“Dopolavoro”, pjesa “e paekspozuar” e fashizmit shqiptar (FOTO)

July 11, 2017 12:25

“Dopolavoro”, pjesa “e paekspozuar” e fashizmit shqiptar (FOTO)

Nga Armand Plaka

Argëtimi apo kalimi i organizuar i kohës së lirë, që njihej me emërtimin DOPOLAVORO (Paspuna), përkrah “Djelmënisë së Liktorit”, “Fashove Femnore” e “Grupeve të Fashistëve Universitarë”, ishte përcaktuar në statusin e Partisë Fashiste Shqiptare, si pjesë e organizatave që vareshin prej saj.

Një nga ndërtesat më potente e simbolike që u ngritën për t’i shërbyer këtij qëllimi, ishte dhe ndërtesa e DOPOLAVORO-s, (sot Universiteti i Arteve) në Tiranë, ndërsa ndërtesa të tjera me përmasa më të vogla nisën të shiheshin në atë kohë ngado nëpër Shqipëri.

Foto si pjesë e koleksionit të të dërguarit të Rajhut në Tiranë, Erich von Luckwald, ne vitin 1941, shfaq ndërtimin e Selisë Qendrore të DOPOLAVORO-s në TIranë, sot godina e Universitetit të Arteve.

Nëse flet me dëshmitarët e paktë të mbetur të asaj kohe, apo nëse konsultohesh me materialet arkivore e fotot e kohës, duket se DOPOLAVORO ishte bërë tashmë shumë e njohur në radhët e rinisë shqiptare.

Përtej propagandës ajo shërbente edhe si një mundësi e madhe emancipuese në një vend ku prapambetja vijonte të ishte një problem madhor për pushtetin e radhës.

Në këtë kuadër, na shfaqet edhe kjo foto marrë nga Arkiva e Institutit LUCE, që shfaq shumë qartë përveçse anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare dhe “kolegëve” të tyre italianë, edhe eksponentë të Wehrmacht-it gjerman pas një vizite që ata kryen në Tiranë në shtator 1940, duke pozuar në hyrjen e njërës prej qendrave, (Duka e Abrucos) apo Selisë së Përkohshme të DOPOLAVORO-s në Rrugën “F. Jacomoni” në Tiranë, ku shihet gjithashtu qartë edhe afishimi i organit zyrtar të shtypit të Partisë Fashiste Shqiptare, “Lajme nga Tirana” që botohej në italisht dhe në shqip.

4 nëntor 1939 – Faksimile e organit zyrtar të shtypit të Partisë Fashiste Shqiptare, “Lajme nga Tirana” që botohej në italisht dhe në shqip. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

Fotoja tjetër është marrë nga koleksioni i të dërguarit të Rajhut në Tiranë, Erich von Luckwald, thuajse një vit më pas, kur ndërtimi i selisë qendrore të DOPOLAVORO-s, tashmë kishte marrë udhë.

19 prill 1940- Faksimile e organit zyrtar të shtypit të Partisë Fashiste Shqiptare, “Lajme nga Tirana” që botohej në italisht dhe në shqip. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

Në veprimtaritë e vatrave apo shtëpive të kulturës, që mbinë më pas në epokën komuniste në Shqipëri, nga DOPOLAVORO-t kishte aplikim të elementëve të ngjashëm në aspektin propagandistik e organizativ, por sigurisht se në shumë aspekte të tjera, nuk donin, nuk mundëm dhe nuk ia dolën të kapnin dot nivelin e atyre, të cilat brenda një harku kohor shumë të shkurtër, ishin bërë tashmë shumë të famshme në mbarë Shqipërinë për mundësitë dhe atmosferën që ofronin.

July 11, 2017 12:25
Komento

11 Komente

  1. anticensurë25642654 July 11, 13:07

    “Në veprimtaritë e vatrave apo shtëpive të kulturës, që mbinë më pas në epokën komuniste në Shqipëri, nga DOPOLAVORO-t kishte aplikim të elementëve të ngjashëm në aspektin propagandistik e organizativ, por sigurisht se në shumë aspekte të tjera, nuk donin, nuk mundëm dhe nuk ia dolën të kapnin dot nivelin e atyre, të cilat brenda një harku kohor shumë të shkurtër, ishin bërë tashmë shumë të famshme në mbarë Shqipërinë për mundësitë dhe atmosferën që ofronin.”
    UUUUUUUUUUUUUUUUUAAAAAAAAAuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!
    mos mor paplekë mos!!
    mos se e dhjeve fare këtë muhabet!!
    na mbytën adhuruesit e pushtuesit italian kësaj radhe!
    pas atyre të përdhunuesit turk,pas atyre të dashuruar pas turistave nazist!?na dalin dhe adhuruesit e fashizit italian!!
    jemi tokë pjellore për ballabanër!!
    pjellim bastardë më shumë se heronj!!bastardët të kafshojnë pak nga pak,pas shpine dhe nuk ndalojnë pa të rrëzuar përtokë!!
    hy pjellë e keqe!!

