“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)

January 16, 2018 20:54

“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)

 

Mëngjesin e sotëm, lajmi se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping u shpërnda rrufeshëm.

Begaj, një muaj më parë mori pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvilluar në SHBA dhe atje,  në stilin e shkëputjes u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Pas një muaji, entuziazmi kthehet në zhgënjim dhe Romela merr goditjen e dytë në karrierën e saj.

Kujtojmë këtu se në vitin 2014, ajo triumfoi në botërorin e peshëngritjes në Kazakistan, duke u shpallur kampione në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogram, por… testi i antidopingut e nxori pozitive dhe Romela u pezullua për dy vite nga çdo aktivitet sportiv.

Dhe pas tre vitesh e gjysmë, historia përsëritet. Ky është dopingu i dytë i Romelës.

Por, rasti u  Begajt nuk është rasti i parë me doping në peshëngritjen shqiptare, e cila vitet e fundit paralelisht me rezultatet e jashtëzakonshme ka dhe një dosje të zezë sa i përket rasteve pozitive në antidoping.

Historia nisi me Ilir Kafaranin i cili në 2005 mori pezullim të përjetshëm nga ky sport. Fetije Kasaj e Shqiponja Brahja janë femrat e para të kapura me doping në aktivitetet ndërkombëtare

Kemi rastin e Arbëri Çerçizi, në vitin 2013, i cili rezultoi pozitiv ndaj substancës së testosteronit, ndërsa po këtë vit ishte edhe Briken Calja që u skualifikua për dy vjet.

Rasti më i bujshëm, është ai vitit 2012, ku Erkand Qerimaj, u pezullua për 1 vit, pasi fitoi titullin europian. Analizat nxorën se ai kishte përdorur Methylhexaneamine dhe për këtë rast ju hoq dhe medalja e artë.

Ndërkohë që po këtë vit, u pezullua para Olimpiadës së Londrës, Hysen Pulaku me Hydoxystanozolol dhe Ilirian Suli. Rastet të tjera me doping për peshëngritjen shqiptare u regjistruan në vitin 2007 kur ishin plot 3 peshëngritës kuqezi që u përjashtuan, Isa Bala, Mirjan Lozi dhe Fetije Kasaj, asokohe një prej sportisteve më të mira shqiptare për rezultatet e saj.

Ndoshta kjo situatë duhet të analizohet nga specialistët e këtij sporti; nëse na e bëjnë me hile ata që na nxjerrin rezultatin analizave, të merren masa… Dhe nëse peshëngritësit tanë, vërtet nuk janë të pastër në garimin e tyre në kampionate kaq të rëndësishme, atëherë, të ndërgjegjësohen dhe të mos luajnë as me veten e tyre dhe as me flamurin kuqezi që puthin dhe hedhin shpatullave kur ngrenë kupën e fitores.

e.r./ dita

January 16, 2018 20:54
Komento

5 Komente

  1. Dashamiresi D. January 16, 23:54

    Nuk eshte e thjeshte: Duhet nxjere e vertes sa pergjegjesia,se kjo na ul prestigjin e vendit tone.

    Eshte nje marrezi sa nje turp i madh,nese eshte e vertete kjo qe thuhet dhe per me teper, per ratet e shumte ne vite. Organet kopetente, them- duhet te ndalojne e te percaktojne drejt,Fajtorin,deri atje,ne ate komision verifikues,dhenies se rezultatit para gares, .Mendo se para se te futesin ne gare te verifikohej jo pas,qe mund te jete dhe loje mafiozesh ne JURI…
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  2. demo January 17, 00:17

    Edhe kjo vajza,megjithese eshte kapur tre here me doping,eshte denuar nga Federatat nderkombetare te ketij sporti.E di shume mire qe andej behen analiza antidoping te imtesishme,vecanerisht per shqiptaret,,prape se prape nuk i rrihet pa e provuar,se huqi del me shpirtin.

    Reply to this comment
  3. tomorraku January 17, 14:41

    E kam thene shume kohe me pare qe kjo sportiste , ashtu si edhe Luiza Gega e te tjere , te nxitura nga trajneret e tyre , shtyjne vitet me parat tona , duke premtuar shume e pasi i marrin ato medalje me ane te perdorimit te narkotikeve , u behet edhe pritje madheshtora dhe fitojne popullaritete te madh ; pastaj del hileja ; kthejne medaljet , kthen edhe parat shteti se ata vete i kane shpenzuar apo fshehur dhe bien ne qetesi 1 Pastaj fillon faza e pregatitjes per veprimtari te tjera Europiane apo boterore , ankesa se nuk kane fonde e vende per stervitje dhe pasi sigurohen keto cdo gje perseritet nga e para . Ja pra , eshte gjetur edhe nje menyre nga keto lloj sportesh per te mbijetuar sportiste e trajnere bashke! Mashtrim shume i holle , qe edhe qeveritareve ka filluar tu pelqeje perderisa organizojne edhe ceremoni per keta ” titujt e rreme ” qe sjellin keta sportiste ,por qe lavdia u shuhet shpejte !

    Reply to this comment
  4. tomorraku January 17, 14:45

    E kam thene shume kohe me pare qe kjo sportiste , ashtu si edhe Luiza Gega e te tjere , te nxitura nga trajneret e tyre , shtyjne vitet me parat tona , duke premtuar shume e pasi i marrin ato medalje me ane te perdorimit te narkotikeve , u behet edhe pritje madheshtore dhe fitojne popullaritet te madh ; pastaj del hileja ; kthejne medaljet , kthen edhe parat shteti se ata vete i kane shpenzuar apo fshehur dhe bien ne qetesi ! Pastaj fillon faza e pregatitjes per veprimtari te tjera Europiane apo boterore , ankesa se nuk kane fonde e vende per stervitje dhe pasi sigurohen keto cdo gje perseritet nga e para . Ja pra , eshte gjetur edhe nje menyre nga keto lloj sportesh per te mbijetuar sportiste e trajnere bashke! Mashtrim shume i holle , qe edhe qeveritareve ka filluar tu pelqeje perderisa organizojne edhe ceremoni per keta ” titujt e rreme ” qe sjellin keta sportiste ,por qe lavdia u shuhet shpejte !

    Reply to this comment
  5. Arber January 17, 16:58

    Se pari duhet te shkrihet Federata e Peshengritjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*