij : ai te vriste ball per balle me te ashtuquajturat ligje qe nxirte kurse ky pasuesi i tij, te vret tinezisht dhe te qan kur te varros diten . Te te gjithe ne shqiptaret ,eshte hija e dyshimit se K.Trebicken e vrau ,kush bindet se u rrukullis makina ne ate far feje … S. olldashin ,kush binet se u aksidentua … pse nuk doli askush te thosh se ishte takuar me te para aksidentit ,por terr i gjithe aktiviteti para aksidentit … etj etj ,qe nuk po i permend por me ben pershtypje qendrimi prej “burracakrie ” i familjes Hajdari ndaj pushteti te Berishes ,. E kuptoj “sevilizmin” e zonjes Hajdari , se i duket si ender qe u be nga kujdestare cerdhe me 6 muaj kurs quhet juriste !!! ky esht “nder i madh ” qe iu be per te mbajtur gojen mbyllur ,se po e hapi ka frik se i prishet ” endrra”,kjo qe eshte sot ,po une do thosha po i biri Ku eshte pse lepihet ,pse nuk ruan dinjitetin e tij ,se ai ndryshon nga e ema se eshte arsimuar dhe s’ka nevoje per “jarget ” qe u fal Berisha !!!???

    Reply to this comment
  50. PersoniX July 25, 13:08

    Populli shikon çdo gjë por tani nuk eshte i fuqishem se nuk eshte i bashkuar.Seshpejti te gjithe flliqesirat do te eleminohen te majte e te djathte.Seshpejti do te kete dhe sulme kamikaze ne Tirane kunder flliqesirave(politikaneve te korruptuar).

    Reply to this comment
  51. te çesmja ferres. September 17, 16:57

    Kthimin e sistemit Komunist ne ate Demokrat pak merite ka dhe i ndjeri Ramiz Alia o popull llafazan ,
    jo mè kot u hapen Ambasadat dhe Porti ,Kufijte qe te largoheshin ish- burgazhijte,internumit
    me qellim qè kèthimi i sistemit te mos derdhej gjak,pyetni qytetare Tiranas apo Durrsakè qè
    dhunen nuk e dine çfare eshte edhe sot.I ndjeri R.A i njihte kush ishte Berrrrrisha ,dhe i ndjeri
    Hajdari pasi ishin SIGURIMSAT e r.komunist por nuk i njihte si do veprojnè per jeten politike
    qe do te vinte ne ndihme te Popullit SHqipare.
    Ne 91-92 sigurimsat veriore8 Berrrrisha dhe Hajdari) ishin me te dhunshem prandajè moren dhe pushtetin me dhunè dhe terror,dhe nga kjo dhune dhe terror verioret janè vrare prere me shume me njèri-tjetrin.
    E para qè u krijuan ishin bandat kriminale ne shqiperine tonè( 91-929, te krijuar nga i ndjeri Hajdari dhe krimineli Berrrrisha ,(BANDA KRIMINALE me qellim per te shtrire panik ne popullin e shumevuajtur per dekada) dhe i’a arrite qelllimit per me shume se 20 vjet pra krijuan vetem BANDA KRIMINALE !
    dhe jo per krijimin e njè SHTETI SHQIPTARE DEMOKRATIK pasi nuk ka EKZISTUAR per 23 vjet .Nga te gjithè dihet qe ne DEMOKRACITE e reja mafja,krimi ne tersi janè shtuar por jo
    qè politikanèt te kishin lidhje me bandat pa perijashtim dhe me forta te gjithe bandat kriminale te qyteteve kryesore te SHqiperise naten e kalonin ne Kryeqyitet pasi gjate dites
    vrisnin-grabisnin neper qytetet perkatse me urdher te krye-banditve Azem – Sallllllli.etj-etj.

    Reply to this comment
  52. azem je gjalle November 8, 23:03

    Une mendoj se gjerat qe thuhen jane te verteta por me kalimin e kohes jane zvenitur nga sali berisha dhe zagaret e vet per nje arsye qe ai e din mire ai nuk don konkurrent dhe per kete eleminoi Azemin duke ja hedhur fajin te tjereve ,perse tremben lakenjt perse kane frike te hapin gjygjin sic thot Marjani shum gjera do zgjidheshin pra ai ka tentuar te eleminoje edhe te tjere bile edhe Marjon vete por njerzit nuk besonin besuan ne fjalet e liga , kjo vetem per sevilizem e nje vend pune disa e duan pd kjo jo se jane njerez servila te pushtetit dhe ja u ka mbushur gjepat plot .sali qeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*