    Reply to this comment
  2. xxx July 11, 13:39

    thuajini Armand Plakes se te verteten mbi fashizmin e ka percaktuar me kohe Evropa Perendimore me SHBA-ne, se ngaterrohet ai si gjithe intelektuhalet shqiptare, kur i marrin per reference vetem historine shqipe.
    I
    Gazeta Dita pervec LSI-ste, nen dojumentet e po behet edhe fashiste nen dokumentet e A. Plakes

    Reply to this comment
  3. Lola Komini July 11, 18:57

    Turp turp turp Gazeta Dita,
    Prandaj na paskan pushtuar italianet…… per te emancipuar rinine shqiptare te prapambetur!!!
    Ju paguajne fashistet per te bere propagande!!
    TURP per ju.
    Nuk jeni me per t’ju lexuar

    Reply to this comment
  4. antari PS July 11, 20:01

    Ja qe edhe PS-ja eshte me fashizmin, prandaj e mbylli edhe “Zerin e Populllit” dhe ka tash gazeten “Dita”.

    Reply to this comment
  5. Tirons i vjeter July 11, 21:38

    Italianet ishin pushtues, si ne luften e pare boteror, ashtu dhe ne te dyten, si ishin dhe gjermanet me vone. Turqit po ashtu ishin pushtues, per pese shekuj. Dhe austro-hungarezet, serbet, greket, apo malazezet kane derguar trupa pushuese ne Shqiperi. Keto jane FAKTE! Dihen, dhe pranohen boterisht dhe nga vete keto vende ne historine e tyre. Shkrime pseudo-intelektuale dhe imbecile se italianet na “ndihmuan” ekonomine, apo gjermanet nuk kishin ndermend te na pushtonin, por ishin “transit”, apo me turqit na lidhte feja, apo zakonet, apo brockulla te tjera te atilla jane nje mungese e turpshme informacioni, dhe mungese vetedije kombetare se cfare ka ndodhur ne historine e ketij vendi. NUk jemi as me te mire, as me te keqij se te tjeret, por amam shqipot jane masakruar shpesh nga ushtrite mizore kryesisht fqinje per aresyet e zakonshme banale to zaptimit te territoreve.

    Reply to this comment
    • info analitike July 12, 08:11

      Ore thuaj shyqyr qe e ndertuan Tiranen italianet se te ishte per tironsit (tironc i thone ata origjinalet) e vjeter si ty akoma katun do te ishte. As kumandari ne 45 vjet nuk arriti te ndertoje dicka me te bukru e madheshtore se ndertesat italiane. Ja shiko si e katandisen Tiranen keta “cunat e Tirones” me keq se Kabuli.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 13, 09:15

        o info leshi
        nuk di se çfar mutin ndërtoi komandanti në 45 vjet,por them se ishte më i mirë se muti i bukur italian me të cilin ti ushqehesh akoma sot!!
        moj hale analetike,dhe rromakët kanë ndërtuar gjëra shumë e shumë më të bukura se keltët ose gjermanikët,po në fund të fundit ishin pushtues që skllavëruan ato vënde!!zhdukën popullsi të tëra,duke i masakruar dhe skllavëruar!!pavarsisht se në britaninë e madh egjermani e francë i ruajnë këto vepra antike!?prapë nuk krenohen me pushtimin rroman!
        vetë italianët dhe gjermanët nuk krenohen me perriudhën nazi-fashiste!!
        por si duket këta kanë shkundur bolet dhe kanë lënë gjenetikën e tyre në vëndet që kanë pushtuar!!
        sado hale të jetë palloshi i tironës,i çmnduri i viçidollit,çuni i gjylos apo hajduti i matit,prapë janë më të afërt me mua shqiptarin se pipinot e italisë!!
        ske faj ti!!të tërheq ana e babës!!
        kështu është kur e ke pas nonë e bukur!!

        Reply to this comment
      • Tirons (c) i vjeter July 14, 22:37

        Mire mer lal, si t’dush ti, ene tironc me e vu emnin, e kom persmari. Don ti qe t’shkruj un alla tironc-esh, m’rregull mer lal, kur t’dush a si t’dush!!

        Nderkohe, mos ngaterro politiken e momentit, me historine e pushtuesit! Verberia dhe naiviteti i disave duke na prezantuar pushtuesit si forca qe na kane bere “mire”, na kane “zhvilluar”, na kane “emancipuar’, na kane “civilizuar” eshte gabim i pafalshem, qe ja bejme vetes, dhe pasardhesve. Fatkeqesisht keto zera gjejne hapesira ne televizione, gazeta apo forume publike.

        Sa per ata tironcet “origjinale” qe ti i permend me perbuzje si katunare…….. ne shqipot kemi patur plot qytete shume te bukura te vogla metropolitane, te pastra, te populluara kryesisht nga zejtare, artizane, me kulture dhe nder. Asnje pushtues nuk na ka ngritur, apo “ndihmuar”, vecse kane zaptuar, vrare, dhe plackitur. Para-ardhesit e mij jane vjedhur, jane vrare, dhe u eshte djegur shtepia ne mes te dites nga keta kemishezinjte, per te cilet na tregohet “dopolavoro” ketu. Turp!

        Reply to this comment
  6. Jimi July 11, 21:51

    Me demek Armando! Fcizmi eshte hallve me shum cecel!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*