Dimraj: Përgjegjës për dopingun jo vetëm sportistët, por dhe trajnerët

January 28, 2015 15:58

Dimraj: Përgjegjës për dopingun jo vetëm sportistët, por dhe  trajnerët

Në një seminar informues, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar një platformë të re të Edukimit Fizik dhe Sportiv.

Në qendër të seminarit ka qenë diskutimi i programit të ri antidoping dhe ky diskutim vjen pikërisht në momentin më të vështirë të vendit tonë, ku kampionët tanë të peshëngritjes, së bashku me Federatën, rrezikojnë përjashtimin dhe pezullimin për një afat të gjatë nga aktivitetet si rrjedhojë e pozitivitetit të tyre në Botërorin e fundit.

Pavarësisht të gjithave, zv/ministri i Sporteve, z. Rauf Dimraj, nuk ka bërë asnjë koment për heshtjen që mbizotëron për këtë çështje, duke injoruar skandalin që është më i rëndi në historinë e sportit shqiptar.

Z.Dimraj ka paraqitur një pjesë të mirë të programit informues të arsimit parauniversitar për dopingun, ndërkohë që i ftuar i Ministrisë për këtë program ka qenë dhe profesori italian Alessandro Donati, i cili kryen edhe funksionin e këshilltarit të Agjensisë Ndërkombëtare Antidoping.

I pyetur për ngjarjet e fundit, ai mundi të theksojë se për ngjarje të tilla sportisti nuk është fajtori i vetëm, por së bashku me të përgjegjësi të madhe mbajnë trajnerët. Sa i përket skandalit doping në vendin tonë, pritet ende përgjigjia përfundimtare për Daniel Godellin, pas rikonfirmimit si pozitive të Romela Begajt dhe Hysen Pulakut/tch

January 28, 2015 15:58
Komento

1 Koment

  1. Gjykatesi January 29, 22:59

    Mire spordhistat Shqiptare qe tregojne se skane culture ,but kreu I tyre tranieret , federata . kushe eshte ne krye ka me pergjegjesi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*